Parakalimi i buldozerëve deri një muaj më parë në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë duket ende si një plagë e freskët mbi peizazh. Në disa zona gjenden gurë të thyer të hedhur mbi rërë, gjurmë gomash, barishte të shtypura dhe pemë e degë të rrëzuara përtokë.
Në pjesë të tjera, natyra po përpiqet të shërojë ndërhyrjen. Në rrugën e hapur përmes dunave lëvizëse, era ka nisur ta mbulojë sërish trasenë me shtresa të holla rëre.
Thuajse një muaj nga përplasja fatale mes protestuesve dhe rojeve të sigurisë private në Zvërnec, Administrata e Zonave të Mbrojtura është rikthyer së bashku me një tabelë që u kujton turistëve ndalimin e makinave dhe të kampingjeve.
Por punimet e kryera në mungesë të një lejeje të zbardhur nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit kanë lënë gjurmë të pariparueshme, sipas banorëve dhe ekspertëve të mjedisit.
“Aty ku është Limopua, ne i themi ‘Foleja e zogjve të egër’,” thotë një 60-vjeçare nga Zvërneci, e cila e krahason rrethimin me një “pushtim shkatërrues”. “Për qindra vite askush nuk e ka prekur. Ne e kemi mbrojtur,” theksoi ajo.
Punimet e prezantuara si “përgatitore” në Pishë Poro tregojnë një ndryshim fizik të peizazhit. Sipas një vlerësimi paraprak të organizatës mjedisore, PPNEA, ndërhyrjet kanë përfshirë hapjen e të paktën 7.45 kilometrave rrugë të reja, zhvendosjen e sasive të mëdha të rërës dhe vegjetacionit, depozitim zhavorri si dhe sheshimin e disa hapësirave pyjore e ranore.
Rrugët dhe zonat e prekura shtrihen sipas të njëjtit vlerësim në 7.2 hektarë dhe prekin të paktën pesë tipe habitatesh të rrjetit Natura 2000, përfshirë habitate prioritare të Bashkimit Europian.
Zydjon Vorpsi, menaxher i politikave dhe advokimit pranë PPNEA, thotë se ndërhyrjet janë bërë në shkelje të ligjit dhe do të kallëzohen.
“Ajo që kanë bërë është e paligjshme,” thotë Vorpsi. “Ndërhyrjet kanë dëmtuar zonën e mbrojtur, kanë dëmtuar habitatet në mënyrë të pakthyeshme.”
Pasoja afatgjata

Punimet në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë lidhen me njërin nga projektet më të debatueshme turistike në Shqipëri, resortin e lidhur publikisht me Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump dhe partnerët e tij në Lindjen e Mesme dhe Shqipëri.
Projekti i Zvërnecit u prezantua së bashku me një plan të ngjashëm për ishullin e Sazanit si pjesë e ambicieve për ndërtimin e turizmit elitar në Shqipëri. Por në terren, premtimi për investime nisi me gardhe telash me gjemba, makineri të rënda dhe ndërhyrje në një peizazh të mbrojtur, pa transparencë dhe qartësi.
Prej gati një muaji, ajo që ndodhi në Zvërnec ndezi një protestë maratonë në Tiranë, përfshirë edhe qytete të tjera jashtë vendit ku jetojnë emigrantët shqiptarë. Protestuesit kërkojnë jo vetëm anulimin e projektit, por edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Simboli i protestave u bë flamingoja, shpendi që e lidh publikisht Vjosë-Nartën me një nga ekosistemet më të rëndësishme bregdetare në vend. Për protestuesit, flamingoja nuk ishte vetëm figurë mjedisore, por shenjë e një pyetjeje më të madhe: kush vendos për territorin publik, për zonat e mbrojtura dhe për hapësirat që shqiptarët i kanë përdorur prej brezash?
Për ambientalistët, ndërhyrja pa leje është prova e parë fizike se si një projekt i madh turistik mund të ndryshojë një peizazh të mbrojtur, përpara se publiku të ketë parë dokumentet, lejet dhe vlerësimet që duhet ta paraprinin ndërhyrjen.
“Dunat marrin qindra vite për t’u bërë ashtu siç ishin,” thotë Zydjon Vorpsi. “Hapësira dhe rruga në një zonë që ishte shumë e ruajtur, ndryshe nga pjesa tjetër që ishte më e aksesueshme, tani nuk është më e ruajtur. Është ndërtuar edhe një urë me beton,” shton ai.
Dunat nuk qenë të vetmet që u prekën. Pjesë të kodrave molasike, monumente natyre dhe prona të patjetërsueshme shtetërore sipas legjislacionit në fuqi, janë gërryer nga ekskavatorët për të krijuar një rrugë që nuk ka qenë aty.
Përpos këtyre gjurmëve, dëmi më i menjëhershëm ishte shqetësimi i jetës së egër në një nga periudhat më të ndjeshme të vitit. Ndërhyrja nisi në kulmin e folëzimit të shpendëve dhe në fillim të periudhës kur breshkat detare dalin në breg për të lëshuar vezët. Prania e ekskavatorëve në plazh, qarkullimi i mjeteve dhe zhurma e kantierit krijuan një presion të menjëhershëm.
