Nga Orgen Peci
Deklarata e kryeministrit Rama se përmbytjet janë pasojë ekskluzive e kushteve atmosferike shmang thelbin e problemit. Reshjet janë faktor natyror, por përmbytjet janë pasojë e mungesës së mirëmbajtjes, shkatërrimit të sistemit kullues dhe keqmenaxhimit të territorit.
Nëse infrastruktura do të funksiononte, shiu nuk do të kthehej automatikisht në katastrofë.
Edhe premtimi për dëmshpërblim nuk është zgjidhje, por ripërsëritje e të njëjtit cikël: para publike që paguhen sërish nga taksapaguesit, pasi një herë janë shpenzuar (ose vjedhur) për infrastruktura që sot nuk kryejnë funksionin e tyre.
Qytetarët nuk kanë nevojë për qetësim pas fatkeqësisë, por për parandalim para saj. Transparencë, përgjegjësi dhe funksionim real i investimeve publike, kjo është emergjenca e vërtetë që kryeministri e ka artikuluar kur nuk ishte në pushtet por sot e mohon.
Në këtë link (kliko) gjendet një shkrim bindës që e sfidon lidhjen e thjeshtë “reshjet = përmbytje”. Faqja “Faktoje” ka dokumentuar qartë se reshjet në zonën e Durrësit nuk ishin një fenomen i pazakontë meteorologjik. Krahasimi me vitet e mëparshëm e nxjerr qartë. Përmbytja është rezultat i korrupsionit, neglizhencës, mungesës së mirëmbajtjes dhe planeve të dobëta urbane.
Megjithëse janë shpenzuar dhjetëra miliona euro, sistemi nuk funksionon efektivisht. Kjo do të thotë se e keqja nuk është moti.
Kryeministri kërkon durim. Nuk kërkohet durim për reshjet, kërkohet përgjegjësi për menaxhimin e territorit.

Deklaratat e Ramës
Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Emergjencave qetësoi qytetarët e prekur nga përmbytjet, se ata do të dëmshpërblehen për humbjet që kanë pësuar, si për banesat apo për gjënë e gjallë.
Ai tha se kushtet atmosferike që goditën rajonin, por dhe Shqipërinë, çuan në këtë situatë.
“Nëse reshjet e pazakonta të ditëve të fundit përmbyten vende në krejt rajonin tonë, Shqipëria nuk reagoi si dikur kur edhe një shi i zakonshëm bënte ujë dynjanë sepse sot Shqipëria është krejt tjetër. Kur ne erdhën në qeveri në malin e borxheve që na lënë në trashëgimi aleatet e shiut ishte edhe një pjesë e tërë borxhet nga përmbytjet e Shkodrës. Ne i shlyem ato borxhe dhe nuk kemi hyrë më në borxh të kësaj natyre me njerëzit. Investimet prej 250 mln euro në dekadën e fundit kanë rindërtuar 536 kanale ujitëse dhe kulluese që ishin të stërpërgjysmuara. Kanë përforcuar argjinaturat, kanë futur në punë 12 hidrovorë që kishin pushuar se punuari prej vitesh.
Ka akoma mësime për të nxjerrë dhe për të mbushur. Por nëse reshjet e pazakonta ranë dhe përmbytën shumë vendet të rajonit, sot Shqipëria ka reaguar ndryshe. Sot kemi rritur ndjeshëm reagimin. Kemi dalë më të fortë para fatkeqësive. Sot dua t’i siguroj dhe të dëmtuarit e kësaj here, do t’i qëndrojmë me dinjitet shtetëror çdo detyrimi ndaj tyre, për banesat dhe gjënë e gjallë”, tha ai.
Mes të tjerash ai porositi deputetët e PS-së që të jenë në zonat e përmbytura, për të ndihmuar banorët.
“Dua t’u them deputetëve të shumicës qeverisëse të pranishëm në këtë mbledhje përmes zoom-it që të jenë të angazhuar dhe sot dhe nesër, edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer, pranë njerëzve, për njerëzit.”, pohoi ai.
Ministri i Financave u shpreh se:
“Në programin e emergjencave civile kemi parashikuar 30 milionë euro, që janë shpenzime kapitale për programin e emergjencave civile dhe ka të bëjë me financimin e objekteve dhe projekte, të cilat lidhen me parandalimin e fatkeqësive natyrore. Vlera që kemi alokuar për këtë program është 15 milionë euro. Kemi planifikuar fondin e kushtëzuar për emergjencat civile që është rreth 10 milionë euro, menaxhohet nga Mbrojtja.
