Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Për mjekrën e Edi Ramës u djegtë Shqipëria
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Për mjekrën e Edi Ramës u djegtë Shqipëria
AnalizaLajmi i funditopinion

Për mjekrën e Edi Ramës u djegtë Shqipëria

Published: July 17, 2024
Shpërndaje

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

 

- Publicitet -

Ka një gëzim të egër në disa nga portalet e krijuara rishtas apo të hershme, jo vetëm brenda Shqipërisë, por më shumë jashtë saj, që, duke vetë besuar se turizmi në Shqipëri po kalon një kolaps, kjo do të jetë edhe shkatërrimi i qeverisjes së Edi Ramës. Pasi e kanë provuar me zgjedhje, ku kanë humbur, edhe këto që janë në opozitë, edhe ata që kanë synuar të importojnë “ revolucionin”; pasi kanë synuar të krijojnë frontin e përbashkët , ku nuk janë të aftë as të bëjnë një të tillë brenda vetes, dhe përsëri kanë humbur; kur e kanë provuar të ngrenë gjithfarë mitesh të paqena, për liderë “ mbi kombëtarë,” për patriotë dhe tradhtarë,  tani i janë rikthyer një qëndrimi të hershëm, bojkotit të turizmit në Shqipëri, që, aq sa nxitet nga pozita në Tiranë, aq edhe nga politika , firmat turistike dhe portalet e mediat në Kosovë.

U duket sikur u ka mbetur vetëm një gur për të rrëzuar qeverinë Rama, dhe ky gur është në bojkotin e plazheve dhe viseve malore të shtetit shqiptar, në të cilat qindra mijëra shqiptarë të Kosovës, të Malit të Zi , nga trojet e tyre në Maqedoni, nuk kanë ardhur thjeshtë si shenjë e patriotizmit apo se nuk kanë pasur rrugë tjetër, por se janë ndjerë mirë, të qetë, në mjedise si të tyre, ku gjendja e tyre ka qenë më e qetë, përballimi financiar më i mundshëm, rrugëtimi më i shpejtë.

Nuk e di pse e kanë këtë bindje, por fakti është. Prej disa muajve ka nisur kjo eufori ndjellë keqe dhe nuk mund të thuash se nuk ka pasur ndikimin e saj. Duke shtuar makutërinë e disa resorteve në jugun e vendit, me çmimet e çmendura, për fat jo të shumtë, liberalizimin e vizave për shqiptarët në Kosovë, euforia e shembjes së qeverisë Rama, e nisur që më parë, me thirrjen halucionante të një këshilltare  të qeverisë së tanishme në Kosovë, për të refuzuar bregdetin shqiptar, dhe tani me gëzimin e egër të shembjes së mitit turistik, do të jetë jetëshkurtër, por mëkati i madh i keq përdorimit të idesë së ndarjes së kombit do të jetë shumë i rëndë.

Pamje nga plazhi i Velipojës. Foto: B.Islami

Në të vërtetë kam pasur dyshimet e natyrshme për këtë lëvizje të çuditshme, që, mrekullisht nuk ka zënë vendin që menduan se do të ketë.

Ditën e djeshme isha në Velipojë. I ftuar nga një koleg i dikurshëm vjenez shkuam që në mëngjesin e herët. Shkuam si i thonë, së bashku me mëngjesin.

Deti ishte i qetë, njerëzit ishin ende në banesat e tyre apo në kafenetë e shumta buzë detit apo në qendrën e plazhit. Është një ndër qendrat më të studiuara, përmes dhjetëra pallateve, ndërtuar nga firma Fishta , me bulevardin e gjerë mes tyre dhe shërbimet e shumta.

Zakonisht unë eci gjatë bregut të detit. Të josh hapësira e pafund prej disa kilometrash, rëra e shtrirë në gjerësi, mbi të gjitha deti, që, më shumë se kudo tjetër, më duket i pafund.

Ende nuk është ora shtatë e mëngjesit dhe çadrat janë me pak pushues. Përballë tyre një djalë i ri, ndoshta jo më shumë se 25 vjeçar, kishte para vetes kamera , filmonte dhe fliste.

Pamje nga plazhi i Velipojës. Foto: B.Islami

Po mundohem të sjell fjalët e tij, që ende më shkaktojnë dhimbje.

“ Jemi në plazhin e Velipojës. Shikoni! Nuk është askush. Çmimet  e ngritura dhe sjellja e turpshme e qeverisë Rama ka sjell dështimin e turizmit shqiptar. Miku i Vuçiçit, njeriu që kërkoj të falë veriun e Kosovës, që më mirë e ndjen veten në Beograd se sa në Prishtinë, kundërshtari i liderit tonë Albin Kurti, po sjell dështim e vetëm dështim”.

Iu afrova dhe e pyeta se për cilin kanal televiziv e bën këtë reportazh. Nuk u përgjigj.  Filmonte çadrat ende bosh dhe njerëzit e pakët që ishin në det. Kishte gëzimin e egër të njeriut të kënaqur me devocionin e tij përkulës.

I thasë se, nëse këtë reportazh e ka për një kanal a portal serb, po e bën mirë detyrën, por ai vazhdonte të ishte i kënaqur me atë çfarë bënte.

Pas pak plazhi u mbush. Ndoshta jo si një vit më parë.

Velipoja është një plazh i madh dhe një ndër mrekullitë shqiptare. I rritur furishëm, në fare pak vite, ai ka sot një fuqi akomodimi prej më shumë se 120 mijë pushues. Aty i gjen të gjitha. Resortet e luksit, dhe, kuptohet më të shtrenjtë se të tjerët, banesat me çmime normale, deri tek ato që kanë çmime krejt të lira, sidomos në kulmin e sezonit turistik.

