Me rastin e 100-vjetorit të lindjes
Prof. as. dr. Kujtim Kapllani
Akademiku Androkli Kostallari – publicist, gojëtar, gjuhëtar mendjendritur dhe organizator i shkëlqyer i punës kërkimore në Institutin e Shkencave, në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë dhe në Akademinë e Shkencave – lindi më 7 nëntor të vitit 1922 në Leusë të Përmetit dhe u nda nga jeta më 23 mars 1992 në Tiranë.
Profesor Kostallari, pa dyshim, është ndër intelektualët shqiptarë më të kulturuar të shekullit XX dhe të fillimit të shekullit XXI, ndër dijetarët më të denjë të radhitet ndërmjet gjenijve Sami Frashëri dhe Hoxhë Tahsimi. Tërë jetën ka ecur syçelët në rrugët e dijës… Energjikisht i pashtershëm, i papërkulur përballë çdo vështirësie; sikur të kishte lindur për të qëndruar përherë në këmbë dhe për të vdekur madhërishëm – në këmbë!
Artin dhe magjinë e fjalës e ëndërrojnë shumë, por pak e arrijnë. Ai bën pjesë tek ata pak fatlumtur që duhen përshëndetur për guximin dhe për arritjet. Për ta perifrazuar atë, mund të vërejmë se fizionomia e një personaliteti shkencor përcaktohet nga idetë që e frymëzojnë, nga qëndrimet e tij kohësore dhe të largëta, nga mënyra se si i vë në jetë këto qëllime e nga shkalla e trajtimit shkencor të problemeve.
I prirë nga një zgjuarësi e formim kulturor që xhelozon gjithkënd, i pajisur me vullnet që kalon çdo kufi, ai arriti të krijonte një ansambël të vërtetë me studiues të shquar të fushave të ndryshme, duke krijuar bërthama që do të përbënin bazën e institucioneve të mëvonshme shkencore. Mbi bazën e tyre më vonë u formua Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë.

Ai ideoi, projektoi dhe udhëhoqi veprimtarinë shkencore të gjuhësisë, të letërsisë, të historisë, të folklorit letrar e muzikor, të krijimtarisë popullore në fusha të ndryshme; të arkeologjisë, të etnografisë etj. Punonjësit e tyre krijuan një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh në të gjithë Shqipërinë, të cilët qëmtonin me vëmendje të dhëna nga kultura dhe trashëgimia popullore, duke mundësuar që në një periudhë të shkurtër të krijoheshin Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Instituti i Krijimtarisë Popullore, Instituti i Folklorit, Qendra e Kërkimeve Arkeologjike, Qendra e Kërkimeve Gjeografike etj. si insitucione me autoritet shkencor brenda dhe jashtë vendit. Prof. Kostallari nxiti punonjësit e institucioneve të tilla në studime monografike dhe vepra përgjithësuese studimore serioze. Ndërkaq, e bëri të njohur tërë këtë veprimtari shkencore në konferenca e kongrese ndërkombëtare.
Vepra e vet shkencore përbën një thesar kombëtar që ka tërhequr vëmendjen e studiuesve më të ndritur të indoeuropianistikës, krahas punës së talentuar drejtuese e organizative për të ideuar, shtruar probleme e dhënë zgjidhje të mprehta në mjediset më të përmendura shkencore.
Çfarë mund t’i kërkonim më tepër një prijësi të tillë të dijës shqiptare, mendjes së tij të florinjtë dhe magmës së vullnetit krijues!? Prof. Kostallari qëndronte përherë mes shkëlqimit si maja më e epërme që mund të vështrohet nga çdo anë e horizontit, sado mjegull dhe errësirë të përhapej rreth saj. Me kryet gjithmonë mbi re, ai vështronte vetëm dritë dhe diell!!! Çdo mungesë vëmendje ndaj veprës së tij përbën krim për kulturën kombëtare dhe genin krijues të njerëzimit!
Si mjeshtër i vërtetë, ai ka vlerësuar përherë studiuesit më të ndritur të gjuhësisë botërore – që nga antikiteti deri te bashkëkohësit; veçanërisht studiuesit e huaj që kanë derdhur dijenitë dhe energjitë e tyre në albanologji.
Interesimi i tij përqendrohet kryekreje në dy fronte shkencore: në studimin e gjuhës letrare, në një anë; dhe, në anë tjetër, gjurmon mënyrat më produktive dhe më të gjalla të pasurimit të leksikut të shqipes së folur e të shkruar dhe të zhvillimit të sistemit të saj fjalëformues e gramatikor. Ai heton me përgjegjësi të vetëdijshme studimin e formanteve të kompozimit të fjalëve në shqipen – të lënë anash nga studiues albanologë. Kostallari kishte vënë re shpirtin dinamik të shqipes në pasurimin e saj, sidomos me parashtesim-prapashtesim dhe përbërje të fjalëve. “Në studimet e tij,- shënon prof. I. Ajeti,- Kostallari rrihte të ndiqte fillin e këtij “demoni” të brendshëm të shqipes, që i jep asaj shkas e mundësi në pjellorinë e gjuhës sonë”.
