Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si u kthye Shqipëria nga vendi me popullsinë më të re në Europë, në vendin që do ketë popullin më të plakur në botë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Si u kthye Shqipëria nga vendi me popullsinë më të re në Europë, në vendin që do ketë popullin më të plakur në botë!
KomunitetKryesoreopinion

Si u kthye Shqipëria nga vendi me popullsinë më të re në Europë, në vendin që do ketë popullin më të plakur në botë!

Published: June 8, 2023
Shpërndaje

Botuar sot në DITA

Në datën 2 qershor 2023, INSTAT publikoi të dhënat për popullsinë më 1 Janar 2023, së bashku me faktorët kryesorë që ndikojnë në të, shtesën natyrore, (lindjet-vdekjet) dhe migracionin neto (emigracion-imigracion), përfshirë dhe shtrirjen e saj në qarqe.

Popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2023, rezultoi 2.761.785 banorë, me një pakësim jo të vogël prej -31.807 banorë, krahasuar me 1 janar 2022.

- Publicitet -

Kjo rënie kaq e lartë, ka ardhur si rrjedhoje e dy faktorëve, por para së gjithash e mbi të gjitha si rezultat i numrit të madh të migracionit neto. Kjo duket qartë nga fakti se treguesi i fundit migracioni neto, që është diferencë midis numrit të emigrantëve dhe imigrantëve vitin e kaluar ishte -32.497 persona.

Në kushtet kur shtesa natyrore e popullsisë po i afrohet zeros, për të qenë më pas negative, ose vetëm 690 persona, rezulton kjo rënie e madhe e popullsisë, si në terma absolute, por dhe në terma relative prej -1.1 për qind.

Nga grafiku nr 1, rezulton se duke filluar sidomos pas vitit 2018, rënia e popullsisë paraqitet kreshendo. Mjafton të mbajmë parasysh se krahasuar me vitin 2019, vetëm brenda 4 vjetëve popullsia ka rënë 100,642 banorë me një mesatare prej rreth 25 mijë veta në vit.

Grafiku nr 1

Ndërkohë kjo rënie ka ndodhur në kushtet kur popullsia mbi 65 vjeç është shtuar me 15.271 vetë. Nga paraqitja grafike rezulton se popullsia mbi 65 vjeç është rritur nga 367.907 persona më 1 Janar 2016, në 439.225 persona më 1 Janar 2023.

Në këto kushte ka një rritje shumë të shpejtë dhe të raportit të varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç), nga 18.6% në vitin 2016 në 24.4% më 1 Janar 2023. Kjo është shoqëruar me një rritje të dukshme të përqindjes të popullsisë mbi 65 vjeç ndaj popullsisë gjithsej – nga 12.8% në 1 Janar 2016, në 16.5%, 1 Janar 2023.

Grafiku nr 2

Këta janë tregues që flasin për dukurinë e moshimit të shpejtë të popullsisë së vendit tonë. Kështu nga vendi me popullsi me moshën më të re në Europë në vitin 1990, Shqipëria parashikohet të ketë në fund të këtij shekulli përqindjen më të lartë të popullsisë së moshuar në botë (sipas raportit të OKB, dhe projeksioneve të saj për popullsinë).

Kushdo le ta shohë atë drejtpërdrejt në grafikun Nr 3. Sipas Visual Capitalist”, mbështetur në të dhënat dhe parashikimet e divizionit të popullsisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), 49% e popullsisë së Shqipërisë do të jetë 65 vjeç e lart deri në vitin 2100. Kjo është  pesha më e lartë në botë dhe dyfishi i mesatares globale deri në atë vit.

Grafiku nr 3

Ndërsa përqindja e popullsisë mbi 65 vjec shtohet me ritme të shpejta, po pakësohet popullsia e moshës 0-14 vjeç  por edhe ajo e popullsisë në moshë pune 15-64 vjeç .

Sipas grafikut nr 4, për popullsinë 0-14 vjeç, shihet qartë se nga  531.607 persona që ishin më 1 Janar 2016, numri i tyre ka rënë  443.227 persona me një rënie rreth 11-12 mijë në vit. Kjo dukuri vihet re në pakësimin e lartë të numrit të nxënësve si në shkollën 9 vjeçare por edhe atë të mesme dhe të lartë.

Mjafton të mbahet parasysh se në vitin 2001, popullsia e moshës 0-14 ishte 905.131 persona, ndërsa në vitin 2013 ishte 581.717 persona, pra ka patur një rënie shumë të madhe, si rezultat i rënies të numrit të lindjeve nga 1991 në vitet më pas.

Grafiku Nr 4

Pakësimi i popullsisë nën moshën e punës është shoqëruar dhe nga rënia e popullsisë në moshë pune e cila mund të shihen në grafikun Nr 5 .

Grafiku Nr 5

Karakteristikë e të dhënave të këtij grafiku është se nga një rënie e lehtë ose thuajse stanjacion, në vitet e para të grafikut deri në vitin 2017, më pas ka një rënie në nivele shumë të larta të kësaj popullsie gjë që duket qartë në grafik.

Pakësimi i kësaj popullsie, ka qenë -8.420 persona në vitin 2019, në -32.565 persona në vitin 2021 dhe -34.217 persona, gjatë vitit 2022. Vetëm për periudhën 1 Janar 2019- 1 Janar 2023, pakësimi është  -101.725 vetë.

Kjo po ndjehet shumë qartë nga biznesi që ankohet për mungesë fuqie punëtore, por edhe në mbarë shoqërinë shqiptare.

Këtu ja vlen të evidentohet se gjatë  viteve të tranzicionit niveli i popullsisë në moshë pune ka qenë relativisht i lartë madje duke u rritur. Në vitin 2013 ka pasur nivelin më të lartë të tij pas vitit 1991, prej 1.979.358 persona.

Pas këtij viti, filloi rënia në terma absolute dhe me një nivel shumë të ulët, në terma relative, duke u rritur dukshëm në vitet vijuese, duke u thelluar e bërë evidente në vitet e tanishme.

