Aleksandar Vuçiç ka pranuar humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, ndërsa Lista Studentore pritet të marrë drejtimin e qeverisë së re. Sipas rezultateve paraprake të organizatës CRTA, studentët kanë siguruar 51,47 për qind të votave, kundrejt 40,42 për qind të listës së Vuçiçit.
Por ajo që ka rëndësi për Kosovën nuk është vetëm largimi i Vuçiçit nga pushteti. Pyetja është nëse forca që e mundi do të ndryshojë politikën e Beogradit ndaj Prishtinës, apo thjesht do të vazhdojë të njëjtën strategji me njerëz të tjerë.
Deri tani, qëndrimet e Listës Studentore nuk japin sinjale për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Përkundrazi, kandidatët e saj kanë kërkuar rishqyrtimin e marrëveshjeve të dialogut, kthimin e çështjes së statusit në Kombet e Bashkuara dhe konsultimin me serbët e Kosovës për çdo vendim që lidhet me ta.
Sipas një analize të Radio Evropa e Lirë, gjatë fushatës përfaqësuesit e Listës Studentore kanë mbajtur simbolikisht Kushtetutën e Serbisë, duke deklaruar se do të veprojnë në përputhje me të. Dhe pikërisht kjo Kushtetutë e përcakton Kosovën si pjesë përbërëse të shtetit serb.
Pra, studentët që dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe qeverisjes së Vuçiçit nuk kanë dalë kundër politikës shtetërore serbe për Kosovën. Ata kundërshtojnë mënyrën se si Vuçiç e ka administruar këtë çështje, jo pretendimin e Beogradit mbi territorin e Kosovës.
Çfarë do të ndodhë me marrëveshjet e Brukselit?
Një nga qëndrimet më të rëndësishme të Listës Studentore lidhet me marrëveshjet që Serbia ka pranuar gjatë dialogut me Kosovën.
Në vitin 2023, Aleksandar Vuçiç dhe Albin Kurti pranuan Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe më pas Aneksin e Ohrit. Këto dokumente parashikojnë respektimin e integritetit territorial dhe detyrimin që Serbia të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Por përfaqësuesit e Listës Studentore kërkojnë që marrëveshjet t’i nënshtrohen shqyrtimit parlamentar dhe kontrollit të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë.
Jugosllav Gashiq, pedagog në Universitetin e Mitrovicës së Veriut dhe pjesë e kësaj lëvizjeje, ka deklaruar se një qeveri e re duhet të shqyrtojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën, duke lënë të hapur mundësinë e rishikimit të tyre.
Kjo ngre një problem të drejtpërdrejtë për dialogun. Nëse Beogradi i ri vendos të rihapë marrëveshjet që Vuçiç ka pranuar, procesi i normalizimit mund të përballet me një tjetër konflikt politik dhe juridik.
Megjithatë, Serbia nuk mund ta trajtojë dialogun si një çështje të shkëputur nga marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Analistët Ognjen Gogiq dhe Aleksandar Shljuka kanë vlerësuar se një tërheqje nga procesi do të rrezikonte raportet e Beogradit me Brukselin.
A do ta humbasë Lista Serbe kontrollin politik në Kosovë?
Ndryshimi më i rëndësishëm mund të mos ndodhë në qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës, por në mënyrën se si Beogradi kontrollon politikisht komunitetin serb.
Gjatë qeverisjes së Vuçiçit, Lista Serbe ka funksionuar si forca kryesore politike e serbëve të Kosovës, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Partisë Përparimtare Serbe.
Në drejtimin e saj ishte edhe Millan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë në shtator 2023.
Largimi i Vuçiçit mund të vendosë në pikëpyetje këtë strukturë politike, veçanërisht financimin, drejtimin dhe marrëdhëniet e saj me institucionet serbe.
Analisti Marko Savkoviq ka paralajmëruar se infrastruktura politike që Vuçiç ndërtoi në Kosovë mund të përballet me kriza financimi, udhëheqjeje dhe identiteti.
Por kjo nuk do të thotë se Serbia do të ndërpresë mbështetjen për serbët e Kosovës. Beogradi vazhdon të financojë institucione arsimore, shëndetësore dhe skema sociale, nga të cilat varen mijëra qytetarë.
Çështja është nëse qeveria e re do ta ndajë këtë mbështetje nga kontrolli politik që Vuçiç ka ushtruar përmes Listës Serbe.
Edhe Sonja Biserko, nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, ka vlerësuar se një pushtet i ri duhet t’i orientojë serbët e Kosovës drejt dialogut me Prishtinën dhe forcimit të pozitës së tyre brenda Kosovës.
Studentët kundër Vuçiçit, por jo kundër politikës së tij për Kosovën
Lista Studentore lindi nga protestat kundër korrupsionit pas tragjedisë së Novi Sadit në vitin 2024, ku humbën jetën 16 persona.
Lëvizja u organizua përmes plenumeve studentore dhe nuk krijoi një udhëheqës të vetëm politik. Megjithatë, për Kosovën ajo ka paraqitur një dokument të veçantë, Memorandumin për Kosovën, ku e konsideron territorin e saj pjesë të patjetërsueshme të Serbisë.
