Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA: Operacionet në zona minoriteti në Kosovë, shqetësuese, po humbni Amerikën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > SHBA: Operacionet në zona minoriteti në Kosovë, shqetësuese, po humbni Amerikën
KosovëLajmi i fundit

SHBA: Operacionet në zona minoriteti në Kosovë, shqetësuese, po humbni Amerikën

Published: February 4, 2024
Shpërndaje

SHBA ka dënuar veprimet e qeverisë së Albin Kurtit, lidhur me veprimet e Policisë së Kosovës këtë të shtunë, ku autoritetet policore sekeustruan dinarin serb dhe veturën që e transportonte për shpërndarjen e pagesave sociale nga Serbia.

Përmes një deklarate në mesnatë, ambadasa shprehu shqetësimin e saj për operacionet e zhvilluara në zona minoriteti, sipas së cilës, këto veprime janë shqetësuese.

Ndër të tjera, në deklaratë, nënvizohet se këto veprime kufizojnë mundësitë e Shteteve të Bashkuara për të shërbyer si një avokat efektiv për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

- Publicitet -

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të serbëve etnikë dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë.

Këto veprime po rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet etnike dhe si pasojë i kufizojnë mundësitë e Shteteve të Bashkuara për të shërbyer si një avokat efektiv për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Ato përfshijnë operacionet e kryera nga Policia e Kosovës në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë javës së kaluar në zyrat e institucioneve të administruara nga Serbia në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë. si në OJQ Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë.

Jemi të shqetësuar edhe nga veprimet e Policisë së Kosovës sot për sekuestrimin e dinarit serb dhe veturës që e transportonte për shpërndarjen e pagesave sociale nga Serbia. Ne kërkojmë nga autoritetet e Kosovës që të sigurojnë që individët për të cilët janë menduar këto pagesa të përfitimeve sociale t’i marrin ato pa vonesë.

Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës të promovojë vizionin e përcaktuar në themelimin e saj dhe të sanksionuar në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e saj: një nga një demokraci plotësisht multietnike që i përgjigjet shqetësimeve të të gjithë qytetarëve të saj. Çështjet që kanë të bëjnë me strukturat e mbështetura nga Serbia në Kosovë duhet të trajtohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Ne gjithashtu ritheksojmë kërkesën tonë që Kosova të shtyjë zbatimin e Rregullores së ndryshuar të Bankës Qendrore të Kosovës për Operacionet me Para të gatshme derisa të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe derisa popullata të jetë mjaft e informuar se si do të vazhdojë tranzicioni i përfitimeve të tyre”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Ppsh says:
    February 4, 2024 at 9:23 am

    Standartet europiane paguajne me euro nuk paguajne me rubla
    Sa per humbjen e amerikes nuk eshte faji i shqiptareve ne shqiptaret megonigal e respektuam ne maksimum sepse ai ishte amerika por megonigali na doli nje hajdut pulash
    Pra cilen amerike po humbim ate te megonigal apo ameriken e grenell qe don me nda kosoven
    Zeri i amerikes ishte i qarte kur ajo drejtonte dialogun serbi-kosove por kur ky dialog drejtohet nga BE amerika po flet me shum zera dhe shpesh keta zera flasin jo ne emer te amerikes
    Shqiptaret nen ndermjetsimin e BE po humbin ate qe fituan me ameriken pra edhe amerika duhet te kuptoje qe nqs komandon BE do kete ferkime sepse nje fjale e urte popullore thote
    “esht kollaj te besh gej me bythen e tjetrit”

    Reply
  • katarakti says:
    February 4, 2024 at 2:32 pm

    …”në zyrat e institucioneve të administruara nga Serbia në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë”…. Serbia paska të drejtë të administrojë zyra në vendbanimet e Kosovës?! Unë nuk e kuptoj këtë! Ndryshe Kosova nuk është vend i pavarur, ose është gjasme i pavarur. Edhe deputeti gjerman ka theksuar dje se as në Gjermani nuk paguajnë në dollarë, apo stërlina, por në euro. Pse u dashka që në Kosovë të pêrdoret dinari?! Me sa duket për bashkësinë ndërkombëtare, Kosova nuk qënka më vend i pavarur.