Kjo dukuri mund të ishte e padukshme për biznesin dhe qytetarët e zakonshëm në ato vite. Por nuk mund të thuhet se ishte e paperceptueshme, e pakapshme dhe që nuk ishte e pritshme, prej  qeverive, apo institucioneve përkatëse. Kjo për faktin popullsia banuese, popullsia e Shqipërisë  sipas Censusit të 2011 rezultoi 2.800.138 banorë, duke u pakësuar jo pak krahasuar me rezultatet e Censusit 2001. Pra dukuria e emigracionit të lartë dhe rënies së numrit të lindjeve, ishin shumë të qarta pas fillimit të vitit 1991. Ato ishin evidente. Por nëse këto dukuri nuk janë shoqëruar deri në vitin 2013, me rënien e popullsisë në moshën e punës madje në fakt janë pasuar me rritjen e saj deri në vitin 2013, kjo ishte produkt i ndikimit të ndodhive demografike të së kaluarës para 1990, kur niveli i lindjeve ishte shumë i lartë.

Ishte çështje kohe që herët a vonë  kjo do reflektohej dukshëm dhe madje vrullshëm si po ndodh aktualisht dhe siç do jetë për fat të keq në vitet në vijim. Demografë si Prof. Dr. Arqile Bërxholi, Zv/Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Demografëve Tiranë ka tërhequr vëmendjen në artikullin “Pak fjalë mbi censusin e vitit 2011” botuar në DEMOGRAFIA, Nr. 1 Viti 2013.

Treguesit demografikë nuk kanë marrë vemendjen e nevojshme, duke u vetëkënaqur nga dividenti demografik i së kaluarës pa marë masat për t’iu përgjigjur situatës, qoftë edhe me një matje të saktë, sidomos të treguesve të migrimit të jashtëm.

Duke thënë këtë, nuk mohohet se vitet e fundit, problemet demografike janë bërë temë debati në media, në shoqëri, madje edhe në atakimin e zhurmshëm politik. Por kjo e fundit nuk ka ndihmuar në trajtimin adekuat të këtyre problemeve.

Matja dhe prognozimi i saktë i popullsisë banuese të vendit është reagimi më i shpejtë i domosdoshëm në këtë fushë, që kërkon ndërhyrjen dhe mbështetjen e qeverisë. Mjafton t’i hedhësh një sy krahasimit të projeksioneve të popullsisë më ecurinë faktike të saj, në rastin e skenarit me rritjen më të ulët (pa bërë fjalë për ato me rritje të mesme dhe të lartë). Siç shihet nga të dhënat e grafikut, sipas projeksionit të popullsisë nga INSTAT, me skenarin e rritjes më të ulët ishte e pritshme që popullsia në 2023 të ishte 2.809 109 banorë por në fakt  ka rezultuar vetëm 2.761.685 banorë ose 47.324 banorë më pak, pra me një diferencë të dukshme, në një periudhë relativisht të shkurtër, vetëm 4 vjet.

Grafiku Nr 6

Rënia e madhe e popullsisë më 1 Janar 2023, krahasuar edhe me projeksionin e skenarit të rritjes më të vogël, por ndërkohë rënia relativisht e vogël e kësaj popullsie krahasuar me rezultatet e censusit të vitit 2011, bëjnë apel!

Apel që treguesit demografikë dhe censusi i vitit 2023 të meritojnë vëmendjen e duhur, tej çdo ndërhyrje të pasaktë të politikës, apo politizimi të këtij problemi të madh social dhe ekonomik për vendin.

—-

©Copyright Gazeta DITA

Autori, Koço Broka është ekonomist. Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
45 Comments
  • Cuni i lagjes ishte i her kohe se tani u bo plak says:
    June 8, 2023 at 8:59 am

    Pooo nga 1990 e k‘nej u bo m.. mullar kur i thon n‘Tiron! Shkaterrimi i superstruktures meiher , pa „gjak“ simas Ramis lesh Alise solli Ortekun e modh qe mori para c‘do gjo. Turmes i hiku petlla, kadal ,kadal osht tu ardh m‘te dhe ka fillu tu kerku ke rrushi qe vet e pshurri,kokrrat e palagme!
    Ka ardh koha prap me thon ti prishim t‘gjitha se na i bo Rusia t‘reja!

    Reply
  • demo says:
    June 8, 2023 at 9:37 am

    Kur te mbushet mendja qe italishtja eshte Latinisht,qe Memet Shehu bredh ne Kanada krah per krah me enverin me Hasbiun,sa te rroje Tironc,balena,illuminati www,atehere nuk besoj keto shifra,,
    Besoj numrat e Tironcit,qe ka njel n`arifmetike,.
    Nuk i shkruj,Mazallah!,sa te mbyll komentin do varen carcafet me numra te Tironcit wwwwww,,do shkojne tartabiqet e Tironcit me kilometra..Popullsia katunit me e madhe se Kina me Hindin bashkeee!

    Reply
  • Edi says:
    June 8, 2023 at 9:51 am

    Tani priten carcafet e rreckosur te perhershem te “Tironc” wHaleja qe do tregojne se “Tironc” wHaleja ka numeruar personalisht e i dalin… “4.450.000 banore” ne Shqiperi…pasi 2 milion prej tyre ky “Tironc” i ka numeruar nga 2 here….Ahahahaha/
    “Tironci” leshit, shpejt shtroi ato carcafet e tu te rreckosur e tregoji te gjitheve se sa budall je nga koka te kembet.

