Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Për karrigen që priti 22 vite
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Për karrigen që priti 22 vite
Kulture

Për karrigen që priti 22 vite

Published: January 12, 2023
Shpërndaje

Nga Roland Tasho

 

Më 19 dhjetor, pas gati 22 vitesh pritjeje, më në fund karrigia me firmat e 46 autorëve të njohur të historisë së letërsisë e kulturës shqiptare, u ekspozua në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

- Publicitet -

Ideja ime për të nxjerrë nga vendi “i fshehtë”, ku për më shumë se dy dekada kisha ruajtur me kujdes karrigen, në të cilën u ulën personalitete të kulturës shqiptare, u mirëprit nga drejtorja e QKLL-së, znj. Alda Bardhyli, duke e parë ekspozimin e saj si një kujtesë e nderim ndaj një gjesti simbolik, që na lidh me ato personazhe, të cilët i kanë dhënë aq shumë edukimit të shoqërisë shqiptare.

Ekspozimi i karriges u shoqërua edhe me një ekspozitë me fotot e shkrimtarëve që kisha fotografuar në kohë, duke e bërë ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite një moment të bukur, në të cilën u mpleksën kohë, ngjarje, personazhe. Ashtu siç pritej, kjo ekspozitë mori vëmendjen e medies shqiptare dhe të opinionit publik. Më shumë se 1000 veta e kanë vizituar ekspozitën, qytetarë të thjeshtë, artistë, lexues, prej të cilëve kam marrë plot admirim dhe mirënjohje.

Sa herë më është dashur të flas për këtë projekt, e kam theksuar se unë si fotograf nuk kam dashur të bëj antologjinë e letërsisë shqipe, se, sigurisht, kjo u takon studiuesve dhe institucioneve përkatëse. Por, si i pasionuar pas librit, të bukurës, i rritur mes leximeve, figurave dhe portreteve të shkrimtarëve, krijuesve, më kanë tërhequr gjithnjë për t’i fokusuar në aparatin fotografik.

Sigurisht që do të doja të kisha në këtë ekspozitë më shumë foto shkrimtarësh dhe të autorëve shqiptarë që jetojnë në Kosovë, Diasporë, por, për rrethana të caktuara, një mënyrë ose një tjetër,  nuk u bënë objekt i kamerës sime.

Ndaj, kur lexova shkrimin e poetit Agim Vinca, i cili kërkonte një karrige unifikuese, që të ishte shprehje e një hapësire ku autorët nga Shqipëria e Kosova rrinë bashkë, duke folur mbi çarjet kulturore të dy vendeve, ngela i befasuar që këtë “bashkim” kulturor ai ia kërkon një fotografi, për një projekt tërësisht personal.

E theksoj edhe njëherë, se ky projekt u nis në vitin 1998 e mbaroi në vitin 2000. Pjesë e këtij projekti janë bërë 46 shkrimtarë dhe përkthyes.

Ndoshta historitë që fshihen përtej fotografive janë një libër më vete, po aq interesante sa fotot, të cilat sjellin të tjera emocione. Në fillimet e këtij projekti më ka ndihmuar shkrimtarja Mira Meksi. Të gjithë këta shkrimtarë që u fotografuan, lanë firmën e tyre në një karrige të vjetër të marrë nga shtëpia ime. Pasi mbaroi procesi i fotografimit në vitin 2000, nuk gjeta një mbështetje nga institucionet tona të kulturës dhe pas 13 vitesh, një mik me banim në Paris, më ndihmon për të botuar librin “Një karrige me shkrimtarët” dhe pas 9 vitesh sërish, një mik më mbështet për ekspozitën fotografike. Kështu që u deshën 22 vite pritjeje, që unë të ekspozoja karrigen bashkë me portretet e tyre.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Americano says:
    January 12, 2023 at 2:37 pm

    Roland Tasho si Shkrimtari Stefan King qe I ndante shkrimtarët në katër kategori biles shkoi e më tej, ai vuri fotot e tyre në një piramidë: ku binte në sy që shumica e tyre ishin në kategorinë e fundit. Ai thoshte se askush nuk mund të bëhet nga një shkrimtar i keq në një shkrimtar i aftë dhe nuk mund të bëhet nga një shkrimtar i mirë në një Gjeni! Si puna e atyre te Karrigja e Tashos!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”

Komentet e Fundit

  1. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  2. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  4. nastradini on DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  5. Dajti on Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?