Sidoqoftë, edhe pse shpesh herë jam në këtë plazh, i nisur nga ajo që po bënte një djalë i ri, që ndoshta prindërit e tij e kanë pasur ëndërr Shqipërinë dhe të përbashkëtën e kombit, hulumtova në disa hotele, restorante dhe qendra të tjera të shërbimit.

Në Velipojë ndodhen disa nga firmat më të njohura të shërbimit ushqimor. Që nga SPAR, te Big Market, të tjera vendase, të shumta dhe me çmime të përafërta. Perimet janë të freskëta, produktet e qumështit, po ashtu; frutat të shumëllojshme dhe , me përjashtim të fiqve të parë të stinës, të tjerat janë si në qytetin e Shkodrës.

Në restorante mund të shërbehesh sipas mundësisë që përballon gjendja financiare. Askush nuk është i njëjtë.

Por është një fakt tepër interesant. Tre nga restorantet më të njohur në Velipojë, “ La Marola” – nuk e di nga ka ardhur ky emër, “ Beks 2”, dhe Red Bull, megjithëse kanë çmimet më të shtrenjta, kanë edhe më shumë konsumatorë. Nganjëherë në “ La Marola” duhet të presësh deri në lirimin e një tavoline. Por, edhe këtu , nuk janë pmimet për të cilat spekulohet. Por, nëse dëshiron peshk të freskët, çmime më të përballueshme, mund të ecësh pak më tej, në restorantin , i cili njihet si “ Tek Sandri”, dhe, nën hijen e pishave të provosh se çfarë mrekullie mund të shijosh.

Në hotel restorantin “ Katër stinët” të vëllezërve Muja , njëri nga më të mirët që kam njohur, do të gjesh një veçanti tjetër. Aty prej disa viteve praktikohet paketa e plotë, d.m.th fjetje, ushqim , argëtim. Çmimi, deri në ditën e djeshme, për fjetje, ushqim të plotë në mëngjes, drekë dhe darkë, pije dhe fruta, shërbim dhoma, internet, është vetëm 30 euro për person, e ndoshta edhe më pak se kaq. Ushqimi është tradicional, i gatuar nga mjeshtër, dhe, është interesant se të njëjtin ushqim konsumojnë edhe pjesëtarët e familjes. Pra, si për vete. Vetëm kjo mjafton të dëshmojë seriozitetin e saktësinë.

Më tej, krejt pranë është pastiçeri dhe furrë buke “Arishta”. Është pa dyshim njëra nga më të njohurat , jo vetëm në Shkodër. E gjithë shumëllojshmëria e gatimit të Shkodrës në ëmbëlsira është aty, por edhe nga më të rejat. Gërshetimi i dy hapësirave të kësaj fushe. Njëri nga djemtë, Endi , ende i ri, ka titullin “ Mjeshtër”, sepse është vërtet i tillë.

Nuk e di se si mund të mposhtet një qeveri duke ndjellë kobin , pra të keqen, jo për pjesëtarët e këtij kabineti, por për ata mijëra e mijëra njerëz që presin stinën e tyre.

Nuk mund të synosh të djegësh mjekrën e Edi Ramës dhe të besosh se ke djegur Shqipërinë.

Shqipëria është përtej Edi Ramës, ashtu si Kosova është përtej Albin Kurtit, ashtu si opozita është përtej Sali Berishës.

Mjerimet e politikës nuk mund të bëjnë të ardhmen e një vendi, ashtu si nuk mund të rrëzojnë një qeveri. Edhe kur ajo është e ngarkuar me mjaft mëkate të tjera, për të cilat një ditë do të gjykohet nga votuesit e saj.

Nuk më hiqet nga mendja ai djalë i ri, që ishte i bindur se po bënte një akt atdhetar, kur në fakt asgjë e tij nuk kishte lidhje me atdheun.

Shpesh herë renegatët fshihen pas perdes së patriotizmit.

Deri sa perdja të bjerë.

Pamje nga plazhi i Velipojës. Foto: B.Islami

 

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
43 Comments
  • Albin Dumani says:
    July 17, 2024 at 8:29 pm

    Përpara se Rilindja të fryhet si gjel deti me numrat e tjristëve që kalojnë nga Shqipëria, duhet të memdojë edhe për të rregulluar ndonjë gjë. Infrstrukturë nuk do të thotë thjesht hapja e njërit krah të tunelit apo shtimi i 22 km rrugë…Infrastrukturë do të thotë edhe mbështetja e bizneseve me programe ekonomikë, me fuqi puntore të specializuar, me standarte në shërbime, akomodim dhe logjistikë apo edhe kontrolle në cilësi ushqimi. Duhet të jemi më të përunjur dhe jo të fluturojmë me presh në byth duke trumbetuar Shqipërinë si Kroacinë e ardhshme. Nga 2023 (bumi më i madh deri tani sipas statistikave…) deri më 2024 ka kaluar veç 1 vit dhe na ka kërcyer koka mbi re sikur ça! Një moçal i zbukuruar dhe i shitur shtrenjtë.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    July 17, 2024 at 8:55 pm

    ARTIKULL I BUKUR,Z.ISLAMI.

    Reply
  • Abdul Dibra says:
    July 17, 2024 at 9:21 pm

    Shqiperia e Kosova eshte me mire te jene dy shtete ne harten boterore.Politika ,ekonomia ,tregtia,etj , jane ceshtje te perditshme qe zgjidhen nga vete njerezit qe jetojne aty.

