Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sfida e unitetit të NATO-s
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Sfida e unitetit të NATO-s
AnalizaBote

Sfida e unitetit të NATO-s

Published: July 8, 2026
Shpërndaje

Nga Bahri Cani

Kancelari gjerman Friedrich Merz mendon se Kremlini duhet ta kuptojë gradualisht se Rusia nuk do të arrijë të fitojë këtë luftë dhe as të realizojë objektivat e saj ushtarake.

Gjermania ka luajtur një rol udhëheqës në vendimin që Ukraina të marrë 140 miliardë euro mbështetje në dy vitet e ardhshme. Berlini ka rritur ndjeshëm investimet në mbrojtje, madje duke shkuar përtej kërkesave të presidentit amerikan Donald Trump.

- Publicitet -

“Ne nuk po e bëjmë këtë sakrificë për t’i bërë qejfin dikujt. E bëjmë sepse është e nevojshme për mbrojtjen dhe sigurinë tonë. Rusia mbetet një kërcënim serioz dhe çdo ditë teston vendosmërinë tonë”, tha Merz në Ankara.

Zelensky kërkon sërish anëtarësimin në NATO

Në Ankara u takuan edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Rutte vlerësoi sulmet ukrainase kundër infrastrukturës energjetike dhe ushtarake ruse, duke i cilësuar ato si të suksesshme. Ndërsa Zelensky falënderoi aleatët për mbështetjen e vazhdueshme, por ngriti hapur çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

“A besoni vërtet se është e drejtë të lihet jashtë NATO-s një vend dhe një popull me një kapacitet të tillë mbrojtës?”, pyeti ai. Me këtë deklaratë, Presidenti ukrainas bëri të qartë se Kievi vazhdon të kërkojë anëtarësim të plotë në Aleancë.

Megjithatë, kërkesa mbetet e vështirë për t’u realizuar.

Trump kritikon aleatët

Merz shprehu dëshirën që samiti të krijojë një “frymë të Ankarasë”, por Presidenti amerikan Donald Trump dha sinjale krejt të tjera. Trump mbërriti në Ankara para Kancelarit dhe u prit personalisht nga Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan me nderime shtetërore. Megjithatë, ai nuk kurseu kritikat ndaj aleatëve të NATO-s.

Presidenti amerikan tha se ishte i zhgënjyer nga Aleanca dhe shtoi se, po të mos ishte Erdoğan mik dhe mikpritës i samitit, ndoshta as nuk do të kishte marrë pjesë fare.

Sipas Trump, vendet e NATO-s nuk e mbështetën SHBA-në gjatë konfliktit me Iranin.

“I vura paksa në provë. Ne i ndihmojmë ata, por nuk jam i sigurt nëse ata do të ishin aty për ne. Italia na refuzoi, Gjermania na refuzoi dhe Franca na refuzoi. Kjo është në rregull, por pse të shpenzojmë qindra miliarda dollarë nëse ata nuk janë aty për ne? Ne kemi qenë gjithmonë aty për ta”, deklaroi Trump.

“Armëpushimi me Iranin ka marrë fund”

Presidenti iSHBA-së tha gjithashtu, se është “humbje kohe” të merresh me Teheranin, pasi SHBA-ja goditi dhjetëra objektiva iraniane gjatë natës dhe gjatë së mërkurës.

Pamje nga sulmet ndaj cisternave me naftë në Ngushticën e Hormuzit në Iran. Fotografi: U.S. Central Command/Handout/REUTERS

Irani u kundërpërgjigj duke goditur objektiva amerikane në Kuvajt dhe Bahrein.

Sulmet amerikane erdhën pasi Irani raportohet se kishte qëlluar ndaj tri anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas CENTCOM-it, sulmet synojnë të dobësojnë aftësinë e Iranit për të kërcënuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. “Shtetet e Bashkuara po e mbajnë Iranin përgjegjës për agresionin e fundit të pajustifikuar kundër transportit tregtar dhe ekuipazheve civile që po lundrojnë lirshëm në një rrugë ujore ndërkombëtare jetike,” shkroi Komanda Qendrore Amerikane në platformën X.

Pakistani, i cili ndërmjetësoi armëpushimin e brishtë mes dy vendeve, bëri të mërkurën në mbrëmje thirrje që “të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje”.

Kurse Teherani deklaroi se do ta mbyllë plotësisht Ngushticën e Hormuzit nëse SHBA-ja zbaton kërcënimet e saj.

“I goditëm shumë fort mbrëmë,” tha Trump kur u pyet për fundin e armëpushimit, në samitin e NATO-s. “Me shumë gjasa do t’i godasim fort përsëri sonte.” Ai shtoi se: “Ata po sillen shumë keq”.

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Qalibaf, shkroi në platformën X: “Epoka e presionit dhe shantazhit ka marrë fund. Kjo nuk çon askund. Ne nuk dorëzohemi.”

Sfida e unitetit të NATO-s

Samiti në Ankara zhvillohet në një kohë kur NATO përballet me sfidën e madhe të ruajtjes së unitetit të brendshëm.

Pyetja kryesore që dominon takimin është: kush është i gatshëm të qëndrojë pranë kujt brenda një aleance që synon të mbrohet nga kundërshtarët e saj, por që njëkohësisht duhet të ruajë kohezionin e brendshëm?

Pikërisht kësaj pyetjeje pritet t’i japë përgjigje “fryma e Ankarasë”, të cilën liderët po përpiqen ta gjejnë në këtë samit të rëndësishëm të NATO-s.

—

Bahri Cani është korrespodent i seksionit shqip të rrjetit Deutsche Welle. Në artikull janë përdorur raportime bazuar në Reuters, AP, afp

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Tártari says:
    July 9, 2026 at 11:28 am

    Thirrje Gjermanise! Forcing kufijte lindore se per tre dite mbriten forcat ruse.🤣

    Reply
  • popull says:
    July 9, 2026 at 12:58 pm

    Po Rama dhe Shqiperia cfare thane ne kete samit?

    Reply
  • KUSH LUAN ME ZJARRË ... says:
    July 9, 2026 at 4:24 pm

    USA dhe EU po humbin fuqinë e tyre Azia po fuqizohet Luftat që Izraeli dhe USA hapën në Ukrainë dhe në Iranë kan dobësu me të madhe ekonomitë e shteteve të Europës veqanërishtë Gjermane ata paguajnë gazin rus të trafikuar nga USA 100% ma shtejntë dhe petrolin 50% si zgjidhëje po shofin kalimin në industri ushtarake si duket historia do të përsëritet dhe do të jetë e treta e vërteta Gjermania do të ketë statut si Çeçenia

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjendet i vdekur ish-profesori i Cambridge i akuzuar për plagjiaturë
  • Ndalimi i rrjeteve sociale nën 15 vjeç, pezullohet ligji në Francë
  • Tunelet në Bjellorusi që migrantët i përdorin për të hyrë në BE
  • Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra mbeten aktive, mbi 500 forca në terren
  • Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-së

Komentet e Fundit

  1. ANA on ​98-vjetori i “Po”-së në Letnicë: Udhëtimi i Gonxhe Bojaxhiut nga Kosova drejt Misionit Botëror
  2. Anonymous on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Devolli on Diella dhe zhdukja e ryshfetit
  4. Zyx on “Nuk e njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët folkloristë reaguan kundër, por ne nuk ndikohemi
  5. Dashi on Në 51 bashki të vendit numri i të moshuarve tashmë tejkalon numrin e fëmijëve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?