Kemi dhe fondin rezervë të Këshillit të Ministrave, në vlerën 25 milionë euro, e cila do vendoset në dispozicion në varësi të vlerësimeve që do të bëhen në varësi të dëmeve të shkaktuara. Kemi fondin për digat dhe rezervuarëve. Ky fond është rreth 5 milionë euro. Në total, nëse do të bënim një vlerësim të fondeve që kemi në dispozicion vlera shkon mbi 50 milionë euro, që janë të disponueshme për situatën e krijuar aktualisht”.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh se janë të angazhuar 502 forca në terren lidhur me situatën e përmbytjeve në vend. Gjatë fjalës së tij në Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civil ai tha se, se 460 persona të evakuuar janë akomoduar në struktura shtetërore ndërsa një pjesë tjetër në struktura hotelerie.
Sipas Vengut, rezervat materiale të shtetit kanë mundësuar dislokimin e pakove ushqimore dhe materiale si krevate dhe elementë mbështetës.
“Forcat e armatosura u angazhuan qe ditën e hënë. Kemi patur angazhimin 502 forca në terren dhe gjendjen ende ne terren. 80 mjete, fadroma, varka, 22 motopoma sidomos në zonat e banuara për të ndihmuar në evokimin e ujit, zjarrfikës dhe autoambulanca.
Forcat armatosua janë të angazhuar në Shkodër, Lezhë, Kurvin, Durrës, Fier, Vlore, Delvinë dhe Gjirokastër për të mundësuar tre aspekte, përparësia siguria e jetës dhe ndihmesa e për evakuimin e ujërave dhe rikthimin e qytetareve në banesat e tyre.
Nga ana tjetër për sa i përket elementeve mbështetës për banorët e evakuuar, 460 gjendet te akomoduar në struktura shtetërore te tjerët janë në struktura hoteliere. Rezervat materiale të shtetit kanë mundësuar dislokimin e pakove ushqimore dhe materiale si krevate dhe elementë mbështetës”, tha Vengu.
j.l./ dita

me leket tende?
Po mire more Rama qeveria tjeter ( sepse per ty fajin e ka gjithmone Berisha ) , ti çfare ke bere keta 12-13 vjet ? Ti thua kemi vene ne pune 12 hidrovore e kemi bere kanale por nuk thua se ç’pune kane bere keto kanale e hidrovore kur ç’do qytqt permbytet ?
Te kishit bere nje plan kullues e ta ndertonit nuk do permbytej mileti e keshtu nuk do harxhoheshin fonde per ti demshperblyer. Po ky eshte vizionar sipas 5 milion pergezimeve qe I ben administrata ne fejsbuk. Do demshperbleje. Se mos i ka parate e tij!
Cfare jane keto nga fitorja ne fitore,mobilizime,prane njeresve,per njerezit.Kemi dale me te Forte para fatkeqesive.po ku i mesove keto ti mor maskara!Kur ra termeti ne Diber,erdhi shoku Enver ne Maqellare.U ul gju me gju me popullin ne oxhak te katundarit dhe tha pikerisht:-Kemi dale me te forte para fatkeqesive.Nuk i shtrime doren askujt,kurse andej matane lypen ndihma dhe borxhe.Ne nuk kemi borxhe.
Katundari harroi robt e vrare dhe perqafoi shokun enver me lot ne sy.
Po ti s`kishe lindur atehere! Oooo Edviiiin! Ne picket te Netes i degjove fjalet e shokut Enver?
Po nuk hoqe dore nga pallavrat ti or maskara ! Kemi ndertuar 536 kanale ujitese,12 hidrovore,250 miljon eurio investime,..!Ku i ke?Durresi,Lezha,Novosela nen uje.Pse nuk e ve ne Pune ate Hidrovorin e patatinave qe ndertoi Sako me Bajraktarin,vellezerit Hysa e ca hajdute te tjere ne Porto Romano? 1 Motopompe 300 kw 1000 euro kushton ta blesh ne Kroaci tek Rade Koncar.1000 euro transporti,ja 2000 euro.Kujt ja tregon 250 miljon euro mor hajdut,qe e bere gjithe popullin hajdut.Ven ketu ,si Vizitor nga Kozmosi nga parisi dhe te acaron me pallavra kongresesh,Porosi e vecante Organiza kriminale QEVERRIA EDI RAMES.Shkoni tek populli!tek njerezit,prane njerezerve!!!!!!!
O Zot!Se keq per te pare surratin tend dhe surratin e Belinda hajdutes eshte populli Durrsak.
Se Durrsaket nuk ta njohin skoten ty,,tyt eti,tet gjyshi dhe sat gjyshe.