    Reply
  • Tironci says:
    June 8, 2023 at 10:00 am

    Edi, shiko kete emision se Alfred Cako ka treguar qe para se te fillonte lufta te gjithe skenarin e luftes edhe te gjitha pushtimet qe do beheshin edhe ashtu u ben qe te gjitha si tha Alfred Cako:

    youtube.com/watch?v=uvnmEOESbyM

    Reply
  • Tironci says:
    June 8, 2023 at 10:06 am

    Edi

    kurse ne fund te ketij emisioni Alfred Cako paralajmeroi ne 11 Tetor 2019 qe ne 2020 do niste situata e Covidit.

    youtube.com/watch?v=FWzO2jRLTPk

    Eshte i sakte Alfred Cako. Degjoje Alfred cakon ti ore Edi se nga ai ke se ca te mesosh ti.

    Reply
  • Tironci says:
    June 8, 2023 at 10:08 am

    Degjoje Alfred Cakon ti ore Edi se nga ai ke se ca te mesosh ti.

    Reply
  • Edi says:
    June 8, 2023 at 10:14 am

    “Tironc” wHaleja, plasi syte – te dhenat e INSTAT thone se Shqiperia ne janar 2023 ka 2.7 milion banore e jo aq sa te kane dale ty me ate idiotin Alfred Cakon, qe vetem nje budall si ti mund ta besoje.
    E ato carcafet “Shqiperia ka 4.450.000 banore” merri tani e futja Alfred Cakos ne bythe…Ahahahaha

    Reply
  • Tironci says:
    June 8, 2023 at 10:16 am

    demo, maskara je ti fashisti demo.

    UCK vrau 4 mije ushtare serbe edhe fitoi gjithe ato beteja !

    Armet UCK i mori nga Shqiperia, kuptohet aq sa i dhane Ilir Hoxha edhe Sokol Hoxha se po t’i jepnin cunat e Enverit me shume arme UCK-se atehere UCK do kishte cliruar shume shpejt vet te gjithe Kosoven !

    Por kjo ishte loja !

    Se per Kosoven e Shen Konstandinit do ngrihej per here te pare ne histori NATO ne lufte !

    Kush e kupton kete e kupton se kush eshte ajo elita e Londres pra Illuminati qe sundon te gjithe boten.

    Te tjeret hane mut kot me analiza politike si gomere.

    Reply
  • Tironci says:
    June 8, 2023 at 10:17 am

    Alfred Cako, shiko se si po te shan Edi !

    Godite me grushta edhe thyja dhembet ketij legenit Edi kur ta takosh !

    Reply
  • Edi says:
    June 8, 2023 at 10:32 am

    “Tironc’ wHaleja, digji ato carcafet e rreckosur “Shqiperia ka 4.450.000 banore” qe te kane dale ngaqe ke numeruar 2 milion nga 2 here….Ahahahaha.
    Plasi syte or budall e lexo statistikat e INSTAT – 2.7 milion banore ka Shqiperia (janar 2023)
    Shko tregoja edhe atij idiotit Alfred Cak-cakut e mos hani me Marmallate me “4.450.000 banore”

    Reply
  • Tironci says:
    June 8, 2023 at 10:41 am

    Alfred Cako, shiko se si po te shan Edi !

    Godite me grushta edhe thyeja dhembet ketij legenit Edi kur ta takosh !

    Reply
  • Edi says:
    June 8, 2023 at 10:49 am

    Ta tha mire njoni – “Prapanicen mbi shpatulla, ke ne vend te kokes”
    Na dhe kete nga une – “O mor Tironc wHaleja, u bone gazi botes”
    Ik tani e mbaji uturakun Alfred Cak-cakut ti kopjosh ato, Bajgat….Ahahahaha

    Reply
  • demo says:
    June 8, 2023 at 11:11 am

    Daci,qeni,derri,ujku-jane kafshe.
    Alfred Cako,Sazan Guri,Agron Dalipi,Riu Kombinatit,Tironci balena www,jane Estrade.

    Reply
  • Tironci says:
    June 8, 2023 at 11:11 am

    Alfred Cako, shiko se si po te shan zagari Edi !

    Godite me grushta edhe thyeja dhembet ketij legenit Edi kur ta takosh !

    Reply
  • Tironci says:
    June 8, 2023 at 11:13 am

    demo, ti je fashist.

    Enver Hoxhen e donte populli. Vetem fashistet si ty nuk e donin Enverin. Mire jua beri fashisteve si ty Enveri.

    Reply
  • fisnik says:
    June 8, 2023 at 11:52 am

    Eshte shume demshme e me pasoja per Shqiperine tone kjo rrudhosje e paksim i popullsise e vecanrisht i moshave vitale per pune nga 15 deri 64 vjec. Per dy vjetet e fundit shifra paska shkuar ne minus 108000 mije vete.Nder shume arsye eshte dhe pagesa, eshte dhe diferenca ne rrogat.Si i ngriti Rama menjihere 5 dite pas zgjedhjeve pagat e tij dhe deputeteve ne diferece 1 me 15 apo 20 here me punonjesit apo pensionistet.Plus privilegjeve e rrogave tej tej te larta ,cinizmi e mosperfillja e tij u shpreh me hipokrizi duke thene se une nuk mora pjese ne votim ne parlament.Keshtu fiton urrejtjen e popullit.

    Reply
  • Tironci says:
    June 9, 2023 at 7:19 am

    INSTATi edhe qeveria genjejne si maskarenj te poshter qe jane !

    Nuk ekzistojne emigrimi masiv edhe shpopullimi !

    Keto jane genjeshtrat e Sorosit qe komandon Ramen edhe Berishen si kukulla me tela !