Si autoritet me formim brilant shkencor dhe për arritje të dorës së parë është dekoruar me Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të parë, dy herë me “Çmimin e Republikës” të klasit të parë; “Mësues i Popullit» ; “Doctor honoris causa” në shkencat filologjike dhe “Magjistër i arteve të lira” i Universitetit të Goteborgut (Suedi) për punën e tij në fushën e gjuhësisë, sidomos, të teorisë së gjuhës letrare – çmimi i parë në historinë e personaliteteve shqiptare! Ka qenë anëtar themelues i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i presidiumit të saj.
Më 1960 e zgjodhën anëtar të Komitetit Ndërkombëtar të Shkencave Onomastike (CIOS). Më 1963 u zgjodh anëtar i Komitetit të Organizatës Ndërkombëtare të Studimeve për Europën Juglindore (AIESEE). Më 1974 profesorët H. Inalçik (turk) dhe Konduraqi (rumun); e propozuan për kryetar të këtij Komiteti; por nga ndërprerja e marrëdhënieve me disa vende; Ministria e Jashtme dhe Akademia gjetën një përgjigje për ta shmangur! Kështu ai mbeti anëtar i Byrosë e, për disa vjet, nënkryetar i tij. Ishte anëtar i redaksisë së “Atlasit të Gjuhëve të Europës”.
***
Vepra shkencore kolektive, pra si bashkautor a redaktor përgjegjës i rreth 40 fjalorëve shpjegues e terminologjikë, i fjalorëve dy-e më shumë- gjuhësh; arrin rreth 40-50 mijë faqe. Krijimtaria shkencore tërësisht vetjake është përmbledhur në 5 vëllime. Për herë të parë (në vitin 1959) ai e trajtoi gjuhën si sistem dhe gjuhën letrare si sistem sistemesh. Ky ndryshim është si ai ndërmjet neandertalit dhe homo sapiens-it në shkencat e natyrës. Gjuhës letrare kombëtare i kushtoi frymëzimin e tij, dijenitë e tij, kohën dhe jetën e tij!
Kostallari, E. Çabej, M. Domi dhe E. Lafe hartuan Projektin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe në vitin 1967.
Në projektet e deriatëhershme trajtoheshin kategoritë e ndryshme gramatikore – në fund të secilës edhe drejtshkrimi i tyre. Kostallari ka këmbëngulur me të drejtë dhe drejtshkrimi është trajtuar së njësi tërësore e gjuhës shqipe. Projekti u studiua dhe u diskutua në të gjitha institucuionet shkencore dhe kulturore në Shqipëri e në trojet kompakte shqipfolëse. Me Kongresin e Drejtshkrimit, me Kartotekën e Leksikut të Shqipes dhe Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe u hodhën themelet e pazhbëshmërisë së kombit shqiptar.
Fushat kryesore të veprimtarisë shkencore të Kostallarit janë leksikologjia e leksikografia, formimi i fjalëve dhe onomastika; ku shquhet specialisti i rrallë jo vetëm i fjalëformimit e analizave leksikologjike, por edhe leksikografi i dorës së parë. Befason që student në Moskë, si bashkautor i një fjalori të vogël shqip-rusisht, si autor i një shkrimi për problemet themelore të gjuhësisë shqiptare dhe si redaktor i “Fjalorit rusisht-shqip” me 25 mijë fjalë (1954).
Me shkrimet për “Fjalorin e gjuhës shqipe”, “Parimet për hartimin e fjalorit shpjegues të gjuhës së sotme shqipe” dhe një numër studimesh të tjera u përpunua teoria e leksikografisë shqiptare. Kështu mundën të hartohen fjalorët shpjegues të gjuhës shqipe (1980, 1984, 2002, 2006).
Punimet “Rreth studimeve onomastike në lëmin e shqipes”, “Eposi heroik shqiptar dhe vlerat e tij gjuhësore” e studimet letrare me shumë prurje vetjake – “Figura e Skënderbeut në letërsinë botërore”, “Një vepër e panjohur poetike e Franc Nopçës” do të mbeten të patejkaluara për disa dhjetëvjeçarë. Vendin e Heroit Kombëtar në letërsinë botërore e argumenton duke e parë Skënderbeun si flamurtar të lirisë. Figura e tij do të rrojë si figurë historike dhe si figurë letrare, përderisa në botë të ketë “popuj që luftojnë për të fituar e për të mbrojtur lirinë kundër grabitësve të saj”.
