Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pensionistët i rikthehen punës, 120 mijë aktivë në treg më 2024, rritje vjetore 46%
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Pensionistët i rikthehen punës, 120 mijë aktivë në treg më 2024, rritje vjetore 46%
EkonomiLajmi i fundit

Pensionistët i rikthehen punës, 120 mijë aktivë në treg më 2024, rritje vjetore 46%

Published: September 3, 2025
Shpërndaje

INSTAT raportoi se në vitin 2024 rreth 120 mijë persona të moshuar mbi 65 vjeç janë përfshirë në tregun e punës. Pjesëmarrja e të moshuarve në forcën e punës është fenomen në rritje vitet e fundit.

Në vitin 2024, numri i personave mbi 65 vjeç që ishin aktiv arriti mbi  120.142, me rritje vjetore 46,8% krahasuar me 81.835 persona që ishin pjesë e tregut të punës në vitin 2023.

Grupi i pensionistëve shfaqi dinamizmin më të lartë në tregun e punës gjatë vitit të kaluar. Në kontrast me këtë grup-moshë, për pjesën tjetër të popullsisë pjesëmarrja në tregun e punës ka njohur luhatje më të lehta. Në vitin 2024, numri i përgjithshëm i forcës së punës ka arritur 1.287.099 persona, një rritje modeste krahasuar me një vit më parë.

- Publicitet -

Megjithatë, në grup-moshat më të reja vihet re një tendencë në rënie. Për shembull, pjesëmarrja e të rinjve 15-24 vjeç ka zbritur nga 112.267 në 110.459, duke sinjalizuar hendekun që po le emigrimi në grup-moshat e reja.

Rritja e pjesëmarrjes së individëve mbi 65 vjeç lidhet me faktorë ekonomikë dhe demografikë. Jetëgjatësia më e lartë dhe përmirësimi i shëndetit kanë bërë që shumë individë të ruajnë kapacitetin për të qenë aktivë edhe pas moshës së pensionit.

Nga ana tjetër niveli i ulët i pensioneve, duket se është faktor themelor. Pensioni mesatar në Shqipëri është rreth 190 euro në qytet shume me i ulët në fshat dhe mbulon vetëm një pjesë të nevojave bazë të jetesës.

Për këtë arsye shumë të moshuar detyrohen të vazhdojnë të punojnë për të përballuar shpenzimet e përditshme dhe për të ruajtur një standard minimal jetese.

Emigrimi i lartë i popullsisë së re ka krijuar boshllëqe në tregun e punës, veçanërisht në sektorët ku kërkohet punë fizike ose e kualifikuar më pak. Për pasojë, një pjesë e punësuarve mbi 65 vjeç po rikthehen ose po zgjasin aktivitetin e tyre profesional për të mbuluar nevojat e tregut.

Ekspertët paralajmërojnë se balanca financiare e skemës së pensioneve do të përkeqësohet, duke kërkuar reforma të thella strukturore, të tilla si diversifikimi i burimeve të financimit dhe stimulimi i skemave private të pensioneve.

Rritja e aktivitetit ekonomik të të moshuarve mban gjallë konsumin dhe rrit bazën e të ardhurave të tatueshme dhe tregu i punës përfiton sidomos në sektorët kur ka mungesë dhe kërkesa për punëtorë është e vazhdueshme. Por nëse vendet e punës mbahen për më gjatë nga individë mbi 65 vjeç, të rinjtë përballen me vështirësi në gjetjen e një vendi i punës  duke shtuar presionin për emigrim.

Monitor

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • ¿? says:
    September 3, 2025 at 12:32 pm

    E gjitha kjo ose eshte nje derr rrene qe nuk kuptohet mire kujt i leverdis, ose nqs eshte e vertete, eshte per te vene kujen, Vete artikulli pohon:
    >
    “Emigrimi i lartë i popullsisë së re ka krijuar boshllëqe në tregun e punës, veçanërisht në sektorët ku kërkohet punë fizike ose e kualifikuar më pak.”
    >
    Pra pleqte pensioniste jane ata qe do te kryejne pune fizike???? Ose punet e pakualifikuara?
    >
    Tjeter: Aty thuhet qe papunesia midis te rinjve eshte e larte, pra si ka mundesi qe me papunesi te larte per te rinjte ne pune u futkan pleqte??? Te merremi vesh, ose te rinjte ikin se nuk ka pune, ose punera ka sa te duash, por duhet t’i bejne pleqte se te rinjte ikin,
    >
    Na rruajtet Rilindja pe leshi qe po e çon kete vend nga fitorja ne fitorje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  • Pesë eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
  • Të shtëna në një shkollë në Turqi, 11 të plagosur, ndalohet një 15-vjeçar
  • Certifikata false dhe gjurmë gishti në lateks: Në pranga mjekët që favorizuan narkotrafikantin Dritan Rexhepi
  • Drejton agroturizmin “Kodra e Kuajve”, ky është personi i arrestuar sot nga SPAK

Komentet e Fundit

  1. Aldo on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  2. anti25642654censurë on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut
  3. Nje shqiptar on Kush po bën pazar me Bankers?
  4. Vlora 97 on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  5. Pytje durrsakut on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?