Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Pse më lage me shampanjë?” Si ndodhi sherri masiv në Palasë, kush janë protagonistët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Pse më lage me shampanjë?” Si ndodhi sherri masiv në Palasë, kush janë protagonistët
KronikeLajmi i fundit

“Pse më lage me shampanjë?” Si ndodhi sherri masiv në Palasë, kush janë protagonistët

Published: August 28, 2024
Shpërndaje

Një sherr masiv i ndodhur në Palasë orëve të para të së dielës ka rezultuar me dy persona të plagosur, njëri prej tyre rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në një resort luksoz, në të cilin mbrëmjen e së shtunës ishte ftuar të këndonte një këngëtar grek dhe sipas të dhënave, masat e sigurisë kanë qenë maksimale.

Por sherri i ndodhur rreth orës 02.30 të së dielës është bërë publik vetëm dje nga policia lokale dhe ajo e Vlorës, ndonëse ende për policinë janë të paidentifikuar edhe 2 persona të tjerë! Policia e Vlorës ka nisur tri informacione në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku fillimisht kishte probleme edhe me datën se kur ka ndodhur, ndërsa bënte me dije se është një i plagosur dhe dy në kërkim.

- Publicitet -

Pamjet filmike të dhunës brutale të dashamirësve të muzikës greke, që kishin mbërritur në atë resort dhe që u ngatërruan për pikat e shampanjës që iu bënë pis rrobat, treguan se në fakt ishin dy të plagosur dhe disa persona që ‘fluturonin’ gjithçka që gjendej në lokal. Mirëpo, ditën e djeshme, teksa policia rrekej të numëronte personat që mund të shpallte në kërkim si të përfshirë në ngjarje, u mësua se njëri nga dhunuesit që iku nga vendi i ngjarjes është një i shumëkërkuar.

Ai është përfshirë një vit më parë në një rrëmbim dhe mbajtje peng të një biznesmeni në Tiranë dhe po në Tiranë, në shkurtin e këtij viti, edhe pse ishte në kërkim nga policia, ai sulmoi me thikë një person në zonën e “Komunës së Parisit”. Dëshmitarët okularë që kanë qenë të pranishëm në resortin luksoz kanë treguar praninë e tij, çka la të dyshohej edhe në deklaratat e njëpasnjëshme të policisë së Vlorës.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2024/08/RPReplay_Final1724747229-2.mp4

TË PLAGOSUR

Luçiano Koçeku, 42 vjeç
Fatbardh Aliaj, 42 vjeç

NË KËRKIM

Fatmir Bejo, 30 vjeç
Xhoni Spaho, 28 vjeç
Genti Baleci, 49 vjeç
Klajdi Cerri, 32 vjeç

Një grup personash u përfshinë në një sherr të dhunshëm në ambientet e një resorti luksoz në Palasë, ndërsa mbante koncert këngëtari grek, Konstandinos Argiros, të shtunën.

Të plagosur mbetën Luçiano Koçeku 42 vjeç, biznesmen, i njohur dhe si Tur Koçeku, si edhe një person tjetër, i identifikuar si Fatbardh Aliaj, 42 vjeç. Mësohet se Koçeku ka pasur dëmtime në pjesën e sipërme të kokës.

Mes grumbullit të personave të përfshirë në përleshje, policia dje shpalli zyrtarisht në kërkim 4 prej tyre dhe konkretisht, Xhoni Spaho 28 vjeç nga Tirana, Genti Baleci 49 vjeç nga Durrësi, Fatmir Bejo, 30 vjeç nga Durrësi dhe Klajdi Cerri, 32 vjeç nga Tirana. Por bëhet me dije se edhe 2 persona të tjerë të përfshirë në sherr janë të paidentifikuar.

Fatmir Bejo 30 vjeç rezulton i përfshirë në plagosjen me thikë të shtetasit Mirel Ishka në shkurt të këtij viti në një lokal te “Komuna e Parisit” dhe në dhunimin e pengmarrjen për disa orë në prill të vitit 2023 të biznesmenit të ndërtimit, Gj. F., për një borxh të pretenduar prej 25 mijë euro.

Mbetet e paqartë se si Fatmir Bejo ishte në kërkim dhe ka hyrë dhe dalë nga ai lokal pa rënë në sytë e policisë. I kërkuari tjetër, Xhoni Spaho, rezulton të ketë kandiduar për deputet në zgjedhjet e vitit 2021 nga radhët e Partisë “Aleanca për Demokracinë e Re”, që drejtohet nga Edmond Stojku.

Policia raportoi fillimisht se ngjarja ndodhi të hënën më datë 26 gusht, por më pas u tha se përleshja ka ndodhur mesnatën e 25 gushtit 2024, pra 2 ditë më parë. Në një njoftim të dytë të dhënë për mediat, Policia e Vlorës saktësoi datën e ngjarjes dhe njoftoi se bëhej fjalë për 2 të plagosur dhe 4 persona në kërkim, ndryshe nga sa kishte raportuar më parë, për 1 të plagosur dhe 2 në kërkim. Jo vetëm kaq. Për ngjarjen policia është treguar e rezervuar në informacione, duke mos dhënë fillimisht identitetet e personave të përfshirë dhe aq më pak dinamikën e ngjarjes apo nëse motivi i kësaj përleshjeje të dhunshme, që për fat nuk u përsërit ngjarja e 10 gushtit në Pogradec, shkon përtej hatërmbetjes për të lagurit me shampanjë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Trapajani says:
    August 28, 2024 at 9:42 am

    Koceku paska ron ne ustallare,,,pordhet e medha grisin breket e reja thot populli,,,

    Reply
    • pilo Lala says:
      August 28, 2024 at 6:53 pm

      Kocekun e ka zene mamaja ne kocekun e misrit kooperatives, i ka vene emrin te mos e harroje ate nate.

      Reply
  • Abdul Dibra says:
    August 28, 2024 at 8:47 pm

    Do bejne pare te madhe prokuroret e Vlores.Ka ra daci ne kos.

    Reply
  • Labi says:
    August 29, 2024 at 8:11 am

    Ca mendon palloshi per jugun turistik,ai stan ket bulmet ka,po ti shikosh keta jane pronare resortesh e hotelesh ne jug,kam degjuar se dhe ne dhomat e hoteleve kane vene kamera e filmojn turistet,nuk e besova po nuk i dihet vendi cudive,ishalla nuk eshte e vertete.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 8 Korrik 2026
  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit

Komentet e Fundit

  1. Populli on Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  2. nastradini on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Emigranti on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. Emigranti on LETËR E HAPUR
  5. Bruno on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?