Keq per t`pa surratin tat jane durrsaket
Durresi i gjithe nen uje sharrlatani llapa llapa .
Oboboboboo!Ma hoqi kaplloqen me mjes! Me shume me acaron delenxhiu,se Shiu.
Ah o Kriekaqol ti nuk nxjerr kurre mesime se do vetem te japesh mend. Harrove kur shperndaje legalizime bashke me zotin Lame ne keneten e Durresit. Pse duhet te paguaje kolektiviteti per arrogancën tuaj!
Mos e keqkuptoni Ramën. Me vendet e rajonit ai nënkupton “shtete” si Surreli, Viçidoli apo Vonoi. Atje, edhe pse janë bërë investime pa hesap, sa herë ka rreshje, ka dhe përmbytje. Banorët e atjeshëm e kanë hallall shperblimin. Edhe po s’pati dëme.
Ne emer te Kujt flet’ eilistdat ku do ti gjesh!?
1,4 MIlARD te termetit ku vajten e a u shlue Borxhi…Poqese e konsideron vehten K/M….pergjigjja.Poqese je zedhenes i Krimit Korrupsionit mafjes…vazhdon e tallli me podkarst e me Diellen Linda
Demo sharlatani llafazani mëndje pjerdhuri . Nuk ka shtet në botë e në Evropë që nuk është përmbytur . Asnjë nuk ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin . Hani m.t hani se kam sa të doni .
Pershendetje Z. Kryemashtrues ! Jemi ne banoret e shtepive te rrezuara nga termeti… ne qe na premtuat shtei… sillini tek ne sepse na premtuat nga nje shtepi por ju si magjistar na dhate nga dy shtepi… sillini tek ne se kemi nga nje shtepi teper…
Deklarata e kryeministrit për investimet në infrastrukturën hidraulike tingëllon si përpjekje për të treguar përparim, por realiteti i përmbytjeve të fundit tregon se shifra dhe premtimet nuk përkthehen gjithmonë në rezultat efektiv në terren.
Investimet në kanale, argjinatura dhe hidrovorë janë të domosdoshme, por problemi nuk është vetëm teknologjik, është edhe menaxhimi, mirëmbajtja dhe transparenca e procesit. Përmbytjet e fundit tregojnë se sistemi nuk funksionon gjithmonë, edhe pas investimeve të mëdha, dhe qytetarët mbeten të ekspozuar ndaj pasojave.
Thënë shkurt: shifrat mund të jenë reale, por praktika dhe zbatimi janë ajo që vlen për jetën dhe pronën e njerëzve. Për qytetarët, nuk ka rëndësi vetëm se sa është investuar, por sa efektiv është sistemi kur bie shi i zakonshëm.
Hajdut me.cizme
I neveritshem
E.pat ate videon cfar thoshte ky vet per arsyet e permbytjeve ne 2012?
ate llogarine e borxheve, sa na e ke cuar si komb, kur do na e besh?
sa kollaj mi numuroke miljonat si guralece lumi
Te gjithe jeni kandidate per kryeministra.Po te lexosh komentet shikon se sa talente ka Shqiperia dhe po shkojne dem.
Problemet zgjidhen pas tastjeres se kompjuterit ose telefonit.Dhe po te degjosh idete tuaja perse te mos e bejme Shqiperine vend model ne nje planet tjeter.Mbase ne Jupiter se Marsin dhe Henen e ka zene Elon Musk.
Bythqir 2 metrosh, turp i madh.
Ate shifren 50 milion Euro qe premtova (mashtrova) per te permbyturit, ma solli ne mendje Bela perkrah se mu kujtua 50 milioneshi Euro i hardhuar prej saj te Tuneli i saj ne Llogara.
Ne 92 kur Saliu na rrezoj komunizmin Shqiperia nuk kishte keneta,i thau e i ktheu ne toka bujqesore komunisti Enver Hoxha,tani ne 2026 na u kthye terbufi keneta famekeqe ku perhapej malarja e tifo.Pa me te voglin dyshim permbytje tilla do kemi cdo vit,ishte gallate te shikoje ekskavatorin si pastronte kanalin kullues ne mes te shiut.Jane te bllokuar me ndertime kanalet kryesore kulluse te Durresit, Vlores Lezhes e Shkodres.
Partia Socialiste FATKEQESISHT eshte ndrydhur e katandisur ne ‘Omertà’ nga ‘Rilindja’ e Don Edvin Kristaq Aneta Rama Koleka, bashkeshorti i 4-et e/o i 5-te i Pronares de facto te ABI Bank, Donna Linda Rama Basha, si Corleone e Sicilise ne vitet ’70-’80 te shekullit te kaluar.