    Reply
  • demo says:
    July 17, 2024 at 9:39 pm

    Po c`e dergon aq larg o Bedri?!
    Jam UNE ERE ,JAM UNE. Une gezoj per deshtimin e Turizmit te Rames,.Une therrita:-I rafte zjarri naftes Shpiragut dhe ne fakt nuk doli as mut. Jam une Pronar pa prona,qe nuk vete dot Turist ne Shqiperi.
    Jam Une re Bedri,qe kur shoh hepjeket me skafe,them:-O zot,thefsh qafen!
    Jam une re Bedri,kur zagaret e Moteleve Rezorte 600 euro nata,,na largojne ne pensonistat nga Plazhi publik,se e kane bllokuar me shezllongje,i mallkoj:-o zot u shembte resorti me gjithe motel hotel,TE ZENTE BRENDA!Pse?
    Po nje gjelle qe s`eshte per mua,i rafte miu brenda.
    Po jam Une re Bedri qe gjemoj tradhtarin Edi Rama,qe nuk i ze bytha vend pa shitur Mitrovicen.Ka 10 vjet qe ka dhene kapar dhe Ortaku ne Beograd po i kerkon mallin,por ketij XHAMBAZIT,i kane mbetur patkojte ne dore.
    Ky te keqen e ka ketu o Bedri,mos e co ne Kosove!
    Sa niset xhambazi ne filan Samit,Une i dergoj nje ANONYME nga ato te Jovan Bregut,me komentet e gazetes Nerume DITA..:-U nis xhambazi Kosove! Ka mbush valixhen me koncesione,Troje Kombetare dhe dosjet me Zajednica.

    Reply
  • demo says:
    July 17, 2024 at 10:23 pm

    O Bedri!Sa te jete demo gjalle te pallatet me tulla silikate qe ndertoi NSHNja ne 1984 me kontribut vullnetar,,Edi Rama i ha mutin Kosoves,ja presin veshet ne Mitrovice dhe ja rruan me brisk xhillet Albin Kurtit.
    O Bedri!Sa te jete demo gjalle te pallatet me tulla silikate,qe ndertoi NSHN me kontribut vullnetar,,,Turizmi Edi Rames do shkrije si LESH SHEQERI ME BOJNA.

    Reply
  • Filani says:
    July 18, 2024 at 1:13 am

    Bedri,artikull i goditur per mendimin tim.
    @Demo 30€-600 apo 1000€ nata app dita eshte zgjedhja jote.Ne te gjithe bote nuk ti paguan qeverria pushimet,thjesht njerezit shtrijne kembet sa kane jorganin…paguaj aq sa ke ose thjesht mos shko…shko vetem nje fundjave…njerezit mendojne sa shtenjt sa lire…nuk i rruhet njeriu fare nqs ti apo un shojm per pushime app qendrojme ne shpi sepse secili ka xhepin e vet…
    duam nuk duam ne shqiperia do shkoje perpara…
    ne thjesht dhi e zgjebosur e bishtin perpjete…bla bla bla shum shtrennt ne shqipni per pushime e dhe sinperfundim paguajme dhe avionin thjesht mos me be pushime ketu edhe shkojm japim
    leket ne vende tjera…tung

    Reply
  • demo says:
    July 18, 2024 at 1:37 am

    Demo nuk e ka kaluar Qafe Thanen deri ne Struge,jo te shkoje me avion ne Honollulu per pushime.Ka edhe me keq se une.

    Reply
  • ce says:
    July 18, 2024 at 4:26 am

    Me aktivi ne sulmet kunder turizmit shqiptar eshte pa dyshim media me e urryer ne shqiperi qe nxjerr cdo 24/7 te javes helm, mut, zjarr, shpifje qe do ti kishte zili dhe media e dr. Gebelsit te Rajhut te Trete. Kjo medie naziskine syri tv apo sic njihet ne popull mjekercjapicimpordhaqenefitv e ka ndare mendjen qe vetem duke nxire , shpifur dhe helmuar realitetin shqiptar mund te mbijetoje.

    Reply
  • ¿? says:
    July 18, 2024 at 5:12 am

    Or Bedri, ku ia lepin bythen Edvinit, a i hedh ndopak piper qe ta besh me spicy?

    Reply
  • Alfred prifti says:
    July 18, 2024 at 5:21 am

    O demo o te qivja udhet.Un jetoj ne Itali 70 km da Genova.Nje dite vendosem te shkonim ne dete un ,gruaja dhe djali kur ishte i vogel .Ato 70km na dolen per unesh mor te qivja udhet,na u desh 4 ore per ti bere.Kur arritem nje italian na dha nje ide qe e bente edhe ai.Vene makinen ne nje vend qe nuk lejohet parkexhimi na tha.Ne u habitem.Te bien me mire na tha te maresh gjobe se ta vesh ne parkim me pagese.Gjetem nje vend te tejmbushur publik(skifozo)byth me byth.Dita me ne fund mbaroj nje torture dhe per tu kthyer dhe me ne fund 300€ harxhuar.(per nje dite)Por kur nuk leke mos shko ne asnje vend(60% e italiane e bejn nje vakanz te 2-3 ditore)shko ke gjiu Lalzit merr cadren me vete buk me veze domate e speca nji cop djath nji katruve me uje,dhe vend ke sa te duash.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    July 18, 2024 at 5:58 am

    BEDRIU NUK IA LËPIN KOQET KRYEHAJDUTIT.
    PLUS,KU E GJEN TË DREJTËN TË KOMENTOSH KËTU?
    HË,KURVË (¿?)?

    Reply
  • !!? says:
    July 18, 2024 at 6:01 am

    Partia, nëpërmjet Hekuran Isait, 007 Mediatik, zotit Bedri Islami, paska zbuluar një komplot ndërkombëtar kundër udhëheqsit të dashur të partis dhe të shtetit, gomarit që pllet gjithë ditën non stop, edhe natën në gjum duke trëmbur Zahon dhe Lindën vetëm “Turizëm, turizëëëëëëëëëëm……. turizëëëëëëëëëëëëm, asgjë tjetër.” kur ekonomia nuk është vetëm turizmi i turizmomaniakut të marrosur Edi Rama.