Studimi për një vëllim me vjersha të F. Nopçës, zbuluar prej vetë prof. A. Kostallarit në Bibliotekën Kombëtare të Vjenës; përbën një punë të mirëfilltë filologjike për këtë vëllim në dorëshkrim. Arrin në përfundimin se autori i tij “është dijetari i mirënjohur hungarez Ferenc (Franz) Nopsca”.

Ndikimin e gjuhës turke në leksikun e shqipes e kanë trajtuar shumë autorë të huaj. Në dy shkrime të kësaj përmbledhjeje, pas një vështrimi historik të depërtimit të turqizmave në gjuhën shqipe, Kostallari vëren numrin dhe fushat e jetës ku kishin depërtuar ato, duke arritur në përfundimin se rreth tri të katërtat e tyre lidhen kryesisht me jetën qytetëse, ku ndihej i fortë ndikimi i kulturës dhe i fesë islame, i administratës civile e ushtarake osmane. Prandaj, me shembjen e sundimit otoman, pesha e turqizmave, që kishin rrezikuar t’i zinin frymën gjuhës shqipe, erdhi duke u pakësuar me shpejtësi. Përkundër mendimeve se mënjanimi i turqizmave e ka varfëruar shqipen, ai argumenton se leksiku i saj ka ardhur duke u pasuruar.
Një cikël më vete formojnë studimet për gjuhën e autorëve të vjetër, si Matrënga e Bogdani; krahas studimeve kushtuar J. De Radës, Xhuvanit, Çabejt e Ali Hadrit.
Vërtet çudi që kjo pasuri kombëtare, e daktilografuar për t’u botuar në dy vëllime që në gjallje të autorit, nuk dihet ende ku përfundoi!!! Prandaj puna për ta mbledhur, sistemuar e paraqitur për botim përbënte një sfidë më vete. Për 5 vjet në Bibliotekën Kombëtare skedova, fotokopjova, klasifikova dhe radhita gjithçka nga viti 1945 deri në vitin 1999. Nga e bija, z. Irinë, mora edhe 13-14 dosje të davaritura të profesorit. Krijimtaria u klasifikua në tre zëra: në fushën e gjuhës letrare kombëtare, për leksikun e fjalëformimin dhe çështje të filologjisë shqiptare.
Prof. dr. R. Memushaj mori përsipër redaktimin; kurse profesorët E. Lafe dhe Q. Murati recensat. Ndërkaq përfundova monografinë për prof. Kostallarin, mblodha dhe radhita nekrologjitë e gjithë shkrimet për të dhe iu drejtova njerëzve më në zë të shpreheshin për krijimtarinë e prof. Kostallarit. Iu drejtova sërish prof. Memushajt: ”Merre dhe gjej ku e ka syrin pleshti!”. Kjo punë është kryer nën recensën e përditshme të profesorëve Xh. Lloshi dhe E. Lafe.
Me prof. Memushajn në vitin 2018 botuam edhe vëllimin VI, ku përfshihen leksionet për gjuhësinë e përgjithshme, për leksikun e fjalëformimin dhe për gjuhën letrare kombëtare. Në të gjitha universitetet shqiptare i japin leksionet e tij, por thuajse askush nuk ia përmend emrin!
Kjo punë 13-vjeçare u ideua dhe u përfundua nga qëllime fisnike, pra tërësisht falas; nga të gjithë studiuesit – për të mos pasur një tjetër HUMBËS TË MADH në Ballkan.
Mirënjohje deri në frymën e fundit profesorëve R. Memushaj, E. Lafe, Q. Murati e Xh. Lloshi; pa talentin e të cilëve kjo vepër nuk do të arrinte nivelin që meriton.
Mirënjohje edhe atyre që bashkëpunuan për vëllimin V, sepse i besuan projektit tim dhe e pasuruan atë; duke filluar me akademik R. Qosja e prof. A. Vinca në Prishtinë, akademikët A. Puto e L. Omari në Tiranë; profesorët A. Belushi në Itali e R. Përnaska (Doctuer d’État) në Paris etj.
Mirënjohje për Këshillin Botues dhe akademikun M. Korkuti, që e vlerësuan me objektivitet shkencor botimin e veprës së akademikut A. Kostallari.
Të dashur studiues! Dikush mund të blejë gjithçka, por nderin dhe jetën nuk i ble dot! Dikush mund të bëjë për vete djalin a vajzën më të këndshme të globit, por dashurinë nuk e ble dot! Dikush mund të ndërtojë a blejë shtëpinë më luksoze, por qetësinë nuk e ble dot! Këtë e bën vetëm dashuria e respekti për të bukurën, të madhërishmen; siç bënë kolegët e mi – profesorët e nderuar, që redaktuan e recensuan veprën madhore të prof. Kostallarit! Siç bënë bashkautorët e vëllimit V, të cilët e pasuruan dhe i dhanë përmasa madhore idesh veprës së papërsëritshme të akademikut A. Kostallari.
