Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Prindërit na mbajtën në krahë për të na shpëtuar…”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > “Prindërit na mbajtën në krahë për të na shpëtuar…”
HistoriLajmi i fundit

“Prindërit na mbajtën në krahë për të na shpëtuar…”

Published: August 7, 2026
Shpërndaje

Nga Ardita Zeqiri

Në mars të vitit 1999, ndërsa forcat serbe dëbonin familjet shqiptare të Kosovës nga shtëpitë e tyre, Sali Morina dhe bashkëshortja e tij u detyruan të mbanin në krahë tre nga fëmijët e tyre, të cilët vuanin nga distrofia muskulore, për t’i shpëtuar rrezikut.

“Në fund të marsit, forcat serbe po i rrethonin fshatrat,” kujton Sali Morina për Kosovën e vitit 1999. “Unë i mora në krahë të dy djemtë tanë dhe nënën time deri te makina, ndërsa gruaja ime mbajti Ganimeten (vajzën e tyre), sepse ishte më e lehtë për ta mbajtur.”

- Publicitet -

Familja Morina, nga fshati Samadrexhë në komunën jugore të Suharekës, ishte ndër qindra mijëra shqiptarët e Kosovës të dëbuar gjatë luftës së viteve 1998–1999, kur presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç intensifikoi fushatën e tij kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK.

Arratisja ishte edhe më e vështirë për familjen Morina sesa për shumë të tjerë: tre nga pesë fëmijët e tyre vuanin nga distrofia muskulore, një sëmundje që shkakton dobësim progresiv të muskujve dhe humbje të masës muskulore. Ata nuk kishin karroca invalidësh që do t’ua lehtësonin largimin.

Gati tri dekada më vonë, historia e tyre është një nga rrëfimet e paraqitura në ekspozitën “Eksodi ‘99”, e vendosur në stacionin “Reporting House” të BIRN-it në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

E vendosur në një vagon treni të restauruar në stacionin hekurudhor të Prishtinës – pikërisht aty ku mijëra shqiptarë të Kosovës u detyruan të hipnin në trena të mbipopulluar gjatë luftës – ekspozita dokumenton përvojat e civilëve të dëbuar me dhunë nga forcat serbe në vitin 1999.

Ndërsa NATO-ja nisi bombardimet ndaj Jugosllavisë për të detyruar largimin e forcave serbe nga Kosova, pothuajse një milion shqiptarë të Kosovës u larguan me detyrim, duke ndjekur rrugët drejt Shqipërisë dhe asaj që sot është Maqedonia e Veriut.

Familja Morina u nis me makinë, ndërsa njëri nga djemtë e tyre adoleshentë drejtonte traktorin e familjes me një pjesë të sendeve. Forcat serbe i ndaluan në fshatin Bellanicë, përpara se të arrinin t’i bashkoheshin kolonës së madhe që po shkonte drejt Shqipërisë.

Ganimete Morina, e cila në atë kohë ishte nëntë vjeçe, i kujton uniformat e policisë dhe ushtrisë serbe.

“Mbanin maska, kapele dhe rrjeta kamuflazhi,” kujton ajo.

“Tre ose katër policë iu afruan makinës sonë. Trokitën në xham dhe e urdhëruan babanë tim t’ua dorëzonte makinën. Ia drejtuan pushkën te veshi dhe i thanë: ‘Do t’i nxjerrësh fëmijët jashtë apo të të vrasim para syve të tyre?’”

Babai i saj kujton: “Ma morën makinën sepse u pëlqeu. Ishte një Volksëagen Golf Mk2,” thotë ai. Fëmijët e tij me aftësi të kufizuara, shton ai, “mbetën në baltë” buzë rrugës.

“Nuk kishim karroca invalidësh,” thotë Ganimetja. “Nëna dhe babai na mbanin gjithmonë në krahë.”

Një e nga një, Saliu i hipi secilin prej fëmijëve në një autobus fshati, tashmë të mbushur me shqiptarë të tjerë të Kosovës të dëbuar. “E kaluam gjithë natën aty,” kujton ai.

“Duhet të kenë qenë më shumë se 100 njerëz në atë autobus,” thotë Ganimetja. “Babai mbante dy vëllezërit e mi në prehër, ndërsa nëna më mbante mua.”

Ndërsa autobusi priste të nisej, ajo pa forcat serbe duke i ndarë të rinjtë nga turma. “I çuan në një garazh dhe i rrahën. Ne mund ta shihnim gjithçka nga autobusi.”

Ajo kujton gjithashtu se policia u kërkonte refugjatëve para dhe stoli ari.

Pasi kaluan natën në autobus, mëngjesin tjetër u urdhëruan të niseshin drejt Malishevës.

“Kur mbërritëm, policia serbe dhe paraushtarakët kishin ngritur një pikë kontrolli. Pashë njerëz që vriteshin aty. Mendova: ‘Këtu do të marrë fund jeta jonë’,” thotë Saliu.

Teksa udhëtonin nëpër Kosovë, përreth tyre shpaloseshin skena shkatërrimi. “Pamë shtëpi që digjeshin gjatë gjithë rrugës. Pamë trupa të pajetë të shtrirë buzë rrugës,” shton ai.

Një kujtim tronditës që e ndjek ende është ai i një të riu të bllokuar nën rimorkion e përmbysur të traktorit të tij në Rahovec. “E dëgjoja duke bërtitur, por askush nuk mund ta ndihmonte. Sot, aty ndodhet një memorial në kujtim të tij.”

