Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shaban Murati, diplomati që punon sa një institucion i tërë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Shaban Murati, diplomati që punon sa një institucion i tërë
Kulture

Shaban Murati, diplomati që punon sa një institucion i tërë

Published: June 15, 2022
Shpërndaje

Shpendi Topollaj

 

Me diplomatin Shaban Murati vetëm një herë, vite më parë, kam pirë një kafe, kur edhe ai, por më shumë unë, kishim shfaqur dëshirën për t`u njohur. U takuam me ndërmjetësinë e mikut tonë të përbashkët, njeriut të mirë, mjekut të njohur Safet Këlliçi, atje prapa Pallatit të madh të Kulturës. Kisha lexuar nëpër gazeta shkrime të tijat dhe më ishte krijuar përshtypja se autori ishte jo vetëm një intelektual i shquar e me përvojë, por edhe njeri me shumë kurajë për të thënë qartë mendimet e tij kur ishte fjala për çështjen tonë kombëtare dhe dinjitetin e Shqipërisë. Qëndruam gjatë, por asnjë shenjë mburrjeje a dëshire për t`u dukur nuk vura re tek ai. I thjeshtë sa s`thuhet, gati nuk e besoje se ishte pikërisht ai burrë që në të gjithë artikujt e tij rrezatonte aq kulturë dhe thellësi mendimi.

- Publicitet -

Ai që me një logjikë të fuqishme argumentuese, i a përplaste kujtdo në fytyrë të vërtetat dhe që askush nuk kishte guxuar ndonjëherë as ta kundërshtonte dhe as të debatonte me të. Ishte ai pra, që sa herë e lexoja më sillte ndërmend shprehjen e Karl Popperit se “Qartësia është në vetvete një vlerë intelektualësh”. Po këtë lloj intelektuali par excellence, këtë Faik bej e kishin nxjerrë në pension. I ditur dhe i përkushtuar në detyrat diplomatike që kishte kryer, besnik dhe i ndershëm në çdo mision me të cilin ishte ndeshur, atdhetar i kulluar dhe mjaft luftarak në situatat e ndërlikuara që ai shërbim i krijonte, ai sipas ligjit formal duhej larguar nga puna. Tani askush duket se nuk kishte nevojë për aftësitë, eksperiencën, intuitën e tij politike dhe mendjen e tij të hapur për të folur pa doreza. Por si mund të rrinte pa folur ai, kur realiteti ynë në marrëdhëniet me të tjerët, jo vetëm që ishte i trishtuar, por edhe sa vinte dhe po nënshtrohej deri në turpërim ndaj të huajve? Nuk kishte asnjë tendencë arriviste e karrieriste tani Shaban Murati, por si intelektual i vërtetë, ndiente detyrim ndaj të ardhmes së vendit, ashtu siç thosh Ralph Waldo Emersoni: “Bëhu ai që u hap dyert atyre që vijnë pas, dhe mos u përpiq ta kthesh botën në qorrsokak”. Se duam apo s`duam, duhet pranuar se nuk janë të paktë ata që me mendimet e tyre “të arta”, me mllefet, inatet, qejfmbetjet, simpatitë, antipatitë, interesat e deri shitjen e shpirtit te djalli, ngatërrojnë e çorodisin dynjanë, për të mos thënë se po mbjellin sherr e përçarje në popull. Dhe a mund t`i quash të tillët intelektualë? Ca më tepër kur predikojnë nënshtrim të verbër e servil ndaj të huajve dhe ambasadave të tyre dhe e konsiderojnë atdheun tonë të pushtuar. Pa folur se asnjëherë nuk e ngrenë zërin për qëndrimet e dyshimta ose konformuese të qeverisë tonë dhe sidomos ministrisë të Punëve të Jashtme.

