Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria rekord për numrin e të burgosurve, Komiteti i Helsinkit: Gjykatat të bindura pas vullnetit të prokurorit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shqipëria rekord për numrin e të burgosurve, Komiteti i Helsinkit: Gjykatat të bindura pas vullnetit të prokurorit
KronikeLajmi i fundit

Shqipëria rekord për numrin e të burgosurve, Komiteti i Helsinkit: Gjykatat të bindura pas vullnetit të prokurorit

Published: March 6, 2025
Shpërndaje

Ndalimi i të dyshuarit për kryerjen e një vepre penale bëhet nga Policia e Shtetit, e cila është përgjegjëse për ndalimet arrestimet në flagrancë; mbajtjen deri në 72 orë në ambientet e dhomave të sigurisë të personave të dyshuar dhe transferimin e tyre më pas në IEVP.

Më pas hyn në lojë prokuroria që referuar provave të mbledhura nga policia, dhe prova të tjera që siguron duke ngritur akuzën. Pas këtij momenti dosja me të gjitha provat depozitohet në gjykatë që konfirmon ose jo masën e kërkuar nga prokurori. i gjithë ky sistem ka çaluar në gjykimin e ekspertëve të fushës.

“Ne shikojmë që preken gjithnjë e më shumë disa kategori të caktuara të shoqërisë që janë kategoritë vulnerabël për shkak të problematikave dhe varfërisë ata nuk kanë mundësi të marrin një avokat që ti përfaqësojë denjësisht. Kemi parë në vendimet e caktimit të masave të sigurimit që je pjesë e mirë e shtetasve që përfundojnë me avokat kryesisht, seancat për vlerësimin e ndalimit dhe caktimit të masave të sigurimit në gjykata janë formale, prokurori që argumenton nevojat e sigurimit e bën mbi provat që ka mbledhur policia gjyqësore, por s’ka verifikim, avokatët nuk janë njohur mjaftueshëm me këto prova dhe nuk paraqesin prova të tyre se si mund të zbuten dënimet”, u shpreh Erinda Skëndaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

- Publicitet -

Referuar ligjit, për veprat penale jo shumë të rrezikshme i gjithë ky proces duhet të mbyllet për një hark kohor brenda tre muajsh, dhe deri në 6 muaj në rastet e veprave që mbulon prokuroria e posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, SPAK.

Megjithatë mijëra të paraburgosur çdo vit, qëndrojnë në burg në mënyrë të padrejtë, shpeshherë edhe në tejkalim të përcaktimeve ligjore.

“Kemi identifikuar një problematikë të rëndësishme të sistemit të drejtësisë, kemi pasur shumë ankesa dhe kemi bërë edhe rekomandime. Kemi pasur vendime të pazbardhura mbi 12 muaj. Pra kalon afati krejtësisht të palogjikshme, sepse gjyqtarët kanë ngarkesë të madhe”, u shpreh Erinda Ballanca, Avokati i Popullit.

Kjo politikë represive e drejtësisë penale ka prodhuar jo vetëm një numër marramendës të paraburgosurish, por Shqipëria thyen rekordin në Evropë si vendi me më shumë të burgosur për 100 mijë banorë.

Sipas Europris, një mekanizëm i Këshillit të Evropës që mbledh të dhëna për sistemin peritenciar në 49 vende të ndryshme, në vitin 2023 Shqipëria numëronte 178 të dënuar për 100 mijë banorë, nga 148 që kishte në vitin 2010.

Sa i përket fqinjëve tanë në rajon, Bosnja Hercegovina regjistron numrin më të ulët të dënuarve me vetëm 50 për 100 mijë banorë, ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia numërojnë përkatësisht 168 dhe142 të burgosur për 100 mijë banorë.

Rekordin për numrin më të lartë të burgosurve e ka Turqia që numëron 408 të burgosur për 100 mijë banorë. Sipas këtij mekanizmi Shqipëria renditet ndër vendet që ka edhe numrin më të lartë të të paraburgosurve që ende nuk kanë marrë një dënim, një e dhënë që ka ardhur duke u përkeqësuar që nga viti 2010.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Haka Tekizoti says:
    March 6, 2025 at 2:10 pm

    Nuk duhet të thuhet “…gjykatat të bindura pas vullnetit të prokurorit…” por i nënshtrohen vullnetit të prokurorit, sepse bindja është rezultat i fakteve të paraqitura, ndërsa nështrimi ndodh për shumë arsye me përjashtim të shqyrtimit të fakteve që parashtron prokurori.

    Reply
  • Erdogan says:
    March 6, 2025 at 2:14 pm

    Sipas Evropris Shqiperia Osmane ne shumice thyen “recordin” ne Evrope per 100 mije banore 178!
    Recordin me te larte e ka Turqia vazhdon me tej Artikulli i Idioteve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Do të na dhembë gjatë”, letra e ndjerë e Kylian Mbappé pas humbjes në Botëror
  • “Kjo që po ndodh në Francë e Spanjë mund të ndodhë edhe te ne”, Rama: 4 helikopterë gati dhe 3 avionë zjarrfikës në fund të vitit
  • Marrëveshja me SHBA, opozita: Jemi pro, por kundërshtojmë mënyrën sesi Rama kërkon ta miratojë brenda ditës në Parlament
  • Lirohen disa nga të shoqëruarit e protestës, mes tyre edhe Arben Kola
  • PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK për Agron Shehajn

Komentet e Fundit

  1. demo on VIDEO: Tensione në protestë, tubuesit sulmojnë me vezë e domate Policinë, shoqërohen 5 prej tyre
  2. demo on 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
  3. Dashi on Rama: Nuk jap dorëheqje, le të vijnë poshtë penxheres sime deri në 2029
  4. Otto on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  5. Dashi on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?