Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama, sërish karrige para zyrës: Kush shkatërron, do paguajë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Rama, sërish karrige para zyrës: Kush shkatërron, do paguajë
Politike

Rama, sërish karrige para zyrës: Kush shkatërron, do paguajë

Published: October 21, 2026
Shpërndaje

Kryeministri i vendit,  Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog mes qeverisë dhe protestuesve, në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë për shkak të pakënaqësive dhe kërkesave të studentëve. Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, Rama u shpreh se qytetarët mund të kenë shumë arsye për të protestuar, por asnjëra prej tyre nuk justifikon përdorimin e dhunës.

Rama theksoi se përmes dialogut mund të gjenden zgjidhje për shqetësimet e qytetarëve dhe të diskutohen mënyrat për përmirësimin e vendit. Më tej, ai paralajmëroi masa ndaj personave që kryejnë akte shkatërrimi gjatë protestave, duke thënë se kush shkatërron, do të paguajë. Në lidhje me këtë, Rama tha se përgjigja do të jetë ligjore, do të jetë financiare.

“Ka një mijë e një pakënaqësi, një mijë e një halle, një mijë e një probleme, mund të ketë edhe 1001 arsye për të protestuar, por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. Çdo arsye është një argument më shumë për dialogun mes njerëzve që ndajnë të njëjtin atdhe, mes njerëzish që ndajnë një atdhe, që kanë të njëjtën shtëpi të përbashkët, mes njerëzish që duan të njëjtën gjë në fund, si ta bëjnë Shqipërinë më të mirë. E drejta e protestës është e pamohueshme, dhuna është krim i ndëshkueshëm. Dje dialogu mori përgjigjen e dhunës. Sot dialogu është këtu përsëri.

- Publicitet -

 Dora ime është e shtrirë për këdo që mendon ndryshe nga unë dhe që mendon ndryshe nga shumica e terrorizuar nën trysninë e dhunës. Por çdo gjë që kërkojmë më mirë, më shumë dhe më shpejtë, bëhet me punë, me të ardhurat nga puna, duke i çuar ato të ardhura aty ku janë problemet që kërkojnë zgjidhje. Distancohuni nga dhuna dhe çdo dhunues do të marrë përgjigje. Përgjigja do të jetë konstante, ligjore dhe financiare. Kush dëmton pronën e përbashkët dhe pasurinë e tjetrit do të paguajë. Në Shqipëri gjithësecili do të ketë vendin e vet, por nga ana tjetër liria e askujt nuk mund të shtrihet aty ku fillon liria e të tjerëve. E drejta e askujt nuk mund të imponohet aty ku të tjerët kanë të drejtë të jetojnë nën qiellin e përbashkët të bashkëjetesës demokratike e paqësore”, shprehet Edi Rama në videon e postuar në “Facebook”.

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Comments
  • REGJIMET kane fund te njejte says:
    October 21, 2026 at 6:55 am

    Zbrit e hyr ne mes protestuesve perkrah taborrit te 2500 Euro mercenareve – aty dialogun do ta gjesh fiks feste sipas kokes qe ke. Se Regjimet kane fytyra te ndryshme por ama fundet i kane njesoj.

    Reply
  • Liria says:
    October 21, 2026 at 7:01 am

    Kercenimet jane tipare te Diktatoreve. Shpresojme qe Rama te frohet per Dialog e SPAK.

    Reply
  • Anna Anna says:
    October 21, 2026 at 7:54 am

    I pari duhet të dënohesh Ti Edi Rama 👎 Ke zënë hapësirën publike dhe për këtë ke futur në burg mijëra biznese të vogla