    Reply
  • Kuci says:
    February 4, 2024 at 4:01 pm

    MIQESI ME GISHT NE BYTHE
    VAFTE NE HESFEL
    NUK KA VLERE NDIHMA E TYRE
    KUR E DUAN GJYSMAGJEL

    Reply
  • korçari says:
    February 4, 2024 at 5:52 pm

    O “trima” por te dhjere akoma nuk e keni kuptuar se politika e provincialit Kurti kunder USA dhe EU po qartesohet çdo dite e me shume,nqs nuk e dini se ku po e çon idioti Kurti Kosoven hapni syte,veshet dhe shtrydhni trurin…Kosova ka humbur dhe vazhdon mbi 300milion ndihma nga EU te cilat po ndjehen shume tashme,prishje me USA dhe Europen pa llogaritur Shqiperine,Maqedonine dhe shqiptaret e Malit te Zi ku ka perçare dhe shqiptaret qe jetojne ne Serbi.Ashtu si me targat e makinave apo me k/komunave te zgjedhur me 3 vota ka bere prapa ktheu po prapa do te beje dhe me politiken e dinarit e cila eshte nje idiotesi aguridhe por qe kaperdihet nga injorantet e VV duke e paraqitur si veprim i guximshem i Kurtit i cili “dhjerjen e ka treguar si me siper.I dhjeri kurti e di mire se pa USA ddhe EUropen e ha “buba” me serbet dhe per kete lutet çdo dite duke kerkuar mbeshtetjen e tyre.po e perseris se me idiotin Kurti Kosova ka marre rrugen e brumbullit dhe se demet e shkaktuara prej tij jane tashme te pariparueshme ku se pari ka goditur BESIMIN me ALEATET.Sa me pare te largohet Kurti me VV aq me mire do te jete per Kosoven…

    Reply
  • Aldrin says:
    February 4, 2024 at 6:50 pm

    Ti kurvari korcari, ca fiton Kosova po e administroi Serbia?
    Gjeja qe provoi Historia eshte qe fitoi vetem genocidin dhe terrorin shteteror serb.
    DO vesh ti me Ramutin ta ndalosh terrorin serb, ashtu sic vajti ne Ukraine dhe shpalli paqen?

    Reply
  • Igor says:
    February 4, 2024 at 7:18 pm

    Or idiota a nuk e kuptoni akoma se Rusia dhe Vucici kane bere nji marveshtje qe Vucici dote mari pjese ne sanksionet e perendimit ndaj Rusise por kerkon nga perendimi qe ti kthehet Kosova,a e shiquat ju cka ndodhi ne Banjske ta kishte bere kete Kosova dote ndodhte kjameti por pse e beri Serbia as nuk u detyrua nga perendimi qe ta hetoj ceshtjen ,pra dote ndodhe e njejta si me Palestinezet por kete here nuk dote kete mundesi qe Shqipetaret te kthehen prap ne Kosove.

    Reply
  • korçari says:
    February 4, 2024 at 7:19 pm

    O psikopati Aldrin kush foli per administrim nga Serbia o idiot i lindur nuk mund te diskutoj me trushpelare te VV ,lexoje komentin dhe kundershtoje me logjike jo me balte se me Kurtin rrugen e mu**t keni marre por çfare faji ka Kosova…dhe se per asosacionin idioti Kurti ka firmosur dhe tani ben “trimin” por ne fund si gjithmone do dale i “dhjere”…

    Reply
  • Mollosi says:
    February 4, 2024 at 8:37 pm

    Politika e Kurtit eshte ne kundershtim me interesat e Kosoves. Kokefortesia e tij do t’i kushtoje shume shtrenjte Kosoves.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mbështetja e Dua Lipës për protestat në Tiranë bën bujë në mediat botërore
  • Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, opozita paralajmëron sërish bojkot
  • PD “ripërtërin” drejtimin: Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)
  • Deklarata e ministres serbe, ministri kosovar: Reagimi nga Tirana duhet të jetë më konkret dhe më aktiv
  • Finalja e këtij Botërori do të jetë Spanjë-Argjentinë

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar
  2. Bardhyl Anadolli on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  3. 1thundrak on Do thirret Kryeministri për “Albanian Files”? Si përgjigjet kreu i SPAK
  4. 1thundrak on Sulmet e Edi Ramës dhe të Sali Berishës kundër SPAK, Braho: Retorikë politike, por më vjen mirë
  5. nje shqiptar on 1.8 milionë persona më shumë u larguan sesa u kthyen në Shqipëri që nga 1990

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?