Një tjetër dëm lidhet me monumentin tjetër të natyrës, lagunën me ujë të ëmbël të Limopuos.
“Ki parasysh që në momentin që filluan punimet, kishte dhjetëra makina, kishte buldozerë, kishte ekskavatorë, kishte kamionë dhe kishte qindra njerëz brenda. Dhe kjo bënte që jeta e egër aty të largohej komplet,” thotë Vorpsi.
Problem për aktivistët është edhe ndërhyrja në kanalet që mundësojnë komunikimin mes lagunave dhe detit. Mbi njërin prej kanaleve kryesore, qarkullimi i ujit u bllokua për ditë me radhë dhe tani ka një urë me beton dhe gurë që mbahen bashkë në kosha hekuri.
“Tashmë [zona] nuk është më aq e ruajtur, sepse është krijuar një rrugë e cila kalon mes përmes atij habitati. Është ndërtuar edhe një urë me beton në kanalin lidhës, e cila do të ketë dhe problemet e veta në të ardhmen,” thekson Vorpsi.
“Toka të shenjta”

Urbanistja Doriana Musai thotë se problemi me ndërhyrje të tilla është se ato krijojnë një fakt të kryer. Edhe kur cilësohen si “punime përgatitore”, ato ndryshojnë gjendjen ekzistuese të territorit, hapin akses, krijojnë infrastrukturën fillestare të kantierit dhe e bëjnë shumë më të vështirë kthimin e zonës në gjendjen e mëparshme, nëse më vonë konstatohen probleme ligjore ose mjedisore.
“Në një zonë të mbrojtur si Zvërneci, ndërhyrje të tilla kanë pasoja afatgjata që shkojnë përtej sipërfaqes së prekur,” argumenton Musai. “Ato fragmentojnë habitatet, ndryshojnë ekuilibrat ekologjikë dhe krijojnë precedentë zhvillimi që mund të shërbejnë si bazë për ndërhyrje të tjera në të ardhmen.”
Sipas saj, rreziku është që Zvërneci të kthehet në model për mënyrën se si ndërhyrjet e para në zona të mbrojtura përdoren më pas si justifikim për zhvillime të tjera.
Kjo është arsyeja pse ambientalistët dhe urbanistët e shohin çështjen e lejes jo si formalitet, por si thelbin e problemit.
“Duket se Zvërneci është modeli i cili, njëherë i lejuar të zhvillohet, do të krijojë efekt domino për të ndërtuar përgjatë gjithë bregut Adriatik të mbrojtur dhe zonave të tjera në territor,” paralajmëron Musai.
Për banorët e zonës, rrethimi me gardh dhe punimet janë paralajmërimi se një ditë ata do të humbasin jo vetëm plazhin, por edhe lidhjen me tokën dhe shtëpitë e tyre.
“Djemtë tanë kanë punuar në emigracion me mish e me shpirt. Do donin të ktheheshin e të ndërtonin diçka vetë, qoftë edhe një kasolle aty,” thotë një grua rreth të 60-ave nga Zvërneci, me dorën e vendosur mbi kraharor.
“Ajo që po bëjnë na ka trembur, na ka frikësuar. Ato toka për ne janë të shenjta,” përfundoi ajo.


Lere transparencen,se nuk ka transparence me Horrin.Duhet transparence,duhet komunikim publik,duhet plan zhvillues,..se nuk jemi kunder zhvillimit!!!!!!!!!!!!!!Jo,or jo!Jemi kunder pranise se Horrit dhe horrave te Betonit ne Parqet Natyrore.
Tutori kryeminister,me kurven e Trumpit,me kurvin Gronello,me bordellot arabo-izraelite nuk duhet ta shkelin Natyren Shqiptare..Ore fare fare,as investime,as zhvillime te qendroje larg 50 km nga Zonat e Mbrojtura.Prokuroria SPAK te nxjerre urdher mbrojtje per Viktimen NATYRA SHQIPTARE,KUNDER AGRESORIT,HORRIT,KRYEKURVES KRYEMINISTER,QE TI QENDROJE LARG 50 KM,NATYRES SHQIPTARE,SPECIEVE TE MBROJTURA DHE TE RREZIKUAR NGA KRYEMINISTRI .;
Mundesisht Kryeministrin Edi Rama ta paisni me kolaro elektronike,si ato qe mbajne kriminelet e denuar,qe shoqerohen jasht burgut per arsye te ndryshme,qe mos arratisen.Eshte i Rrezikshem.
Shqiperia ka nevoje per investime dhe zhvillim, aq më shumë që investitori i huaj merr një kënetë dhe e bën burim të ardhurash e punësimi për shqiptarët. Pak kush është shqetësuar dhe po aq pak kanë ngritur zërin për shkatërrimin e florës e faunës anembanë vendit, shkatërrimin e shoqërisë, zëvëndësimin e rinisë me emigrantë nga Bagladeshi e India.