    O Bedri, kaq posht paske rënë, kaq pa dinjitet je sa që të smuresh nga mania e persekutimit dhe të shpikësh edhe gazetarin komplotist i cili pa gdhir mirë vazhdon komplotin anti Rama turistik? Si nuk të vjen turp që mer për sipër Gebelsin propogandistik të marrëzis turistike të sundimtarit që u bë kryeministër vetëm për të vjedhur si vampiri që thith gjakun në trupin e viktimës, djersën, mundin e shqipëtarëve të ndershëm duke u shqyer xhepat pa mëshirë edhe pensionistëve të shkretë dhe duke vjedhur pasuritë e tokës dhe mbitokës të vëndit duke i bër shqipëtarët të lenë të lemerisur shtëpit, lagjet, fshatrat, qytetet e zbrazura tashma nga babëzia e kusarit Edi Rama dhe biznesmenëve të tij, edhe atyre të biznesit të turizmit strategjik që kurr, kurr nuk bëjnë biznes por vetëm vjedhin me çmime të çmëndura, tej edhe absurditetit, biznesmenë të sëmur rëndë dhe frikshëm nga kleptomania njëlloj si kryekusari i tyre Edi Rama?

    Vajza e fqinjit tim emigrante në Greqi , bashkë me të shoqin dy fëmijët nuk vajti për pushime as në turizmin strategjik të Xhaçkave të Edi Ramës as në Vlorë as në Velipojë por , mbasi krahasoj e tromaksur çmimet e shezlongëve dhe fjetjen për një natë dhe çmimet e restoranteve u nis në Itali sepse , jo vetëm që ka motrën atje por çmimet e zërave të mësipërm dilnin shumë më të ulta se edhe në Velipojën e zotit Bedri.

    I çmënduri Rama hapi kutin e frikshme të Pandorës të ngritjes së çmimeve në nivelin e çmëndur të kusaris se “bëhet luftë në Ukrainë moreee…..” që pa nisur lufta dhe pa filluar ngritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe iku me harremin e tij të ministreshave luleshtrydhe në Dubain ku kriminelët më të rrezikshëm të dynjas gjejn streh, rehati, siguri dhe argëtim dhe të nesërmen të gjithë biznesmenët, duke filluar nga oligarkët e naftës dhe supermarketeve të llojit Big Market deri tek minimarketi i lagjes time, madje edhe berberi , edhe kasapi, edhe traktoristi fqinj i imi u infektuan menjëher nga mikrobi i kusaris që doli nga kutia e Pandorës së Edi Ramës dhe ngritën mbi nivelin e çmënduris çmimet se………bëhet luftë në Ukrainë moreeeee…..dhe

    o Bedri me këtë politik të marrosur çmimesh të kusarit Edi Rama të aplikur nga biznesmenët kusarër a ke dëgjuar ti që në Shqipëri po përfundon krimi makabër i spastrimit etnik dhe

    shko në ndonj treg fshati apo qyteti, shko në tregjet dhe dyqanet e Fjerit dhe do të shikosh në çdo orë të ditës vetëm shitsit me sy të zgurdulluar që mbasi përzun shqipëtarët me ngritjen e çmimeve, presin më kot blersit me banakët me mall plot e përplot. Krimi i spastrimit etnik është edhe kolaps ekonomik duke qën kolaps demografik. Të jesh i sigurt që kanë ikur për 10 vjet kusari të llahtarshme të bandës së mirëorganizuar qeveri biznesmen jo 420 mijë të censit që nuk është bër fare por është bër nga inteligjenca artificiale e të marrosurit, statistikarit Edi Rama për të mbuluar si mutin me shurrë konsumimin e plotë të krimit të spastrimit etnik prej tij. Ky krim nuk mund të mbulohet as me trafikimin e 40 000 skllevërve nga Filipinet që parashikon ai që ti i nderuari Bedri do ti shuash mjekrën prej kusari që ka marr me kohë flakë dhe do të djeg të tër gjatsin lineare 2 metroshe të tij.

    Jo komploti anti Rama turistik është vetëm në mëndjen tënde dhe turistët anglez nuk kan pse të vijnë mbas thirrjes së Edi Ramës i cili mendon që thirrjet e tij mediatike që e nxjerin zbuluar nga kryeministër me dinjitet në një njeri jo normal as edhe të një agjensie turistike dhe thirrja për njerzit me arsye nuk mund ti joshin si budallenjë të vijnë ti rjepin kusarët e turizmit strategjik të kryekusarit tani të mirnjohur kudo në botë Edi Rama. Thirrjet, mashtrimet dhe klithmat turistike të Edi Ramës që spanjollët, italianët ……o perëndi ruaji mëndjen insanit………të len vëndin e tyre që janë epiqëndra e turizmit botëror dhe të vërsulen në Shqipëri kanë bër efektin e kundërt sepse janë primitive dhe jo profesioniste në propagandën turistike dhe

    e përsëris , o Bedri, nuk e fik ti zjarrin që po shkrrumbon mjekrën e neveritshme turistike të kusarit horror kombçfarosës Edi Rama. Nuk ke par gjë akoma.

    Bëj ndonjë artikull për spastrimin etnik që po mbaron në Shqipëri dhe do të filloj në Kosov po të ket sukses komploti Rama- Vuçiç- McGonigalët e diplomacis së SHBA dhe BE Grenelë, Eskobar, Varhella… në bashkpunim të ngushtë me Razvjedçikovët e Vermahtit rus të neohitlerit Putin për rrëzimin e qeveris Kurti dhe vendosjen e një Edi Ramë-Pashiq -Zerva numër 2 në Kosovë. Vuçiç do edhe një vëlla tjetër antishqiptar siamez në Kosovë si vëllau Edi Rama..