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 21, 2026 at 7:57 am

    VO:
    -UNË JAM I 850.000 QË KAM VOTUAR E.RAMËN,QË MA RRITI PESIONIM NGA 18.000 NË 2013,NË 520.000 NË 2026 etj.
    ..A NUK KAM UNË TË DREJTË TI DALË ME HU NË DORË ATIJ QË SHKATËRROJ BANKOMATIN QË MAR PESIONIN.?
    ..POLICI QË U GJAKOS NGA HULIGANËT ËSHTË NIPI IM ,NUK KAM TË DREJTË UNË QË TË MBROJ NIPIN TIM ME THIKË BUKE.?
    ..SIKUR 850.000 SOCIALISTËT TË DALIN ME HU NË DORË TË MBROHEN NGA HULIGANËT,ÇDO TË NDODHI.?
    -K.MINISTRI KA KËRKUAR DIALOG QË NË MAJ-QESHOR DHE ANONIMËT KAN KËRKUAR BURGOSJEN E TIJ..ÇJAN KËTA KAPUÇION TË ZINJ TË ISIS.?
    -KUR ANONIMËT NUK PRANOJNË DIALOG..
    ..SALIU KËRKON TA HAJ TË GJALLË E.RAMËN..SE KËRKON KOLLTUK NË TAVOLINË SI ME F.NANON 2005..!
    ..AMBASADORI AMERIKAN NUK E FTON SALIUN NON GRATA..!
    ● ME KË DO TË BËHET DIALOG ME GJYSHIN TIM TË VDEKUR.?
    ▪︎ NDAJ,FATKEQSI NR.1 E KOMBIT(SHQIPËRI-KOSOVË)ËSHTË S.BERISHA ME 1001 KRIME I PANDËSHKUAR.. NGA TË TREDHURIT E TIJ 92.!
    ▪︎ FATKEQSI NR.2 E SHQIPES ËSHTË DREJTËSIA,QË E PAISI ME LOGO E VULË OPOZITARI,DUKE DALË KUNDËS AMEMERIKËS..
    ..NDAJ,GJENERALI AMBASADOR NUK E FTON NË TAKIM SALISPIUNIN E UDB 79.!
    – Dhe,në kushtet kur politiqënët tan prej 36 vitesh jan marr prej VESHI NGA TË HUAJËT,NUK KA ZGJIDHJE PAQSORE NË SHQIPËRI..
    ☆ UNË KOLONELI NË PESION DO VEPROJA:
    1.SHKRIRJE E KLP,KLGJ,GJKKO KOT..(SPAK+GJKKO SELEKTIV FATKEQSI NR.2 KUNDËS SHQIPËRISË)!
    2.KRIJIMI GJK(GJ.KOMBËTARE)PREJ 9-11 JURISTVE 60 % ND/KOMBËTAR.!
    3.ARRESTIMIN E S.BERISHËS PËR 101 KRIMET,SIDOMOS PËR GËRDEC E 21 JANAR..QË PD TË REFORMOHET..
    4.SEKUESTRO TË 500 MILD.$ NGA 1992 TË PRONAVE..60 VILA TË SALIUT..
    5.KUVËNDI TË ZGJEDHI QEVERINË TRANZITORE PËR 6 MUAJ..DHE HARTIMI LIGJEVE TË NEVOJSHME..
    6.ZGJEDHJE TË KUVËNDIT TË RI DHE LOKALET NË PRILL 2027.! ETJ.!
    ●PA LARGIMIN E S.BERISHËS AGJENTIT TË SHUMFISHT BOTROR NUK KA DEMOKRACI,STABILITET,BE.
    ● S.BERISHA NUK PO LEJON PROTESTUESIT ANONIM TË KRIJOJNË PARTI,PROGRAM,K.MINISTËR ALTERNATIV..DHE I FURNIZON ME EURO DHE MOLOTOV..!
    ▪︎ DËGJONI INTEVISTËN E ZEF BROZIT NGA AMERIKA..
    EL NEWS ALBANIA
    FLM DITA.

    Reply
    • ¿? says:
      October 21, 2026 at 2:24 pm

      Ti ethemo dil me thiken e bukes qe ta kemi kollaj te te presim hunden veshet dhe ate dy gisht mishin qe Ben shurren.