Epo Shaban Murati nuk është nga ajo racë puthadorësh. Ai e di mirë se nga vimë e ku duam të shkojmë. Ja sesi shkruan në një artikull ai: “Është faqe turpi në historinë e diplomacisë shqiptare që në bisedimet e zhvilluara me ish ministrin e jashtëm grek Kocias pranoi kërkesën greke që të përjashtohej çështja çame nga rendi i ditës, kur ishte hedhur për trajtim thesi i të ashtuquajturës paketë e të gjitha problemeve të hapura midis dy vendeve”. Dhe në këtë linjë ngre zërin e tij kumbues intelektuali – diplomat nga më të shquarit, Shaban Murati. Ai flet kur punonjësit e Ministrisë tonë së Jashtme heshtin. Duke komentuar librin e ri të mjeshtrit dhe shqiptarit të madh Shaban Murati, “Rusët po vijnë”, dr. Jorgji Kote thotë: “Vështirë të ketë ngjarje dhe sfidë gjeopolitike që nuk ka kaluar në lupën e analizave të tij dhe rekomandimeve përkatëse”. Shkruan pa iu dridhur qerpiku Shaban Murati në një kohë kur dikush mund ta akuzojë si sovranist të tejkaluar. Se po krijohet një klimë e tillë në opinionin tonë gazetaresk dhe fatkeqësisht edhe zyrtar. Askush nuk ka rezerva te ne për aleancat, miqësitë apo koniukturat politike. Shabani është më properëndimori nga shumë të tjerë që përgjërohen me deklarata dashurie e besnikërie ndaj tyre. Por ai nuk e kupton sesi mund të duash më shumë të tjerët se atdheun tënd. As vetë ata nuk të besojnë kur sillesh kështu. Në marrëdhëniet me këdo ai kërkon të zbatohet kushti themelor; ai i reciprocitetit. I madh apo i vogël, kjo nuk do të thotë, të na vënë kapistallin dhe të na trajtojnë si vasalë. Se fundja janë po shtetet e tyre që e kanë coptuar mizorisht vendin tonë, nga më të lashtët në Evropë. Janë po ata që as e shtrojnë ndonjëherë për zgjidhje çështjen e bashkimit të trojeve shqiptare. Dhe sikurse nuk i kursen kritikat për cilindo krah politik brenda vendit, ashtu edhe ndaj qëndrimeve të gabuara të të huajve, ai nuk ngurron të shpallë kundërshtitë e tij. Dhe këtë e bën me analiza të thella e të zgjuara, të cilat duhen marrë si udhërrëfim nga aparati i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Gjithë këto kohë ka pasur ngjarje dhe zhvillime të rëndësishme, ku prononcimi nga ana e Ministrisë, Akademisë së Shkencave apo e intelektualëve duhej të ishte i paprerë. Dhe të vjen keq kur sheh se kjo nuk ka ndodhur me ato përmasa dhe atë forcë që interesi i Atdheut e kërkon. Prandaj është për t`u përshëndetur palodhshmëria e diplomatit atdhetar Shaban Murati, palodhshmëri që jo vetëm tregon sesi një njeri i vetëm, kur i rreh zemra për kombin e tij, mund të bëjë punën e një institucioni të tërë, por edhe sesi mund të bëhet një shembull që duhet ndjekur nga të tjerët. Ne jemi në kërkim të shumë të mirave, por Shaban Murati sikur na kujton me shkrimet e tij brilante, fjalët e torinezit Camillo Benso di Cavoure se “E mira e parë e një populli është dinjiteti i tij”. Por meqenëse theksova se Shaban Murati ndjek gjurmët e ndritura të Faik Konicës, po e mbyll këtë shkrim me fjalët e tij: “Instinkti kombëtar është konkluzioni që një popull nxjerr nga shumë shekuj përvojë. Ky instinkt nuk të gabon asnjëherë (Albania 3, 1904). Kjo është edhe arsyeja përse këtë diplomat nuk e kundërshton dot askush, sikurse kaq mjafton që Ministria përkatëse, të mos e marrë as si këshilltar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • demo says:
    June 16, 2022 at 5:45 pm

    Shkolle serioze.Karriere serioze si gazetar dhe Diplomat.Studime te vazhdueshme..Prodhimtari te niveli te larte.Gjenerator i Strategjise Kombetare te Mbrojtjes dhe Zhvillimit.
    Mire qe nuk prodhojme me te tille kapacitete,po i mbyllim deren ketyre qe kemi!
    Mbyllja deren e Ministrise se Jashtme Shaban Muratit,,o Edvin Rama,,se i ke cetat me patronazhiste e Big Brother plot e perplot ne Administratat e Ministrive,.Ministreshat i ke VIPE Pasarelash,,Deputeshat i ke panoramike si muret e Ministrive,se dijne te kombinojne edhe ngjyrat e Maskave me plackat qe veshin.Lere Shaban Muratin,Kseno Krisafin,Kol.Pashain jasht ekipeve negociatore me grekerit.
    Sepse ti o edvin nuk je i denje ti fshish kepucet Shaban Muratit,jo te barabitesh me te.
    Niveli Diletantesk i formimit te ketij kryeministri(Ekonomik,diplomatik,Administrativ,ushtarak etj)e grish qe te perjashtoje nga kontributi te tille kapacitete,qe nuk do ti kemi me.
    Prandaj ndodh kjo.

    Reply
  • LEON says:
    June 16, 2022 at 7:50 pm

    Pikes i ke rene.