Ky dokument kërkon bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare, por çdo zgjidhje e vendos brenda kufijve të Kushtetutës serbe.
Këtu qëndron edhe kontradikta politike e ndryshimit në Beograd. Studentët e akuzojnë Vuçiçin për humbjen e ndikimit të Serbisë në Kosovë, për heqjen e targave dhe dinarit serb, si dhe për mbylljen e institucioneve që funksiononin sipas sistemit të Serbisë.
Por nuk kërkojnë njohjen e realitetit juridik të Kosovës si shtet i pavarur.
Madje, në fund të shtatorit, gjatë fushatës zgjedhore, ata publikuan një material me titullin “Tradhtia e Kosovës”, duke e vendosur politikën e Vuçiçit ndaj Prishtinës në qendër të kritikave të tyre.
Kjo tregon se përplasja mes Listës Studentore dhe Vuçiçit nuk ka qenë për njohjen e Kosovës, por për mënyrën se si Serbia duhet të mbrojë pretendimet e saj.
Për këtë arsye, edhe pas humbjes së Vuçiçit, Prishtina nuk ka arsye të presë një kthesë të menjëhershme në qëndrimin e Beogradit.
Qeveria e re mund të ndryshojë raportet me Listën Serbe, mënyrën e financimit të institucioneve serbe dhe përfaqësimin politik të serbëve të Kosovës. Por për çështjen e statusit, dokumentet dhe deklaratat e Listës Studentore mbështesin vazhdimësinë e politikës së deritanishme.
Vuçiç humbi zgjedhjet, por pretendimi i Serbisë mbi Kosovën mbetet edhe në programin politik të forcës që e mundi.
REL

Keta jane me antishqiptare dhe me agresive se Vucici,Albin Kurti dhe shqiptaret duhet te perballen tash me nje force te eger,qe ka edhe perkrahjen e BE.
Po mire o Dita, hajde po themi ate pedagogun e futen studentet ne liste, po ate Bankierin studentet e futen ne liste dhe ate? Po pse talleni me inteligjencen e njerezve. Ore c’fare perfaqesoni ju mediat te verteten apo iluzionin, manipulimin dhe teatrin. Me sa duket eshte kjo e dyta, fatkeqesisht.
Doktori kardiolog (jo banditi sali) qe peut-être behet kryeminister, gjithe mbremjen e djeshme mbante lart tri gishtat fashiste te serbise.
Per keta Vucici paska qene liberal me Kosoven.
Qe prej vrasjes se Djindjic Serbia eshte nje shtet mafiozo-fashist. Mesaduket, kjo nuk pritet te ndryshoje aspak!
Po Kosova çfarë qëndrimi ka ndaj Listës Studentore serbe?
Këtë mund ta shpjegojë vetëm akademiku i shquar shqiptaro-kosovar Demo Kurti.
Kosova nuk eshte STRUMBULLARI, ku verttet politika e Botes, perkundrazi me ligjin per zhberjen e Gjykates Speciale te Hages ka humbur perkrahjen nderkombetare, madje edhe nga ata, qe e cliruan dhe e krijuan si shtet ne epruvete.
LEVIZJA STUDENTORE INTELEKTUALE E SERBISE I TREGOI BOTES SE KUR NJE POPULL E DO VENDIN E VET, NUK KA DIKTATOR ZEMERLIG QE TA FRIKESOJE ME POLICI DHE USHTRI
Edhe une jam i mendimit se ky artikull pa autor dhe pa KOKE eshte propagande mashtruese per katunare fanatike “patriotike” te tipit enverist dhe i sherben vetem regjimit te Edi Rames per te mbajtur ne pushtet nje gangster faqezi me argumentin qe po ngjit: “Vucici ishte per Kosoven me demokrat se studentet protestues” duke harruar se deklaraten: “Kosova eshte toka e ASKUJT” e beri Edi Rama me bekimin e Alexander Vucicit, pa shtuar ketu se Vucici ishte bedeli i Millosheviqit, qe Haga e kishte denuar me burgim perjete. Miku i Edi Rames, Vucici i Serbise per 14 vjet me radhe e kishte orientuar vendin drejt Rusise se Putinit duke lejuar ne administrate nje korrupsion komunist pak a shume si ne Shqypni. Le te mos harrojme, qe faqezeza Vlora Hyseni erdhi te Edi Rama nga Kosova si favorite e Hashim Thacit dhe me insistimin e tij, pasi Albin Kurti e kishte pezulluar nga puna ne SHIK e Kosoves.