    Reply
  • mos qeshni po mundet says:
    July 18, 2024 at 6:33 am

    Armiqte e brendeshem ne bashkepunim me ata te jasjhtmit jane ngritur ne lufte kunder ketij Pushtetit te Njeriut te Mire Edi Rama “prane shtresave ne nevoje” qe nuk e ze gjumi per ti derguar ne plazh te gjithe shqiptaret …
    ..edhe ata me ate Perkrahjen 3.300 leke te reja ne muaj se ja dalin e i teprojne per 2 jave pushime ne keto plazhe te lira e te mira.
    Edi Rama pra ky Njeriu i Mire (sipas Berdiut) duhet te vdese ne pushtet se ndryshe digjet Shqiperia e mbesin pa plazh 99.99 % e shqiptareve.
    Nuk duhet thene asnje fjale kunder ketij Pushteti te ketij Njeriu te Mire eedhe kur ne Pushtetin e tij Shqiperia pergjysmohet nga rinia, aq me teper kur Mireqenien e ka shtuar aq sa kemi sot cmimet me te lartat ne rajon e me gjere dhe te ardhurat me te paktat ne Europe.
    Te na rroje pra Rama me mjekerr te thinjur tashme nga 26 vite ne pushtet (nga 1998 Minister Kulture, Kryetar Bashkie, Kryeminister)…me mire te Digjet Shqiperia se ajo Mjekrra e tij e zbardhur ne tentative Rilindje

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    July 18, 2024 at 7:38 am

    Mqs nuk botuat opinionet e mia:
    -Tu rroi Sali non grara..shpifsi kampion bote edhe për turizmin veç 101 fakte KRIMI..
    -Tu rroi Like/Spiuni/Floriri aktapodi nr.2 pas non grarës..edhe ky kundër Shqipërisë nën drejtimin e E.Ramës..!
    -Tu rroi L.Bssha 7×7=42 bashkautor me Sb për vrasjet në 21 janar 2011,etj gjat bashkëqeverisjeve DEFAKTO-Sali E DEJURE-Luli..!
    -Tu rroi A.Kurti që ka dal kundër turizmit në Shqipëri me zëvënsat e TV-t e tij sikurse kundër SHBA,BE,ANGLISË,por edhe të E.RAMËS..që është me ATA për marrëveshjet Kosovë-Sërbi..!
    -FLM.

    Reply
  • Trapajanet ne vijen e zjarrit says:
    July 18, 2024 at 7:40 am

    Shkrimin eshte i qarte.Argumenta per te Jane Edhe lajmet ne shtyp se – Ka rene turizmi pateiotike( u fut ky koncept per te thene qe kosovaret Jane djepi i patriotizmit dhe mbajne me kembe turizmin dhe ekonomine ne Shqiperi)- kosovaret po shkojne drejte greqise dhe Bullgarise ,etj,etj.Po une qe shkoj per qejf ne Padova,mos jam tradhetar i kombit?
    Ne sheshin Prato della Valle ne Padova ,Ka ristorante qe sherbejne me 12 euro pjata,Ka me 30 euro pjata,Ka me 80 euro pjata,etj.Dhe Jane kurdihere plot.Kjo varet nga cilesuar e sherbimit,sigurisht ne rradhet te pare nga xhepi.Por kurre,Asnjehere nuk pergojohen
    Shyqyr qe nuk e bej publike se shkoj ne Padova per pushtime,per turizem se do me thone tradhetar i kombit,do thone ne shumes “shqiptaret po ikun ne Itali se Jane rritur cmimet ne shqiperi.
    Dhe Durresit,Edhe pse vape e madhe, plot me turiste.Anglisht dhe Italisht ne cdo qoshe e rruge.Dhe ….”rilindja shkaterroi turizmin”.
    Jemi mesuar ne.Saliu shpetoi shqiptaret,Saliu rrit rrogat dhe pensionet “,…” Me urdher te peshkut dhe me dashjen time…te ndertohet autostradat,rruget,parquet”…Dhe ato qe ishin i shkaterruam se i kish ndertuar komunizmit.
    Nje keshille:- Ju qe grini sallate,merreni nje brisk dhe i rruani Edi Rames…..Jo mjekrren,por….para – mbrapa,lart e poshte…

    Reply
  • Fatmiri says:
    July 18, 2024 at 8:22 am

    RESPEKT për JU. z. Islami, një shkrim fantastik!

    Reply
  • intelektuali says:
    July 18, 2024 at 9:09 am

    Shikoni cfare llogjesh komuniste antishqyptare hedh pa dogane fanatiku enverist, Bedri Islami: “…Duke shtuar makutërinë e disa resorteve në jugun e vendit, me çmimet e çmendura, për fat jo të shumtë, liberalizimin e vizave për shqiptarët në Kosovë, euforia e shembjes së qeverisë Rama, e nisur që më parë, me thirrjen halucionante të një këshilltare të qeverisë së tanishme në Kosovë, për të refuzuar bregdetin shqiptar…”

    KETE PROPAGAMDE ANTISHQYPTARE DO TA KISHTE ZILI EDHE ENVERI

    sepse:

    Ne vend te gezohet nga liberalizimi i vizave te Botes Demokratike per Kosoven, spiuni i Sigurimit Bedri Islami e nxjerr si argument per boshatisjen e plazheve shqyptare te ndertuara sipas midhese te gangsterit Edi Rama me ane te grabitjes se pronave ne bregdet, pa asnje konkurence duke ja falur pidhit te Olta Xhackes pronat dhe truajt ne vijen e pare sikur t’i kishte prone te babes se vet dhe duke leshuar leje ndertimi per pallate gabelesh me shume kate si kapanone ushtrie dhe hotele pleshti te shemtuara pa asnje studim intelektual dhe fisibiliteti ekonomik, sepse helbete kush e perfiton token badiava nuk mendon me shume se hija e tij prej injoranti dhe banditi drogaxhi. Nga ana tjeter taksat e larta te shtetit hajdut te edi Rames i detyrojne pronaret te ngrene vazhdimisht cmimet dhe po te shtosh ketu se Shqypnia nuk ka fare prodhim bujqesor dhe blegtoral kombetar per te furnizuar turizmin elitar bio, por te gjitha ushqimet i importon me nje cilesi te dyshimte si akulloret vrastare qe po helmojne shqyptare te huaj kur shteti dhe pushteti hesht si derri ne thes, atehere po te shtosh ketu edhe mungesen totale te specialisteve te mirefillte te turizmit elitar, kjo tabllo qe del ne pah nuk perputhet fare per llogjet prej fanatiku “patriotik” me gisht ne bythe qe hedh dhe jashteqit Bedri Islami qe gjithe fajin ja hedh Albib Kurtit dhe qeverise se tij bashke ne nje thes me opoziten shqyptare dru me pre qe ka celsat e kashtes ne dore, por nuk pyet dallkaukun dhe injorantin pa shkolle Edi Rama:

    PSE VJEDH FONDET E BE PER BUJQESINE O CUNI I KRISTAQIT DHE PSE JA FALE SAMIR MANES PALASEN PER TE NDERTUAR VILAT KARAGJOZE PREJ XHAMI QE TE KALLIN DATEN SAPO I SHEH?

    Per keto foto groteske te turizmit katunar dru me pre qe ka postuar per Velipojen, dua te shtoj si njohes i mire i historise se ketij rajoni se ne Kohen e Qepes se Ahmet Zogut Velipoja kishte nje pamje shume me te bukur se tani pas 100 vjetesh diktature enveriste, kur te rinjte shkonin me bicikleta Bianci dhe motore Vespa dhe i gezoheshin natyres se virgjer shqyptare dhe bregdetit te bukur, pa shemtira katunaresh si ne keto pamje groteske qe ka postuar fanatiku Bedri Islami vetem per te bere servilin dhe bedelin besnik te mafies komuniste me pushtet qe haber nuk ka si ndertohet turizmi elitar dhe nuk e kupton si funksionon tregu i lire i turizmit, por kujton se me urdhera “patriotike” partie me gisht ne bythe do te ktheje shqyptaret ne bregdetin tone kombetar, kur ja ku e kane Turqine me cmime me te arsyeshme dhe nje nivel sherbimi te larte, ne resorte te pakrahasueshme me gerdallat e shemtuara te Rilindjes qe nuk kane as uje dhe as drita, ku te pickon mushkonja dhe karkalexi afrikan dhe ku kamarieri te vjedh dhe te reh me dajak kur nuk paguan faturat e kripura te tij.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    July 18, 2024 at 9:29 am

    Z.ISLAMI (PËRVEÇ LIBERALIZIMIT TË VIZAVE),ARSYET I KISHTE TË DREJTA.
    TI INTELEKTUHALE I HA MUNË SHOKUT ENVER & L.BASHËS.

    Reply
  • Milet says:
    July 18, 2024 at 9:52 am

    Kam-kum, Kam-kum, Kam-kum……te gjithe jashte teme. Bedriu tregon per nje fakt shume te ulet, te nje televizioni te shtetit,(ne teori vella) ,qe per inat te Edi Rames shkon e fle me ….ke te doje , dhe nuk flet aspak per turizem patriotik. Por eshte e vertete , njeriu degjon ate qe do te degjoje ose , thote taloni : nuk ka shurdh me te keq se ai qe sdo te degjoje

    Reply
  • Epopeja e Rilindjoteve says:
    July 18, 2024 at 9:54 am

    Per mjekrren e Rames u djegte Shqiperia,

    vec verra e Rames mos ikte nga Kryeministria,

    kur Ramen shikojme se si po ligjeron,

    Enverin e qemotit fort mire ne kujton,

    kur per Socializme 47 vjet duruam e pritem gjithe gaz

    mos presim aq Rilindjen e Rames me Balluket nga pas?

    Reply
  • Artan says:
    July 18, 2024 at 9:59 am

    Ky epopeloqja duket vetem epoken e Doktor Mortjes nuk e paska pritur me gaz.

    Reply
  • Diktatura nuk ka brire! says:
    July 18, 2024 at 10:10 am

    Armiku i turizmit shqiptar eshte vete Rama,sepse ishte si qe mbushi mediat e husja me reklama se gjoja jemi Maldivet e Europes ,se kemi cmimet me te lira etj!
    Sivjet kur zuzaret e turizmit i cuan cmimet ne statosfere,kuptohet qe nuk vijne fukarenjte!
    Eh more mjekerrcjap qe nuk do te kuptosh qe nuk rritet mireqenia e shqiptareve vetem me turizem por mbi te gjitha me shfrytezimin me cikel te plote te pasurive kombetare kolosale!

    Reply
  • Edi says:
    July 18, 2024 at 10:10 am

    Bukur Epopeja…I dogji bytha te parit rilindjot Artan me loqe ne goje.

    Reply
  • intelektuali says:
    July 18, 2024 at 10:31 am

    BOLE e Enveri bytharit dhe KOQE e Lul kamarierit:

    Sapo e vertetove lidhjen me gjen te Enver Bytharit me Lul Kamarierin, e lexove artikullin e gazetes DITA qe verteton tezen e hershme te intelektualit se fashizmi dhe komunizmi jane derra te nje dose qe quhet diktature, ndryshe nuk kishte sesi Enver Bythari t’i hante MUTIN agjentit te Gestapos dhe kriminelit te Hitlerit dhe ta strehonte ne Bllok sikur ta kishte Lul Bashen e tij, por artikulli i gazetes DITA megjithe faktet rrenqethese qe tregon per Hajnrih Myler, ish-kreu i Gestapos, Obergruppenfurher-SS dhe Gjeneral i Vaffen-SS, Shef i shërbimit të VI (Gestapos), pranë shërbimeve të sigurimit të Rajhut në Berlin, dhe Shef direkt i Adolf Ajhmani jetonte në Moskë, ku kishte punuar nën urdhrat e Stalinit, Berias, dhe Malenkovit. Ndërsa nga viti 1955, është në shërbimin e diktatorit shqiptar Enver Hoxha. Sot Shqipëria, mike e Kinës së Kuqe Komuniste, përfiton nga lidhjet që Hajnrih Myler, ka me ish – shokët e tij të vjetër SS dhe Gestapos kudo ne Bote. Njohuritë e tij, çmohen lart në Tiranë. Tani ai quhet, Abedin Beqir Nakoshiri, dhe ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Pas botimit të këtij informacioni, sigurisht do t’i duhet që të ndërrojë identitet.”

    prandaj o HALE enveriste:

    BEJI TE FALA ABEDINIT GJERMON TE GESTAPOS

    Reply
  • Artan says:
    July 18, 2024 at 10:33 am

    Ndersa ti Edi e mban loqen ne bythe, aty te lezetos.

