Gazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Lajmi i fundit
Avokati i Bllakos: Akuza për korrupsion nuk ekziston, çështja penale ndaj tij duhet pushuar!
Aktualitet Kronike
Messi feston Botërorin me golin e 800-të personal, Laporta e josh: Derën e Barcelonës e ka të hapur
Aktualitet Sport
Vrasja në Belgjikë/ Kush është spiuni “Fati”, që sipas të penduarit Nuredin Dumani, shiti “Arjanin e vogël” te Çopjat
Aktualitet Kronike
Skema e Sylvinho/ Shqipëria pritet të luajë me tre sulmues kundër Polonisë
Aktualitet Sport
Ish-shërbyesi denoncon presidentin e PSG: Pësova ngacmime dhe presione në punë! Al Khelaifi: Është kriminel dhe shantazhist!
Aktualitet Sport
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Jeta në cift
  • Kopertina
  • Arkiva
Duke lexuar: Për Organizatën e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ: Atdheu na ka ‘borxh’ jetën, ne i kemi borxh sakrificat për të
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Jeta në cift
  • Kopertina
  • Arkiva
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Për Organizatën e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ: Atdheu na ka ‘borxh’ jetën, ne i kemi borxh sakrificat për të
AktualitetHistori

Për Organizatën e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ: Atdheu na ka ‘borxh’ jetën, ne i kemi borxh sakrificat për të

Published 17 Mars, 2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një pamlet nga Sevo Tarifa, veterani simbol i Luftës Nacionalçlirimtare, i cili u nda nga jeta dy muaj më parë. Gazeta Dita e boton sot si shembullin e një qëndrimi atdhetar dhe përkushtimi e vlerësimi ndaj vlerave të asaj Lufte të Madhe, dhe si një apel për Organizatën e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ, të cilën, për interasat e tyre, disa prej drejtuesve të sotëm të saj po e fusin në një qorrsokak që mund të çojë në asgjësimin e saj. Sevo Tarifa, dëshmorët dhe veteranët që nuk jetojnë më, nuk do të preheshin të qetë atje ky pushojë nëse do të shihnin ç’po bëjnë sot ata që duan t’ua rrëmbejnë veteranëve të Luftës dhe pasardhësve organizatën e tyre “Nderi i Kombit”. Zëri i tij duhet dëgjuar si një apel atdhetar.

Nga Sevo Tarifa (1927-2023)

Botuar në DITA

Pleqëria dhe Rinia kanë qenë, janë e do të jenë bashkë. Kjo u duk qartë sidomos gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Shembuj të janë të shumtë.

Kristaq Tutulani shkruante në ditarin e tij: “O shqipëri, o nënë e dhimbshur! Hiqe zinë sot: ja, pleq e të rinj, bijtë e tu, gjaku më i kulluar, është gati të derdhet”.

Birçe Sinemati apelonte: “Shtrëngata ka nisur. Në këmbë të gjithë!”

Tafil Rexhepi: “Njeriu është i lumtur kur jeton për atdheun”.

Sadik Stalaveci: “Gjëja më e madhe është t’i japësh jetën atdheut”.

Novruz Xhaja fliste me zjarr: “Ty, të falem, o Atdhe, e dashur Shqipëri! Kush në luftë bie për atdhe, ai s’ka vdek, por ka le”.

Themo Vasi thoshte: “Vetëm ata që nuk janë pajisur me ndjenja njerëzore nuk e çmojnë vlerën e atdheut. Për të mbrojtur Shqipërinë të ngrihemi që të gjithë, djem e pleq”.

Këto qëndrime të vendosura atdhetare u mbajtën edhe në vazhdim, pas Çlirimit për rindërtimin dhe ndërtimin e vendit të shkatëruar nga lufta me pushtuesit fashistë dhe ata nazistë. Kënga “Hajd punojmë/ djersën ta kullojmë” gjëmonte atyre fushave e maleve ku “shqiponjat partizane” kishin fluturuar nëpër gjak.

Nga korriku i vitit 1957, kur u krijua Organizata e Veteranëve e deri sot, janë shquar e shquhen një varg i gjatë arritjesh realizuar edhe nga organizata e veteranëve. Këto arritje përbëjnë kurorën e karakterit të shëndoshë të luftëtarëve të lirisë. Djersa e bardhë e tyre është përzier me gjakun e kuq të dëshmorëve dhe ndriçon si diell në çdo kënd të Shqipërisë. Dëshmorët janë “LULE GJAKU”! Atyre u këndohet “Lule more trima, që ratë për Atdhe”! Para veprës madhështore të tyre përkulemi në gjjunjë me nderim të thellë! E ata na thonë: “Shokë, mos na qani e zi mos mbani, se nuk vdesim po jemi igjallë, nuk japim shpirt me yll në ballë”!

