Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prokurorët do kërkojnë dënim me vdekje për Luigi Mangione, 26-vjeçarin që ekzekutoi “CEO”-n e UnitedHealthcare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Prokurorët do kërkojnë dënim me vdekje për Luigi Mangione, 26-vjeçarin që ekzekutoi “CEO”-n e UnitedHealthcare
BoteLajmi i fundit

Prokurorët do kërkojnë dënim me vdekje për Luigi Mangione, 26-vjeçarin që ekzekutoi “CEO”-n e UnitedHealthcare

Published: April 2, 2025
Shpërndaje

Prokurorët federalë po kërkojnë dënimin me vdekje kundër 26-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare, Brian Thompson jashtë një hoteli në Manhattan më 4 dhjetor, tha të martën prokurorja e përgjithshme amerikane Pam Bondi.

Bondi tha se ajo urdhëroi prokurorët të kërkonin ekzekutimin e Luigi Mangione, sepse, siç tha ajo, ai kreu “një atentat të paramenduar, gjakftohtë që tronditi Amerikën”.

Sipas prokurorëve, Mangione mbante një ditar në të cilën ai shprehte armiqësi ndaj industrisë së sigurimeve shëndetësore dhe drejtuesve të pasur. UnitedHealthcare është siguruesi më i madh shëndetësor në SHBA, megjithëse kompania ka thënë se Mangione nuk ka qenë kurrë klient i tyre.

- Publicitet -

Mangione po përballet me akuza shtetërore dhe federale në lidhje me vrasjen e Thompson. Ai është deklaruar i pafajshëm për akuzat shtetërore dhe nuk ka pranuar fajësinë ndaj atyre federale.

Dënimi maksimal për akuzat shtetërore është burgim i përjetshëm.

Mangione dhe avokatët e tij kanë thënë se planifikojnë të përfitojnë nga rreth 775,000 dollarë të mbledhura në platformën GiveSendGo për të ndihmuar mbrojtjen e tij ligjore. Fushata u organizua nga një grup i quajtur Komiteti Ligjor i 4 Dhjetorit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Lala i Lushnjes says:
    April 2, 2025 at 9:40 am

    Tëmën e sëmës unë që zhduka nga faqe e dheut Gaza, Liban, Libi, Irak, Siri e Ukrainë jam ” hero,, dhe ai i uruari me një njeri ( mirë nuk bëri) “terrorist,, ? !!!??? . Me që ra fjala do të kthehem nga Greland dhe Kanada.
    Shënim: Për ata që nuk e kishin klient, nuk e kishit se nuk kishte të paguante, nuk ishte Musk.

    Reply
  • xyz says:
    April 2, 2025 at 10:45 am

    Luixhi Manxhione – ose Robin Hudi modern. Ai vrau një njeri maskara që nuk rimbursonte 1/3 e pacientëve të tij. Dhe që fitonte 16 miliardë dollarê në vit!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë
  • Orët e etheve në Hagë për shtabin e UÇK-së
  • 16 shtatori i Konferencës së Pezës
  • Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Komentet e Fundit

  1. i lir on Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  2. xnxx.health on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  3. i lir on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Jim on Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  5. PO , PO on Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?