Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shesh xhirimi i ri i Europës Juglindore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Shesh xhirimi i ri i Europës Juglindore
KultureLajmi i fundit

Shesh xhirimi i ri i Europës Juglindore

Published: May 23, 2026
Shpërndaje

Në një moment kur konkurrenca globale për produksionet audiovizuale është kthyer në një garë sa fiskale, aq edhe kreative, Shqipëria po tenton të hyjë në lojë jo si një pjesëmarrëse periferike, por si një aktore që synon të ndryshojë pozicionin e saj në hartën e industrisë së filmit.

Projektligji i ri “Për kinematografinë dhe audiovizualin”, i nxjerrë së fundmi për konsultim nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, shtron rrugën drejt një arkitekture më industriale, ku filmi trajtohet njëkohësisht si art, si eksport shërbimesh dhe si instrument zhvillimi.

Në thelb të draftit qëndron një instrument tashmë i njohur në Europë, por ende i pashfrytëzuar në vendin tonë: skema e “cash rebate” prej 35% për shpenzimet e kualifikuara të produksioneve që xhirojnë në territorin shqiptar.

- Publicitet -

Përmes këtij drafti synohet ndërtimi i një ekosistemi të centralizuar institucionalisht dhe fiskalisht, me ambicien për ta kthyer vendin në një qendër rajonale të prodhimit audiovizual.

Krijimi i Agjencisë Kombëtare të Kinematografisë dhe Audiovizualit

Në qendër të draftit është krijimi i Agjencisë Kombëtare të Kinematografisë dhe Audiovizualit (AKKA), e konceptuar si nyja kryesore e gjithë zinxhirit vendimmarrës dhe financiar.

Në vend të një sistemi të shpërndarë mes ministrive, bordeve dhe mekanizmave të ndryshëm, agjencia synon të funksionojë si një “one-stop shop” për industrinë, nga financimi te certifikimi i shpenzimeve, deri te lejet e xhirimit.

Ky qendërzim nuk është vetëm teknik. Në modelin e propozuar, AKKA do të ketë një strukturë të shumëfishtë, ku bashkëjetojnë funksione artistike, financiare dhe administrative.

Këshilli Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm përbëjnë boshtin ekzekutiv, ndërsa Këshilli Artistik dhe Komisioni Financiar ndajnë vlerësimin krijues nga verifikimi fiskal.

Oferta e Shqipërisë: 35% “cash rebate” dhe kontroll i dyfishtë

Instrumenti më i dukshëm i projektit është skema e rimbursimit prej 35% të shpenzimeve të kualifikuara. Në një treg rajonal ku incentivat fiskale janë kthyer në standard bazë për të tërhequr produksione ndërkombëtare, kjo normë e vendos Shqipërinë në pjesën e sipërme të konkurrencës, por jo në krye.

Shtetet nuk konkurrojnë më vetëm me peizazhe apo kosto të ulëta pune, por me arkitektura financiare që reduktojnë riskun për produksionet globale.

“Cash rebate” funksionon si një subvencion pas prodhimit: produksioni shpenzon, shteti certifikon dhe më pas rimburson një pjesë të kostos.

Në rastin shqiptar, drafti parashikon disa hallka: aplikimin, vlerësimin artistik dhe teknik, certifikimin financiar dhe pagesën përfundimtare nga Ministria e Financave brenda një afati të përcaktuar prej 90 ditësh.

Në tregjet ku “cash rebate” ka funksionuar me sukses, si Greqia apo Kroacia, faktori vendimtar nuk ka qenë vetëm përqindja, por shpejtësia dhe besueshmëria e rimbursimit.

Një nga elementet që sjell drafti është mekanizmi i dyfishtë i kontrollit financiar. Komisioni Shqiptar i Filmit dhe Komisioni Financiar ndajnë rolet mes vlerësimit të pranueshmërisë së shpenzimeve dhe certifikimit të tyre.

Kjo ndarje krijon një sistem verifikimi me dy nivele, që synon të reduktojë rrezikun e abuzimit fiskal, një shqetësim i zakonshëm në skemat e rimbursimit të drejtpërdrejtë.

