Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha në Komisionin e Dezinforimit u ndal te rreziqet që paraqesin kërcënimet hibride dhe veçanërisht ndikimi i Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Hoxha e cilësoi përhapjen e kërcënimeve hibride si një sfidë serioze për sigurinë kombëtare dhe rendin demokratik. Si vend anëtar i NATO-s, ministri i Brendshëm thotë se Shqipëria ka prioritet madhor aftësinë për të parandaluar, kundërshtuar e për t’iu përgjigjur sulmeve hibride.
“Përhapja e kërcënimeve hibride paraqitet sfidë serioze dhe komplekse për sigurinë dhe stabilitetin e vendeve demokratike. Shqipëria si vend i ndërvarur nga zhvillimet ekonomike, rajonale e globale dhe duke qenë anëtar i NATO dhe kandidat për në BE, e konsideron aftësinë për të parandaluar, kundërshtuar e për t’iu përgjigjur sulmeve hibride si prioritet madhor me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë kombëtare, kohezionin social dhe garantimin e vazhdimësisë së të gjitha shërbimeve të sigurisë kombëtare.
Në sajë të teknologjisë së avancuar dhe globalizmit, format e luftës hibride janë bërë më të sofistikuara duke kombinuar mjete ushtarake dhe jo ushtarake, metoda të fshehta dhe përdorimi i dezinformimit përmes sulmit kibernetik, presionit ekonomik e investimeve të kushtëzuara në funksion të destabilizmit së rendit demokratik dhe shoqëror dhe disfunksionimin e institucioneve shtetërore. MB e ka vlerësuar të domosdoshme marrjen e masave për parandalimin mbrojtjen dhe reagimin efektiv ndaj këtyre kërcënimeve. Ka një vlerësim të përbashkët të institucioneve në përballje me kërcënimet hibride që kërkon qasje të integruar dhe ndërinstitucionale, koordinimin të gjitha strukturat dhe agjencive shtetërore të angazhuara në fushën e sigurisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në këtë kuadër rritja e qëndrueshmërisë në infrastrukturën kritike të informacionit forcimi i kapaciteteve për zbulim dhe parandalimin e kërcënimeve hibride përmes investimeve në teknologji, edukimi i publikut dhe forcimi i institucioneve demokratike mbeten jetike për përmbushjen e objektiva strategjike për përballimin e kësaj sfide”, tha Hoxha.
Duke u ndalur te ndikimi i Rusisë, Hoxha vuri në dukje se Moska është ndër aktorët kryesorë të fushatave hibride në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai shtoi se një pjesë e konsiderueshme e propagandës ruse përhapet në gjuhën serbe. Hoxha thotë se propaganda ruse nuk vjen direkt nga Moska, por shpërndahet përmes ‘satelitëve’ të saj në Ballkanin Perëndimor.
Sa i takon Shqipërisë, ministri i Brendshëm shprehet se vendi ynë është më pak i prekur nga kjo fushatë hibride e Rusisë. Por gjithsesi, Hoxha pranon se infrastrukturës dezinformuese ruse në rajon i janë shtuar portale edhe në gjuhen shqipe, por që sipas tij me ndikim shumë të kufizuar për shkak të audiencës së ulët.
“Autorët kryesorë të fushatave hibride dhe format kryesore të tyre në sulmet kibernetike, si edhe të çdo aktiviteti tjetër të zonës gri janë aktorë shtetërorë dhe organizata të sponsorizuar prej tyre dhe më pak organizata biznesi joqeveritare. Në nivel global është gjerësisht e pranuar se aktor kryesor të luftë hibride janë katër shtete kryesore, Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut. Në vendet e Ballkani Perëndimor, ndër vendet më aktive në luftën hibride është Rusia. Rajoni i Ballkanit Perëndimor ndodhet i ndarë dhe në të veprojnë forca konkurrues e politike. Rusia ka shtuar prezencën dhe ndikimin në rajon duke kundërshtuar dhe vonuar procesin e integrimit europian të këtyre vende përmes influencës politike por edhe ekonomike. Pranohet se propaganda politike e Moskës nuk vjen direkt nga Moska, por vjen e ripaketuar në të njëjtën mënyrë si të vinte nga andej dhe shpërndahet përmes satelitëve të saj në rajon. 90% e kësaj propagande ruse bëhen në gjuhën serbe. Shqipëria është më pak e prekur dhe më pak e ndikuar nga kjo fushatë hibride e Rusisë dhe satelitëve të saj në rajon. Kohët e fundit vlerësohet se infrastrukturës dezinformuese ruse në rajon i janë shtuar portale edhe në gjuhen shqipe, vazhdojnë të kenë shikueshmëri dhe lejueshmëri të kufizuar dhe numër të vogël klikimesh”, vijoi Hoxha.
Ministri u ndal edhe tek sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë në 2022, duke thënë se falë bashkëpunimit me me partnerët ndërkombëtarë, si FBI dhe Microsoft, pasojat e këtij sulmi u minimizuan. Hoxha tha se edhe gjatë peroudhës 2023-2024, Shqipëria është përballur me sulme të tjera kibernetike.
“Në korrik të vitit 2022, Shqipëria ra pre e sulmeve të organizuara nga një grup hakerësh me origjinë nga Irani. Objektivi ishte ndërprerja e shërbimeve qeveritare dhe bllokimi i faqeve të internetit të shërbimeve kombëtare. Falë bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtare, FBI dhe Microsof, ua rrit minimizimi i dëmeve të shkaktuara nga ky sulmi, Gjatë periudhës 2023-2024, Shqipëria është përballur me sulme të tjera kibernetike të infrastrukturave të saj kritike të informacionit. Në përgjigje të formave të reja të kërcënimeve të shfaqura edhe në kuadër të respektimit të angazhimeve si vend anëtar i NATO, Shqipëria i ka kushtuar rëndësi të veçantë forcimit të kuadrit ligjor strategjik. Vendi ynë ka kuadër të plotë ligjor në fushën e sigurisë kombëtare dhe për përmbajtjen, mbrojtjen dhe reagimin nga sulme me natyrë hibride”, vijoi Hoxha.
Për të përballuar sfidat hibride, Hoxha theksoi rëndësinë e një qasjeje të integruar dhe ndërinstitucionale, investimet në teknologji, edukimin e publikut dhe forcimin e institucioneve demokratike. Ai thekson se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë mbetet kyç për sigurinë kombëtare.
j.l./ dita
I vini pak krem kundra djellit se e ke lene bythen zbuluar dhe ja u shohin gjithe bota. Duket dhe partneret strategjik nuk e paskan problem nese ju leak ndonje informacion. Se per ato te shqiptareve i keni botuar me kohe, hacker-at vete ndonje perditesim duan nese ndonje ka nderruar adres ose vendin e punes.
Komisjoni desinformimit dhe ky po desienformon.Detyren po ben.
Ende nuk kuptuat,që BE është ajo e cila luan koqe me ne dhe jo Moska ?!
Sa leshko jeni…
Mqs kemi kete sistem te perparuar ku nuk deporton asgje ka mundesi te ndihmoni USA nga hackers Ruse??