Është kjo rrugë luftarake që Organizata e Veteranëve mertoi tituillin e lartë “Nderi i Kombit”.

Mirënjohja, virtyt  i njeriut me karakter dhe kulturë

Pyetjes së vajzës së tij, Eleonorës “Cilin ves urren më shumë te njeriu?”, Marksi i është përgjigjur: “Mosmirënjohjen”! Sa bukur tingëllon kjo përgjigje! Mirënjohja përshkohet nga kultura, e cila është “natyra e dytë e njeriut”. Gëte thoshte: “Unë mund të kem të gjitha të metat e botës, por mosmirënjohës nuk jam”!

Thuhet se e mira e rinisë është forca dhe bukuria. E mira e pleqëisë është arsyeja. Të dy palët ecin krah për krahë. Le t’i quajnë këtë bashkim dhe fjalën “shok” “koncepte komuniste”, po vetë fjala“komunist” do të thotë “Bashkim”. Dhe uniteti është gjithnjë çelësi i fitoreve.

Sot në organizatën e veteranëve, militojnë të rinj e të moshuar, dy breza, që kanë dallime në pamjen e jashme fizike, por jo në ideale. Është mirë kur të rinjtë nuk ndahen nga brezi i vjetër, janë trëndafilë që rritin trëndafilë, që edukojnë, krasitin e kalitin, se ferrat priten që të mos rriten, se “djali i mirë të çel derën”, e “djali i keq, të vë ferrën”. Ky kujdes është njerëzor, na forcon, na jep jurajë, na ngazëllon, na trimëron, secili përparon.

Pasardhësit vlerësojnë: se i janë mirënjohës brezit të veteranëve, që u kanë ushqyer dhe u ushqejnë mendjen dhe zemrën me atdhedashuri, me episode nga heroizmi i dëshmorëve, nga trimëria e partizanëve; për nderhsmëri, për drejtësi, por edhe me ajkën e kujtimeve pozitive të jetës, pa lënë mënjanë edhe kujtime të  hidhura, me fakte edhe për ditët e zeza që kanë jetuar parardhësit e tyre për bukën e gojës, për vështirësitë e jetës deri dhe në vitet e para të pasluftës, “kur shkoje te miku dhe ai qe në hall, por të priste me ato që kishte, me “bukë, kripë e zemër”.

Bisedat e veteranëve me rininë kanë qenë të gjalla, realiste, të jetuara. Na kanë thënë: “mos ecni bulevardeve të asfaltuar, por rrugicave me gropa që të kuptoni bulevardin; do derdhësh djersë në punë, që të kuptosh si nxirret buka. Na kanë treguar se “Dimri i fukarait ka dy ngjyra: të bardhën e borës dhe të kuqen e zjarrit, por në shtëpinë e vogël të tij jetojnë njerëz të mëdhenj, që nuk e kanë zakon të thonë “Mirëse të gjej”, por “mirsevjen!”. Sot ka ka dhe ditë të bardha, por kemi shumë për të bërë kundër varfërisë.

Të rinjtë dhe të moshuarit në marrëdhëniet me njëri-tjerin e njohin veten edhe kur ndodh që të cënohet sado pak mirënjohja mes tyre, por arsyetojnë e mirëkuptohen se të rinjtë kanë kërkesat e tyre, po kështu edhe të moshuarit, duke u shprehur se kështu e ka mosha e pleqërisë, këtyre nuk u duhet vënë re, se ka nga  ata që janë “si kali i kuq, me ndonjë huq”!

Të rinjtë e kanë provuar dhe e provojnë këtë “huq” kur moshohen vetë. Toleranca është e ndërsjelltë. “Të rinjtë qortohen, të moshuarit nderohen”. Vjen mosha dhe të rinjtë rriten, piqen, burrërohen dhe plaken. Pleqëria nis jo kur zbardhen flokët, po kur plaken mendja dhe zemra. Mendja nuk është në moshë, por në kokë.

Përvoja – bija e mendimit; mendimi – biri i veprimit

Sot fryn erë  e freskët,  jemi në kohë tjetër. Pasadhësit kanë nderin të jenë anëtarë dhe drejtues në organizatës së veteranëve. Besim i madh. Privilegj i rrallë. Nder i lartë. Gëzim i vecantë. Por dhe përgjegjësi morale. Do të mungojnë “baballarët”, por jo përvoja dhe shembulli i mirë i tyre.

Dy brezat kanë mësuar e përfituar nga njëri-tietri. Të rinjtë nga veteranët kanë fituar ndjenjën e lartë të patriotizmit, shpirtin e punës, përvojë, pjekuri, urtësi, zemërgjerësi. Të moshuarit nga të rinjtë kanë fituar vullnet, ndjenjën e së resë, të së bukurës, dinamizmin, entuziazmin, optimizmin. Në këtë sfond virtytesh qëndrojnë edhe forca e të dy palëve, edhe krenaria e ligjshme e tyre.