    Reply
  • Edi says:
    July 18, 2024 at 10:52 am

    Artan aty ne bytha do te ti mbaj loqet mos ki merak qe te jesh rehat me loqe ne goje e ne byth njeheresh.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    July 18, 2024 at 10:57 am

    KE TË FALA NGA SHOKU ENVER,INTELEKTUHALE!
    SAPO I THE BËNÇËS “HAPU”!

    Reply
  • demo says:
    July 18, 2024 at 11:14 am

    Shtetin e mbante Ay Kombinati Ballshit qe dergoi per SKRAP furcexhiu,,Nuk e mban Turizmi.Dokrrat e furrcexhijve se nafta shqiptare nuk ben,se qenka me squfur,,Nga 45 deri ne 95 me Naften shqiptare punuan motorret e Makinave,gjeneratoret e TEC eve,zisat,Skodat,Lokomotivat ceke edhe Perlinat engleze.Edhe MIG at sovjetike dhe kineze.
    Strategjia e asgjesimit te Industrise kombetae e nisur nga Berisha dhe perfunduar nga Rama,ka qellim te ktheje Shqipoerine ne REZERVAT,ku nuk prodhohet,Nje parajse kolonjale ku lendet e para i rrembejne kolonizatoret dhe prodhimet e huaja i importojne Oligarket.Qeveritaret vjelin rushvetet si ne kohe te Turqise.
    Mos ju genjeje Fasada Turistike e Edi bojaxhiut! Ne thelb ka ndertuar nje shtet kolonial,
    Ka ndertuar Kinen e kohes se Opiumit.Indite Lindore dhe perendimore,Kongo-Brazavilin.
    Ta shporrim xhagajdhurin,,se Berisha do kete vdekur deri vitin tjeter.

    Reply
  • Artan says:
    July 18, 2024 at 11:20 am

    Po te vjen lezet aty ne bytha apo jo o Edi. Si te pelqejne bolet, te reja e te medha si te miat, apo te fishkura si te Doktor Mortjes?

    Reply
  • intelektuali says:
    July 18, 2024 at 11:32 am

    BOLJA e Enverit, @Rroft Luli:

    “”Rroft do nje “ë”ne Kohen e Qepes te Enverit te vinin nje 2 me xhufke per nje gabim te tille. Replikat me parrulla dhe klishe nuk mbarojne asnje pune, lexo gazeten DITA ku hedh papushim jashteqitjet e budallit qe te mesosh se Enveri i Bahri Omarit e kujtonte facizmen si hallva e Mbretit dhe prandaj i dha strehim ne Bllok kryekriminelit te Gestapos qe e mbajti si Lulin, si djalin e tij.

    Reply
  • Edi says:
    July 18, 2024 at 2:54 pm

    Artan te bytha jote i ke bolet e mia qe ne oren 10 por ajo bytha jote qenka mesu me bole elefanti e nuk i ndjeka.. une te qi ty bashke me Doktor e me Rame or Artan hajvan meqe me pyete.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    July 18, 2024 at 3:25 pm

    MBYLLE GOJËN O INTELEKTUHALE E LËPIJI BOLET SHOKUT ENVER!

    Reply
  • Aldrinp says:
    July 18, 2024 at 7:48 pm

    Bedri, nuk ke turp fare kur shkruan kurveri te tilla kunder Kurtit?
    Dmth, armiku i Shqiperise na qenka Kosova?
    Po ato bucet e Rilindjes, gjithe ky popull qe voton Ramutin, ku e ben plazhin?
    Apo nuk kane leke te vene te cadrat private qe zene plazhin publik?
    Shko, llafosu me ata pake pensioniste qe vene te haleja e Shkolles se Marines.
    Ate u ka lene si plazh publik haleja tjeter e Ramutit, Ermal Dredha.,,
    Di gje qe ta rrjepin koken privatet per nje cader?
    Te ka vajtur mendja te ankohesh pse te perzene nga plazhi po nuk bleve cader?
    Si te duket kjo, normale?
    Apo fajin e ka Kurti dhe per cadrat
    Pergjigju mor funderine e Mero Ramutit

    Reply
  • Pekmezi says:
    July 19, 2024 at 5:23 pm

    SHQIPËRIA në RREZIK , o Bedri ZEZA !!!!
    SHQIPÈRINÈ e kanë VJEDHUR dhe PLAÇKITUR për 34 VJET rresht , O Bedri !!! PS , PD dhe LESHELI (PL) , (LSI) janë RREZIK KOMBËTAR , dhe RREZIK SERIOZ për të ARDHMEN e 300 MIJË FËMIJËVE SHQIPTARË , që NUK mund të KONSUMOJNË dot 3 VAKTET DITORE , sepse PRINDÊRIT e tyre NUK i kanë MUNDËSITË EKONOMIKE , pèr ti USHQYER !!!!
    KORRUPSIONI KORRUPSIONI KORRUPSIONI , HAJDUTËRIA HAJDUTËRIA , HAJDUTÊRIA , me KONÇENSIONE MAFIOZE , TENDERA KRIMINALË dhe PPP GJAK PIRÊSISH , O Bedri ZEZA !! !! !!
    PËR njè 10 Vjeçar , , që do të thotë deri në Vitin 2035 , SHQIPÈRIA 🇦🇱 dhe ATDHEU yné i DASHUR , do të KATANDISET me 700 MIJË BANORË , O Bedri ZEZA !!! ÇOHU ENVER HOXHA tju QISH ROBTË HAJDUTËVE dhe GRABITQARËVE të SHTETIT , dhe të fusésh SHQIPËRINÊ në SHINA !!!!
    PD + PS + LESHELI (PL,(LSI) = BANDA KRIMINALE , ORGANIZATA MAFIOZE , KORRUPSION , KORRUPSION , KORRUPSION , HAJDUTË , HAJDUTË , GRABITQARË , GRABITQARË dhe GJAK PIRÊSA FËMIJÊSH SHQIPTARË tê URRYER !!!
    LARG duart e PISTA të DOBIÇAVE të POLITIKËS , nga PARATË e TAKSA PAGUESVE SHQIPTARË !!! ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️🇦🇱🇦🇱🇦🇱⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️🙏🙏🤲🤲