    Lexoni kete qe ta kuptoni :

    Reply
  • Tironci says:
    June 9, 2023 at 7:19 am

    Shqipëria ka 4.450.000 banorë edhe me emigrantët ka gjithsej 5.850.000 shtetas

    Shqipëria ka 4.450.000 banorë dhe jo 2.820.000 banorë si deklaron INSTATi. Numri i emigrantëve është 1.400.000 edhe gjithsej Shqipëria ka 5.850.000 shtetas. Demografia edhe numri i popullsisë janë shumë të rëndësishme për të gjitha fushat kombëtare, ekonomike, sociale, politike edhe ushtarake të vendit. Në Shqipëri janë manipuluar pas 1990 qellimisht në të gjitha vitet numri i lindjeve, i nxënësve, i emigrantëve edhe i gjithë popullsisë nga të gjitha qeveritë e Shqipërisë edhe INSTATi. Gjithashtu edhe të dhënat e regjistrimeve të popullsisë të viteve 2001 e 2011 që u deklaruan nga qeveritë dhe INSTATi ishin plotësisht të manipuluara duke e deklaruar popullsinë më pak. Dihet që në 2011 regjistruesit e INSTATit që shkonin tek banorët për të bërë regjistrimet nuk shkuan tek shumë banorë. Edhe shifra e deklaruar e urbanizimit prej 53,5 % është e manipuluar sepse në të vërtetë është 65 % për të gjithë vendin. Shifra e urbanizimit është përqindja e popullsisë që banon në qytete. Me rëndësi të madhe është për të ditur zhvillimin e numrit të popullsisë së Shqipërisë ndër vite.

    Në vijim është numri i popullsisë së Shqipërisë sipas viteve:

    1920: 960.000
    1925: 1.020.000
    1930: 1.070.000
    1935: 1.120.000
    1940: 1.170.000
    1945: 1.260.000
    1950: 1.360.000
    1955: 1.550.000
    1960: 1.810.000
    1965: 2.080.000
    1970: 2.400.000
    1975: 2.680.000
    1980: 2.980.000
    1985: 3.320.000
    1990: 3.680.000

    Nga 1920 deri në 1940 kanë emigruar afërsisht 100 mijë shqiptarë për në SHBA. Këta emigrantë nuk përfshiheshin më si banorë të Shqipërisë. Në ato vite SHBA ishte i vetmi vend ku emigronin shqiptarët. Pas 1990 rifilloi emirgimi. Në vijim është numri i popullsisë së Shqipërisë me emigrantët sipas viteve:

    1995: 4.060.000 (3.560.000 banorë në Shqipëri edhe 500.000 emigrantë)
    2001: 4.520.000 (3.620.000 banorë në Shqipëri edhe 900.000 emigrantë)
    2008: 4.980.000 (3.810.000 banorë në Shqipëri edhe 1.170.000 emigrantë)
    2011: 5.170.000 (3.870.000 banorë në Shqipëri edhe 1.200.000 emigrantë)
    2021: 5.850.000 (4.450.000 banorë në Shqipëri edhe 1.400.000 emigrantë)

    Shqipëria e 3-fishoi popullsinë e vet nga 1945 deri në 1990. Këtë nuk e arriti dot asnjë vend tjetër në kontinentin europian. Shqipëria ka pasur nga 1945 deri në 1990 shtimin më të lartë të popullsisë në Europë. Shqipëria arriti deri në 1980 që ta barazonte jetëgjatësinë mesatare me Italinë, Francën e Spanjën që e kishin dhe e kanë më të lartën në Europë. Prandaj Shqipëria e ka sot jetëgjatësinë mesatare po aq të lartë sa Italia, Franca e Spanja dhe më të lartë se sa të gjitha vendet e tjera të Europës edhe të rajonit tonë. Edhe INSTATi e ka deklaruar këtë fakt në regjistrimin e popullsisë në 2001 edhe e ka krahasuar Shqipërinë me Italinë.

    Por edhe pas 1990 Shqipëria ka gjithashtu shtimin më të lartë të popullsisë në kontinentin europian. Nga 1990 deri në 2021 popullsia e Shqipërisë me emigrantët shqiptarë u 1,6-fishua. Nga 1991 deri në 2001 numri i lindjeve në vend ishte mesatarisht rreth 85.000 lindje në vit kurse qeveritë dhe INSTATi deklaruan mesatarisht vetëm rreth 65.000 lindje në vit pra 20 mijë lindje më pak.

    Pas 2001 qeveritë dhe INSTATi i bën edhe më flagrante mashtrimet e tyre duke e ulur numrin e lindjeve të deklaruara në rreth 30.000 deri 40.000 lindje. Në të vërtetë numri i lindjeve në vend nga 2001 deri në 2007 ishte rreth 70.000 lindje në vit. Nga 2007 deri në 2021 ky numër ishte mesatarisht rreth 72.000 lindje në vit. Këto shifra janë vetëm lindjet brenda vendit pa shifrat e lindjeve të emigrantëve. Për vitin 2021 INSTATi deklaroi vetëm rreth 27.284 lindje por në të vërtetë ishin afërsisht 76.000 lindje.

    Numri mesatar i lindjeve për grua pra fertiliteti ishte 3,2 fëmijë në 1990, 2,6 fëmijë në 2001 edhe 2,2 fëmijë në 2007. Nga 2007 deri në 2021 numri mesatar i lindjeve për grua ka qënë i qendrueshëm me 2,2 fëmijë. Lindshmëria në Shqipëri ishte 2,55 % e popullsisë në 1990, 2,1 % në 2001 edhe 1,7 % në 2007. Nga 2007 deri në 2021 lindshmëria ka qënë e qendrueshme me 1,7 % në vit. Ky zhvillim i lindshmërisë ndër vite është i njëjtë edhe për emigrantët shqiptarë.

    Numri i nxënësve në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare shtetërore dhe private është afërsisht 620.000 nxënës kurse INSTATi dhe qeveria deklarojnë vetëm rreth 280.000 nxënës. Gjithashtu numri i nxënësve të shkollave të mesme në vend edhe i studentëve të shkollave të larta është i manipuluar nga INSTATi dhe qeveria. Numri i nxënësve në Shqipëri në të gjitha shkollat e mesme të klasave 10 deri 12 është afërsisht 210.000 nxënës kurse INSTATi dhe qeveria deklarojnë vetëm rreth 100.000 nxënës.