Problemi është se Flamengo i Tiranës i ka kthyer qytetet e fshatrat në moçal lavatriçesh. Sot ai po kontrollon edhe narrativën e protestës.
Protestuesit të organizohen politikisht dhe të kërkojnë zgjedhje të reja. Të mos harrojmë që Shqipëria është anëtare e NATOs dhe kandidate për 35 vite për në BE dhe ka ikur koha e rrëmujave të 1997-ës. Protesta duhet ti shërbejë Shqipërisë dhe brezit ti ri.
Cfare burimi te ardhurash, thua moj plere e ndyre.
Ti ke shkaterruar industrine e mineraleve, naftes, gazit
Ke shkaterruar bujqesine, ke thare tokat dhe lumenjte,
Dhe tani, duke thare burimet e Tokes na premton burimet financiare..
Mos moj, kurva e Ramutit..
Do behet gje Deti Kos?
Aty te perqendrohet gjthe buxheti i shtetit qe i kalom rroges se Kuvendit, Qeveritareve, dhe pushtetareve qenderore dhe bashkiake qe lejuan nje katastrofe te tille.
Te denohen dhe te paguajne demshperblim
Te bllokohen rrogat e deputeteve qe ngriten kartonin per kalimin e ligjeve te tilla.
Te pastrohen vendet dhe kanalet nga betoni dhe urat.
Te shemben dhe te vijne ti pastrojne vete, te gjithe kurvat qe e votuan kete ligj
Vetem keshtu e mesojne cfare eshte Interesi publik
Nuk ka projekt thot sofisti bastard, gënjeshtari më i madh, më i sofistikuar, më dhelparak gjer më sot në histori që e ka kthyer gënjeshtrën në shkencë okulte, kusari i llahtarshëm kombçfarosës Edi Rama, por…….
si ka mundësi pa projekt të vihet në lëvizje një armatë buldozerësh dhe ekskavatorësh dhe një armat punonjsish, si mund të bëhen rrugë, ura, të hidhet beton, të vihet në lëvizje një shum prej 150 miljon eurosh pa një projekt. Projekt ka dhe ai që e fsheh, e fsheh me sofizma allogjike bajate se e di që projekti është kriminal,, vrasës për vdekje të natyrës në një zonë të mbrojtur, shitje të huajve e teritorit të vëndit me një projekt kriminal shprehur qart nga qy armik i betuar i shqipëtarëve dhe Shqipëris kur deklaron publikisht dhe në mënyrë sfiduese ndaj sovranitetit të vëndit, citoj, “……..,të huajët të vijnë e të blejn qoft edhe një gur në Shqipëri se………do të pendohen më vonë”.
Vetëm kjo deklarat publike nga ky insan që ka nxjer në shitje kur thot qoftë edhe një gur, të gjithë Shqipërin sikur të jetë pronë private e tij trashguar nga Kristaq dhe Aneta Rama duhet ta bëj SPAK ta ndaloj këtë antishqiptar të marrosur në qoftë se SPAK
nuk është brekë e bythë me Kondilët e tij pjesë integrale e hordhis së kusarokratëve që polli antishqiptari dhe antikomunisti Ramiz Alia nga PPSH në ngordhje e sipër që kan mbi 30 vjetë që mbajnë Shqipërin dhe shqipëtarët në pushtimin më barbar nga pasojat gjer më sot.
SPAK çfarë doni të deklaroj dhe të bëj qy antishqiptar i llahtarshëm akoma që të ndalet urgjentisht?
Njerëz, kujdes se në qoftë se qy nuk do të ndalet , do të çoj vëndin në një gjakderdhje masive, a nuk e kuptoni që ai po aktivizon jo vetëm agjenturën e patronazhistëve, të gjith administratën por edhe SHISH, policin, ushtrin për të mbytur protestën edhe me dhunë?
I ke thene te gjitha i nderuar . nuk po dime me kush eshte Qoftelargu nga politikanet ne kete vend, te gjithe njesoj , me zell te madh per ta shuar kete vend nga faqja e dheut. Pse kjo urrejtje per token e te pareve te lare me dhuuume gjak? Cfare u ka bere ky vend qe i beri mbreter dhe miliardere qe ta trajtojne keshtu ? HARAM BUKA E KESAJ TOKE TE VUAJTUR NGA ANTISHQIPTARE TE FELLIQUR qe i veme te na drejtojne , por ne fakt na helmojne me helmin e armiqve tane shekullore.
Pse habitati i shqiptarëve Shqipëria, nuk është dhe ajo zonë e mbrojtur, por hë, hë tashmë Shqipëtarët u përzunë prej saj. Më parë qeveritë tjetërsuan habitatin e shqiptarëve të ndershëm dhe të mënçur, kuptohet tani e kanë me gjallesat e tjera.
Kur e bënë me shqiptarët, çfare nuk pret nga të paudhë!