Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Qëndroni të fortë, nuk do të jetë e lehtë”! Tarifat 10% hyjnë në fuqi, Trump thirrje amerikanëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Qëndroni të fortë, nuk do të jetë e lehtë”! Tarifat 10% hyjnë në fuqi, Trump thirrje amerikanëve
BoteLajmi i fundit

“Qëndroni të fortë, nuk do të jetë e lehtë”! Tarifat 10% hyjnë në fuqi, Trump thirrje amerikanëve

Published: April 6, 2025
Shpërndaje

Presidenti i Shteve të Bashkuara u bëri thirrje amerikanëve që të qëndrojnë të fortë pas hyrjes në fuqi të tarifave shtesë prej 10% që ai vendosi për pjesën më të madhe të importeve në SHBA.

Presidenti amerikan pranon se nuk do të jetë një periudhë e lehtë, përballë rreziqeve inflacioniste. Tarifat 10% janë një goditje për tregtinë globale.

“Ky është një revolucion ekonomik dhe ne do të fitojmë. Mbahuni fort, kjo nuk do të jetë e lehtë”, tha Tarump në platformën e tij Truth Social duke premtuar se megjithatë, rezultati përfundimtar do të jetë historik.

- Publicitet -

Tarifat e reja të Trump kanë sjellë shok për ekonominë globale dhe tregjet financiare në mbarë botën kanë pësuar humbje të mëdha. Vetëm në Wall Street, 6 trilion dollarë u humbën në dy ditët e fundit, sipas të dhënave të Dow Jones. Në fakt, dje presidenti i Bankës Federale të SHBA-së, Jerome Powell bëri një parashikim të trishtë lidhur me perspektivën e ekonomisë amerikane pas tarifave të reja dhe efektet ekonomike përfshijnë inflacion më të lartë, rritje të ngadaltë dhe rritje të papunësisë.

Tarifat të cilat tanimë kanë hyrë në fuqi, përjashtojnë disa produkte të tilla si nafta, gazi natyror, ari, bakri, argjendi, lëndë druri ndërtimi, gjysmëpërçuesit, farmaceutikët dhe mineralet që nuk ndodhen në SHBA. Tarifat nuk prekin gjithashtu makineritë e çelikut, aluminit dhe ato të importuara, të cila tashmë i nënshtrohen tarifave 25%.

Fatura do të jetë edhe më e rëndë nga 9 prilli për vendet që eksportojnë më shumë mallra në SHBA se sa importojnë prej saj. Tarifat për importet nga Kina do të arrijnë në 54%, për ato nga BE 20%, për Vietnamin 46% dhe për Japoninë 24%.

Sipas dokumentit zyrtar të paraqitur nga qeveria amerikane dje, tarifat e reja kanë prekur rreth 80 shtete dhe rajone, duke përfshirë 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Edhe Kanadaja e Meksika po paguajnë një çmim nga lufta tregtare që presidenti i SHBA ka zhvilluar që kur filloi mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa miliarderi Elon Musk, një aleat i ngushtë i Trump dhe përgjegjës për Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (Doge), tha se SHBA dhe Evropa mund të lëvizin drejt një situate me tarifa zero, e cila mund të krijojë një zonë të tregtisë së lirë midis Evropës dhe Amerikës së Veriut.

Komentet e tij, të bëra teksa udhëtonte për të takuar ministrat e qeverisë në Itali, erdhën disa ditë përpara se administrata Trump të vendosë tarifa deri në 50% për mallrat më 9 prill, për ata që i quan “shkelësit më të këqij” për çekuilibrat tregtarë me SHBA.

Gjithashtu në Uashington DC dhe në të gjithë SHBA-në, rreth 1200 demonstrata pritej të mbaheshin të shtunën, duke shënuar ditën më të madhe të protestës kundër Presidentit Trump dhe Musk që kur Shtëpia e Bardhë njoftoi ndryshimet e politikës në mënyrën se si drejtohet qeveria amerikane duke zgjeruar fuqinë e degës ekzekutive. Por Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar ende për protestat.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Portugezi nxori thikën, unë ia mora nga dora”, dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen e Ksamilit
  • Kostoja e jetesës godet familjet e reja në Tiranë, kryeqyteti po “zbrazet” nga lindjet
  • Lëkundje tërmeti në vend, ndihen në disa qytete
  • Zbardhet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil
  • Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Komentet e Fundit

  1. Nuk jemi shtet mysliman, por laik. on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  2. Lexo Vikipedian on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. ¿? on Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!
  4. Titi on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  5. Ëndërrime on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?