Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Punësimet e të huajve, udhëzimi i ndryshuar nga Ministria e Financave: Agjencitë që nuk do tatohen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Punësimet e të huajve, udhëzimi i ndryshuar nga Ministria e Financave: Agjencitë që nuk do tatohen
EkonomiLajmi i fundit

Punësimet e të huajve, udhëzimi i ndryshuar nga Ministria e Financave: Agjencitë që nuk do tatohen

Published: February 19, 2025
Shpërndaje

Mungesa e fuqisë punëtore për shkak të emigracionit ka sjellë që shumë kompani të punësojnë punonjës të huaj nëpërmjet agjencive të punësimit, që nuk janë rezidente në Shqipëri. Në udhëzimin e ndryshuar nga ministria e Financave “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin e përgjithshëm nr. 26, datë 8.9.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, përcaktohet se për agjencitë e punësimit që nuk janë rezidentë dhe në shtetin ku operojnë është nënshkruar marrëveshja “Për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin”, fitimet e tyre nuk do të tatohen në Shqipëri, por vetëm në shtetin ku operojnë.

Bëhet fjalë për rastet kur agjenci të huaja u ofrojnë kompanive shqiptare fuqi punëtore nga jashtë, por pagesa e fuqisë punëtore i bëhet agjencisë së huaj sipas kontratës. Udhëzimi përcakton se vlerësimi sesi do të tatohet e ardhura e agjencisë së huaj të punësimit dhe a do të mbahet tatim në burim, do të bëhet rast pas rasti, bazuar në kontratën dhe dispozitat e ligjit dhe marrëveshjeve në fuqi.

Ndërsa për kompanitë shqiptare, tatimi që llogaritet dhe mbahet si tatim mbi pagën do të jetë jo më pak se 80% e tarifës totale që është paguar prej tyre për agjencinë e huaj të punësimit. 12.11 Nisur nga parimi që të ardhurat nga punësimi tatohen në vendin e punësimit, edhe në rastet kur fuqia punëtore ofrohet nga një agjenci punësimi e cila nuk është rezidente tatimore shqiptare, si p.sh. rastet kur agjenci të huaja i ofrojnë entiteteve juridike shqiptare fuqi punëtore nga jashtë, por pagesa e fuqisë punëtore i bëhet agjencisë së huaj sipas kontratës, tatimi që llogaritet dhe mbahet si tatim mbi pagën do të jetë jo më pak se 80% e tarifës totale që është paguar nga entiteti shqiptar për agjencinë e huaj të punësimit.

- Publicitet -

Shembull. Një kompani ndërtimi shqiptare ka kërkuar nga një agjenci punësimi kineze që ta furnizojë me 50 punonjës ndërtimi, të cilët do të punojnë për një periudhë 6-mujore. Pagesa totale e cila përfshin koston e punës dhe komisionin e agjencisë është 380 mijë euro. Për nevoja të zbatimi të paragrafit 3 të nenit 12,të ligjit, fondi i pagave bruto supozohet të jetë 380.000 x 80 % = 304.000 euro.

Secili punonjës supozohet të ketë përfituar mesatarisht: 304.000 : 6 muaj : 50 punonjës = 1.013 euro në muaj. Kjo do të jetë baza mbi të cilën do të llogaritet detyrimi tatimor për çdo punonjës, ndërkohë që detyrimin për deklarimin dhe pagesën e tatimit e ka kompania shqiptare e ndërtimit.

Në pikën 12.11, shembulli ndryshon me përmbajtjen si më poshtë:

Shembull. Një kompani ndërtimi shqiptare ka kërkuar nga një agjenci punësimi kineze që ta furnizojë me 50 punonjës ndërtimi, të cilët do të punojnë për një periudhë 6-mujore.

Pagesa totale, e cila përfshin koston e punës dhe komisionin e agjencisë është 380.000 euro. Për nevoja të zbatimit të paragrafit 3, të nenit 12 të ligjit, fondi i pagave bruto supozohet të jetë 380.000 euro x 80 % = 304.000 euro.

Secili punonjës supozohet të ketë përfituar mesatarisht: 304.000 euro: 6 muaj: 50 punonjës = 1.013 euro në muaj.

Kjo do të jetë baza mbi të cilën do të llogaritet detyrimi tatimor për çdo punonjës, ndërkohë që detyrimin për deklarimin dhe pagesën e tatimit e ka kompania shqiptare e ndërtimit.

Ndërsa diferenca prej 76 mijë euro (20% e 380 mijë euro), bazuar në këtë shembull, do të jetë e ardhur biznesore për agjencinë kineze të punësimit, prandaj për këtë shumë nuk do të mbahet tatim pasi bazuar në marrëveshjen që kemi nënshkruar me qeverinë e Republikës Popullore të Kinës “Për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin”, për aq kohë sa agjencia kineze nuk ka një seli të përhershme në Republikën e Shqipërisë, fitimet e saj biznesore do të tatohen vetëm në Kinë.

Shënim. Vlerësimi sesi do të tatohet e ardhura e agjencisë së huaj të punësimit dhe a do të mbahet tatim në burim, do të bëhet rast pas rasti bazuar në kontratën dhe dispozitat e ligjit dhe marrëveshjeve në fuqi.”

Zbritjet që parashikon ligji “Për tatimin mbi të ardhurat”

Kur të ardhurat nga punësimi i paguhen një të punësuari nëpërmjet një agjenti punësimi jorezident në Republikën e Shqipërisë dhe shuma e përgjithshme e paguar përfshin tarifën e komisionit, të ardhurat nga punësimi konsiderohen të jenë së paku 80% e shumës së përgjithshme.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Detari says:
    February 19, 2025 at 9:15 am

    domethene po solle kombe nga jashte nuk tatohesh?

    flini gjume sunite dhe mos reagoni

    Reply
  • Shota says:
    February 19, 2025 at 1:44 pm

    Tradhtare bashke me gazetaret qe jane siu pulat.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    February 19, 2025 at 3:12 pm

    Spak te zgjohet, diku shkojnë ato para të korruptuara. Tek ata që japin lejet për punë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre
  • Meta akuzë të fortë: Tom Doshi është takuar me Charles McGonigal në Vjenë, bashkë me Durim Bamin
  • TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  • Kurti prezanton raportin për viktimat e luftës: Janë dokumentuar 12.230 të vrarë mes tyre 1.047 fëmijë
  • Konstatoi shkelje disiplinore, ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren

Komentet e Fundit

  1. Rilindja e Lenka Cukove on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  2. Antipatronazhisti on Pikëpyetjet e arrestimit të Ermal Beqirit në Francë: Çfarë mund të kuptohet nga pajisjet e dyshimta GPS që kishte me vete
  3. Skenaristi on Procedura nuk është automatike: Si do ekstradohet në Shqipëri i akuzuari i miliona eurove të zhdukura të AKSHI-t
  4. Ethem Lalaj on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  5. Rexha on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?