LEVIZJA STUDENTORE SERBE KERKON NDRYSHIMIN E POLITIKES SE VUCICIT NGA LINDJA NE PERENDIM, DREJT AFRIMIT ME BE DHE KJO NUK KA SI TE MOS REFLEKTOJE NE MARDHENIE KOHERENTE PERENDIMORE ME KOSOVEN
Mjafton qe:
Kosova te mos ta “vertise bythen si kurvat ne bordello” me Gjykaten e Hages dhe Albin Kurti te mos beje deklarata turpi per nje kryeminister i pergjegjshem per te gjithe kosovaret se “…do t’u qendroje afer familjareve te bandes vrastare te Hashim Thacit…” duke paguar $miliona dollare per avoketerit e Hages dhe nuk thote ssnje fjale ngushellimi per familjet e viktimave te KILLERAVE gjakatare, ky eshte problem i Kosoves dallkauke dhe jo i Serbise, qe po kerkon ndryshim per vendin e vet.
Ishte Milosheviqi ai që thirrte nëpër mitingje hapur për të shkatërua Kosovën dhe shqiprarët
për 16v. rreshtë por kur shifet se sa ai sulmohej nga lider të politikës shqiptare krahasu me Gjinxhiq Tadiç Vuqiç as 10% biles nëse rishfketohet paqavurja Bota Sot ma i rrezikshëm thoshte është Gjinxhiq se Millosheviq
Shqiptari ku e gjenë butë e bënë m.të
Keta luftuan per demokraci, duket sa demokrat jane tek qendrimi per Kosoven del surrati dhe geni tyre.
Ramizi futi Saliun ne krye te studenteve, Vucic futi kardiologun tjeter.
Une shqiptar,
Ata jane Shkje.
Ne na dan nji qiell e nji dhe.
Ne na dan nji gjak e nji fe.
N`mnii t`njeni tjetrit kemi le.
Keto vargje te Fishtes tregojne pse populli serb si autokrat,si demokrat,si ruajalist,si komunist,eshte ujk per popullin shqiptar Serbi edukohet qe foshnje ne djep, me maximen:Shqiptar i mire eshte shqiptari vdekur.
NUK ESHTE NJE REGJIM,ESHTE NJE POPULL SHOVINIST QE KERKON TE NA ZHDUKE DHE TE NA MARRE TERRITORIN.
40 familje serbe mbante Isa begu ne Boletin te Mitrovices per te punuar tokat.Dhe nja 200 serbe kishin manastiret e Banjkes dhe Sokolices.Per keta bujq argate,Rusia detyroi Turqine ne 1897 te pranonte Konsull rus ne Mitrovice.Fshataret ju luten Isa begit:Hiqi beg,se do na marresh ne qafe.-Jo begi,Jane ne bese teme.Mitrovicaret e vrane konsullin rus,Gjyshi Haziz Zhilivodes u detyrua me gjithe familje te shperngulej nga Mitrovica nga perndjekja pashait turg dhe hakmarrja Isa Beg Boletinit.Isa begin e internoi Sulltani ne Top Kapi,kumandar te Gardes,per te shuar sherrin me ruset.
Sot Ato 40 familje serbe(argate kryeunjur) te Isa begit dhe Ata te dy manastireve jane bere 30 mije serbe,qe kane spastruar etnikisht Mitrovicen,Kane perzene shqiptaret krejt ne luften e fundit dhe pretendojne te bashkojne Mitrovicen e Isa beg Boletinit me Serbine.
Te gjithe vellazeroret shqiptare,qe jane shkrire per vellazerimin me popullin serb,,qe nga Esad pasha,Ahmet Zogu,Enver Hoxha,Sali Berisha,Edi Rama,kane deshtuar ne misjonin e tyre historik.
Une njoh vetem dy shqiptare ne Histori,qe ja kane vene kufirin tek thana popullit serb dhe predsednikeve te tyre.Keta jane Skenderbeu dhe Albin Kurti. Ashikpashazade,kronikan osman i shek.XV,permend dy fushata ushtarake te bejlerbeut te Shkupit Arnavud Iskander bej kunder kryengritjes se sundimtarit serb Gjergj Brankovicit dhe dy djemve te tij.
Ky Arnavud Iskanderbej nuk eshte tjeter vecse Gjergj Kastrioti jone,qe e dinte se Gjergj Brankovici po te mposhtete ushtrine turke do te vershonte ne tokat shqiptare,Ne principaten e Kastrioteve,,ashtu si beri Stefan Dushani nje shekull para tij,qe pushtoi Dardanine,Arberine, Epirin dhe Arvanitine.Ky i ndertoi ato kisha e manastire serbe mbi themelet e kishave paleokristjane Arberore,qe sot sherbejne si gur kufiri te serbeve .Te gjitha kishat dhe manastiret serbe ne Kosove dhe Shqiperi KANE NJE DATE.kohen e sundimit te Stefan Dushanit. (manastiri shen Jovan Vladimirit,qe tradhtari Karl Topia e ngriti ne Elbasan si Zhupan serb eshte ndertuar mbi kishen paleokristjane te shen Gjon Gojartit.).
Po votuesit shqiptarë në Serbi pse nuk e votuan një kandidat shqiptarë që për herë të parë pas LD botërore u ofroi Sanxhaku i Novi Pazarit z.Armina Nuraj që po punon në rikëthimin e identitetit kombëtar tè Peshterit