Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protesta e dy këngëtarëve të njohur çon në anulimin e ndërtimit të kullës në Londër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Protesta e dy këngëtarëve të njohur çon në anulimin e ndërtimit të kullës në Londër
KronikeKuriozitete

Protesta e dy këngëtarëve të njohur çon në anulimin e ndërtimit të kullës në Londër

Published: May 18, 2026
Shpërndaje

Personazhe të famshëm, përfshirë vokalistin e grupit “Rolling Stones”, Mick Jagger ia kanë dalë të pengojnë planet për të ndërtuar një kullë 29-katëshe në brigjet e lumit Tamiz në Londër.

Jagger, së bashku me yllin e rokut Eric Clapton, aktoren Felicity Kendal dhe komedianin Harry Hill, luftuan për dy vjet kundër kompanisë “Rockwell Property” që planifikonte të ndërtonte një kullë 100 metra pranë Urës Battersea në jugperëndim të Londrës.

Jagger, 82 vjeç, i cili ka pasur një shtëpi në bregun verior që nga fillimi i viteve 1960, ashtu si edhe shoku i tij i grupit Keith Richards, thanë se kulla nuk kishte “kuptim” dhe ishte “krejtësisht e gabuar në çdo nivel”.

- Publicitet -

Jagger i tha gazetës “Chelsea Citizen” në mars se ai kishte “jetuar në këtë zonë për një kohë të gjatë dhe më intereson se çfarë do t’i ndodhte. Nëse kjo vazhdon, mund të çojë në ndërtimin e më shumë ndërtesave të larta… duke e ndryshuar përgjithmonë këtë pjesë të mrekullueshme të bregut të lumit Tamiz”.

Clapton, 81 vjeç, paralajmëroi se nëse planet miratoheshin, do të ishte një “leje e lirë për të gjithë zhvilluesit e tjerë të ndërtonin kulla përgjatë lumit”. Ai shtoi: “Këta zhvillues nuk u intereson fare se çfarë mendon dikush. Ata e bëjnë këtë vetëm për para.”

The Guardian shkruan se Rockwell Property fillimisht propozoi ndërtimin e një kulle 34-katëshe me 142 apartamente, e cila më vonë u reduktua në 110 apartamente, duke përfshirë 54 shtëpi të përballueshme, së bashku me parkim nëntokësor dhe një përzierje hapësirash tregtare.

Zhvilluesi argumentoi se projekti trajtonte “një nevojë urgjente për banesa të reja me cilësi të lartë” në Londër .

Këshilli i Wandsworth i hodhi poshtë planet, duke përmendur “lartësinë dhe shkallën e tepërt” të projektit, duke shtuar se ai “do të përfaqësonte një ndryshim transformues të papranueshëm dhe të papërshtatshëm brenda vendndodhjes që do të dëmtonte ndjeshëm karakterin hapësinor të të njëjtës vendndodhje”.

Ai tha gjithashtu se kulla do të prishte horizontin dhe do të “shkatërronte” jetën e fqinjëve. Autoriteti i Londrës së Madhe mbështeti vendimin e këshillit.

Rockwell apeloi, por nuk sërish nuk ia doli. Pas një seance dëgjimore publike 8-ditore, inspektorja e planifikimit Joanna Gilbert tha: “Propozimi do të shkaktonte dëm në karakterin e peizazhit urban në disa pamje të identifikuara nga drejtime dhe distanca të ndryshme.”

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Zdromsi says:
    May 18, 2026 at 10:26 am

    I boton Dita qe te shtyje kohen “Shitesi i Fiqve” ne burg.

    Reply
  • xxx says:
    May 18, 2026 at 1:55 pm

    Kushtetusja jone aktualisht e kontrolluar nga Egzekutivi, nuk bezan ndaj projekteve si Tirana 2030 te Edvinramutit, edhe kur pervec demit shkaterrimtar social e mjedisor ajo e di mire qe me kullat ndertuesit lajne shpelajne para droge. Sepse Kushtetusjs dakortdesohet me qellimin e kullave ne Tirane cili ne radhe te pare eshte Politik= shkaterrimi me themel i historise se socializmes dhe ndergjegjrs sociale pozitive si trashegimi e tij.
    Dhe ky qellim eshte prioritar e ngrihet prrmbi luftimin e droges, duke shpallur indirekt se arkitektura ne dobi te publikes eshte mekat qe i duhet kundervene me cdo kosto.
    Shpresojme qe Keshilli lokal dhe Autoritetivi Londres te mos kete nevoje per proteste nga VIPat e muzikes per te vazhduar ta kundershtoje Kompanine Ndertuese kur kjo ta perserise kerkesen per leje kulle, pas vdekjes se VIPave. Sic beri skilja Edvinrama dhe Lali Fiku me shembjen e TK pas vdekjes se Max Velos.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Guacka e Zvërnecit
  • Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  • Enigma e Zvërnecit: Pse po heton SPAK investimin në kulmin e protestave
  • Ata të rinj që janë në shesh…
  • Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?