Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Santorini braktiset nga banorët, 300 lëkundje sizmike në 48 orët e fundit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Santorini braktiset nga banorët, 300 lëkundje sizmike në 48 orët e fundit
AktualitetBote

Santorini braktiset nga banorët, 300 lëkundje sizmike në 48 orët e fundit

Published: February 4, 2025
Shpërndaje

Santorini vazhdon të braktiset masivisht nga banorët e tij, të cilët janë të trembur nga tërmetet e vazhdueshme. Autoritetet lokale kanë bërë me dije se në 48 orët e fundit ishulli grek është tronditur nga rreth 300 lëkundje sizmike.

Disa mijëra banorë vazhdojnë të largohen nga Santorini, nga frika e aktivitetit sizmik.

Rreth 6 mijë persona janë larguar nga ishulli me traget që prej ditës së diel, ndërkohë që këtë të martë në punë janë vënë edhe avionët.

- Publicitet -

Mbi 300 tërmete janë regjistruar në 48 orët e fundit në afërsi të ishullit, me ekspertët që thonë se lëkundjet mund të vazhdojnë për disa javë.

Autoritetet kanë mbyllur shkollat për të gjithë javën dhe kanë bërë thirrje për shmangien e grumbullimeve familjare.

Megjithatë, kryeministri Mitsotakis ka bërë thirrje për qetësi.

Santorini është një destinacion turistik popullor, i njohur për banesat e bardha, por shumica e atyre që janë larguar janë banorë autoktonë, pasi sezoni turistik nuk ka filluar ende.

Lëkundje të shumta, me fuqi deri në 4.7 ballë, u regjistruan në verilindje të ishullit në orët e para të së martës.

Edhe pse nuk ka pasur dëme serioze, autoritetet po marrin masa për të qenë të përgatitura për çdo situatë.

Disa qindra persona u vendosën në radhë në port në orët e mëngjesit për t’u larguar me traget drejt Greqisë kontinentale.

Ndërkohë, rreth 6 mijë personave që kanë lënë ishullin që prej së dielës, u shtohen rreth 2.500 të tjerë që janë larguar të hënën dhe të martën në rrugë ajrore.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme
  • Të mbijetuarat e luftës në Bosnje shohin me dëshpërim nderimet për Ratko Mlladiçin
  • Shtetasi rus i dyshuar për vrasjen e trefishtë në Mal të Zi vret veten

Komentet e Fundit

  1. demo on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  2. Dashi on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. Dashi on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. NË VEND SE TË URBANIZOHET FSHATI FSHATARIZUAN QYTETIN on Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”
  5. demo on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?