Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rehabilitohet blloku i banimit në Rr. “Mersim Jakupi”, Veliaj: Do rritet ndjeshëm vlera e pronës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Rehabilitohet blloku i banimit në Rr. “Mersim Jakupi”, Veliaj: Do rritet ndjeshëm vlera e pronës
Uncategorized

Rehabilitohet blloku i banimit në Rr. “Mersim Jakupi”, Veliaj: Do rritet ndjeshëm vlera e pronës

Published: August 13, 2024
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për rehabilitimin e bllokut të banimit që kufizohet nga rrugët “Mersim Jakupi”, “17 nëntori”, “Gjergj Mehmeti”, “Spartak Deliu”, “Besnik Hidri”, “Princ Vidi”, dhe“Nikolla Ivanaj”, në Njësinë 11. Kryebashkiaku Veliaj tha se ky investim do i rrisë ndjeshëm vlerën pronës. Ai theksoi se Bashkia e Tiranës do të vijojë, edhe gjatë verës, punën për të transformuar lagjet e kryeqytetit, si në qendër, ashtu edhe në periferi.

“Premtimi që kemi bërë është se pavarësisht nëse jemi në ish Bllok apo në periferi, do të punojmë me të njëjtin standard. E gjithë zona këtu, zona e Treshit, e Kodër- Kamzës, kanë qenë zona që janë zhvilluar ndër vite, sidomos në vitet ’90, kryesisht me ato mjetet rrethanore, sakrificat e familjeve që kanë kursyer gjithë lekët e emigracionit për t’u transferuar në Tiranë. Këtu do të shtohet vlera e pronës. Një pronë me gropa septike, pa ndriçim, pa kanalizim e pa hyrje për zjarrfikës apo ambulancë është një pronë pa vlerë. Por, një pronë që i ka të gjitha këto, është një pronë që i shumëfishohet vlera”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se me investimet që po behen në çdo cep të Tiranës, qyteti do të bëhet edhe më i sigurt për të gjithë. “Për sa kohë ishte me gropa septike, ujë me bote, me ndriçim elektrik, kjo s’mund të quhej Tiranë. Më në fund, po themi që edhe copa e fundit e pazëllit, pra edhe copa e fundit e qytetit, po trajtohet si në kryeqytet. Më vjen mirë që në këtë lagje po bëjmë të gjitha sistemimet e kanalizimet, pra jo më gropa septike dhe jo më derdhje direkt në lum, por nëpërmjet rrjetit të kanalizimeve të qytetit. Çështja e ndriçimit mund të duket si një detaj i vogël urban, por 165 ndriçues janë 165 mundësi për një grua që kthehet vonë natën, për dikë që punon turni i tretë, për një fëmijë që vjen nga shkolla”, nënvizoi ai.

- Publicitet -

Në fund, Veliaj falenderoi banorët për bashkëpunimin dhe tha se ata e kanë kuptuar që vetëm në këtë mënyrë realizohen punët e mira për qytetin dhe zonën ku ata jetojnë, dhe jo duke u bërë mish për top.

“Njerëzit këtu kanë kuptuar se deri dje kanë qenë mish për top, kontingjent vetëm për të xhiruar gomat e hedhur molotov e bërë zjarr. Ky komunitet ka kuptuar se nuk bëhet më mish për top për askënd. Na kanë dhënë besimin, pikërisht se besojnë në këtë mentalitet të ri dhe në këtë frymë të re. Shumë mirënjohje komunitetit, faleminderit për durimin dhe me krahë të lehta gjithë grupit!”, përfundoi ai.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protesta e studentëve, pedagogët shembin gardhin metalik dhe përballen me FNSH-në
  • Bojkoti, GJKKO vendos që gjyqi i Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë
  • Adea Pirdeni bëhet ministre me portofol e Administratës Publike, Begaj firmos dekretin
  • Tensione pranë Xhamisë së Namazgjasë, protestuesja godet me shuplakë policin
  • Kancelari gjerman mesazh Shqipërisë: Ndryshimi duhet të vijë nga ju brenda, vetëm reformat ju sjellin në BE

Komentet e Fundit

  1. Skypion on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  2. K R on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. TIRONA on INTERVISTË / 31 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, rrëfimi shokues: Çfarë ndodhi me mua dhe me Remziun në Vain të Lezhës
  4. demo on Këngëtarja e njohur, mesazh Ramës: Më mirë largohu vetë tani, më pas do duhet të ikësh si diktator
  5. capi on VIDEO: Sherr në Kuvend, deputetët e PD përplasen fizikisht me Ballën, Peleshi ndërpret seancën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?