Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Probleme me ankthin dhe depresionin? Ja disa mënyra si ti mbani larg
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Probleme me ankthin dhe depresionin? Ja disa mënyra si ti mbani larg
EnciklopediShendetesi

Probleme me ankthin dhe depresionin? Ja disa mënyra si ti mbani larg

Published: July 12, 2022
Shpërndaje

Depresioni dhe ankthi janë bërë diçka e zakontë, por serioze e që ndikon negativisht në aktivitetet e përditshme të një personi dhe bëhet pengesë për cilësinë në punë dhe jetën personale. Sipas psikologëve si çdo sëmundje apo çrregullim tjetër, edhe depresioni mund të parandalohet duke praktikuar rregullisht disa teknika të shëndetshme dhe efektive.

1. Gjeni një qëllim: Të ecësh në jetë pa një qëllim të caktuar duket e mërzitshme. Ndjesia e kuptimit dhe qëllimit në jetë rrit produktivitetin dhe nivelet e energjisë. Gjithashtu ju mban të motivuar, të relaksuar dhe të kënaqur në jetën profesionale, personale dhe shoqërore.

2. Menaxhoni kohën: Menaxhimi joefikas i kohës mund të çojë në ndjesi jo të mira si mungesë vetëbesimi, trishtim dhe pafuqi çka më pas çon në presion psikologjik dhe emocional, duke krijuar kështu një terren pjellor për depresion.

- Publicitet -

3. Ushtrohuni: Të luash sportin e preferuar ose të kesh një rutinë të përditshme ushtrimesh do të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve fizike dhe mendore. Ushtrimi çliron endorfina (hormonet e ndjeshmërisë) në trup që rrit lumturinë dhe mirëqenien e përgjithshme.

4. Dieta: Ushqimet e yndyrshme, të skuqura dhe me sheqer janë provuar se shkaktojnë simptoma të ngjashme me depresionin tek njerëzit që i konsumojnë rregullisht. Nga ana tjetër ushqimet e pasura me antioksidantë si vitamina C dhe E reduktojnë stresin e oksiduar në trup. Sipas shkencëtarëve personat që nuk hanë mjaftueshëm omega-3 mund të kenë shkallë më të lartë të çrregullimit depresiv. Gjithashtu, njerëzit që nuk hanë shpesh peshk, një burim i pasur i këtyre acideve yndyrore, kanë më shumë gjasa të kenë depresion.

5. Kontrolloni për mangësi të mundshme të vitaminave: Nivelet e ulëta të vitaminës D dhe B12 rrisin gjasat për të pasur depresion. Pra, në takimin tuaj të ardhshëm te mjeku, sigurohuni që t’i kontrolloni këto.

6. Meditimi: Joga dhe forma të tjera meditimi janë provuar të jenë të dobishme në trajtimin e stresit të përditshëm fizik dhe mendor. Nëse stresi i përditshëm akumulohet çon në probleme të ndryshme të shëndetit mendor dhe emocional, teknikat e meditimit mund të ndihmojnë për t’u çlodhur dhe relaksuar.

7. Angazhohuni në shërbimet komunitare: Ndihma për ata që janë në nevojë mund të rrisë ndjenjën tuaj të vetëkënaqësisë, mirënjohjes dhe vetëvlerësimit. Të jep besim në trajtimin efektiv të problemeve personale.

8. Trajtoni sëmundjet fizike: Sëmundjet mjekësore si diabeti, kanceri, hipo/hipertiroidizmi, hipertensioni, sëmundja e Parkinsonit, dhimbjet kronike, sëmundjet kronike obstruktive pulmonare dhe medikamentet e marra për këto sëmundje kontribuojnë në depresion.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?