Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Punësimi i mësuesve të rinj: Kriter kalimi i provës 3-mujore dhe vlerësimit psiko-social
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Punësimi i mësuesve të rinj: Kriter kalimi i provës 3-mujore dhe vlerësimit psiko-social
AktualitetShoqëri

Punësimi i mësuesve të rinj: Kriter kalimi i provës 3-mujore dhe vlerësimit psiko-social

Published: August 17, 2022
Shpërndaje

Arsimtarët e rinj që do të punësohen në shkollat publike të arsimit parauniversitar në vend nëpërmjet portalit online “Mësues për Shqipërinë”, duke nisur nga viti i ri shkollor 2022-2023 dhe në vijim, do të qëndrojnë në provë për tre muaj. Është ky vendimi i marrë nga dikasteri i Arsimit, për vlerësimin e të gjithë mësuesve të rinj që do të punësohen për herë të parë në arsimin parashkollor, shkollat publike 9-vjeçare dhe shkollat e mesme në të gjithë vendin. Sipas autoriteteve të arsimit,pasi mësuesit të kalojnë këtë periudhë prove dhe vlerësimi i tyre psiko-social të jetë pozitiv, do të mund të lidhin kontratën e punës, e cila do të jetë me afat të caktuar apo të pacaktuar sipas kushteve të vendit të lirë të punës të raportuar nga shkolla përkatëse. Udhëzimi i ri i dikasterit të Arsimit, parashikon një periudhë 3-mujore prove dhe vlerësimin psiko-social për mësuesit e rinj dhe të gjithë punonjësit e institucioneve arsimore parauniversitare në vend.

“Kandidati fitues punësohet nga drejtori i institucionit arsimor parauniversitar (shkolla) me kontratë pune individuale, me ose pa afat, sipas kërkesave të vendit të lirë të punës, pas kalimit me sukses të periudhës tremujore të provës dhe të vlerësimit pozitiv nga komisioni për vlerësimin psiko-social të punonjësve arsimorë dhe punonjësve të tjerë në institucionet arsimore parauniversitare”, detajohet në udhëzimin e miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, i cili nga dita e djeshme ka hyrë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.

Ndryshimet e parashikuara në këtë udhëzim, sipas autoriteteve të arsimit janënë përputhje të plotë me Kodin e Punës, i cili në nenin 142, pika një parashikon si kohë prove 3 muajt e parë të punës. Sipas pikës dy, kjo kohë mund të hiqet apo reduktohet me kontratën kolektive të punës, por kontrata kolektive në fuqi nuk ka asnjë përcaktim lidhur me kohën e periudhës së provës, duke ia lënë zbatimin drejtpërdrejt Kodit të Punës dhe akteve nënligjore në fuqi.

- Publicitet -

Lidhur me periudhën e provës, edhe vetëministrja e Arsimit, Evis Kushi ka deklaruar nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetet sociale disa orë më parë, se periudha e provës është aplikuar nga strukturat tona arsimore në të gjitha periudhat. Madje në udhëzimin e mëparshëm parashikohej që kandidati të emërohej me kontratë një vjeçare (periudhë prove) dhe në përfundim të këtij afati do të bëhej edhe vlerësimi psiko-social.

Punësimet e reja për 2022

Aktualisht është drejt përfundimit edhe faza e dytë e konkurrimeve nëpërmjet portalit online “Mësues për Shqipërinë 2022”, ku për çdo profil lëndor po zhvillohen edhe testimet e informatizuara. Sipas listave të shapllura nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit, në garën e këtij viti marrin pjesë me mijëra mësues në të gjithë profilet lëndore, për të cilët pritet të bëhet edhe renditja finale e pikëve të siguruara nga çdo kandidat.

Vlerësimi i kandidatëve, të cilët aplikojnë për t’u punësuar në vendet e lira që krijohen në profilin e tyre në qytetet ku kanë aplikuar, përbëhet nga pikët që garuesi ka siguruar në fazën e parëtë konkurrimit që janëpikët e dosjes, si dhe pikët e fituara nga testimi. Rezultati i këtyre dy treguesve përbën edhe pikët finale të çdo mësuesi në garë. Mësuesit që kanë siguruar nivelin më të lartë pikëve do të jenë të parët që do të ftohen të zgjedhin vendet e punës, sipas kuotave të lira të raportuara për çdo njësi vendore të arsimit në vend.

“Renditja përfundimtare për çdo lëndë bëhet sipas pikëve totale që nxirren nga shuma e pikëve të marra në vlerësimin e dosjes së aplikimit dhe pikëve të marra në testimin “Mësues për Shqipërinë 2022”. Renditja fillon me kandidatin me më shumë pikë dhe vijon në rendin zbritës. Kandidati i cili në renditjen e përgjithshme sipas profilit, apo lëndës është renditur me numrin më të madh të pikëve, ka të drejtën të zgjedhë i pari vendin e lirë të punës ku do të ushtrojë profesionin e tij. Ky kandidat me pikët më të larta, ftohet nga komisioni dhe zgjedh një nga vendet e lira me ngarkesë të plotë, të pjesshme, apo dhe të përhershme, sipas preferencave të shprehura edhe prej tij vetë.

Mësuesit do të punojnë për një periudhë prove tre mujore dhe në përfundim të saj do të mund të lidhin kontratën e punës të plotë, ose me afat të caktuar sipas kushteve të përcaktuara në udhëzimin e ri të miratuar nga MAS.

Ndalimi i dhunës në shkolla

Gjithashtu, janë edhe një sërë ndryshimesh të tjera ligjore që po ndërmerren nga dikasteri i Arsimit për të shmangur të gjitha ngjarjet e pakëndëshme në shkolla, të cilat cënojnë sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve. Për këtë, Ministria e Arsimit dhe Sportit kërkon  bashkëpunim nga të gjithë mësuesit, prindërit, por edhe institucionet e tjera qëndrore apo vendore që të respektojnë me përpikëri të gjitha aktet ligjore, nënligjore dhe rregulloret në shkolla.

Ministrja Kushi ka bërë me dije se në vijim të masave të deritanishme, me fillimin e vitit të ri shkollor në zbatim të nismës “Stop Dhunës në Shkollë” fokusi do të jetë tek nxitja e nxënësve, prindërve, mësuesve dhe gjithë komunitetit shkollor për të denoncuar çdo rast dhune apo abuzimi. “Duke marrë shkas nga rastet e konstatuara ndër vite të mësuesve që kanë ushtruar dhunë, abuzim apo vepra të tjera penale ndaj nxënësve, përgjatë këtij viti shkollor kemi ndërmarrë një sërë iniciativash ligjore dhe nënligjore për të shmangur rrezikun që mund t’i vijë nxënësve tanë nga persona që nuk garantojnë integritet të lartë moral, profesional dhe ligjor.Në draftin e ri të ndryshimit të ligjit për sistemin arsimor parauniversitar, i cili është në konsultim publik dhe do të shqyrtohet së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë, kemi parashikuar dispozita që ndalojnë përfshirjen në sistemin arsimor të personave të cilët janë dënuar për vepra penale që lidhen me të mitur, apo institucione arsimore parauniversitare, pavarësisht rehabilitimit të tyre”, bën me dije ministrja Kushi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!

Komentet e Fundit

  1. Vlora Vlora on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  2. 666 on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Bureto on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. Joyce on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. Anonymous on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?