Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pushteti i padukshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Pushteti i padukshëm
Lajmi i funditopinion

Pushteti i padukshëm

Published: September 28, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Zyrtarisht, Belinda Balluku është e shkarkuar nga detyra e Ministreshës së Infrastrukturës dhe Energjisë. Në zyrën e saj qëndron një tjetër emër. Por për drejtuesit e agjencive më të rëndësishme nën këtë varësi, hierarkia nuk ka ndryshuar fare.

Një investigim i emisionit Fiks Fare zbulon se si infrastruktura njerëzore e emërimeve, punësimeve dhe vendimmarrjes vazhdon të kontrollohet nga i njëjti person. Gazetarët e Fiks Fare, të prezantuar si punëkërkues, depërtuan në zyrat e titullarëve të institucioneve kyçe, nga Aviacioni Civil dhe Inspektorati Teknik, te Emergjencat e Minierave dhe AKBN-ja.

- Publicitet -

Dëshmitë e mbledhura janë tronditëse për nga natyrshmëria me të cilën pranohet varësia: ​”Ushtarët zëvendësohen kollaj, por mbretëresha nuk zëvendësohet dot,” shprehet një nga drejtuesit. Të tjerë pranojnë hapur se ministri i ri në detyrë është thjesht një propozim apo emërim i vetë Ballukut, ndërsa këshilltarët e saj vazhdojnë të mbajnë zyrat dhe të merren me PR-in e saj personal brenda mureve të ministrisë.

Në çdo bisedë të regjistruar, emri i saj funksionon si pasaportë kalimi. Një “sinjal” nga Belinda Balluku ose statusi si “mikesha e shefes” mjafton për të hapur dyert e punësimit dhe vendimmarrjes.

E përballur me këto fakte në një dalje private jashtë zyrave zyrtare, përgjigjja e vetë Belinda Ballukut nuk ishte një sqarim institucional, por një sulm direkt me etiketime ndaj gazetarëve.

​Përplasja mes letrës dhe realitetit ngre tashmë një pyetje që i kapërcen kufijtë e një emisioni televiziv. Cili është kufiri mes një posti zyrtar dhe ushtrimit të paligjshëm të pushtetit? Dëshmitë e titullarëve konfirmojnë se autoriteti i saj vazhdon të përcaktojë fatet e institucioneve shtetërore. Kjo çështje kërkon ndërhyrjen e drejtësisë, vendimet e së cilës janë sfiduar hapur.

DITA

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pushteti i padukshëm
  • PËRGJIMET: Fiks Fare infiltron një gazetare, zbulon se Balluku vazhdon të drejtojë Ministrinë
  • BE nga Dayton 1995 te Haga 2026!
  • Këshilli i Sigurisë përforcon alibinë e Ramës për Vlora Hysenin
  • Iluzioni i bumit të produktivitetit nga Inteligjenca Artificiale

Komentet e Fundit

  1. Ramalluku i Surrelit on USB-ja e sekreteve dorëzuar në Vjenë dhe “prapaskena” e një pjese të fjalimit të Ramës në Rinas
  2. Dajti on Një sfilatë turpi
  3. 1thundrak on Hakerat publikojnë fatura dhe lista numrash telefonikë që dyshohet se lidhen me agjentë të SHISH
  4. Berlin on FOTO: Arbëreshët e Siçilisë, hallet e sotme të një populli që kaloi detin 500 vjet më parë
  5. nastradini on Kuvendi i Kosovës miraton deklaratën për ish-krerët e UÇK-së: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?