Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA lejoi Ukrainën të përdorë raketat, Kremlini: Biden po i hedh benzinë zjarrit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > SHBA lejoi Ukrainën të përdorë raketat, Kremlini: Biden po i hedh benzinë zjarrit
BoteLajmi i fundit

SHBA lejoi Ukrainën të përdorë raketat, Kremlini: Biden po i hedh benzinë zjarrit

Published: November 18, 2024
Shpërndaje

Kremlini e ka akuzuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, për hedhje të benzinës në zjarr dhe përpjekje për të përshkallëzuar konfliktin në Ukrainë pas heqjes së kufizimeve për armët me rreze të gjatë veprimi.

Deklaratat e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, më 18 nëntor, pasojnë raportimet se Biden i ka dhënë Ukrainës leje për të përdorur armë amerikane për të goditur më thellë brenda territorit rus.

Ky zhvillim ndodhi pas muajsh të tërë lobimi nga zyrtarë ukrainas, përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky, që shtetet perëndimore t’ia japin dritën e gjelbër Kievit për t’i përdorur armët e dhuruara me kapacitet të plotë për të goditur caqe jashtë rrezes aktuale.

- Publicitet -

Deri tani, Shtetet e Bashkuara, së bashku me shtetet e tjera të NATO-s, kanë vendosur një kufi mbi distancën që raketat amerikane mund të godasin brenda territorit rus.

Peskov tha se një hap drejt ndryshimit të këtij kufiri, i cili nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Uashingtoni, do të hapte një raund të ri tensionesh dhe do të thellonte përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Është e qartë se administrata në largim në Uashington synon të ndërmarrë hapa për të vazhduar ndezjen e zjarrit dhe provokimin e një përshkallëzimi të mëtejshëm të tensioneve”, tha Peskov.

Presidenti rus, Vladimir Putin, në shtator e paralajmëroi Perëndimin se Rusia mund të përgjigjet me armë bërthamore nëse sulmohet me raketa konvencionale dhe se Moska do ta konsideronte çdo sulm të mbështetur nga një fuqi bërthamore si një sulm të përbashkët.

Parlamentari rus, Leonid Slutsky, tha se një veprim i tillë do të çonte në përshkallëzim.

“Goditjet e raketave amerikane në thellësi të territorit rus do të çojnë në mënyrë të pashmangshme në një përshkallëzim të madh që rrezikon të ketë pasoja shumë më serioze”, tha Slutsky, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dumës Shtetërore, në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.

Armatimi ka të ngjarë të përdoret si përgjigje ndaj vendimit të Koresë së Veriut për të dërguar mijëra ushtarë për të mbështetur Rusinë në rajonin Kursk, ku Ukraina ndërmori një inkursion ushtarak gjatë verës. Raportimet kanë sugjeruar se Ukraina do të jetë ende e kufizuar në goditjen e atij rajoni jugperëndimor të Rusisë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Arben Tashko says:
    November 18, 2024 at 4:51 pm

    _____________
    Nje opinion
    _____________

    Paqa Po afrohet.

    Te gjithe aktoret Po perpiqen ta siguroje paqen me dinjitet te plote.
    Dinjiteti I plote eshte veshtire te arrihet.
    Por dinjiteti I pjeshem mund te realizohet.
    Kjo kerkon te pranohet se lideret jane individe te shquar,
    por nuk jane gjysem perendi dhe gjysem njerez speciale.

    Problemi komplikohet kur aktoret rajonale kerkojne te
    arrijne objektiva maksimale qe jane ne kundershtim me
    objektivat e njeri tjetrit.

    Kjo eshte aresyja pse duhet te respektohet herarkia e fuqive
    dominate per te minimizuar ngaterresat pas arritjes te paqes.

    Ndofta, zhvillimet ne Ukraine dhe ne Lindjen e Mesme,
    ndikojne tek njeri tjetra dhe kjo ben qe proceste te ngadalesohen
    deri sa te zgjidhen afersisht ne te njejten kohe.

    Reply
  • Zoto Kanina says:
    November 19, 2024 at 8:17 am

    Biden e ka var çiften me kohe oo ditaa, po perktheni lajmet e nje viti me pare me dujet!

    Reply
  • demo says:
    November 19, 2024 at 8:57 am

    Me mire vone ,se kurre.
    Me ne fund Bidoni e kuptoi se po nuk u qellua Ulkonja ne fole,,nuk ka derman Stani Hasan Qeres.
    Fillo bombardimin e Moskes,qe te pushoje lufta.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?