    Reply
  • Ismail says:
    June 17, 2022 at 10:29 am

    PËRGËZIME AUTORIT, PËR KËTË REFLEKSION TË SHKËLQYER.
    PËR TURPIN E TYRE, INSTITUCIONET E KËTIJ VENDI NUK ZBATOJNË ATO QË UA JEP TË GATSHME AMBASADORI YNË I SHQUAR.
    ASHTU SIÇ PËR TURPIN E TIJ, PRESIDENTI I REPUBLIKËS, NUK E DEKORON ENDE, ME TITULLIN E LARTË “NDERI I KOMBIT”!!!
    E CILIT, I TAKON AI NDERIM, MË PARË SESA AMBASADORIT TONË TË SHQUAR?!?

    Reply
  • Une says:
    June 18, 2022 at 3:26 am

    Shkrim i shkelqyer qe ju kujton shqiptareve se si duhet te jete intelektuali dhe atdhetari i vertete i kohes qe jetojme, se cfare do te thote t’i sherbesh vendit tend pa kushte, jo per interesa personale, por gjithmone duke vene ne qender interesat e vendit tend. Per kete meriton respekt te vecante dhe venien e tij ne panteonin e vlerave.
    Z. Shaban Murati duhej te ishte ne krye te Diplomacise shqiptare. Lenia jashte strukturave te diplomacise shqiptare ku Ai mund te bente nje sherbim te pallogaritshem eshte me shume se krim dhe eshte i qellimshem. Ky eshte turpi i politikes se felliqur shqiptare.

    Reply
  • Sokrati says:
    July 12, 2022 at 2:23 pm

    Te krahasosh punen, eksperiencen, bagazhin intelektual, shkencor, diplomatik dhe kontributin e perditshem atdhetar te diplomatit Shaban Murati, te ketij PERSONALITETI te MADH te Kombit me Caka-n e Kosoves ne krye te diplomacise shqiptare jo vetem qe eshte e pakrahasueshme, por eshte nje turp, ta mendosh!
    Te shikosh neper ekrane kazanesh agim nesho-n (ish diplomat dhe ithtar i sali bandit kriminelit), qe jargavitet me idiotizmat e tij perpara publikut, qe ndot çdo mjedis shqiptar, eshte te vesh duarte ne koke!
    Urime per zotin Shaban Murati! Puna e tij madheshtore eshte madem per Kombin…
    Shendet, jete te gjate, te gezuar dhe produktive!

    Reply
  • Sporting says:
    May 1, 2023 at 12:57 am

    Urime nje mut ky eshte islamist i qelbur si sali muti dhe ed legeni qe shkerdhehet nga erdigani ky eshte patriot po me turkun

    Reply
  • PS PA RAMEN says:
    May 1, 2023 at 6:49 am

    MOS BENI SHAKA
    KUJTONI SE NUK E DI
    CARI YNE I MADH
    VLEREN E TIJ

    ME THONI VETEM NJE EMER
    NGA EKIPI TIJ
    QE SESHTE EUNUK I TREDHUR
    E KA VLERA SI NJERI

    PAAFTESIA MASHTRIMI
    BODYGARD SERVILAT KANE
    ME TO SUNDOJNE REHAT
    ME DY DUART HANE

    CKERKONI NGANJE PIKTOR
    JU NE FRON E MBANI
    NUK FITOJME ASGJE ME FJALE
    DUHET ZGJUAR SOVRANI

    Reply
  • Alphazeta says:
    May 1, 2023 at 7:37 am

    Shkrim i porositur.Shaban Murati përfaqëson interesat myslimane turke në Shqipëri. Ai i cilëson ortodoksët, autoktonët e vërtetë, si pakica etnike dhe fetare! Pra është një përçarës. Dhe nuk po flas këtu për ish komunistin gazetar i Zërit të Popullit. Asnjë respekt për Shabanin dhe Muratin.

    Reply
  • Remo says:
    May 1, 2023 at 8:29 am

    Shaban Murati i Dyte, eshte nje islamik qe punon per interesat e Turqise ne Shqiperi.
    Topall, si thoni ju;” Shaba, nuk eshte nga ajo rrace puthadoresh, ai e di mire nga vijme e ku duam te shkojme, dikush mund edhe ta quaj sovranist te tejkaluar”, hahahaha more Topall, se nga vini ti dhe ai, e dime mire, po ashtu, e dime se ku doni te shkoni me flamurin e babes turk, jeni sovraniste por ama, sovraniste anadolli.
    Merrni me vete edhe kete “demo” turkoshakun, Ismailin qe s’rri dot pa “ambasadorin e tij te shquar”, dhe vazhdoni ate qe la ne mes haxhiu i qamiles, dum baben…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?