    Duke i marr numrat e nxënësve nga të gjitha shkollat në vend vërtetohet shumë lehtë që INSTATi dhe qeveria gënjejnë dhe kanë gënjyer për numrin e nxënësve në vend. Numri i nxënësve vërteton edhe numrin e lindjeve në vend por numri i lindjeve mund të llagaritet edhe duke pasur numrat e lindjeve në të gjitha spitalet e vendit. Vetëm në të gjitha spitalet e rrethit të Tiranës numri i lindjeve në 2021 ishte rreth 18.000. Në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare janë afërsisht 28.000 mësues dhe kjo është shifër zyrtare. Raporti mësues për nxënës me 620.000 nxënës është afërsisht 1 me 22,1 kurse me numrin e nxënësve prej 280.000 sa deklarojnë INSTATi dhe qeveria do të ishte 1 me 10 dhe ky raport me numrin e nxënësve sipas INSTATi dhe qeverisë është plotësisht i pabesueshëm se nuk ka asnjë vend në Europë që ta këtë kaq të ulët por e kanë mes 1 me 15 dhe 1 me 20. Shqipëria e kapasur edhe para 1990 pak më shumë se 1 me 20 këtë raport. Madje dihet që klasat në Shqipëri janë plot me nxënës. Kaq lehtësisht vërtetohet me numrin e nxënësve që popullsia e Shqipërisë është shumë më e madhe edhe që shifrat e INSTATit dhe të qeverive janë të manipuluara.

    Shumë e thjeshtë është për të vërtetuar me numrin e nxënësve numrat e vërteta të popullsisë e të lindjeve në Shqipëri. Shqipëria ka 4,45 milionë banorë dhe jo 2,82 milionë banorë si mashtrojnë INSTATi e qeveria. Me 1,4 milionë emigrantët Shqipëria ka gjithsej 5,85 milionë shtetas. Emigrantët përbëjnë 24 % të gjithë shtetasve të Shqipërisë. Kurse INSTATi e qeveria gënjejnë duke deklaruar 1,7 milionë emigrantë sepse kanë si qellim që të deklarojnë sa më shumë emigrantë për të shpallur krizën demografike. Por këto janë vetëm mashtrimet e INSTATit dhe të qeverisë sepse kriza demografike nuk ekziston fare në Shqipëri. Edhe treguesi i qartë që nuk ekriston fare kriza demografike është papunësia e lartë në Shqipëri.

    Shqipëria ka rreth 1.400.000 emigrantë. Numri i emigrantëve shqiptarë sipas vendeve është:

    Italia: 650.000
    Greqia: 400.000
    SHBA: 170.000
    Kanada: 25.000
    Australia: 5.000
    Britania: 80.000
    edhe 70.000 në vendet e tjera të BE

    Në këto shifra përfshihen edhe shqiptarët që kanë marrë nënshtetësinë në vendet ku banojnë. Numri i emigrantëve shqiptarë që e kanë lënë nënshtetësinë shqiptare pas 1990 është vetëm rreth 10 mijë. Por edhe këta emigrantë munden ta rimarrin nënshtetësinë shqiptare shumë lehtësisht.

    Shqipëria ka me emigrantët gjithsej 5.850.000 shtetas. Në 2008 qeveria e atëhershme shqiptare deklaroi 4.264.000 shtetas se më herët nuk kishin deklaruar qeveritë pas 1990 kurrë numrin e shtetasve shqiptarë. Por edhe ky numër i qeverisë ishte i manipuluar sepse Shqipëria kishte në 2008 në të vërtetë 4.980.000 shtetas. Edhe qeveria e tanishme manipulon numrin e shtetasve duke e deklaruar më pak. Qeveria e tanishme deklaron 4.500.000 shtetas por në të vërtetë Shqipëria ka 5.850.000 shtetas.

    Struktura moshore e popullsisë së Shqipërisë është shumë më e re se sa deklaron Instati. Nga 1991 deri në 2001 nga Shqipëria emigronin mesatarisht rreth 70.000 shtetas në vit. Kurse pas 2001 edhe deri në 2021 nga Shqipëria emigruan rreth 30.000 shtetas në vit por edhe kthehen rreth 15.000 shtetas në vend nga emigrimi.

    Nuk ekziston fare një largim masiv nga vendi siç mashtrojnë poltikanët dhe mediat në Shqipëri. Arsyeja për këtë mashtrim të politikanëve, mediave dhe INSTATit është që të nxisin shqiptarët që të emigrojnë jashtë vendit. Por politikanët, mediat dhe INSTATit kanë dështuar plotësisht me shifrat e tyre të manipuluara sepse Shqipëria ka 4.450.000 banorë edhe ka domethënë gati 800 mijë banorë më shumë se sa ka pasur në 1990. Shqipëria, Kosova e shqiptarët në Maqedoni, Luginë të Preshevës edhe Mal të Zi kanë shtimin më të madh të popullsisë në Europë. Shumë pak vende si Franca, Anglia e Irlanda kanë shtim të pakët natyral të popullsisë në Europë. Të gjitha vendet e tjera të Europës dhe të rajonit tonë kanë shtim negativ natyral të popullsisë ose edhe mosndryshim të numrit të popullsisë. Shqiptarët kanë demografinë më të mirë në të gjithë Europën.

    Reply
  • Tironci says:
    June 9, 2023 at 7:32 am

    Madheshtore ! Shqiperia ka sot 800 mije banore me shume se sa ne 1990 :

    Shqipëria ka 4.450.000 banorë dhe jo 2.760.000 banorë si deklaron INSTATi. Numri i emigrantëve është 1.400.000 edhe gjithsej Shqipëria ka 5.850.000 shtetas. Demografia edhe numri i popullsisë janë shumë të rëndësishme për të gjitha fushat kombëtare, ekonomike, sociale, politike edhe ushtarake të vendit. Në Shqipëri janë manipuluar pas 1990 qellimisht në të gjitha vitet numri i lindjeve, i nxënësve, i emigrantëve edhe i gjithë popullsisë nga të gjitha qeveritë e Shqipërisë edhe INSTATi.