      Reply
  • Dudumi says:
    October 21, 2026 at 8:25 am

    Në mitologji mbreti Mida kërkoi nga hyu Dionis që çfarëdo të prekte të kthehej në flori. Tani çfarëdo që thua apo prek kthehet mender në m… Dhe nuk është çështje proteste. Kjo është hallka e fundit. Çfarëdo të thuash nuk e fshin dot ikjen e zëvendësit në arrati se e kërkon drejtësia për shpërdorim fondesh. Çfarëdo të thuadh nuk justifikon malin me shpërdorime nga Balluku dhe grupi i Aksh, Shish, fondet për bujqësinë, lejet për resorte, ishulli i Sazanit, çifuti I kompanisë së autoblindave që I shet Mbrojtjes toyota të vjetra për autoblinda, trafik armësh, etj. Janë shumë gjëra që dalin në sipërfaqe dhe ti je përgjegjësi i magazines. Kushdo që të ulet në ato karrike dhe të prekë një çfarëdo argument se përse ti duhet të japësh doreheqje, nuk ke si ta kthesh në dialog. Si mund të dialogosh o zotëri? Që ti vetë nuk ke vjedhur? Po ja ta zëmë se nuk ke vjedhur. Minimalisht ke qenë sylesh. Të të mbajmë kryeministër sylesh dmth se jemi komplet të leshte e të papërgjegjshëm. Për të drejtuar shtetin zgjidhet e votohet dikush që ka katër sy në vend të dy. Faktet provojnë shumë më tepër, por le të të besojmë se je me i ndershmi I botës;ama sylesh. Shteti u rrop dhe fondet shkuan në xhepa personash afër teje. Pra, per çfarë të dialogosh me ty, që je sylesh? Prandaj, nuk ta kërkojnë kot doreheqjen. Si I paaftë. Jo për xhelozi se je i gjatë dhe ke hob atletet e kombinuara me kollaret. Merr ndonjë sallon me qera dhe shtyje ditën me kete hob. Se, shteti është diçka shumë serioze. Duhet ti besh sytë katër. Është përgjegjësi e madhe. Prandaj vazhdimi në rrugën e kokëfortësisë e bën pakuptim dialogun. Dhe çfarëdo që kap, argument, karrike, dialog apo edhe premtim banal per rroge shpërblimi 2500 €për policët e dajakut të kthehet në m..t. Se nuk je ti që duhet të përfaqësojë e drejtojë shtetin. Gjene mirë, Mides I kthehej në flori.

    Reply
  • ANA says:
    October 21, 2026 at 8:42 am

    Dialogu eshte gjithnje i nevojshem,edhe kur ekziston mosbesim mes paleve; megjithate,koha dhe personi qe e kerkon ate mund mos te jene te pershtatshem nga kendveshtrimi i njeres prej paleve.Angazhimi ne dialog nuk eshte shenje humbjeje,por, perkundrazi deshmi force.Por,ne cdo rast, kerkesat e studenteve dihen tashme;nese qeveria eshte e paqarte,mund t’u kerkoje atyre t’i paraqesin me shkrim,ose Presidenti mund te sherbeje si ndermjetes.Ne fund, eshte qeveria ajo qe duhet te ofroje nje zgjidhje,ajo ka pergjegjesine per te rikthyer femijet ne shkolle dhe paqen sociale.Ajo nuk mund te vazhdoje te supozoje se kaq shume njerez qendrojne ne rruge per kaq shume kohe vetem per ndonje teke te castit.

    Reply
  • Anonymous says:
    October 21, 2026 at 8:44 am

    A janë prap shqiptarët njejtë keq nga ky pushtet si ish pushteti i fajdeve ku ndodhi protestimi masiv nëse po të vazdohet me protesta nëse jo të rikëthehen protestat e qeta kundër politikave tëc poshtruese dhe të dëmshe ndaj shqiptarëve si jane bashkupunim ma shum me të gjithë se me Kosovën krijimi i shtetit bektashinjë mbështetjet e agresioneve ndaj x shteteve sovrane lidhjet e hapura me rrjetin jevre ndërkombētarë dhe deri te trysnia te për krijimin e gjkatës të Hagës dhe te mos dënimi i institucioneve të tij sjelljet dhe denimet skandaloze ndaj të burgosurve protagonistë të UÇK

    Reply
  • Emigranti says:
    October 21, 2026 at 9:58 am

    Pse nuk lë rinin të drejtoj këtë vend? Kaq frikë ke të ikësh?

