Për të përfituar pension nuk mjafton vetëm të keni mbushur moshën, duhet po ashtu të keni 15 vite punë.
Ata të cilët nuk e plotësojnë këtë prag, pra që kanë më pak se 15 vite, por edhe ata që duan pension më të lartë mund të përfitojnë nga skema e sigurimit vullnetar. Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije kategoritë që mund të përfitojnë nga kjo skemë, dokumentet që duhen dhe çfarë është më e rëndësishme sa varion kjo pagesë dhe në cilat raste aplikohet zbritje.
“Sigurimi Shoqëror Vullnetar, një mundësi më shumë për të gjithë ata, që kanë periudha të paplotësuara kontributive. Në këtë skemë përfshihen të gjithë shtetasit shqiptarë që: Kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar; për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm; janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre dhe së fundmi nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi”.
Sigurimet mund të paguhen jo vetëm për vitin korent. Pra në këtë rast, jo vetëm për vitin 2021, por edhe për vitet e kaluara.
Si llogaritet
Por, si llogaritetet kontributi vullnetar? Instituti i Sigurimeve Shoqërore sqaron se “Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe paguhet nga personi i siguruar në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratën e sigurimit vullnetar”.
Kjo do të thotë që kontributet mund të derdhen për paga që variojnë nga 40 000 lekë që është pragu minimal deri në 176.4 që është edhe paga maksimale. “Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës minimale të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa”, bën me dije Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Kështu, kuota mujore e sigurimit vullnetar për vitin 2024 është 8,640 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore: 40,000 lekë x 21.6%”.
Por skema ofron edhe lehtësi. Nëse ju do të parapaguani, pra nëse në janar do të paguani kontributet për gjithë vitin atëherë aplikohet 6 për qind zbritje. “Për pagesat paradhënie, aplikohen zbritje në varësi të kohës kur kryhet pagesa. Kështu, nëse do të parapaguani për vitin në vijim në fillim të periudhave, do të ketë zbritje: 6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit janar); 3% mbi shumën për një pagesë 6- mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar); 1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar)”.
Si paguhet
Për të përfituar nga kjo skemë mjafton të paraqiteni në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore. Përveç fotokopjes së librezës së punës, duhet po ashtu fotokopje e librezës së kontributeve në rast se disponohet, si edhe fotokopje e kartës së identitetit. Pas informacionit të marrë nga inspektori i sigurimit vullnetar, bëhen llogaritjet e periudhave të punës, konstatohen periudhat boshe dhe dakordësohet për periudhat që qytetari është i interesuar që t’i mbulojë me sigurim vullnetar. Inspektori i sigurimit vullnetar i Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore plotëson dokumentin tip “Urdhër veprimi” dhe ia jep atë të interesuarit.
Me “Urdhër veprim”, sqaron më tej ISSh, personi i interesuar paraqitet në bankë për të bërë pagesën. Me kryerjen e pagesës ai pajiset nga banka me “Mandat arkëtimi”. Pas marrjes së mandat arkëtimit, personi i interesuar rikthehet tek inspektori i sigurimit vullnetar, me të cilin lidh marrëveshjen e sigurimit vullnetar, që nënshkruhet nga personi i interesuar dhe inspektori i sigurimit vullnetar (një kopje e mandatit i dorëzohet inspektorit në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes).
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, inspektori i sigurimit vullnetar është i detyruar të bëjë pasqyrimin në librezë të kontributeve të personit të interesuar, ose të hapë librezë kontributesh të re, në qoftë se nuk ka.
Shembull
Një person që është në prag të mbushjes së moshës ose e ka mbushur moshën që të jetë në kushte përfitimi, minimalisht duhet të ketë 15 vjet periudhë kontributive të siguruar. Në rast se personi ka 12 vjet periudhë kontributive, ka të drejtë të plotësojë 15 vitet e nevojshme, duke blerë 3 vjet sigurim nëpërmjet skemës vullnetare.
Masa e kontributit që do të paguhet nga shtetasi do të jetë e barabartë me pagesën aktuale mujore për sigurim vullnetar, e cila aplikohet e tillë për gjithë periudhën trevjeçare. Masa kontributive që do të paguajë qytetari për këtë periudhë është 8,640 lekë për një muaj.
Në rastin kur qytetari nuk e ka mbushur moshën, ai mund të blejë periudhë kontributive sa të dëshirojë. Në rastet kur blihen periudha të kaluara nuk aplikohet zbritje.
j.l./ dita

I ktheni parate ne asete qe do ju duhen per dite te veshtira! Asnje kacidhe nga mundi juaj, mos ju jepni ketyre krimineleve. Asnje nuk do te marre pension, pas 5-viyesh. E shumta qe mund te marrin, eshte nje asistence sociale UBI ( Universal Basic Income ) ne forme paraje e lektronike, dhe kjo do te jete e lidhur me piket sociale, qe do te thote te jesh skllav i bindur dhe pa breke, si ne kohet Feudale.
Moshat mbi 65-vjec jane objektivi kryesor i shpopullimit, qe duan te aplikojne keta Kriminele. Kane militarizuar gjithe sistemin shendetesor per kete objektiv.
Asnje kacidhe, e morret vesh?
Jam 67 vjec, dhe kam vetem 12 vite kontribute.
Si mund te veproj te perfitoj pension?
Kam degjuar qe po kalove moshen 65 vjec dhe nuk i ke mbushur vitet e punes, nuk ke te drejte te paguash vitet qe te kane ngelur.
Ik ore bajge terrorist
Genjeshtra cdo dite te pjell kungulli
Asnje nuk do te marre Pension. I kane vjedh te gjitha kontributet. Po pergatiten te zerojne gjithe sitemin financiar Global, duke innskenuar dhe krijuar kriza.