    Reply
  • demo says:
    June 9, 2023 at 10:21 am

    Merja kishte dy dele dhe nje dhi.Kur e pyesnin Meren:Sa koke bageti ke?
    Merja kendonte:Tufa Dy-tre mij/dy dele dhe nje dhi.
    Ec Tironco,se s`je i pari!

    Reply
  • Tironci says:
    June 9, 2023 at 10:31 am

    demo, ti nuk merr vesh nga Matematika. Ti je qyp.

    Reply
  • Tironci says:
    June 9, 2023 at 3:29 pm

    Madheshtore ! Shqiperia ka sot 800 mije banore me shume se sa ne 1990 !

    Kjo eshte e rendesishme qe njerezit ta dine. Edhe kjo eshte shume mire.

    Reply
  • Edi says:
    June 10, 2023 at 10:51 am

    “Tironc” wHaleja sjell kopje nga traplliqet e Alfred Cak-cakut torollakut dhe i dalin 800 mije shqiptare me shume se ne 1990.
    INSTAT thote se jane 2.7 milion shqiptare brenda kufinjve te Shqiperise, por dyshja e karagjozeve “Tironc” wHaleja tok me Alfred Cak-cakun kane numeruar se bashku 4.450.000 shqiptare…ngaqe 2 milion i kane numeruar nga 2 here…Ahahahaha.

    Reply
  • Tironci says:
    June 10, 2023 at 2:09 pm

    Per Cakon:
    Alfred Cako, shiko se si po te shan Edi !

    Godite me grushta edhe thyeja dhembet ketij legenit Edi kur ta takosh !

    Reply
  • Balena says:
    June 10, 2023 at 2:10 pm

    Per te mos humbur linqet:

    mentealternativa1.blogspot.com/2023/04/deshmi-legjenda-tradita-fjale-monumente.html
    mentealternativa1.blogspot.com/2023/03/mbreteria-shqiptare-ne-mesjete-dioklea.html
    mentealternativa1.blogspot.com/2023/03/shqiptaret-jane-sa-2-fishi-i-grekeve.html
    mentealternativa1.blogspot.com/2023/03/ne-kohen-e-luftes-se-uck-se-shqiptaret.html

    Reply
  • Tironci says:
    June 11, 2023 at 4:36 pm

    Shikoni si mashtron gazeta Dita me kete mashtrim te ndyre:

    gazetadita.al/punonjesit-shqiptare-kane-pagen-me-te-ulet-ne-rajon-qeveritaret-rekord-ne-raport-me-te-ardhurat-per-fryme/

    Por e verteta eshte plotesisht ndryshe.

    E verteta eshte kjo:

    Shqiperia ka rrogat me te larta ne rajon.

    Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi edhe Maqedonia.

    Ne Shqiperi rroga bruto e mesuesve eshte 750 mije leke te vjetra ne muaj edhe ne vit eshte 9 milione leke pra 7.700 euro ne vit. Ne Rumani eshte 7.200 euro pra me pak se sa ne Shqiperi. Kurse akoma me pak eshte ne Serbi vetem 5.100 euro edhe ne Bullgari eshte vetem 6.130 euro. Keto i tregon ky artikull i nje gazete te Rumanise:

    romaniajournal.ro/societ…ies-in-europe/

    Ne Shqiperi rroga e mesuesve eshte rreth 750 mije leke edhe Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Maqedonia dhe kjo eshte shkruajtur ne fund te ketij artikulli:

    portalishkollor.al/news/…e-nga-1-janari

    Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi edhe Maqedonia.

    Reply
  • Edi says:
    June 12, 2023 at 6:28 am

    “Tironc” wHaleja or idiot i lindur! Hiqi keto traplliqe ”Shqiperia ka rrogat me te larta ne rajon” se do ta shohe Edi Rama e do pergjysmoje rrogat e atyre te shkreteve buxhetore qe i rrejti per rritje pagash!
    Vetem nje gje mendoje nje here neper ate zgavren tende bosh – Sikur te ishte gjysme e vertete ajo Marrezia jote me “Rrogat me ta larta ne rajon”, atehere do ta shikonim e degjonim Ramen duke u mburrur 24-ore non-stpo or koqe budallai.

    Reply
  • Tironci says:
    June 12, 2023 at 6:54 am

    Edi Rama eshte nje xhorxhsorist i ndyre.

    Shikoni si mashtron gazeta Dita me kete mashtrim te ndyre:

    gazetadita.al/punonjesit-shqiptare-kane-pagen-me-te-ulet-ne-rajon-qeveritaret-rekord-ne-raport-me-te-ardhurat-per-fryme/

    Por e verteta eshte plotesisht ndryshe.

    E verteta eshte kjo:

    Shqiperia ka rrogat me te larta ne rajon.

    Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi edhe Maqedonia.

    Ne Shqiperi rroga bruto e mesuesve eshte 750 mije leke te vjetra ne muaj edhe ne vit eshte 9 milione leke pra 7.700 euro ne vit. Ne Rumani eshte 7.200 euro pra me pak se sa ne Shqiperi. Kurse akoma me pak eshte ne Serbi vetem 5.100 euro edhe ne Bullgari eshte vetem 6.130 euro. Keto i tregon ky artikull i nje gazete te Rumanise:

    romaniajournal.ro/societ…ies-in-europe/

    Ne Shqiperi rroga e mesuesve eshte rreth 750 mije leke edhe Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Maqedonia dhe kjo eshte shkruajtur ne fund te ketij artikulli:

    portalishkollor.al/news/…e-nga-1-janari

    Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi edhe Maqedonia.

    Reply
  • Balena says:
    June 12, 2023 at 6:54 am

    mentealternativa1.blogspot.com/2023/04/deshmi-legjenda-tradita-fjale-monumente.html
    mentealternativa1.blogspot.com/2023/03/mbreteria-shqiptare-ne-mesjete-dioklea.html

    Reply
  • Edi says:
    June 12, 2023 at 7:53 am

    ‘Tironc” or Balena wHalese, te kishte Shqiperia rrogat me te lartat ne rajon do ulerinte Edi Rama dite e nate nga lezeti or morri bythes Alfred Cak-cakut torollakut qe te ka fut trute e Gamorit….Ahahahaha

    Reply
  • Chris says:
    June 12, 2023 at 9:40 am

    Hi there,

    We are interested in booking an ad banner space on gazetadita.al for long term.

