Prej gati 3 vitesh qeveria ka deklaruar se po punon për skemën e re të pensioneve, në mënyrë që të ulet deficiti, të rriten pensionet dhe që skema aktuale të jetë më e ‘shëndetshme’.
Mes shumë propozimesh të bëra edhe nga Banka Botërore për të prekur disa elemente të skemës qeveria njofton për një formulë të re.
Kryeministri ka deklaruar këto ditë se po punohet për “krijimin e një fondi të veçantë për pensionet për ata që duan ta kenë pensionin më të lartë”.
Report TV mëson se bëhet fjalë për të ndërhyrë në skemën aktuale, e konkretisht për të fuqizuar kolonën e tretë, ku janë të përfshira pensionet private vullnetare. Pra përveç skemës shtetërore të pensioneve që mbahet me sigurimet që paguajmë në bazë të pagës që marrim dhe kolonës së dytë të pensioneve plotësisht private, synohet të fuqizohet kolona e tretë ku do të përfshihet shteti si bashkëfinancues, ku një pjesë e fondit e paguan punëmarrësi dhe një pjesë punëdhënësi.
Qeveria parashikon të hedhë para në fondin e pensioneve vetëm për punonjësit e shtetit, që aktualisht janë 184 mijë persona, ndërsa për kategorinë më të madhe të të punësuarve që janë në privat, nuk ka lehtësi, pasi duhet që bizneset të jetë bashkëfinancues për punonjësit e tij
Ekspertët sqarojnë në ‘Portofol’ në Report Tv, që formula që po diskuton qeveria synon të krijojë një skemë paralele me pensione private, në mënyrë që të rritet përfitimi i qytetarit kur del në pension.
“Qëllimi në këtë situatë është të mund të nxiten individët të kursejnë, që të mund të vendosin një pjesë të pagës së tyre në fondin e pensionit, që do të jetë një fond pensioni privat me bashkëfinancim nga shteti, ose jo nga shteti por nga punëdhënësi. Në rastin kur ti punon në kompani private, duhet të jetë punëdhënësit privat që do të kontribuojnë për punonjësit e tyre”, thotë eksperti i tregjeve financiare Artur Ribaj.
Ribaj thotë se kjo formulë do të nxisë qytetarët të hedhin para edhe në fondin privat të pensioneve, por nuk është korrekt.
“Kjo do ta nxisë, por nuk është korrekt, për faktin, sepse edhe punonjësit që punojnë privat kanë nevojë të mbështeten dhe të motivohen dhe të incentivohen. Nuk mund të ngelet vetëm për ata që punojnë në shtet dhe të stimulojnë që njerëzit të vazhdojnë të kërkojnë të punësojnë në shtet. Ndërkohë që ata të shtetit do të paguhen përsëri me buxhetin e shtetit me taksat tona. Pra dhe kur flitet për një fond pensioni është për të gjithë popullsinë duhet incentivuar të gjithë”, thotë Ribaj.
Ndërsa eksperti Fatos Çoçoli, gjykon se duhet të lehtësohet barra tatimore për bizneset nëse qeveria kërkon që të fuqizohet kjo kolonë e sigurimit vullnetar privat.
“Sigurisht që nuk mund ta vësh me ligj që do shtojë 1 euro punonjësi në privat edhe punëdhënësi privat është i detyruar ta shtojë 1 euro. Nuk ka as logjike edhe asnjë vend të botës kjo nuk aplikohet. Por ama ti çfarë mund të bësh për atë sipërmarrës privat që e shton ai euron, dje ti ulësh ngarkesën fiskale, pra mund t’i ulësh një taksë me një përqindje”, thotë Çoçoli.
Sot pensioni mesatar është sa 22% e pagës mesatare të vendit, ose sa 38% e pagës minimale. Pensioni mesatar përllogaritet në 20 mijë e 192 lekë, ndërsa e ndarë në kategori, ai urban është 20 mijë lekë, ai rural është 12 mijë lekë.
Ndërkohë, emigrimi dhe ulja e lindshmërisë po sfidon pensionet thotë Banka e Shqipërisë ndaj duhet ndërhyrë. Nga ana tjetër vetë qeveria parashikon që deri në 2030-ën, popullsia të ulet me rreth 86 mijë persona, në kushtet kur skema e pensioneve ka nevojë për më shumë kontribuues.
Për të paguar 100 pensione, sot punojnë 117 të punësuar, ky raport sipas programit buxhetor afatmesëm do të zbresë në 113 të punësuar, duke shtuar kështu presionin në buxhetin e shtetit, i cili duhet të mbulojë deficitin e skemës së pensioneve.
o.p. / dita

U larguan shqiptarët se kjo ishte veprimtaria armiqësore e klasës politike në tërësi. Në fillim me ligjin 7501, ligjin skandal të diktaturës që pretenduam se e rrëzuam, ligj socialist në rrugën e ngritjes së ekonomisë së tregut.
Eksperiment i politikës shqiptare për interesat personale dhe jo për zhvillimin demokratik, në sistemin që pretenduam të ndërtonim, ligj themelor, ligj bazë numër një është
Prona është e Shenjtë.
Kështu filloi rrumpalla dhe Rruga pa krye e “demokracisë shqiptare”.
Cili vend i demokracive popullore aprovoi një ligj absurd si ligji 7501.
Ky ligj ishte kanceri i rrezikshëm, që u fut në krye të herës zhvillimit”demokratik”që si një mortajë e rrezikshme largojë qytetarët nga atdheu duke humbur shpresat.
Tashmë Shqipëria nuk është e shqipëtarëve, por e politikanëve grabitqarët që eleminuan çdo vlerë shqiptarie.
Ne boten perendimore egiztojne te tilla pensione, por jo te gjithe punedhenesit, kryesisht jane korporatat e fuqishme dhe kuptohet punonjesit qeveritare (nuk di nese eshte ne te gjitha nivelet).
Gjithmone vullnetar, nuk e detyron dot punedhensin ,kryesisht privatin, te kete skema te tilla pensionesh. Nese ka, qellimi i punedhensit eshte te thithin punonjesit me te kualifikuar dhe jo te rregulloj skemen e pensionit.
Nuk e di ky eksperti mundohet te vendos shenjen e barazimit. Na vjen keq por ke ngaterruar sistemin. Ne kete te riu qe quhet kapitalizem, kesi “pabarazirash” do te shikosh.
Kurioz te di kush do administroj kete fonde. Sepse kete fonde nuk duhet te qendrojne te “vdekura” duhet te investohen diku, dhe zakonisht jane corporata financiare qe merren me administrimin e tyre. Jo per gje mos ja japin ndonje si Jimmy Hoffa aka Sudja, na le punonjesit e administrates me gisht ne…..
Deshira e c`frenuar e drejtuesve te Shtetit Edi Rama dhe sali Beriusha per te futur ne skemen e pensioneve edhe kontingjente qe nuk kane kontribuar asnje centez ne sigurimet shoqerore,(ish koprativiste,fshatare qe kane perfituar,toka,ara,bageti,tregtare,emigrante,bisnesmene,barbone,drogaxhij,pushtues trojesh..Te gjithe keta per qellime zgjedhore.Po falimentojne skemen e pensioneve te Punonjesve te shttetit,qe kane kontribuar gjithe Jeten.
Je një Burrë i poshtër ti Cccol ose një servil Gogol shumë i poshtër një zemër Qelbësirë
Jam shume i poshter jam,sepse nuk pranoj,qe hakun tim ta vjedhesh Ti.