Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama niset drejt Brukselit për Kosovën, pritet të takohet me Charles Michel
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rama niset drejt Brukselit për Kosovën, pritet të takohet me Charles Michel
KryesorePolitike

Rama niset drejt Brukselit për Kosovën, pritet të takohet me Charles Michel

Published: June 25, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama do të niset nesër drejt Brukselit, për t’u takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel për të diskuruar në lidhje me zgjidhjen e ngërçit mes Kosovës dhe Serbisë.

Kujtojmë që dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama në një konferencë për gazetarët tha se i ka nisur një letër të dytë, Presidentit Macron dhe Kancelarit Scholz, për dijeni edhe presidentit të Këshillit Europian Charles Michel, lidhur me ‘domosdoshmërinë e një shtyse të re’, siç tha ai.

“Duhet një shtysë e re, duhet një marrje dhe mbyllje brenda e të dyja palëve nën kujdesin e drejtpërdrejtë të kumbarëve të planit që është kthyer një marrëveshje bazë, që është Franca dhe Gjermania me mbështetjen e SHBA dhe natyrisht Franca dhe Gjermania janë njëkohësisht edhe Bashkimi Europian në të njëjtën kohë sepse mbështetje e BE nuk diskutohet. Duhet kjo dhe nuk është një ide e re e imja. E kam thënë dhe në tryezën e madhe të liderëve në Moldavi dhe tani mendoj që është koha sepse kjo ecejakja në Bruksel, ka ardhur në një moment që është vetëm status-quo. Nuk pres dhe nuk kemi çfarë presim të reja, pa një shtysë të re dhe pa një  përfshirje të drejtpërdrejtë të kancelarit dhe të presidentit të cilët duhet të shpëtojnë jo thjesht Kosovën dhe Serbinë nga përplasja, por duhet të shpëtojnë rajonin nga shkatërrimi i të gjitha proceseve të nisura dhe nga asgjësimi i vetë Procesit të Berlinit. Kaq e thjeshtë është kjo”, tha Rama.

- Publicitet -

Kryeministri kërkoi lirimin e tre policëve kosovarë, që mbahen në burg në Serbi.

Derisa të lirohen ata u shpreh Rama, nuk mund të ketë normalitet as në marrëdhëniet e Shqipërisë e Serbisë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Super-goli i Ernest Muçit ndez stadiumin në Tiranë, Shqipëria kalon në avantazh ndaj Finlandës
  • Një arritje historike për Shqipërinë në sportin e mendjes
  • SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg të kryebashkiakut të Vaut të Dejës
  • KLP vendos masë disiplinore ndaj prokurores Albjona Papajani
  • Ministria i heq lejen e mjedisit kompanisë “Kurum” pas skandalit të mbetjeve të rrezikshme

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  2. demo on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  3. Valbona on Prapa perdes së pushtetit
  4. Greta on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  5. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?