    We gather the demand by maintaining direct partnerships with some of the biggest demand channels like Google, Appnexus, PubMatic (Top 50 demands) + Direct Advertisers like Samsung, Honda, Toyota, Starbucks, Wix, DigitalOcean etc.

    We work with over 400 reputable publishers in the EU.

    How can we book an ad unit on your website? Who shall I contact?

    Best,

    Chris Giordano
    CineWeb Media
    Business Development
    [email protected]

    Reply
  • RETROSPEKTIVE says:
    June 12, 2023 at 12:04 pm

    Shoke Socialiste, mbase jeni harruar per pervjetorin e 32 te Pagezimit te PPSH si Parti Socialiste!
    Nese e mbani mend ate propozim e beri shoku anetar i Birose PPSH Xhelil Gjoni.
    Partia pra e krijuar si Komuniste me 8 nentor 1941 dhe emeruar me pas e Punes, kur mbushi 50 vjece ne 1991, u Pagezua si Socialiste.
    Nashti ky Rama qe e drejton kete Socialisten ka qejf ta quaje Rilindje, mbase per nostalgji te epokes kur u lind kjo parti ne ate 8 nentor 1941 nen Kujdesin e vecante te shokeve Jugosllave, por edhe te faktit se me Vucicin e Beogradit e ka po aq mire muhabetin sa e kishte Enveri me Miladinin e Dushanin ne 1941.

    Reply
  • demo says:
    June 12, 2023 at 12:33 pm

    Tironco balena www,na ka hyre ky anglezi ne lokal,po na shan me rob shpie me duket.
    Ktheja ti se di gjuhe t`huja.

    Reply
  • Tironci says:
    June 12, 2023 at 1:50 pm

    E verteta e madhe eshte:

    Shqiptarët janë popull më i madh se sa spanjollët, rumunët, hungarezët, grekët dhe serbët

    Shqiptarët janë sa 2,5-fishi i grekëve edhe sa 3,5-fishi i serbëve edhe kjo është e rëndësishme për ta ditur.

    Shqiptarët janë popull numerikisht më i madh se sa spanjollët edhe 34 popuj të tjerë të Europës. Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës edhe Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë bashkë me emigrantët shqiptarë në BE, Britani, Zvicër, SHBA, Kanada e Australi.

    Kurse serbët janë gjithsej vetëm 4,1 milionë. Pra shqiptarët janë sa 3,5-fishi i serbëve.

    Greqia ka 4,9 milionë shtetas grekë edhe jo 9,8 milionë si mashtrohet zyrtarisht nga Greqia duke e deklaruar numrin e popullsisë së Greqisë 2-fish se sa është në të vërtetë. Pra shqiptarët janë sa 2,5-fishi i grekëve.

    Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë 11 popujt e tjerë të rajonit:

    grekët: 4,9 milionë
    (por grekët janë popull artificial i përbërë nga shqiptarë, arumunë edhe sllavë)
    serbët: 4,1 milionë
    boshnjakët: 4,5 milionë
    sllavo-maqedonasit: 0,85 milionë
    malazezët: 0,25 milionë
    kroatët: 2,3 milionë
    sllovenët: 0,9 milionë
    bullgarët: 5 milionë
    moldavët: 2 milionë
    rumunët: 12,2 milionë
    hungarezët: 8 milionë

    Duket shumë qartë që popujt e tjerë të rajonit janë numerikisht shumë të vegjel para shqiptarëve.

    Madje mund të thuhet që popujt fqinj të rajonit duken si popuj-xhuxhash në krahasim me shqiptarët.

    Vetëm rumunët (12,2 milionë) edhe hungarezët (11 milionë) u afrohen numerikisht shqiptarëve. Por shqiptarët (12,8 milionë) janë numerikisht më shumë se sa rumunët (12,2 milionë) edhe hungarezët (11 milionë).

    Pra shqiptarët janë popull më i madh se sa rumunët edhe hungarezët.

    Popujt e tjerë në Europë që janë numerikisht më pak se sa shqiptarët:

    spanjollët: 12 milionë
    katalanët në Spanjë: 5,5 milionë
    galicët në Spanjë: 1,5 milionë
    baskët në Spanjë: 1 milionë
    portugezët: 5 milionë
    suedezët: 8,5 milionë
    norvegjezët: 4 milionë
    finlandezët: 5 milionë
    danezët: 3,7 milionë
    islandezët: 0,15 milionë
    estonezët: 1 milion
    letonezët: 1,4 milionë
    lituanezët: 3 milionë
    bjellorusët: 8 milionë
    çekët: 6,7 milionë
    sllovakët: 3 milionë
    austriakët: 3,5 milionë
    zviceranët: 3 milionë
    belgët: 3,5 milionë
    hollandezët: 3,4 milionë
    luksemburgasit: 0,25 milionë
    irlandezët: 2,5 milionë
    skocezët në Britani: 5 milionë
    valisët në Britani (Wales): 3 milionë

    Këta janë 11 popuj në rajonin e Gadishullit Ilirik edhe 24 popuj të tjerë në Europë.

    Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë këta popuj. Shqiptarët janë madje numerikisht më shumë edhe se sa spanjollët se në Spanjë kanë ngelur vetëm 12 milionë spanjollë. 40 milionë spanjollë kanë ikur në vendet e Amerikës Latine.

    Në gati të gjitha vendet e Europës Perëndimore numrat e popullsisë manipulohen duke i deklaruar 2-fish se sa janë në të vërtetë. Vetëm Franca edhe vendet skandinave nuk e bëjnë këtë mashtrim me numrin e popullsisë. Vendi me më shumë banorë në BE është Franca me 68 milionë banorë. Francezët janë 57 milionë edhe 11 milionë janë emigrantët në Francë. Francezët janë populli më i madh në Europë.