Në kufirin me Shqipërinë, policia serbe dyshoi për njërin nga djemtë e Morinës.

“Më thanë: ‘Ky është i plagosur. Ku po e çon? Është ushtar i UÇK-së.’ U shpjegova se kishte aftësi të kufizuara dhe nuk mund të ecte. Ia ngrita këmbët që ta shihnin,” kujton ai.

Ai moment mbetet një nga kujtimet më të dhimbshme për Ganimeten. “Nuk do ta harroj kurrë mënyrën se si babai e ngriti vëllanë tim për t’ua treguar këmbët. Polici shqeu sytë, uli kokën dhe u largua.”

“Vëllai im i madh eci deri në moshën katërvjeçare,” kujton Ganimetja. “Pastaj pati temperaturë dhe u diagnostikua me distrofi muskulore. Vëllai im më i vogël lindi me këtë sëmundje. Edhe unë ecja deri në moshën tre ose katër vjeçare, përpara se të shfaqeshin simptomat. Vëllai dhe motra tjetër nuk e kanë këtë sëmundje.”

Pas dëbimit nga shtëpia, prindërit e tyre u detyruan t’i mbanin në krahë të tre fëmijët. “Për familjen tonë, mbajtja jonë në krahë ishte një barrë shtesë krahasuar me familjet e tjera,” thotë ajo.

Duke u përpjekur të përmbajë lotët, Ganimetja rrëfen se, kur ishte fëmijë: “Shpesh mendoja se ndoshta do të kishte qenë më lehtë sikur njëri prej nesh të treve të kishte vdekur, vetëm që t’ua lehtësonim barrën prindërve tanë.”

“Çfarë do të kishte qenë jeta jonë nëse babai ynë do të ishte vrarë?” pyet ajo.

Pa prindërit e tyre, thotë Ganimetja, tre fëmijët nuk do të kishin qenë në gjendje të kujdeseshin as për nevojat e tyre më themelore. “Prindërit tanë janë të pazëvendësueshëm,” përfundon ajo.

Gjetja e strehimit në Shqipëri

Familja më në fund kaloi kufirin për në Shqipëri dhe mbërriti në qytetin verilindor të Kukësit.

Një familje në fshatin Shtiqën i strehoi në shtëpinë e saj. “Liruan të gjithë katin e shtëpisë për ne, ndërsa vetë shkuan të flinin aty ku rrinte lopa,” kujton Sali Morina.

Më vonë, fëmijët refugjatë nga Kosova patën mundësi të vazhdonin mësimet së bashku me nxënësit e tjerë në shkollën e fshatit. Por Ganimetja nuk mundi të ndiqte mësimin për shkak të pamundësisë së saj për të lëvizur.

“Ajo familje mikpritëse në Shqipëri kishte tre fëmijë. Vajza e madhe ishte në moshën time dhe ata shkonin në shkollë. Drejtori i shkollës na njoftoi se edhe fëmijët nga Kosova duhej të vinin në shkollë. Motra ime filloi të shkonte, por unë nuk kisha karrocë invalidësh.”

Në Kosovë, Ganimetja kishte ndjekur shkollën fillore. “Ishte shumë e vështirë kur motra ime shkonte në shkollë në Shqipëri, ndërsa unë qëndroja në shtëpi.”

Pas një muaji në Shtiqën, familja mori një ofertë për t’u vendosur si refugjatë në Zvicër. “Babait tim iu ofrua mundësia të largohej së bashku me nënën time dhe me tre fëmijët me aftësi të kufizuara,” kujton Ganimetja. “Por kjo do të nënkuptonte të linim pas gjyshen, vëllanë tjetër dhe motrën. Vendosëm të qëndronim së bashku.”

Në vend të kësaj, familja u zhvendos në një repart ushtarak në Berat, ku kaloi edhe një muaj tjetër duke jetuar në çadra. Në mesin e qershorit 1999, trupat e NATO-s hynë në Kosovë.

Kthimi në shtëpi solli njëkohësisht gëzim dhe dhimbje. “Kur mbërritëm, oborri ishte mbuluar nga bari. Aty kishte ngordhur një kalë. Shtëpia jonë ishte djegur,” kujton Ganimetja.

Në shtator të atij viti, ajo u kthye në shkollë dhe e përsëriti klasën e dytë, ndërsa babai i saj punoi me misionet ndërkombëtare në Kosovë.

Më vonë, Ganimetja u angazhua me HANDIKOS-in, një organizatë joqeveritare që ofron shërbime mbështetëse për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë. Sot ajo punon si sekretare në Shkollën Fillore “Dituria” në fshatin Samadrexhë.

Dëshmitë e Sali dhe Ganimete Morinës janë ndër 48 rrëfimet personale të paraqitura në ekspozitën “Eksodi ’99”, e cila është e vendosur në muzeun Reporting House të BIRN-it.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?
  • Biznesmeni dhe politikani serb i Kosovës, Milan Radoiçiq, akuzohet për krime lufte
  • “Prindërit na mbajtën në krahë për të na shpëtuar…”

Komentet e Fundit

  1. Patriot on Akuzohet se ka fshehur origjinën e Covid, Senati shpall Faucin fajtor për shpërfillje të Kongresit
  2. !!? on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. ¿? on Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare arrestohet në Francë për shpërndarje kokaine
  4. Emonomisti on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  5. Dashi on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?