Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Punëtorët aziatikë në listë të zezë! Iu refuzohen vizat, pasi përdornin Shqipërinë si trampolinë për në BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Punëtorët aziatikë në listë të zezë! Iu refuzohen vizat, pasi përdornin Shqipërinë si trampolinë për në BE
EkonomiLajmi i fundit

Punëtorët aziatikë në listë të zezë! Iu refuzohen vizat, pasi përdornin Shqipërinë si trampolinë për në BE

Published: 21 Prill, 2024
Shpërndaje

Punonjësit aziatikë duket se janë futur në listën e zezë të Ministrisë së Jashtme, e cila iu refuzon vizat për të qëndruar e për të punuar në Shqipëri.

Edhe pse nuk ka një urdhër të publikuar zyrtarisht, të huajt nga Bangladeshi, Nepali, Sri Lanka apo India nuk janë më të mirëpritur ligjërisht për të punuar në vendin tonë. Precedentët e krijuar nga personat e rekrutuar më herët të cilët e përdornin Shqipërinë si trampolinë për t’u larguar drejt Europës dhe braktisnin befas vendin e punës, jo vetëm që nuk zgjidhën krizën e punësimit këtu për shkak të emigracionit, por ndikuan edhe në komente negative për vendin e shqiponjave duke u bërë faktor pengues për të gjithë këtë etnitet.

Më të dëmtuarit në këto rrethana veç sipërmarrësve shqiptarë që ende vuajnë për punonjës, të djegur janë agjencitë e punësimit, të cilët kanë shpenzuar shuma të konsiderueshme parash për të huajt nga vendet në zhvillim në lidhje me aplikimin për viza shqiptare. Ankesat drejtuar Drejtorisë së Çështjeve Konsullore pranë Ministrisë së Jashtme janë të shumta, duke kundërshtuar anulimin e vizave për qindra punonjës nga Bangladeshi apo Nepali, por në përgjigjet që kanë marr  thuhet se vendimi i anulimit është i pakontestueshëm.

- Publicitet -

Në e-mailet e siguruara nga Top Channel, agjencitë e punësimit këmbëngulin për rishikimin e dokumentacioneve të punonjësve aziatikë që sipas tyre janë në përputhje me ligjin “për të huajt”, teksa rendisin edhe kostot e aplikimit që shkojnë me përafërsi 20 mijë lekë të reja për një person, teksa një kompani punësimi aplikon për dhjetëra punonjës. Tarifat në detaje janë 8.000 lek për lejen unike, 1.300 lek për përkthimin dhe noterizimin e certifikatës së zanatit, legalizimi i dokumentit certifikues 50 euro dhe kosto e postës për dërgimin e marrjen e kontratës së punës po 50 euro. Mirëpo Ministria e jashtme thekson se vlerëson negativisht kërkesën për riaplikim me argumentin se është kjo kategori punonjësish që ka njollosur Shqipërinë.

“Në vijim të ankimimit mbi refuzimin e vizave të shtetasve nga Bangladeshi dëshirojmë t’ju informojmë se këta shtetas janë kategori potenciale largimi nga territori shqiptar; shtetas problematikë duke ndikuar kështu negativisht në imazhin dhe përpjekjet e vendit tonë për anëtarësimin në Bashkimin Europian”, deklaron Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Burime bëjnë me dije, se edhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe policia kufitare nuk kanë lejuar gjithashtu edhe rinovimin e vizave të punonjësve aziatikë që kanë më shumë se një vit qëndrimi në Shqipëri dhe janë përfaqësuar serioz në punë. Si dhe janë anuluar vizat e punonjësve nga Nepali apo Bangladeshi që ishin pajisur me vizë për sezonin e ri turistik, por që nuk kishin ardhur akoma. /Top Channel

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Komente
  • Ppp thotë:
    21 Prill, 2024 te 6:54 pm

    Kur un thoja qe kjo eshte formula e re e trafikut te klandestineve ju e shitnit se fasoneria eshte ne krize per krah puntor dhe po i kerkon qeverise qe ti jape leje per te huaj nga bangladeshi kur dihej qe Bangladeshi kishte rrogat me te larta se shqiperia
    Tani po ju paraprij dicka tjeter per kete rrjet
    Sa lart ne qeveri shkoi ky trafik dhe kush nga jashte ju tha mjaft se u bete bajat me keq se droga?

    Përgjigjiuni
  • Duhet program ekonomik! thotë:
    21 Prill, 2024 te 9:09 pm

    N’a vjen keq për Shqipërinë me këta politikanë perversë. I paraqesin si suksese që Shqipëria po bëhet kozmopolite, që ikin shqiptarët dhe popullohet nga aziatikët. Nga ana tjetër, një vend që mbahet me turizëm, pa industri dhe rrogat nuk rriten duke detyruar që të rinjtë të largohet! Duhet program ekonomik dhe jo propagandë pavlerë për “suksese” të paqena. Nga ana tjetër, opozita e ka hallin si të shpëtojë pasuritë e vjedhura që të mos sekuestrohen. Pra shkurt, nga të gjitha anët keq dhe kjo është arsyeja kryesore që shqiptarët largohen, sepse secili mendon për vete dhe jo si të bashkëpunohet për të përmirsuar punësimin në Shqipëri.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Si përfundoi “Gaqo i vogël” në Fox News
  • Duam e nuk dimё apo dimё e nuk duam!
  • Aksident i rëndë në Shkodër-Muriqan, raportohet për një viktimë
  • Sulmi i Iranit mbi Katar, Amerika ngre në ajër avionët luftarakë në bazën e Arabisë Saudite
  • Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve shqiptarë në vendet e Gjirit Persik: Kini kujdes, ja ku duhet të kontaktoni për çdo emergjencë

Komentet e Fundit

  1. capi në VIDEO: “B-2 hynë dhe goditën në Tiranë…më falni Teheran!”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron kryeqytetet
  2. Joni në VIDEO: “B-2 hynë dhe goditën në Tiranë…më falni Teheran!”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron kryeqytetet
  3. NATO në Si përfundoi “Gaqo i vogël” në Fox News
  4. demo në Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve shqiptarë në vendet e Gjirit Persik: Kini kujdes, ja ku duhet të kontaktoni për çdo emergjencë
  5. ¿? në Duam e nuk dimё apo dimё e nuk duam!
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?