    Spanja ka vetëm 20 milionë banorë pa emigrantët e huaj edhe jo 40 milionë si mashtron me këtë manipulim Spanja. Këtë manipulim të numrit të popullsisë së Spanjës e vërtetojnë të gjitha qytetet e Spanjës si Madridi, Valencia, Barcelona, Sevilla etj. Edhe nga banorët e Spanjës janë 12 milionë spanjollë, 5,5 milionë katalanë, 1,5 milionë galicë edhe 1 milionë baskë.

    Prandaj 12,8 milionë shqiptarët janë më shumë se sa 12 milionë spanjollët.

    Shqiptarët duhet ta dinë që janë një popull kaq i madh.

    Reply
  • Edi says:
    June 12, 2023 at 3:20 pm

    “Tironc” wHaleja mos ki merak, te pakten shqiptaret qe lexojne gazeten Dita e dijne mire tashme se je krye-Idioti me i madh ne qarkullim. Do mjaftonte vetem kjo me Shqiptaret (qe INSTAT i llogarit ne 2.7 milion ne janar 2023) na qenkan me shume se Spanjollet (qe ne Censusin e 2021 jane 47 milion) per te te dhene ty medaljen e krye-Idiotit ne balle or kopjac budall i traplliqeve te Alfred Cak-cakos torollakos…Ahahahaha.

    Reply
  • Tironci says:
    June 12, 2023 at 4:01 pm

    Edi, Alfred Cako nuk ka te beje fare me keto. Prandaj o Edi mos fol kot.

    Reply
  • Tironci says:
    June 12, 2023 at 4:04 pm

    Edi, lexoje mire kete qe ta kuptosh se ke nevoje ti:

    Shqiperia ka rrogat me te larta ne rajon.

    Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi edhe Maqedonia.

    Ne Shqiperi rroga bruto e mesuesve eshte 750 mije leke te vjetra ne muaj edhe ne vit eshte 9 milione leke pra 7.700 euro ne vit. Ne Rumani eshte 7.200 euro pra me pak se sa ne Shqiperi. Kurse akoma me pak eshte ne Serbi vetem 5.100 euro edhe ne Bullgari eshte vetem 6.130 euro. Keto i tregon ky artikull i nje gazete te Rumanise:

    romaniajournal.ro/societ…ies-in-europe/

    Ne Shqiperi rroga e mesuesve eshte rreth 750 mije leke edhe Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Maqedonia dhe kjo eshte shkruajtur ne fund te ketij artikulli:

    portalishkollor.al/news/…e-nga-1-janari

    Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi edhe Maqedonia.

    Reply
  • Edi says:
    June 12, 2023 at 4:51 pm

    Shqiperia ka rrogat me te larta se Rumania e Bullgaria qe jane ne BE???
    Shko or matuf “Tironci” leshit se sikur kjo te ishte pergjysem e vertete, do ulerinte Edi Rama perdite e pernate neper ekrane o “Tironc” i bythes Alfred Cak-cak torollakut.

    Reply
  • Tironci says:
    June 12, 2023 at 6:58 pm

    Edi, ti ha mut kot me keto komentet e tua sepse pushtetin e kane cunat e Enver Hoxhes Ilir Hoxha edhe Sokol Hoxha.

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    June 12, 2023 at 8:18 pm

    Popullsia me e re Shqiptare shkoi ne Evrop per te rinuar Evropen e plakur.

    Reply
  • Tironci says:
    June 12, 2023 at 8:32 pm

    Aliu nga Selenic, ti je nje analfabet qe nuk di te shkruash sic duhet. Edhe emrin e fshatit tend e ke shkruajtur gabim sepse thuhet “Aliu nga Selenica” edhe jo “Aliu nga Selenic”.

    Reply
  • Goditesi says:
    June 14, 2023 at 7:03 am

    Feminizing,shkaterrimi I familjen, divircet, droga,martesa ne Moshe te madhe, degjenerimin, qejfeve e Shkaterruan kete Populli Cifutet si Rama. Ne duhet te Ishim 30 milione Po te vazhdonime ritmet e shtimit te popullsise si ne kohen e Enverit. Zhdukni Ramen se ai Po na shpopullon

    Reply
  • I juaji Edi Rama says:
    June 14, 2023 at 7:54 am

    Eh sikur ti kisha te pakten gjysmat e shqiptareve kaq budallenj sa ky TIRONCI e te besonin se Shqiperia vertet ka rrogat me te lartat ne rajon e per me teper…ja kalon ne numer edhe popullsise Spanjes!
    Do te mbreteroja pertej 40 viteve qe mbreteroi Enveri.

    Reply
  • Golemi i Kavajes says:
    June 14, 2023 at 1:12 pm

    Liri Demokraci

    Reply
  • Balena says:
    June 15, 2023 at 7:09 am

    Mos humbisni: MAQEDONIA KA SHUMICE SHQIPTARE

    mentealternativa1.blogspot.com/2023/04/maqedonia-eshte-me-shume-shqiptare-se.html

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje
  • Fjalimi i Ramës nga “nuk negocioj me ata që s’më kanë votuar”, te përça e sundo dhe loja me fjalët për Sazanin e Zvërnecin
  • Spërdredhje për Sazanin, Rama protestuesve: Nuk bëj negociata me ju se nuk më keni votuar
  • “Shqipëria është e jona”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”, nis marshimi i ‘Flamingove’ në kryeqytet
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!

Komentet e Fundit

  1. xhaxhi moderatori on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
  2. Nje shqiptar on Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë
  3. capi on Intervista e Ivanka Trump për Sazanin, Rama: Nuk mund të jepen dhe merren ishuj fshehtas
  4. Heu bre...(*) on Çfarë ndodh pas Ramës?
  5. Heu bre... on Çfarë ndodh pas Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?