Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shfrytëzonte vajza nga Azia për prostitucion në Tiranë, arrestohet “tutorja” kineze
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shfrytëzonte vajza nga Azia për prostitucion në Tiranë, arrestohet “tutorja” kineze
KronikeLajmi i fundit

Shfrytëzonte vajza nga Azia për prostitucion në Tiranë, arrestohet “tutorja” kineze

Published: August 22, 2024
Shpërndaje

Një 52-vjeçare kineze është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi akuzohet se rekrutonte vajza nga shtetet aziatike dhe më pas i shfrytëzonte për prostitucion në Tiranë.

Në kuadër të operacionit “Red light 2”, policia ka shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtoren e saj.

“Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasja kineze Y. Y., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzimi prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, dhe “Dëmtime te tjera me dashje”, parashikuar nga nenet 114, 115, 90 të Kodit Penal. U shpall në kërkim shtetasja kineze N. D., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzimi prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, dhe “Dëmtime te tjera me dashje”, parashikuar nga nenet 114, 115, 109-b, 90 të Kodit Penal.”

- Publicitet -

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se dy autoret e dyshuara, nëpërmjet rrjeteve sociale rekrutonin shtetase kineze dhe filipineze, të cilat i akomodonin në një ambient të marrë me qira të përshtatur për shfrytëzim prostitucioni dhe më pas duke përdorur faqen “Escort Tirana” i shfrytëzonin për prostitucion.

Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy “tutoret” nga Kina me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë psikologjike ndaj vajzave që shfrytëzonin për prostitucion dhe presion ndaj familjarëve të tyre.

Policia ka zbuluar se shtetasja kineze me inicialet N.D., falë shtrëngimit me anë të kanosjes, duke i bërë presion me anë të fotografive, ka marrë shumën 15.000 euro, nga njëra nga vajzat e shfrytëzuara, pasi kjo e fundit ka kërkuar të heqë dorë nga ky aktivitet kriminal.

Në cilësinë e provës materiale, uniformat blu kanë sekuestruar 4500 euro të përfituara nga ky aktivitet kriminal, 1 laptop, 3 aparate celulare, 2 pasaporta, dhe 3 fletore me shënime. Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 shtetase nga Azia për ushtrim prostitucioni.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arben Tashko says:
    August 23, 2024 at 3:47 am

    Nuk eshte per tu cuditur se disa prostituta mund te
    punojne edhe per sherbimet e huaja te spiunazhit.
    Kjo ka ndodhur jo rralle ne historine e kesaj bote

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dyshohet se fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares
  • Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet
  • Sindikata e Universiteteve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
  • 21 tetor 2026
  • Dymbëdhjetë karriget e Kryeministrit. Dialog me ju? Pse? Pse tani?

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Porcelanit on Balluku në SPAK, i komunikohen pesë vepra penale, por nuk do ketë kërkesë të re për arrestim
  2. Valbona on Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar
  3. realisti on VIDEO: Bëhen grusht në tokë për të mos i çarë presioni i ujit, policët ndërhyjnë fizikisht mbi vajzat protestuese
  4. Liria on Rama, sërish karrige para zyrës: Kush shkatërron, do paguajë
  5. Fjalë me vend on Balluku në SPAK, i komunikohen pesë vepra penale, por nuk do ketë kërkesë të re për arrestim

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?