    Reply
  • Hysa says:
    October 21, 2026 at 10:12 am

    140 ditë protesta paqësore
    140 ditë protesta shembullore
    140 ditë protesta pa asnjë dëmtim mikroskopik.

    Ku ishe zotrote ato 140 netë kur rinia të dha shancin të bisedoje e të zbatoje kërkesat imediate duke filluar nga kostoja e papërballueshme e studimeve e deri ke dorëheqja?

    Kishe frikë të shpallje dorëheqjen?
    Nuk pranoje qeveri teknike?
    Kishe hall se vendi do mbetej pa kryeministër?
    Po ti ke zëvëndësuesit e tu për atë punë. Ne kërministri kishe Balluken, kishe Ahmetajn, në kerbashki kishe Veliajn. Gjithë këto “koka madhore”… I ke psonisur ke me dorën tënde tregu i zi, i zbulove kokërr më kokërr ke tezgat e Gabit. E po ku ka Shqipëria koka të tjera përveç kokave tuaja.

    Ik ore dorëzohu dhe shko t’i bësh shoqëri mikut tënd prej çepani. Për të nxorre militantët më 21 janar 2011. U derdh gjaku lumë. Morre pushtetin. E bëre dhe president pale. Ty nuk të pëlqente as demokracia dhe as shteti i së drejtës ligjore. Ik tani dhe fli në një krevat me spiunin e sigurimit. Ose gjunjëzoju prap Melonit se ndoshta ta rezervon një kotec sa për të futur kokën. Ik ore lëri studentët ta ndërtojnë vetë nga e para shtetin tënd të kalbur.

    Reply
  • Hysa * says:
    October 21, 2026 at 10:14 am

    140 ditë protesta paqësore
    140 ditë protesta shembullore
    140 ditë protesta pa asnjë dëmtim mikroskopik.

    Ku ishe zotrote ato 140 netë kur rinia të dha shancin të bisedoje e të zbatoje kërkesat imediate duke filluar nga kostoja e papërballueshme e studimeve e deri ke dorëheqja?

    Kishe frikë të shpallje dorëheqjen?
    Nuk pranoje qeveri teknike?
    Kishe hall se vendi do mbetej pa kryeministër?
    Po ti ke zëvëndësuesit e tu për atë punë. Ne kërministri kishe Balluken, kishe Ahmetajn, në kerbashki kishe Veliajn. Gjithë këto “koka madhore”… I ke psonisur me dorën tënde ke tregu i zi, i zbulove kokërr më kokërr ke tezgat e Gabit. E po ku ka Shqipëria koka të tjera përveç kokave tuaja.

    Ik ore dorëzohu dhe shko t’i bësh shoqëri mikut tënd prej çepani. Për të nxorre militantët më 21 janar 2011. U derdh gjaku lumë. Morre pushtetin. E bëre dhe president pale. Ty nuk të pëlqente as demokracia dhe as shteti i së drejtës ligjore. Ik tani dhe fli në një krevat me spiunin e sigurimit. Ose gjunjëzoju prap Melonit se ndoshta ta rezervon një kotec sa për të futur kokën. Ik ore lëri studentët ta ndërtojnë vetë nga e para shtetin tënd të kalbur.

    Reply
  • Phoenix says:
    October 21, 2026 at 10:41 am

    Nga njera ane organizon dhe financon elemente kriminale, Media, analiste e lloj moster e plehre per “protesta”. Ne anen tjeter leshon Policine dhe deklarata shteti te tipit Kim Young dhe Meloni Italion Peponi. Pastaj leshon xhevahire neper media per dialog dhe njerre karrike ne Bulevard per te lare M…..in me S…..re. Mjeshter eshte mjeshter. E kane mesuar mire pronaret e tij Judiste.

    Reply
  • demo says:
    October 21, 2026 at 10:45 am

    Leri pordhet dhe pozat,se te ka marre muti shalet.
    Bej aq sa beri ‘” Diktatori Komunist” Ramiz Alia ne Situate te Ngjashme.Aq te besh.