    Reply
  • Detari says:
    July 20, 2024 at 1:35 pm

    Imagjino dhe Bedri dhe Islom lol vk jep dhe mende suniti bie era turk.

    Reply
  • SPARTAK says:
    July 20, 2024 at 1:47 pm

    o shqipe…shkoni aty ku ja u ma xhepi.jom ne udine dhe te dielave shkoj ne plazh ne linjano.cadra ne rreshtin e funit 27 euro,shko vet i dyte ne restorant normal…per 1 pice..nji spageti me fruta deti ,dy sallata mikse,gjys kile vere,1 liter uje te gazum,2 kafe…55 euro…plus autostrada vajtje e ardhje 8 euro…parkingu nga ora 8 e mjesit deri m 5 t masdites 9 euro…te bari afer cadres pi 2 cafe,dy gota vere me vone…merr na i shishe uje…pa 20 euro sdel…dmth me bo i cik llogarite vec 1 dite…tu qene 2 persona…harxho gati 120 euro…e per nji plazh si linjano…llogarit te flesh aty…ne nji hotel surrogato…te shko e diela gati 200 euro…vec per dy persona…qe jugu e ka dhi muhabetin sivjet dihet…po ktu te shkosh ne gallipoli…ne jug te italise e pagu cadren edhe 100 euro…dmth ta dini…pranej gjithkush t shkoje aty ku ja ma xhepi…ktu cadrat ,per linjanon flas..deri para dy vitesh ishin 10 euro..gjithmone rreshti i funit…

    Reply
  • demo says:
    July 20, 2024 at 2:06 pm

    Spartak,me keto harxhime ne Itali,,mos e kalo Adriatikun,,se Jugu ketu eshte dyfish me shtrenjte.
    Vetem Divjaka ku te grin mushkonja kanalit,,dhe uji detit ka ngjyre muti,,,ka Restorante me te lire.

    Reply
    • Aldrinp says:
      July 20, 2024 at 3:07 pm

      o demo, Startaku eshte greqiris ne Itali. Nuk e shikon, njehere thote cadra 70 euro, njehere 25 euro, pastaj na del qe shkon ne gallipoli… nje cope kellire e Ramutit qe perpiqet te na mbushi mendjen qe keshtu e ka plazhi.
      Po ne ne Vlore e kishim nje cope rruge me autobuz, 15 minuta. Autobuzi qe ikte si brreshke
      Tani me makine nuk del dot nga Skela, se ne vend te hapte rrugen nga Skela ne Uje te Ftohte e ta bente me dy korsi, Ramuti e la ashtu si ishte, e ju fut Shashices, e ju fut LLogarase, e mileti ngeli prape ne vend.
      Shume shkonin me bicikleta, Ndersa lagjaret perreth venin ne kembe deri te deti
      Ky na shet dokra me autostrade
      P:azhin o vella, sic e kishim, pa leke.
      Ne hotele te veje kush te doje, ama bregu i detit eshte publik

      Reply
  • demo says:
    July 20, 2024 at 7:43 pm

    Aldrinp,,ky nuk po gjen nje menyre si ta beje edhe ajrin me sahat.Ta ndaje me parcela Ajer privat,Ajer publik.
    Po picken e semes do haje ,.Se kur zullumi trashet,laku zvohlohet. Ketij mileti i ka ardhur ne maje te hundes.

    Reply
  • joani spiri says:
    July 22, 2024 at 8:59 am

    Ju jeni patronazhista.

    Reply
  • maks says:
    July 22, 2024 at 9:14 am

    Shume lepires je Bedri, ke kohe qe je bere i tille.

    Reply
  • ATSH says:
    July 22, 2024 at 12:19 pm

    Mbushur me turista eshte kudo. Punonjesit e lokave e hoteleve nuk ja dalin dot nga volumi i punes. Kudo plot . Ne ndryshim nga vitet e tjera shume Francez e Spanjoll . Cmimet rritur 10-15% . Cadrat 10 mij lek , vetem ne Ksamil e Dhermi jane 20-25 mij lek. Restorantet pak a shume njesoj si vjet. Me 10-15mij lek ha dreke apo darke si njeri .Problem eshte rremuja e pislleku dhe cmimet e supermarket apo dyqaneve qe jane me shtrenjte se ne Evrope. Euro me 99. Vape.

    Reply
  • Kris says:
    July 23, 2024 at 3:50 pm

    Sikur Bedriu ti mbushte mendjen kancelarit Gjermani dhe asaj Lejmonit te Italise te benin nje investim industrial ne shqiperi do bertisja rrofte Bedriu.Shtetet e zhvilluara turizmin e kane te fundit ne tryeze.
    Qe ti japesh Sazanin Ivankes eshte nje krim.Enveri me zi largoi prej andej Ivanin rus
    Boll me kredite europiane per rruge turistike e koridore we kete pune beri dhe Ducja
    Bujqesi dhe industri ne rradhe te pare

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?