Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rritet skema e pensioneve, shtohen 27 mijë kontribues
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rritet skema e pensioneve, shtohen 27 mijë kontribues
EkonomiLajmi i fundit

Rritet skema e pensioneve, shtohen 27 mijë kontribues

Published: April 5, 2024
Shpërndaje

Pas një deficiti të përsëritshëm disavjeçar që vetëm sa vinte e rritej me kalimin e viteve, skema e pensioneve duket sikur po fiton qëndrueshmëri.

Këtë e thonë të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore të akumuluara gjatë vitit 2023, sipas të cilëve skemës i janë shtuar 27.521 kontribuues të rinj, krahasuar me 2022-shin, duke e çuar numrin total në 783 mijë. Në shifrën e fundit përfshihen subjektet publike, private, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe sigurimet vullnetare. Megjithatë, në raport me 6-mujorin e parë të vitit 2023, vihet re një humbje prej 6 mijë kontribuesish.

E ndarë sipas subjekteve, peshën më të madhe me afro 47.7 % e zënë kontributet nga subjektet private, 17.4% institucionet buxhetore, 16.9% të vetëpunësuar dhe 9.1 % të vetëpunësuarit në bujqësi.

- Publicitet -

Ndikimin më të madh në numrin e shtuar të kontribuuesve e zënë fermerët dhe subjektet private, përkatësisht me afro 13.381 mijë dhe 9334 individë më shumë.

Ky trend pozitiv në rritjen e kontribuesve, por nga ana tjetër edhe rritja e pagës minimale dhe maksimale mbi të cilën paguhen detyrimet e të punësuarve, kanë ndikuar edhe vjeljen e më shumë të ardhurave nga skemën e sigurimeve shoqërore, duke ulur rrjedhimisht deficitin. Konkretisht të ardhurat nga kontributet e drejtpërdrejta në skemën e sigurimeve shoqërore nga subjektet juridike dhe fizike, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe sigurimi vullnetar janë rritur me 18.7 miliardë lekë në 6 mujor, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në total janë arkëtuar afro 122.6 miliardë lekë. Subvencioni i skemës nga buxheti i shtetit në vitin 2023 regjistrohet në 14.6 miliardë lekë, me një ulje prej 8.3 miliardë lekësh.

Për shkak të tepricës së krijuar nga ISSH prej 7.9 miliardë lekësh në të ardhura, qeveria rishikoi një muaj më parë buxhetin, duke bërë rishpërndarje të fondeve.

Në analizën vjetore të punës së ISSH-së dy ditë më parë ku mori pjesë edhe zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, u vu theksi pikërisht tek përmirësimi i mëtejshëm i performancës financiare, qëndrueshmëria e skemës së sigurimeve shoqërore, si dhe tek aplikimi i zgjidhjeve novatore, që do të përmirësonin ndjeshëm ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Sipas saj, reforma e pagave, që po vijon të ndërmerret nga qeveria shqiptare, ka dhënë efekte në përmirësimin e ndjeshëm të qëndrueshmërisë financiare të skemës së pensioneve. Sipas të dhënave të ISHSHsë, për herë të parë deficiti i skemës zbriti poshtë 1% të PBB-së edhe në vlerë absolute. Nga ana tjetër, edhe numri i kontribuesve u rrit me 3.6% në krahasim me vitin 2022.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Humoristi says:
    April 5, 2024 at 11:07 am

    E para,duhet te na sqairi,jo me avotate sa eshte pensioni,sipas kontrubuteve.Une dila ne pesion si ekonomist orofesionist,e drejtirija e Tiranes,minse onkajne nuk me kthejne perigjigje edhe ler diferencat ,qe pranojne vete se i jane bere gabim llogaritjet!Ne gjygjet sketerre nuk e kam ndermend tu drejtohem me avokate injorante!

    Reply
  • capi says:
    April 5, 2024 at 12:09 pm

    Do ishte mire te sqaronte ZV. ministrija ku e shperndau tepricat, se pensionin nuk degjoj se jane rritur.
    Buxheti thes i madh, perdoren fondet per te zene ndonje vryme tjeter, sic mund te jene PPP. Nejse ky eshte thjesht mendimi im.

    Reply
  • Llesh Taçi says:
    April 5, 2024 at 12:36 pm

    PO PO PU PU ÇFARE TALLJE ,MASHTRIMI , GENJESHTRA PA FUND . TURP I MADH TE TALLESH ME FUKARAIN E BARK BOSHIN . VETEM KORRUPSIONIN DHE VJEDHJET NDALONI DHE BENI PENSIONIN SA MINIMUMI JETIK O NJEREZ QE DREJTONI KETE SHTET . ÇMIMET SI NE EUROPE E PENSIONET SI NE KINE E AFRIKE ..E POSHTRUAT BABALLARET E GJYSHERIT TUAJ DUKE I LENE PA BUKË UJE E DRITA PA ILAÇE NE MES TE RRUGES . MOS HARRONI QE ATO PUNUAN SKRIFIKUAN JU RRITEN JUVE ME MENDIMIN PER TJU GJENDUR KUR KANE NEVOJE E JO PER TI LENE TE VDESIN PER BUKE UJE ILAÇE NE MES TE 4 RRUGEVE . TURP E FAQJA E ZEZË JU MBULOFTE ..

    Reply
  • mali says:
    April 5, 2024 at 1:54 pm

    Naften e Shpiragut e shesin apo jo.Aty jane parate direct te pensioneve dhe rritjes se mireqenies se popullit,arsim,shendetesi.
    Keto shifra qe lexova as me ngrohin, as me ftohin.
    Ketu nuk duket asnje rreze drite qe mua pensionistit te me kenaqe.Nuk e di per ke vlejne keto shifra?

    Reply
  • Jorgua says:
    April 5, 2024 at 4:58 pm

    Mjaft më me punë në të zezë;kjo është e keqja dhe e Zeza e madhe në ekonominë shqiptare!!!!
    -Vite më parë,institucionet e shtetit,nuk kanë paguar siguracionet e punonjësve;çka mund të thuash për privatin??!!
    -Në rrugëdalje qytetesh e rrugë lagjesh,krahas taksive të liçensuar,ka mbi dyfish taksistë pa liçensë.(njihen shumë mirë nga policia) Ky kontigjent dëmton dyfish të liçensuarit;u merr klientët dhe ul çmimet,nuk derdhin kontribute për pensionin e tyre e të tjera.
    Po kështu punojnë në të zezë thuajse në të gjitha sektorët;ndërtim,tregëti,bujqësi e blegtori,shëndetësi e në të tjera e tjera fusha.
    E kotë të zgjatem,të gjitha dihen;shteti funksionon vetëm për të vjelur e pasuruar shtetarët,nga funksionarët poshtë deri lart.
    Në cilin sektor apo institucion shtetëror KLSH ka kontrolluar dhe nuk ka gjetur shkelje,shpërdorim të theksuar të parave të taksapaguesve?!!! Çka do të thotë kjo?

    Reply
  • ROÇKA PE KORÇE says:
    April 5, 2024 at 7:12 pm

    tani doli dhe hydrogeni I bulqizes do 10 fishohen pencionet

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë
  • Irani: Përparimi në bisedimet me SHBA varet nga pesë kërkesa kryesore
  • Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
  • Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati
  • Si qëndron e vërteta e kërkesës së dytë të SPAK në Kuvend për Belinda Ballukun

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  2. capi on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  3. Xha jaho on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  4. Fjalë me vend on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  5. Lexoje me kujdes on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?