Të nderuar miq, kjo që ka bërë ky grup studiuesish për prof. Kostallarin është shumë pak, po të kemi parasysh se ai 20-vjeçar u radhit me armë në radhët e Luftës Anti
fashiste për Çlirimin Kombëtar e deri sa vdiq luftoi për të lartësuar emrin e shkencës dhe të kulturës shqiptare. Bashkëshortja, e ndiera Evgjeni Kostallari- rusja e talentuar- që në vitin 1954 punoi profesoreshë në Shkencat e Natyrës dhe më pas në Institutin e Tokave; Irina prej dy vjetësh ka dalë në pension; djali i tyre, Ardiani, para se të shkonte në Paris e, më pas, në SHBA si profesor i gjuhës angleze, ka punuar pedagog 4-5 vjet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja (UT). Pra, bëhen 140 vjet punë, ku përfshihen edhe pagesat për një banesë, të cilën shumë prej nesh e kemi përvetësuar me pagesë simbolike. Por një ditë të errët korriku të vitit 2010 shtëpisë së akademikut i doli pronari dhe doli në rrugë biblioteka e tij e famshme, bashkë më Irinën! Ajo banonte me qira sipër ish-Uzinës së Autotraktorëve, në kushte krejt të papërshtatshme! Për ditën e themelimit të Akademisë së Shkencave kërkova ta njoftoja se e ftonin në ceremoni… Mora vesh se ishte larguar nga jeta para dy vitesh, nuk dihet se ku dhe kush e kishte varrosur! Sot Akademia nuk di ku gjenden dorëshkrimet, shënimet dhe librat e akademikut! Me sa duket, ndonjëherë disa prej nesh, shqiptarëve; zgjedhim mënyrën më të shëmtuar për t’u mbajtur mend!
***
Një dëshirë e të ndierit prof. A. Belushit (83-vjeçar), prift katolik me ritet greko-bizantine – në Frashineto, Itali e Jugut: më kërkonte t’i njoftoja ditën kur do të përurohej vepra e prof. Kostallarit, se do të shkonte në të gjitha katundet arbëreshe të mblidhte lule dhe “do të kumbisej në varrin e A. Kostallarit”! Kostallari e kishte ftuar në Kongresin e Drejtshkrimit dhe, pasi kishte marrë miratimin, i kishte dërguar biletën.

Keto njerez te nderuar te Shqiperise nuk po i zevendeson dot njeri.Respekte per punen e madhe e te palodhur qe i kane dhene ketij vendi.
Partishmeria ne Shkence eshte si Krishterimi ne Mesjete qe beri NUL gjithe arritjet e Botes Antike ne shkence dhe ne Art.Me duket sew doni te vertetoni se sa kalon deveja ne vrime te gjelperes,aq kalon Pagani ne Parajse. Preferoj te studioj Paganet e gjuhesise Alexander Xhuvani,Eqrem Cabej,Mahir Domi,Selman Riza,perkunder ideologut tuaj marxist-leninist Androkli Kostallari.
I dhjefsha luften nacional-clirimtare,,sekretarin politik te akademise,.Sigurimin e shtetit dhe Flete rrufete e Gardisteve te kuq,.Edhe biblioteken e Androkli Kostallarit me gjithe biblioteken e enver hoxhes,sepse ato biblioteka u ngriten duke djegur Bibliotekat e Eterve Franceskane,me mijra dokumenta mesjetare per kombin,Biblioteken e Lef Nosit,Biblioteken e Midhad Freasherit dhe qindra biblioteka qindra vjecare Zotnijsh Bejlere,pashallare,Efendilere,te shkolluar ne Boten e Lire,para te cilave biblioteka e Androkli Kostallarit nuk vlen as sa kinkaleria e xha Hysenit tek rruga Elbasanit.
Androkli Kostallari do te mbete KOMISARI I KUQ i Komitetit Qendror te Partise i derguari i Birose Politike ne Institutin e Gjuhesise per te kontrolluar Korifejte e Albanollogjise Shqiptare Eqrem Cabej,Selman Riza.
I lumte dora Atij qe hodhi ne rruge librat e Androkli kostallarit,,qe ta provojne edhe djajte e kuq Ate qe vuajten Gjysherit dhe Prindet tane ne 1945,46.47,cfare dmth,te grabisin biblioteken,mallin,florinjte dhe shtepine.Kosovaret Rexhep Qose,Ali Hadri dhe shume Akademike,qe s`jane me ,mos bejne TE PADITURIN,,dhe te nderojne serbosllavet kendej Drinit,se nuk do vinte Selman Rizen Biroja nt`i priste dhe t`i percillte.Ate do vinte Androkli Kostallarin.