Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA: Grupi rus Wagner ka blerë armë nga Koreja e Veriut për luftën në Ukrainë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA: Grupi rus Wagner ka blerë armë nga Koreja e Veriut për luftën në Ukrainë
AktualitetBote

SHBA: Grupi rus Wagner ka blerë armë nga Koreja e Veriut për luftën në Ukrainë

Published: December 23, 2022
Shpërndaje

Kompania private ushtarake ruse, Wagner ka marrë një dërgesë me armë nga Koreja e Veriut për të furnizuar forcat ruse në Ukrainë, një shenjë e rolit në zgjerim të këtij grupi në luftën kundër Kievit, tha Shtëpia e Bardhë të enjten.

“Grupi Wagner po kërkon në mbarë botën furnizues armësh për të mbështetur operacionet e tij ushtarake në Ukrainë”, u tha gazetarëve John Kirby, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e Sigurisë Kombëtare.

“Ne mund të konfirmojmë se Koreja e Veriut ka përmbushur një dërgesë fillestare të armëve për grupin Wagner. Pagesa për armët u bë nga grupi Wagner. Muajin e kaluar, Koreja e Veriut dërgoi raketa në Rusi për përdorim nga grupi Wagner”, tha zoti Kirby.

- Publicitet -

Lajmi fillimisht u publikua nga agjencia e lajmeve Reuters. Grupi Wagner u themelua në vitin 2014 pasi Rusia pushtoi dhe aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë dhe mbështeti një kryengritje separatiste në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se grupi Wagner ka një personel prej 50,000 personash në Ukrainë, duke përfshirë 10,000 kontraktorë dhe 40,000 të dënuar, të rekrutuar nga burgjet ruse, tha zoti Kirby.

Sipas vlerësimeve të Shteteve të Bashkuara, sasia e armëve të dërguara nga Koreja e Veriut nuk do të ndryshojë dinamikën e fushëbetejës në Ukrainë, por se Pheniani pritet të dërgojë më shumë pajisje ushtarake për forcat ruse në Ukrainë. Në nëntor, pasi Shtëpia e Bardhë tha se Pheniani po furnizonte në mënyrë të fshehtë Rusinë me një numër “të konsiderueshëm” predhash artilerie, Koreja e Veriut tha se nuk kishte bërë kurrë marrëveshje armësh me Rusinë dhe nuk ka plane ta bëjë këtë.

Misionet diplomatike ruse dhe koreano-veriore në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment mbi këtë çështje. Shtetet e Bashkuara akuzuan Phenianin dhe Moskën për shkelje të sanksioneve të OKB-së ndaj Koresë së Veriut dhe do të ndajnë informacionin e tyre me komitetin e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Korenë e Veriut, tha në një deklaratë ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Pheniani ka prodhuar raketa balistike të afta të godasin pothuajse çdo cep të botës, thonë ekspertët e armëve, si dhe armë të tjera me rreze më të shkurtër veprimi.

Zoti Kirby tha se presidenti rus Vladimir Putin i është drejtuar gjithnjë e më shumë Grupit Wagner, në pronësi të aleatit të Putinit, Yevgeny Prigozhin, për ndihmë në Ukrainë, ku forcat ruse kanë ngecur në përpjekjen e tyre për të rrëzuar qeverinë e Kievit. Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj Grupit Wagner, duke e akuzuar atë për operacione klandestine në emër të Kremlinit.

Zoti Putin ka thënë se grupi nuk përfaqëson shtetin rus, por se kontraktorët privatë ushtarakë kanë të drejtë të punojnë kudo në botë për sa kohë që nuk shkelin ligjin rus. Administrata e Presidentit Biden njoftoi të mërkurën se ka vendosur kufizime të reja mbi eksportet e teknologjisë së lartë për Grupin Wagner në një përpjekje për të pakësuar më tej furnizimet e tij.

Në javët në vazhdim ndaj kompanisë Wagner do të vendosen sanksione nga më shumë vende të tjera të botës, tha zoti Kirby. Biznesmeni rus Prigozhin po shpenzon më shumë se 100 milionë dollarë në muaj për të financuar operacionet e grupit Wagner në Ukrainë, por ka hasur në probleme me rekrutimin e rusëve për të luftuar atje, tha zëdhënësi Kirby.

Grupi Wagner, i përbërë nga veteranë të forcave të armatosura ruse, ka luftuar edhe në vende të tjera të botës si në Libi, Siri, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mali. Shërbimet amerikane të zbulimit thonë se grupi Wagner ka luajtur një rol të madh në betejën për qytetin ukrainas të Bakhmutit, ku rreth 1,000 luftëtarë të tij janë vrarë në javët e fundit, shumica prej tyre të dënuar, tha zoti Kirby.

Brenda Rusisë, ndikimi i biznesmenit Prigozhin po zgjerohet dhe pavarësia e grupit të tij nga Ministria ruse e Mbrojtjes “është rritur gjatë 10 muajve të kësaj lufte”, tha Kirby, pa dhënë prova.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se në disa raste, zyrtarët ushtarakë rusë në Ukrainë ishin në varësi të forcave të grupit Wagner.

Drejtuesi i këtij grupi, Prigozhin ka kritikuar gjeneralët dhe zyrtarët rusë të mbrojtjes për paraqitje të dobët që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    December 23, 2022 at 7:52 am

    Po Ju si Amerikane cfare beni ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14
  • Cili është sekreti i një jete të gjatë? Përgjigjen mund ta kenë tre motra
  • Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?
  • U hodh për të notuar dhe nuk doli më, zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane
  • Rama replikon me aktivistin: “F*ck You” u thashë atyre që më akuzojnë

Komentet e Fundit

  1. Buda on Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?
  2. demo on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. alldron on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  4. xxx on Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  5. Emigranti on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?