Por tani ndodhemi para një vështirësie. Me ndryshimin e përbërjes së anëtarësisë, si do i përgjigjmi nivelit më të lartë të përmbajtjes së punës edukative që zhvillon organizata? Brezi i ri ka edhe kërkesa të vecanta e të drejta që janë karakteristike për moshën e tyre. Ç’forma të reja pune mund të përdoren për të zgjidhur këtë kontradiktë mes përmbajes dhe formës? Në strategji asnjë ndryshim; kyedetyra mbetet ajo që ka qenë: mbrojtja e LANÇ, e fitoreve, e vlerave dhe e simboleve të saj. Kërkesa është: Të përdorim larmi formash cilësore, të përshtatshme, efikase, intersante, pse jo dhe romantike, në përputhje me nivelin, arsimin dhe grupmoshën e pasardhësve të veteranëve.

Pothuajse tani e në të arhmen do të jemi pa veteranë, por tregime nga jeta dhe vepra e tyre atdhetare, partizane, ka se kush të na tregojë: janë pjesëtarët e familjeve dhe farefisi i dëshmorëve dhe veteranëve, mundësisht në vende historike, pranë lapidarëve, në baza të luftës, në familjet e të rënëve, të invalidëve, rreth një zjarri të imagjinuar partizan, në datëlindje jubilare të veteranëve të shquar, lexime nga tema të LANÇ për betejat partizane që botohen në gazetën Kushtim brezash, pasazhe nga libra që janë botuar e botohen me temë për luftën.

Në tubime të ndyshme e në ditë festive ,ose në përkujtim të ngjajeve të mëdha historike mund të ftohen në presidiume pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve apo veteranë që janë dalluar dje në luftë e sot në punë, me emër e të motivuar; fjala vjen për t’u dhëë kartës e anëtarësisë në organizatë pasartdhësve të veteranëve e deri në ndonjë garë ose konkurs që organizohet me nismën e organizatës në qendër e në rrethe se kush lexon më shumë letërsi me temë nga LANÇ; kush bën më shumë abonime të Kushtrim Brezash; takime me profesorë e mësues të historisë, të letërsisë, me shkencëtarë, artistë, mjekë, ushtarakë etj., nga të cilët ka dhe pasadhës dhe në radhët e organizatës.

***

Mirënjohja ndaj veteranëve e pasardhësëve është kulturë, respekt, nderim. Veteranët janë “dëshmorë të gjallë”. Forcimi dhe lartësimi cilësor i veprimtarive të organizatës, zgjerimi i saj me anëtarë pasardhës të rinj, mundësia për shtimin e radhëve për të pasur aq pasadhës, ose afërsisht sa ishin edhe partizanë Ka mundësi që në çdo fshat dhe në lagjet e qyteve numri i pasadhësve të jetë aq sa ai i partizanëve, ose i dëshmorë në atë territor.

Këto e të tjera objektiva e detyra sipas përvojës që nuk mngon, kërkojnë: aktivizimin e mijra njerëzve: asgjë të mos kursejmë për të mbajtur lartë figurën e veteranëve, në kujtim dhe në nderim të tyre. Me shpirtin krijues pasardhësit të përdorin gjithë aftësitë e tyre organizuese që të mbajmë gjallë e të tejkalojnë atë amosferë patriotike e të bukur që krijonim në veprimtari atdhetare me veteranët e nderuar, për të cilët pasardhësit kanë e do të kenë një mirënjohje të thellë, të veçantë, të përhershme, pa fund!

——

Nga arkiva e DITA. Titulli është i Redaksisë

thano 17 Mars, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook TwitterEmail Printo

Lajmi i Fundit

  • Avokati i Bllakos: Akuza për korrupsion nuk ekziston, çështja penale ndaj tij duhet pushuar!
  • Messi feston Botërorin me golin e 800-të personal, Laporta e josh: Derën e Barcelonës e ka të hapur
  • Vrasja në Belgjikë/ Kush është spiuni “Fati”, që sipas të penduarit Nuredin Dumani, shiti “Arjanin e vogël” te Çopjat
  • Skema e Sylvinho/ Shqipëria pritet të luajë me tre sulmues kundër Polonisë
  • Ish-shërbyesi denoncon presidentin e PSG: Pësova ngacmime dhe presione në punë! Al Khelaifi: Është kriminel dhe shantazhist!

Komentet e Fundit

  1. intelektuali në NJË MARRËVESHJE “PAR EXCELLENCE”
  2. intelektuali në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
  3. Tironci në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
  4. Tironci në NJË MARRËVESHJE “PAR EXCELLENCE”
  5. intelektuali në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
Gazeta DitaGazeta Dita

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Hiq
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?