Mos i hidhni parate kot poshte. Dhe mos lini para ne Banka. Mos thoni qe nuk e dinim, kur tu lene pa breke fare.
Phoenix ka te drejte. Qeveria nuk ka asnje plan te studiuar. (Kush ta studioje?) Ata ecin me parimin merr c’te marresh dhe i zgjidhin krizat me borxhe dhe “reforma” si kjo e fundit. Borxhin e jashtem do ta paguaje kush te jete gjalle deri atehere, por jo keta te sotmit. Pensionet? Kujt i plasi se cfare do te ndodhe pas dhjete apo me shume vjeteve? Cfaredo te ndodhe qeveritaret e sotem jane milionere qysh sot.
Kur unë dola në pension dorëzova librezën e punës. Nga X vite pune që kisha në librezë më kishin vënë X-2vite(pra dy më pak). Nuk mjaftonte kjo por nuk më quajtën as vitin e stazhit në fermës se nuk e kuptonin shkrimin në listën e pagesës, sepse ishte i korrigjuar njëri vit. Prit se novela vazhdon, pagesa e bëra nga unë në sigurimin privat për një vit nuk njihej, edhe pse ishte e rregullt. Në biseda shoqërore kam nxjerr në konkluzion se kjo ka ndodhur dhe në ata që kanë qenë punonjës banke, por dhe në shumë raste të tjera. E çfarë të kërkosh në këto raste, apo të paguash ndonjë avokat. Turp, të paguash për atë që të takonte, do të thotë se nuk ke siguri.
Kjo tregon se ky artikull ka rendesi per njerez qe nuk kane eksperience, sepse dokumentate daljes ne pension jane pak te nderlikuara.
Edhe pse i ke vitet ne Libreze, nuk do te thote qe do rregjistrohen, ato duhen vertetuar me dokumenta , psh stazhi ne ferme, dueht te vertetohet, sepse Libreza mund te behet fallco.
Une kisha nje vit ne Fierze, dhe e vertetova , dokumentat ishin ne Elbasan.
Mos ja hidhni fajin menjehere institucionit te Sigurimeve Shoqerore, ata kane te shkruar ato dokumenta qe jane, jeni ju te interesuar ta gjeni.
KAM FILLUAR PUNE NE VITIN 1961 DHE KAM DAL NE PENSION PLEQERIE NE VITIN 2001.MAR SOT NJI PENSION PREJ 31 MIJE LEK.ESHTE E TEPERT TE THEM SE KY PENSION NUK PLOTESON AS GJYSMEN E SHUMES QE DO TE ME TAKONTE PO TE KISHA DALE PARA VITEVE ’90(ATEHERE DO TE KISHA MARRE 7500 LEK PENSION QE DO TE ISHIN TE BARABARTA ME 75 MIJ LEK SOT.NUK DUA TE ZGJATEM NE HOLLESIRA TE TJERA PER TE BINDUR APO KUNDERSHTUAR ATA QE PO BEJNE 30 VJET PER TE NA BINDUR QE PENSIONET PO”’ GERRYEJN ARKEN”E SHTETIT’?!ARKEN E SHTETIT PO E GERRYEJNE PARTITE POLITIKE QE NDRROJNE PUSHTET VETEM KUR JANE PASURUAR ME SHUME NGA KUNDERSHTARI DHE KY I FUNDIT NUK ZBRET NGA PUSHTETI PA U BERE ME I PASUR SE AI I MEPARESHMI KESHTU FJALA “ZGJEDHJE DEMOKRATIKE,ROTACION PUSHTETI JANE BERE KAQ TE SHPELARA SA EDHE FEMIJET KANE FILLUAR TE TALLEN ME KETO PERRALLA QE VENE NE GJUME VETEM NAIVET APO SERVILET E PUSHTETAREVE.PER TU PASURUAR ; GJYQET E PAFUNDME QE JANE ZHVILLUAR DHE PRITEN TE ZHVILLOHEN,E DESHMOJNE KETE TE VERTETE TE HIDHUR QE PO E JETOJME PERDITE.
Para pak ditesh u miratua ne parlament Ligji per shtesen prej 1000 euro ne vit, per cdo deputet, per shendetin tek “privati”, dhe per kete gje kane rene dakord te gjithe deputetet. Me sa duket nuk behet fjale per tjeter zhvatje , ne nje kohe qe me ato para mund te shkonin shume mire per pensionet e uleta.Problem madhor ngelet marreveshja per pensionet me Greqine , ku shume shqiptare te moshuar jane kthyer dhe ndodhen ne gjendje kritike qe me sa duket i kane lene per “Kalendat Greke”. Me keta politikane te pangopur qe kemi, mjere ky popull.
Para pak ditesh u miratua ne parlament Ligji per shtesen prej 1000 euro ne vit, per cdo deputet, per shendetin tek “privati”, dhe per kete gje kane rene dakord te gjithe deputetet. Me sa duket behet fjale per tjeter zhvatje , ne nje kohe qe me ato para mund te shkonin shume mire per pensionet e uleta.Problem madhor ngelet marreveshja per pensionet me Greqine , ku shume shqiptare te moshuar jane kthyer dhe ndodhen ne gjendje kritike qe me sa duket i kane lene per “Kalendat Greke”. Me keta politikane te pangopur qe kemi, mjere ky popull.
O Gazeta Dita , o sherbetor te Edi Rames , ca flisni budalleqe , ne Shqiperi nuk ka ngelur njeri , iken te gjithe , vetem pensionista komunista kane ngelur qe u luten femijeve jashte shtetit tu dergojne lek te han buke . Turp tju vij qe i beni fresk diktatorit Rama .