Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Provimi i fundit i Maturës 2023, çfarë duhet të mësoni për lëndën me zgjedhje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Provimi i fundit i Maturës 2023, çfarë duhet të mësoni për lëndën me zgjedhje
KryesoreShoqëri

Provimi i fundit i Maturës 2023, çfarë duhet të mësoni për lëndën me zgjedhje

Published: June 14, 2023
Shpërndaje

 

Lënda me zgjedhje është edhe prova e fundit përmbyllëse e Maturës Shtetërore 2023. Provimi i kësaj lënde do të zhvillohet të hënën e datës 19 qershor. Sipas preferencave të përzgjedhura më herët gjatë plotësimit të formularit A1 dhe A1Z, maturantët do të zhvillojnë provimin me zgjedhje në një nga këto lëndë: kimi, biologji, gjeografi, histori, fizikë, qytetari-psikologji, sociologji-filozofi, ekonomi, histori arti, histori muzike, si dhe histori baleti që janë për shkollat e mesme artistike.

Autoritetet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit bëjnë me dije se testi për lëndën me zgjedhje do të ndërtohet në mënyrë të tillë që në të, të jenë të përfshira të tria nivelet e vështirësisë: niveli bazë, niveli mesatar dhe niveli i lartë. Për të orientuar maturantët në lidhje me çfarë  duhet të shohin me kujdes gjatë përgatitjeve të fundit, në vijim të shkrimit gjeni të detajuara tematikat nga ku do të merren pyetjet finale të çdo teze provimi për lëndën me zgjedhje.

- Publicitet -

Sipas skemës së përcaktuar, shpërndarja e pyetjeve në test do të jetë në varësi të përqindjeve që zë secila tematikë në programet orientuese. Kështu, nxënësit duhet të kenë parasysh se tematika, e cila ka përqindjen më të lartë, në test do të përfaqësohet nga një numër më i madh pyetjesh.

Për të mos rrezikuar përjashtimin, maturantët duhet të jenë të kujdesshëm në respektimin e rregullave në ditën e provimit. Maturanti duhet të paraqitet në qendrën e provimit 1 orë e 30 minuta përpara orarit zyrtar të fillimit të provimit. Në çastin e paraqitjes në mjediset e provimit duhet të keni me vete detyrimisht dokumentin e identifikimit, si dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e testit. Nëse ju mungon dokumenti i identifikimit ju nuk do të lejoheni të hyni në ambientet e provimit, e për rrjedhojë do të humbisni edhe të drejtën për të konkurruar në raundin e parë të pranimeve në universitete që do të zhvillohet në mbyllje të muajit korrik.

Në pyetjet me alternativa duhet që të rrethoni vetëm përgjigjen që mendoni se është e saktë. Në të gjitha rastet e tjera kur rrethoni më shumë se një alternativë, bëni shenja të tjera në test, apo nuk rrethoni asnjë prej tyre, do të vlerësoheni me zero pikë. Nxënësit që do të dorëzojnë testin para kohës së përfundimit të provimit nuk mund të dalin nga ambientet e shkollës, por do të qëndrojnë nën mbikëqyrjen e mësuesve në ambiente të caktuara deri në kohën e mbylljes së testimit nga të gjithë kandidatët e tjerë.

Shpallja e rezultateve të të gjitha provimeve të detyruara dhe lëndës me zgjedhje do t’i hapë udhë vijimit të konkurrimit për studimet e larta në të gjitha universitetet publike dhe ato private të vendit për vitin e ri akademik 2024-2023. Autoritetet e arsimit bëjnë me dije se të drejtën për të konkurruar për studimet e larta për këtë vit e kanë të gjithë maturantët dhe kandidatët e tjerë që kanë përfunduar me sukses studimet e arsimit të mesëm të lartë dhe që plotësojnë këto katër kushte: “Janë pajisur me dokumentacionin përkatës ligjor të përfundimit të studimeve të shkollës së mesme, plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, plotësojnë kriteret shtesë të përcaktuara nga universitetet për programet në të cilat konkurrojnë, si dhe nuk rezultojnë të regjistruar në asnjë program tjetër studimi, duke përjashtuar këtu nxënësit dhe studentët e shkëlqyer”.

Nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë për vitin e ri akademik do të përllogaritet si mesatare e thjeshtë e këtyre treguesve,: “mesatares aritmetike të thjeshtë të notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë, si dhe mesatares aritmetike të thjeshtë të notave të provimeve të Maturës Shtetërore 2023”. Institucionet arsimore të arsimit të mesëm të lartë dhe institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar, janë përgjegjëse për përllogaritjen e notës mesatare dhe dërgimin e këtyre të dhënave në Qendrën e Shërbimeve Arsimore.

 

 

 

Tematikat nga ku do të merren pyetjet për lëndën e provimit me zgjedhje

 

 

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale
  • GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg bashkëpunëtorin e drejtësisë
  • Telat me gjemba rrethojnë edhe Baks-Rrjollin në Velipojë
  • Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump: Jemi pranë një marrëveshjeje
  • Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Komentet e Fundit

  1. Leu on Shqipëria e bukur është në shesh
  2. AI on Shqipëria e bukur është në shesh
  3. Doktor Mortja on Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  4. Doktor Mortja on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?