Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rindërtimi, Veliaj inspekton lagjen e re në Zall Herr: “Në shtator Tirana me lagjen më të bukur për të prekurit nga tërmeti”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rindërtimi, Veliaj inspekton lagjen e re në Zall Herr: “Në shtator Tirana me lagjen më të bukur për të prekurit nga tërmeti”
Aktualitet

Rindërtimi, Veliaj inspekton lagjen e re në Zall Herr: “Në shtator Tirana me lagjen më të bukur për të prekurit nga tërmeti”

Published: August 1, 2022
Shpërndaje

Shtëpitë e rindërtuara në lagjën e re në Zall Herr janë thuajse në përfundim dhe shumë shpejt do të jenë gati të presin familjet e prekura nga tërmeti. Lagjja e re është një hapësirë e urbanizuar me të gjitha shërbimet e nevojshme për komunitetin. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se e gjithë zona do të marrë një vlerë të shtuar, falë investimit që po bëhet aty.

“Është kantieri më i bukur i lagjeve të reja, një biletë e re për t’ia filluar jetës nga e para. Ka asfalt, kanale kulluese, sistem grumbullimi të plehrave, me ndriçim LED, me një park të dera e shtëpisë, me një qendër komunitare për të bërë detyrat. Duket tamam si zonat rezidenciale që i sheh kudo, në Angli, Amerikë, Australi, pa gardhime, që do bëjë xhelozë edhe pasanikët e Lundrës e Farkës”, u shpreh Veliaj.

Për ata që dyshojnë, Veliaj tha se mjafton të kalojnë nëpër Tiranë, nga qendra e deri në periferi, për të kuptuar se puna flet vetë.

- Publicitet -

“Kush ka qenë dyshues për çështjen e Astirit, mjafton të kalojë sot në Unazën e Madhe për të parë se puna flet vetë! Kush ishte dyshues për rindërtimin, të vijë në Zall Herr, flet puna vetë! Kush beson te puna jonë për Unazën, do flasë puna vetë. Mbaruam Ndroqin, po mbarojmë edhe Baldushkun. Në Zall Herr jemi më afër fundit. E mira e kësaj pune është se duke mbyllur punët në të gjitha zonat periferike, fokusohemi vetëm në dy pika: në Kombinat dhe te “5 Maji”, ku gjatë verës do të vazhdojmë me shortet për të ndarë apartamentet e reja, duke qenë se një pjesë e madhe e pallateve tek Njësia 4 dhe 8 janë bërë gati për t’u shpërndarë”, nënvizoi ai.

Kryebashkiaku tha se puna në Tiranë do të vijojë edhe gjatë verës, që kur qytetarët të kthehen nga pushimet të gjejnë punët e përfunduara.

“Terminali i Farkës është thuajse gati. Me të njëjtin standard do të hapim garën për terminalin te kthesa e Kamzës. Edhe aty patëm 7 vjet peripeci, me shpronësime, gjyqe, masa bllokimi. Tani të përveshim mëngët, të hedhim shortin, të mbyllim me shpejtësi qendrën komunitare, që kur të vijë shtatori, fëmijët dhe pensionistët ta kenë gati, që pastaj të fokusohemi te dy vatrat e fundit që na kanë mbetur në Tiranë. Po bëjmë gati 12 shkolla të reja, po ashtu edhe lagjet e reja, sepse gjatë verës qyteti ka më pak trafik edhe ne mund të punojmë më shumë me mjetet e rënda, por rëndësi ka përfundimi dhe përfundimi është një mrekulli”, përfundoi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • fatmira says:
    August 1, 2022 at 2:23 pm

    po ato qe su eshte prishur shpija akoma domarrin shtepi para se te shpronsohen ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tensione në aeroportin e Vlorës, përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë
  • Trump sulmon sërish Melonin: Ajo është ndër më të këqijat
  • Çfarë mendojnë majtas e djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, artikulli i NYT: Protestuesit nuk i përfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  • Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  • Temperatura rekord në Francë, në Bordo termometri arrin ne 43 gradë. Mbyllen 845 shkolla

Komentet e Fundit

  1. Elena on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  2. Lexues i Dites on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  3. Kujdes koken zoterinj on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  4. demo on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  5. Kultura on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?