Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHËNIM: Tre tranzicione për Vlorën e së ardhmes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > SHËNIM: Tre tranzicione për Vlorën e së ardhmes
EkonomiKomente

SHËNIM: Tre tranzicione për Vlorën e së ardhmes

Published: May 6, 2023
Shpërndaje

Nga Boiken Sinaj

Botuar në DITA

Përfundimet e mëposhtme nisen nga një analizë e potencialit të qytetit dhe asaj çka do të donim për Vlorën e së ardhmes, Disa prej sfidave aktuale, me pak vullnet e vizion e me shumë durim e këmbëngulje, mund të kthehen në mundësi konkrete zhvillimi.

- Publicitet -

Vlora mund të jetë qyteti pilot në Shqipëri që adreson tre tranzicionet kryesore (të mos harrojmë që Vlora është emblema e tranzicionit). Ato janë:

1.Tranzicioni i gjelbër:

Menaxhim efektiv i mbetjeve dhe përkrahje e ekonomisë qarkulluese, ngritja e një linje urbane dhe zgjerimi i pistave të biçikletave për mobilitetin green, investim në turizmin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm, përdorimi dhe vlerësim i kapitalit mjedisor si Parqet Natyrore dhe hapësirat e gjelbra.

2. Tranzicioni dixhital:

Vlora mund të kthehet në një destinacion ideal për nomadët dixhitalë, mund të rritë infrastrukturat publike si wifi bashkiak, e-working Cafe etj për të lehtësuar diçka të tillë. Mund të ngrejë një strategji komunikimi për t’i tërhequr nomadët dixhitalë, duke përfshirë dhe testimonial të rangut botëror si Mira Murati, etj.

Ky target group është në rritje në qytet, i favorizuar edhe nga klima ideale. Përmirësimi i shërbimeve dixhitale bashkiake po ashtu do duhet të ishte objekt i këtij modernizimi dhe ngritja e hubeve/inkubatore për shërbime dixhitale me menaxhim publik  në funksion të sipërmarrjeve të të rinjve dhe inovacionit.

3. Tranzicioni gjeneracional:

Për ekonominë e argjendtë (Silver Economy) dhe thithjen e talenteve

Vlora po shndërrohet në një qendër që tërheq pensionistë të huaj, të cilët jo vetëm kanë nevojë për shërbime por edhe mund të ingranojnë një ekonomi specifike. Po ashtu, pleqtë e Vlorës me fëmijët në emigracion kanë nevojë për përkujdes social dhe investime.  Jetëgjatësia vetëm rritet dhe ky segment ka nevoja që lidhen dhe me edukimin dixhital, shëndetësinë etj.

Këto sipas meje mund dhe duhet të përbëjnë shtyllat e projektimit të Vlorës në të ardhmen. Për më tej, një platformë e tillë do të nxiste edhe nisma të tjera po ashtu jetike si tërheqja dhe vlerësimi i talenteve, sidomos nga diaspora.

Në këtë kuptim, shoh shumë të rëndësishme ngritjen e një fondacioni komunitar për Vlorën, që mund të ketë formën e një partneriteti publiko-privat, i cili të tërheqë dhe të kanalizojë remitancat e diasporës në vendlindje dhe t’i ri-adresojë për infrastruktura dhe shërbime në funksion të edukimit profesional, por edhe artit e kulturës.

Kjo e fundit duhet të ketë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm dhe kontributi i privatëve duhet të jetë më i madh, për të diversifikuar turizmin, i cili nuk mund të qëndrojë në dimensionin e turizmit të shapkave, diellit dhe detit.

Turistët kanë nevojë të mbushin ditën e të zhvillojnë aktivitete të ndryshme. Vlora ka dy parqe natyrore, site arkeologjike të pa shfrytëzuara plotësisht, qendrën historike, Zvërnecin, dhe Labërinë me gjithë pasurinë e saj materiale dhe jo materiale, me të cilën duhet të kthehet e të ndërveprojë.

Këto janë asetet e qytetit që duhen ndërlidhur, në pikëpamjen fizike dhe tematike.

—–

Autori është diplomuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Pisa, Itali, dhe ka eksperienca pune në disa organizma ndërkombëtarë

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?