Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rusët i vënë syrin Alaskës, a duhet të shqetësohet SHBA?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Rusët i vënë syrin Alaskës, a duhet të shqetësohet SHBA?
AnalizaBote

Rusët i vënë syrin Alaskës, a duhet të shqetësohet SHBA?

Published: July 14, 2022
Shpërndaje

Aleati i afërt i Putin dhe kryetari i dhomës së ulët të parlamentit rus kërcënoi javën e shkuar se Rusia do të pushtojë Alaskën.

Në fakt, Vyacheslav Volodin tha se Rusia do të “merrte mbrapsht” Alaskën – e njëjta gjuhë e përdorur nga Moska para pushtimit të Ukrainës.

Ndërkohë, ditën e djeshme, një reklamë u shfaqë në qytetin Krasnoyarsk në Siberi që lexonte: ‘Alaska është e Jona!’ – gjë që shkaktoi reagime të shumta në rrjete sociale.

- Publicitet -

Komentuesit akuzuan qeverinë ruse se ky mesazh ishte një tjetër kërcenim për luftë por burime pranë bashkisë së Krasnoyarsk thanë se kjo reklamë është thjesht një ‘iniciativë private’ dhe s’ka të bëjë aspak me politikat qeveritare.

Por çfarë e lidh Rusinë me Alaskën?
Eksploruesit rusë ishin të parët që e zbuluan Alaskën në vitet 1600, dhe Perandoria Ruse ishte e para që e kolonizoi këtë territor.

Por në vitin 1867, qeveria ruse ia shiti Alaskën SHBA-së për një shumë prej $7.2 milionë dollarësh – e konvertuar në €142 milionë euro ditët e sotshme, të paguara në ar.

Vitet e fundit, Rusia ka shpenzuar miliarda dollarë për të fuqizuar prezencën e saj ushtarake në arktik.

Në deklaratën e Volodin ditën e mërkurë thuhej gjithashtu se:

“Amerikanë, mos harroni që ekziston një copë toke me emrin Alaskë. Nëse ju mendoni që mund të menaxhoni resurset tona përtej oqeanit, mos harroni që edhe ne na takon diçka që mund ta marri mbrapsht kur të duam,” – tha ai duke iu referuar aseteve të oligarkëve rusë që janë ngrirë ose bllokuar, madje shtetet perëndimore kanë propozuar që ato të shiten si përgjigje ndaj agresionit në Ukrainë.

Ndërkohë, në vitin 2014, presidenti rus Vladimir Putin është pyetur rreth rimarrjes së territorit të Alaskës nga gazetarja Faina Ivanovna e cila shtoi se populli rus do të ishte vërtetë i lumtur nëse do të dëshmonin diçka të tillë – pyetje të cilës Putin iu përgjigj duke thënë se, “Për çfarë ju duhet Alaska?”.

Më pas ai pranoi faktin se Rusia ia kishte shitur Alaskën SHBA-së por se sipas Putin, kjo nuk ia kishte vlejtur pasi ishte shitur “shumë lirë”.

Por në fund të ditës tha ai, njerëzit nuk duhet ta vrasin shumë mendjen për Alaskën.

Pas kësaj, moderatori i famshëm rus Kirill Kleymenov bëri shaka me Putin se njerëzit i referoheshin Alaskës me emrin “Krimea e Akullit’.

Ndërkohë, këto zëra nxitën edhe reagimin e Guvernatorit të Alaskës, Mike Dunleavy, i cili bëri një postim në Twitter duke thënë se “nëse politikanët rusë besojnë se mund ta marrin mbrapsht Alaskën kam vetëm diçka për t’iu thënë: Paçi fat!”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    July 15, 2022 at 7:19 pm

    Kur i kruhet bytha dhise,vete ha buken e bariut.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?