Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Plani i çmendur për të shpërthyer një bombë në Hënë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Plani i çmendur për të shpërthyer një bombë në Hënë
AktualitetEnciklopedi

Plani i çmendur për të shpërthyer një bombë në Hënë

Published: May 12, 2023
Shpërndaje

Në vitet 1950, Bashkimi Sovjetik dukej sikur po ecte përpara në garën hapësinore me Amerikën, por pikërisht në atë moment, shkencëtarët amerikanë hartuan një plan të çuditshëm për të frikësuar sovjetikët: goditjen e sipërfaqes së Hënës me bombë.

Projekti A119, ishte një propozim sekret për të shpërthyer një bombë hidrogjeni në Hënë. Bombat me hidrogjen ishin shumë më shkatërruese se bomba atomike e hedhur në Hiroshima në vitin 1945. Leonard Reiffel, një nga fizikanët kryesorë bërthamorë të Amerikës, punoi për këtë plan me Enrico Fermi, krijuesin e reaktorit të parë bërthamor në botë, që njihet dhe si “arkitekti i bombës bërthamore”.

Qëllimi kryesor i Projektit A119 ishte kryesisht shfaqja e forcës ushtarake të Amerikës, por nga ana tjetër edhe do të ndihmonte shkencëtarët për shumë çështje, lidhur me sipërfaqen e Hënës. Bomba do të shpërthente në kufirin midis anës së shndritshme dhe anës së errët të Hënës, për të krijuar një shkëndije aq të madhe saqë kushdo, por veçanërisht në Kremlin, mund ta shihte me sy të lirë.

- Publicitet -

Opinioni popullor në Shtetet e Bashkuara, gjatë viteve ’50 mendonte se Bashkimi Sovjetik do ta fitonte Luftën e Ftohtë dhe se ishte shumë përpara me arsenalin bërthamor. Në vitin 1952, SHBA-ja shpërtheu bombën e parë me hidrogjen. Tre vjet më vonë, sovjetikët tronditën Uashingtonin duke shpërthyer të tyren. Në vitin 1957, avancuan akoma më tej, duke lëshuar Sputnik 1, satelitin e parë artificial në orbitë në mbarë botën. Nga këto ngjarje të njëpasnjëshme, SHBA-ja pati idenë e frikshme të shpërthimit të bombës në Hënë.

Megjithatë, i ashtuquajturi Plani A119, nuk u vu kurrë në zbatim, por sipas të gjitha gjasave mund të kishte funksionuar, pasi sipas ekspertëve ishte teknikisht i realizueshëm.

Shumica e detajeve të projektit janë ende të mbuluara me mister, ndërsa të tjera detaje janë zhdukur.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?