    Reply
  • 1thundrak says:
    October 21, 2026 at 10:53 am

    Ethem haleja prandaj flet ti se paske pension spiuni! U tu shofte rraca!

    Reply
  • Populli says:
    October 21, 2026 at 12:21 pm

    Te bej edhe une nje pyetje, se, helbete, pa shkolle jam.
    Ato karriget qe po digjen prej kaq shume kohesh. i ka paguar njeri?
    Nga ata qe idogjen e i thyen, e kam fjalen. Se ju prape u ulet ne karrige te reja qe gjithmone i paguan populli.

    Reply
  • Otto says:
    October 21, 2026 at 12:57 pm

    Mos pranoni te uleni ne ato kartige te ndyra se jane te hajduteve ish kryeministra e ministra si Bella, Ahmetaj ,Beqaj Lefter Kaka…
    Ai duhet te mbushi gjithe bulevardin
    Vetem kartigja kryehajdutit duhe tani

    Reply
  • nastradini says:
    October 21, 2026 at 2:06 pm

    Kur shkaterron karriget me duar ne xhepa do ta paguash, por kur shkaterron SHTETIN duke shitur Portin e Durresit, Sazanin dhe Zvernecin duke vjedhur qindra miliona nga buxheti i shtetit me inceneratore fantazem, me sterilizime, me tendera te hajnise antikombetare dhe me kompani hajdute 5D ne Bashki, me zevendesen tende injorante si puna jote ose lubine e rrugeve dhe tuneleve te babezise Belinda Balluku, me prostituen e krimit Ergys Agasi ne krye te shtetit dhe me prostitutat e tij Vlora Hyseni dhe Mirlinda Karcanaj ne krye te SHIK dhe AKSHI, me SPAK e hetuesve te Enverit dhe GJKKO e krimineles Irena Gjoka, qe mashtrojne dudumet duke imituar veprimtari me regji

    dhe;

    KUSH DO TE PAGUAJE FATUREN, KUR ME SPIUNET E SIGURIMIT TE ENVERIT SHKOVE DHE KORRUPTOVE FBI DUKE SHKATERRUAR TOTALISHT IMAZHIN E SHTETIT NE SYTE E BOTES SI NJE KRYEMINISTER FAQEZI?

    Reply
  • nastradini says:
    October 21, 2026 at 2:07 pm

    Kur shkaterron karriget me duar ne xhepa do ta paguash, por kur shkaterron SHTETIN duke shitur Portin e Durresit, Sazanin dhe Zvernecin duke vjedhur qindra miliona nga buxheti i shtetit me inceneratore fantazem, me sterilizime, me tendera te hajnise antikombetare dhe me kompani hajdute 5D ne Bashki, me zevendesen tende injorante si puna jote ose lubine e rrugeve dhe tuneleve te babezise Belinda Balluku, me prostituen e krimit Ergys Agasi ne krye te shtetit dhe me prostitutat e tij Vlora Hyseni dhe Mirlinda Karcanaj ne krye te SHIK dhe AKSHI, me SPAK e hetuesve te Enverit dhe GJKKO e krimineles Irena Gjoka, qe mashtrojne dudumet duke imituar veprimtari me regji

    dhe:

    KUSH DO TE PAGUAJE FATUREN, KUR ME SPIUNET E SIGURIMIT TE ENVERIT SHKOVE DHE KORRUPTOVE FBI DUKE SHKATERRUAR TOTALISHT IMAZHIN E SHTETIT NE SYTE E BOTES SI NJE KRYEMINISTER FAQEZI?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pasqyra e Dublinit
  • BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  • VIDEO: ​Super-gol i Ernest Muçit e më pas Manaj, Shqipëria triumfon 2 me 0 ndaj Finlandës në Tiranë
  • Është e vërtetë që Shqipëria e momentit kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë ishte 92 mijë km2?
  • Shkarkohet pak muaj pas emërimit kreu i IKMT, Afrim Qendro

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  2. demo on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  3. Valbona on Prapa perdes së pushtetit
  4. Greta on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  5. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?