Një fond i financuar nga vetë industria

Draftligji i nxjerrë për konsultim sjell në vëmendje edhe një fond që do të krijohet dhe financohet nga vetë industria. Për herë të parë, një pjesë e konsiderueshme e fondit për industrinë audiovizuale pritet të vijë drejtpërdrejt nga biznesi mediatik dhe dixhital.

Sipas propozimit, 5% e tatimit mbi fitimin nga televizionet, platformat online dhe kinematë do të kanalizohet në AKKA. Një tjetër 5% do të vijë nga kompanitë e internetit, ndërsa 2% nga operatorët e komunikimeve elektronike.

Po ashtu, 2% e çmimit të biletave të kinemave do të transferohet në fond.

Nëse kjo skemë do të pranohet gjerësisht nga aktorët e tregut, mbetet për t’u parë, pasi drafti është ende në fazën fillestare të konsultimeve.

Nga filmi te videolojërat dhe që industria trajtohet si sektor prodhues

Një nga pikat që bie në sy në draftligj është zgjerimi i fushës së mbështetjes. Projektligji nuk kufizohet më vetëm te filmi tradicional, por përfshin serialet televizive, platformat streaming, projektet VR/AR dhe madje videolojërat.

Ky zgjerim duket se shkon në linjë me tendencat globale, ku kufijtë mes industrive kreative po zbehen gjithnjë e më shumë. Një projekt audiovizual sot mund të jetë njëkohësisht film, serial dhe produkt interaktiv.

Duke përfshirë këtë gamë, Shqipëria po tenton të përafrohet me trendet globale dhe ta vendosë edhe kuadrin e saj ligjor në linjë me zhvillimet e industrisë. Por kjo ambicie kërkon jo vetëm fonde, por edhe kapital njerëzor dhe infrastrukturë teknologjike, për të cilat do të duhet të punohet.

Një tjetër element i rëndësishëm është qasja e shtetit ndaj filmit, duke e trajtuar atë si një sektor prodhues. Në këtë logjikë, suksesi nuk do të matet vetëm me numrin e projekteve të mbështetura, por edhe me ndikimin ekonomik të drejtpërdrejtë që ato krijojnë.

Shqipëria në garën rajonale

Në një rajon ku incentivat për filmat janë kthyer në instrument standard të konkurrencës, Shqipëria po përpiqet të pozicionohet për të gjetur vendin e saj në hierarkinë ekzistuese.

Greqia mbetet lideri rajonal, me skema deri në 40%, të mbështetura nga një infrastrukturë institucionale e konsoliduar. Italia operon me një model më kompleks të “tax credit”, ndërsa Kroacia ka ndërtuar një reputacion të fortë si destinacion i besueshëm, me rreth 25% rimbursim. Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ofrojnë skema më të ulëta, por shpesh më fleksibël.

Në këtë kontekst, Shqipëria, me 35%, pozicionohet mbi shumicën e vendeve të rajonit, por ende nën Greqinë. Avantazhi i saj potencial nuk qëndron vetëm te përqindja, por te kombinimi i qendërzimit institucional, zgjerimit të kategorive të mbështetura dhe modelit të integruar të financimit.

Nëse ky sistem arrin të funksionojë me efikasitet, Shqipëria mund të mos shihet më thjesht si një destinacion rastësor për xhirime, por si një aktor i qëndrueshëm në ekonominë europiane të produksioneve audiovizuale.

Në të kundërt, rreziku është që ambicia të mbetet më e madhe se kapaciteti administrativ për ta vënë atë në jetë.

Në një industri ku koha është po aq e rëndësishme sa paratë, Shqipëria nuk po ofron vetëm një lehtësi fiskale. Ajo po vendos në treg një premtim: se mund të bëhet një vend ku prodhimi i imazhit nuk pengohet nga sistemi, por lehtësohet prej tij.

Nëse kjo do të arrihet, mbetet për t’u parë pas miratimit të ligjit dhe nisjes së zbatimit të tij.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • KTH S says:
    May 23, 2026 at 1:43 pm

    Idiotesi totale!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?