Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama shfuqizoi rritjen e çmimit të energjisë, ERE: Monitorojmë çmimin deri në dhjetor!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rama shfuqizoi rritjen e çmimit të energjisë, ERE: Monitorojmë çmimin deri në dhjetor!
KryesoreShoqëri

Rama shfuqizoi rritjen e çmimit të energjisë, ERE: Monitorojmë çmimin deri në dhjetor!

Published: September 30, 2022
Shpërndaje

Më 24 shtator, Enti Rregullator i Energjisë miratoi propozimin e Furnizuesit të Shërbimit Universal për aplikimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për konsumin mbi 800 kWh për abonentët familjarë.

Kështu nga dita e nesërme (1 tetor) sipas këtij vendimi abonentët familjarë që shpenzojnë mbi 800 kWh supozohet që të paguajnë energjinë me 42 lekë për kWh.

Por, kryeministri Edi Rama ndryshe nga çfarë vendosi ERE, doli sot në një videolive në Facebook për të lajmëruar se është tërhequr nga vendimi për shtrenjtimin e energjisë për ata që kalojnë fashën 800 kWh.

- Publicitet -

“NJË LAJM POZITIV dhe pse nuk do të hyjë në fuqi në tetor fasha 800KW për konsumatorët familjarë”, thuhej në mbishkrimin që shoqëronte videon e Ramës, me kryeministrin që shpjegoi më tej vendimin: “Në 1 shtator, kur ne vendosëm fashën me çmim të mbrojtur deri 800 kWh, kërkesa për energji nga KESH ishte rreth 17,000 kWh, sot është rreth 11,000 kWh”.

Ndërkohë, në një njoftim për shtyp të mbrëmjes, vetëm pak orë pasi kryeministri foli dhe shpjegoi me argumentet e tij qëndrimin për koston që do të ketë fatura e energjisë, ERE sqaron se ka publikuar tashmë listën e re të çmimeve, për ata familjarë që konsumojnë mbi 800 kWh.

Sipas, ERE këto çmime janë të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022.

Ndërkohë, vlejmë të theksojmë se reagimi i sotëm i ERE-s vjen pas akuzave të shumta se ky institucion është i varur nga qeveria dhe merr vendime të motivuara politikisht.

Njoftimi i plotë:

Për të gjithë konsumatorët familjare që furnizohen nga shërbimi universal.

ERE ka publikuar tashmë çmimet e përditësuara për konsumin e energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë, që konsumojnë mbi 800 kWh. Aktualisht këto çmime janë të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022.

Me VKM nr. 584, datë 08.10.2021, Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike.

Në situatën aktuale të luhatshmerisë së lartë të burimeve të furnizimit me energji elektrike, nga prodhimi vendas, vendimmarrja e Entit Rregullator të Energjisë mbi ndryshimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike, është objekt rishikimi peroidik. Ky rishikim do të kryhet në përputhje me ndryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike.

ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë, kostot e furnizimit sipas burimit të siguruar të energjisë.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • intelektuali says:
    September 30, 2022 at 9:25 pm

    MIRE QE KY KRYEMINISTER INJORANT DHE KARAGJOZ E DEGJOI ME NE FUND INTELEKTUALIN

    por:

    Ne dhjetor pervec shirave vjen dhe bora qe mbush liqenet e kaskades se Drinit akoma me shume dhe kur shkrin ne prandvere mund te permbyse Shkodren dhe Lezhen sic ka ndodhur shpesh here nga lakmia e pushtetit per te mbajtur ujin qe te shesin energjine me shtrenjte ne vere, prandaj o Edi Rama

    PRAPE DO TE PERDORESH QAMETIN E PUTINIT EDHE VITIN QE VJEN?

    Reply
  • Mondi Vlore says:
    September 30, 2022 at 9:37 pm

    Jane zgjedhjet vitin tjeter prandaj bene sikur iu hap barku per njerezit vezirit te Surrelit!

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    October 1, 2022 at 5:01 am

    Kesaj i thone:” i zoti ta jep,tellali nuk ta jep!”!”

    Reply
  • kikia says:
    October 1, 2022 at 9:05 am

    Kush eshte i zoti e kush eshte tellalli, sepse e ke kap nga bishti me sa duket.
    Te tere ata jane yzmeqaret e popullit dhe energjia eshte e popullit as e EREs as e KM.
    Se sa e kapur eshte ERE dhe cdo institucion tjeter duket ashiqare dhe e njerezit e prekin cdo dite ne jeten e tyre.
    KM shpetimtari i shqipetareve do te perfundoje ne arkivat e historise si qelbesira me e madhe kunder shqiptareve pas simotrave te tij.

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    October 1, 2022 at 9:08 am

    Humori popullor kerkon ta vrashesh mendjen,pse e citon populli.

    Reply
  • ?+ says:
    October 1, 2022 at 10:39 am

    aq e fort ishte kjo e intelektualit saqë u meka fare.
    më në fund ramuti dëgjoi intelektobolen.
    njëlloj siç tha saliu. e hoqi fashën nga presioni që i bëra. hahahaha.
    ja pra o fatos, mbase të.dëgjon përsëri edvin ramuti dhe ju krijon ndonjë streh LGBT si shpi publike si në koh të zogut që ti e lavdëron

    Reply
  • Phoenix says:
    October 1, 2022 at 11:22 am

    O Dita kisha nje pyetje. Perse nuk i lejoni komentet, kur shkruan ky Filozofi Dritan Kalo ne Faqen tuaj? Kete ju a kerkon personi ne fjale, apo e beni ju vete? Eshte e cuditshme. Sa here qe botoni ndonje gje nga Kalo, nuk i lejoni komentet. Ky Doktori nuk ka as surrat Diktatori. Apo ka?

    Reply
  • intelektuali says:
    October 1, 2022 at 11:44 am

    Ore pushti enverist pikpytje idiote dhe debile

    PSE NUK BEN KOMENTIN TEND PER TEMEN E DEBATIT O DEBIL INJORANT FANATIK?

    Por gjurmon komentuesit e tjere si skuth sigurimi i fshehur pas ferres per te goditur Armikun me fyerje halabaku, Me mire shko dhe kendoji ndonje hymn Partise se Punes dhe Enverit se kaq eshte kapaciteti yt ketu ne kete forum te nerum nuk eshte vendi per zaberhane idiote si puna jote dhe prandaj o mut fanatik mbylle halen se vjen nga larg ere idioti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?