Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Plani izraelit: Kanadaja, destinacion i mundshëm për palestinezët e Gazës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Plani izraelit: Kanadaja, destinacion i mundshëm për palestinezët e Gazës
AktualitetBote

Plani izraelit: Kanadaja, destinacion i mundshëm për palestinezët e Gazës

Published: November 8, 2023
Shpërndaje

Ministria izraelite e Inteligjencës ka hedhur idenë e zhvendosjes së refugjatëve palestinezë jashtë vendit. Rreth 1.4 milionë palestinezë janë zhvendosur nga Gaza, ndërsa të tjera largohen çdo ditë. Ndërsa shumica e tyre i janë drejtuar kufijve me Egjiptin në jug, pasi Forca Mbrojtëse e Izraelit po godet në veri, aty ku janë përqendruar forcat e Hamasit, vendi se ku do të zhvendosen 2 milionë palestinezët e Gazës u kthye në shqetësim për Perëndimin.

Ndërsa Egjipti refuzoi zyrtarisht të hapë kufijtë për ta dhe të njëjtën gjë po bëjnë edhe vendet arabe, vetë Izraeli kishte një plan që Netanjahu e quan “ide fillestare”. Një dokument i qeverisë së tij që mban datën 13 tetor, pra vetëm 6 ditë pasi Hamasi nisi sulmin ndaj tij, sugjeron dërgimin e palestinezëve në Kanada.

Në dokumentin e publikuar në sajtin izraelit, Sicha Mekomit, të cilit i referohet RT, thuhet se këto ide nuk do të merren parasysh derisa të përfundojë lufta. Strategjia parashikon që refugjatët të shkojnë së pari në Egjipt. Por, rreth dy javë pas hartimit të dokumentit (duke iu referuar datës që ai mban), presidenti El Sisi refuzoi të hapë dyert e Egjiptit për palestinezët.

- Publicitet -

Megjithatë, gjithnjë sipas dokumentit, Egjipti mund të kthehet në terren për zhvendosjen masive të palestinezëve në vende të tjera. Propozimi është që Egjipti, Turqia, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të paktën të ofrojnë mbështetje financiare për këtë zhvendosje masive, nëse refuzojnë pranimin e refugjatëve.

Kanadaja njihet për sistemin e rreptë të imigracionit, sidomos vitet e fundit. Pranimi i të huajve bazohet mbi një sistem pikësh që përzgjedh individët bazuar në aftësitë dhe arsimimin e tyre. Por vitet e fundit, gatishmëria për të pranuar mijëra sirianë që i iknin luftës, ka bërë që Kanadaja të shihet si strehë e sigurt për refugjatët. Tre ditë më parë në Toronto u mbajt një protestë masive në mbështetje të palestinezëve, megjithatë qasja zyrtare e Kanadasë është ajo e Perëndimit: Zgjidhja me dy shtete.

Vetëm pak ditë më parë, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, përsëriti se “bota dhe rajoni kanë nevojë për një shtet palestinez paqësor, të sigurt e të begatë, së bashku me një Izrael paqësor, të begatë, demokratik, të sigurt …”.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 13 nëntor 2026
  • Pasqyra e Dublinit
  • BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  • VIDEO: ​Super-gol i Ernest Muçit e më pas Manaj, Shqipëria triumfon 2 me 0 ndaj Finlandës në Tiranë
  • Është e vërtetë që Shqipëria e momentit kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë ishte 92 mijë km2?

Komentet e Fundit

  1. labi doktori on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  2. Leshi on Nga “rivitalizimi” te kulla 65-katëshe: Themelohet kompania që do të ndërtojë mbi truallin publik te Pallati i Kongreseve
  3. Ramazoni pri Tirone on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  4. Flamur Struga on Përplasja për pagat: Qeveria shqiptare përballë gjyqtarëve dhe prokurorëve
  5. Flamur Struga on Shqipëria do të bëhet vendi më i ri në rrjetin ndërkombëtar të lëvizjes hebraike Chabad-Lubavitch

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?