————
‘Omertà’ =
1.
Forma di solidarietà, spec. diffusa tra i membri della criminalità organizzata, diretta a proteggere i colpevoli di azioni illecite nascondendone l’identità o tacendo informazioni utili alle indagini dell’autorità giudiziaria.
2.
Riserbo assoluto all’interno di un gruppo o di un ambiente sociale, con cui si coprono le malefatte altrui e allo stesso tempo si salvaguardano i propri interessi.
Ju flet “Syri”….
Po ky artikull shkrues ,specialist per gjithcka. kush eshte!
Permbytjet qe ndodh e Jane rrjedhoje e disa faktoreve. Kryesor et Jane intensiteti I Larte I rreshjeve. Se dyti perhapja ne te gjithe territorin. Pellgu ujembledhes I Vjose fillon qe ne malet e pindit ne Greqi. Erzeni, me pellg ujembledhes qe ne shengjergj e krrabe te Tiranesku do te shkarkoje shin keto ujra, vec ne pjese e grykederdhjes se Tyre? Dora e njeriut, eshte faktori I dyte, qe ka ndikuar negativusht Ne shkaterrimin errjetit kullues, Ne shkaterrimin e shtreterve te lumejve, Ne ngushtimin e shtratit te Etzenit dhe te qarkullimit TE ujit shko Ne keeneten E Durresit, zoti Organ, dhe shiko, nje zone gjeologjikisht te ndaluar per ndertim e mbushur plot, edhe mbi kanalet kullues Jane ndertuar. Jane “xanun” edhe brigjet e kanaleve, saqe nuk lejohet kalimin I asnje ekskavatori per pastrim. Nese i Kane xanun, kush duhet ti pastrojne, vec “pronarit plackites”? I njejtin fenomeni ne uren e mifolit. Po te njejten persona qe Kane ndertuar ne zona te rrezikeshme. Dhe KY fenomeno ka qe ne 1991 qe ndodh. Sot Jane te privatizuara e legalizuara. Kush I vendos prej ketyre zona e? Saliu I vendos I dhe Edit I mpihen dhembet. Ka nje rrugezgjidhje:Ne Itali, Ne Trentino, ka nje ligj qe per nevojat publike, personi I behen tre here offerte per cvendosje, blerje nga shteti apo ne kembim. Nese personi refuzon, pas ofertes se trete, prona, territori qe parashikon nje veper Ne interest te publikut I sekuestrohet me cmimi qe percakton qeveria, apo pushtetin lokal. Le te zbatohet edhe ketu nje ligj I tille. Jane shume? Me deshires e tyre u futen ne keto zona. Se fundi, plehrat shqiptare Kane mbushur jo vetem sistemino kullues, por edhe bregdetin e Adriatikut deri ne ate TE kroacise. Sigurisht edhe hedhje e mbeturinave Ne shtratit e kanalit, te lumit, kudo ne territori eshte e drejte e njeriut, shprehje e demokracise, ndersa gjoba eshte shprehje e diktatures. Poshte diktatura, rrofte permbytja, keshtu duhet te shkruaj e parrulla e protestave .
Kolektori I ujrave ne fshatin Rinia I bllokuar plotesisht ne 150 gjatesi nga ndertimi mbi kanal ne menyre barbare nga kryehajduti I OSHE Durres burgagjiu Plator Mehmeti I lakuar per vjedhje masive me tendera ne OSHE dhe banoret e bisneset vuajne permbytjet ne shtepite nga grykesia e ketij te pangopuri qe ka pushtuar kolektorin me ndertimin me parate e vjedhura ne OSHe si hajduti me I madh ne historine e shtetit Shqiptar dhe emeruar nga banda e Adrian Celes 3 here drejtor megjithese ka bere burg per vjedhje ne OSHE.
Léri DÉNGLAT HAJDUT , por DORËZO në SPAK KORBËN e ZEZË KUÇEDRRA Balluku , dhe STOP KORRUPSIONIT , HAJDUTÈRIVE , VJEDHJEVE dhe PLAÇKITJEVE të ZYRAVE të SHTETIT !!
12 VJET me DËNGLA dhe LLOGJE Kavaje , BOLL mē !!
Mjaft është M J A F T i Dashur KRYE HAJDUT (kryeministèr) apo (lider global) , është koha tè ZHDUKESH nga PS dhe ti hapësh krahun PETRO KOÇIT , ERION BRAÇES ose BEN BLUSHIT dhe tè THYESH QAFÉN bashké me Sali Berishèn !!