Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “SHBA e mbështet Kosovën në atë çfarë po bën”, zyrtari amerikan takim me Osmanin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “SHBA e mbështet Kosovën në atë çfarë po bën”, zyrtari amerikan takim me Osmanin
AktualitetKosovë

“SHBA e mbështet Kosovën në atë çfarë po bën”, zyrtari amerikan takim me Osmanin

Published: March 21, 2024
Shpërndaje

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-ve, Todd D. Robinson, ndodhet sot në Prishtinë ku në një konferencë për shtyp me presidenten Vjosa Osmani shprehu mbështetjen e SHBA-së për Kosovën.

Gjatë një konferencë, Robinson tha se fakti që është në Kosovë tregon edhe mbështetjen në atë çfarë po bën Kosova. Ai shtoi se po punojnë për një Kosovë më të mirë sot dhe për një Kosovë më të fortë dhe transparente në të ardhmen.

“Fakti që jam këtu për të treguar mbështetjen tonë për atë që po bëni ju, për atë që policia po punon, për atë që shërbimet e sigurisë po bëjnë, për qytetarët kosovarë, mendoj se me të vërtetë është e rëndësishme. Porosia ime për ta dhe për ju të gjithë do të ishte që Shtetet e Bashkuara janë këtu për t’ju mbështetur në përpjekjet tuaja për të ndërtuar institute jetike të sigurisë dhe struktura të gjyqësorit, të drejtësisë. Po punojmë për një Kosovë më të mirë sot dhe për një Kosovë më të fortë dhe transparente në të ardhmen. S’është hera e parë që jam në Ballkan, kam punuar edhe në rajon më herët. Po më duket sikur jam kthyer në shtëpi dhe mirëpres mundësinë për të parë edhe më shumë nga vendi juaj”, tha ai.

- Publicitet -

Nga ana tjetër, Osmani në fjalën e saj theksoi kontributin e Robinson për mbështetjen e Kosovës. Ajo tha se mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë prezente në çdo sektor strategjik dhe në çdo hap të procesit të shtetndërtimit.

“Sapo përfundova një takim shumë pozitiv dhe përmbajtësor. Siç potencova në takim, Kosova është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen që Byroja Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit i ka ofruar institucioneve tona përgjatë viteve. Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë prezente në çdo sektor strategjik dhe në çdo hap të procesit të shtetndërtimit tonë”, tha Osmani.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Po, jam kriminel dhe kërkoj falje”: Haga dhe rasti i Jadranko Prliq, pendesë me kalkulim apo reflektim i vonuar?
  • Sa peshoi në 2015 ndikimi i Ramës në vendimin e Thaçit për të pranuar Gjykatën ku u dënua vetë?
  • Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjyqit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  • SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  • Çfarë ndodh tani me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin dhe sa mund të zgjasë Apeli

Komentet e Fundit

  1. . on A ka luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. demo on A ka luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  3. Arbëria on A ka luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  4. Lala on VIDEO: Si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet në Hagë
  5. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?