Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Për herë të parë, Gjermania furnizon Ukrainën me 4 mijë dronë me inteligjencë artificiale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Për herë të parë, Gjermania furnizon Ukrainën me 4 mijë dronë me inteligjencë artificiale
BoteLajmi i fundit

Për herë të parë, Gjermania furnizon Ukrainën me 4 mijë dronë me inteligjencë artificiale

Published: November 20, 2024
Shpërndaje

Është një software, që i dallon këta dronë: Bashkë me një prodhues ukrainas firma gjermane e inteligjencës artificiale (IA) Helsing ka zhvilluar një dron të ri luftarak, që sipas informacioneve, mund të komandohet në mënyrë autonome drejt destinacionit. I programuar njëherë i ashtuquajturi dron kamikaz fluturon autonom në destinacion dhe e sulmon atë. Kur ai përplaset në destinacion shpërthen dhe shkatërrohet.

4000 copë të këtij droni luftarak të pajisur me IA të zhvilluar në Gjermani do të marrë tani qeveria në Kiev. Detajet teknike dhe vendi i saktë i prodhimit mbahen sekret nga të dyja palët për arsye sigurie. Deri tani nuk ekzistojnë fotografi të këtyre dronëve.

“Droni i shmanget sistemit elektronik të mbrojtjes”

- Publicitet -

Ministri i Mbrojtjes, socialdemokrati Boris Pistorius bëri të njohura disa informacione të përgjithshme lidhur me këta dronë: “Këta dronë janë në gjendje që të depërtojnë 30 deri në 40 km në brendësi të vendit, ku mund të sulmojnë pozicione luftimesh, nyje logjistike e të tjera objekte.” Droni ka aftësinë që edhe “nëse atakohet nga sistemi i mbrojtjes elektronike të palës kundërshtare mund ta devijojë atë dhe të arrijë në destinacion”, shtoi Pistorius.

Shumica e dronëve komandohen me radio, e disa edhe me GPS. Me ndihmën e bllokuesve, të ashtuquajturit Jammer, ato mund të devijohen nga kursi dhe të rrëzohen. Dronët, që mund t’i bëjnë ballë mbrojtjes elektronike të kundërshtarit, kanë një përparësi të madhe strategjike.

Ministri i Mbrojtjes the, se ka parë disa prototipe para disa muajsh në Ukrainë dhe se është i bindur që këta dronë do të jenë “një aset vërtetë i rëndësishëm” për Ukrainën. Deri tani Gjermania në kuadër të ndihmës ushtarake për Ukrainën ka dërguar vetëm dronë zbulues. Kancelari Olaf Scholz i përmbahet qendrimit të tij për të mos dërguar raketat luftarake Taurus në Ukrainë, me të cilat ajo mund të luftojë edhe në territorin rus.

Dronët në vend të artilerisë

Dronët janë mjaft të pranishëm në fushëbetejë në Ukrainë. Si rusët edhe ukrainasit i përdorin ato në mënyrë të shumëfishtë. Rusia vazhdimisht sulmon me dronë edhe objektiva civile dhe infrastrukturën në Ukrainë. Forcave të armatosura ukraianse dronët u shërbejnë edhe si zëvendësim i artilerisë dhe municioneve që asaj i mungojnë. Ushtria ukrainase përdor dronët me çmim të leverdisshëm të telekomanduar, të cilët i pajis me lëndë shpërthyese dhe i nis drejt pozicioneve ruse.

Inteligjenca artificiale për qëllime ushtarake

Helsing është një sipërmarrje me seli në Mynih, që është specializuar për zhvillimin e sistemeve të inteligjencës artificiale për sektorin e armatimeve. Që prej themelimit të saj në vitin 2021 kjo sipërmarrje ka marrë një sërë porosish nga industria e armatimeve. Ndër të tjera Helsing punon edhe për komandim elektronik lufte në avionët gjerman të tipit Eurofighter si dhe në infrastrutkurën e inteligjencës artificiale të “Future Combat Air System” (FCAS), avionit luftarak të së ardhmes.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?