Shqipëria vijon të financojë arsimin në nivele dukshëm më të ulëta se vendet e Bashkimit Europian. Në vitin 2023, shpenzimet publike për arsimin në vend përbënin vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, kundrejt mesatares prej 4.7% në BE, sipas të dhënave të Eurostat.
Diferenca arrin në 1.8 pikë përqindje të PBB-së. Në terma relativë, pesha e shpenzimeve për arsimin në ekonominë shqiptare ishte rreth 38 pike % më e ulët se mesatarja europiane. Për të arritur nivelin mesatar të BE-së, Shqipërisë do t’i duhej ta rriste me rreth 60% financimin e arsimit në raport me madhësinë e ekonomisë.
Po të përfshihej në renditjen e 27 vendeve anëtare, Shqipëria do të kishte nivelin më të ulët të shpenzimeve për arsimin. Sipas Eurostat, në fund të renditjes së BE-së ishte Rumania, me 3% të PBB-së, e ndjekur nga Greqia me 3.3% dhe Malta me 3.4%.
Në anën tjetër, vendet që i kushtuan pjesën më të madhe të ekonomisë financimit të arsimit ishin Suedia, me 6.8% të PBB-së, Finlanda me 6.3% dhe Belgjika me 6.2%. Danimarka shpenzoi 6.1% të PBB-së. Krahasuar me Suedinë, pesha e shpenzimeve shqiptare ishte më pak se gjysma.
Në nivel të Bashkimit Europian, shpenzimet publike për arsimin mbetën të pandryshuara në 4.7% të PBB-së krahasuar me vitin 2022. Megjithatë, ato ishin 0.3 pikë përqindje më të ulëta se në vitin 2020, kur arritën në 5% të PBB-së, niveli më i lartë që nga fillimi i mbledhjes së këtyre të dhënave në vitin 2012.
Edhe në krahasim me Ballkanin Perëndimor, Shqipëria renditet e fundit për peshën e shpenzimeve publike për arsimin. Me 2.9% të PBB-së, vendi ishte rreth 1 pikë përqindje nën mesataren e WB6 prej 3.9%. Vlerat e fundit të përdorura nga OECD janë 4.7% për Kosovën, 4.4% për Bosnjë-Hercegovinën, 4.1% për Malin e Zi, 3.7% për Maqedoninë e Veriut dhe 3.3% për Serbinë.
Statistikat e Eurostat mbulojnë financimin publik për të gjitha nivelet, nga arsimi parashkollor deri tek ai universitar dhe doktoral, por përjashtojnë programet e zhvillimit arsimor në fëmijërinë e hershme. Shpenzimet përfshijnë financimin e drejtpërdrejtë të institucioneve arsimore, si edhe bursat, kreditë dhe transfertat e tjera për nxënësit, studentët dhe familjet e tyre.

Monitor.al

Po se parate harxhohen per profesor doktoret me plagjatur dhe qokat qe ben edi rama per shoket e miqte qe i interesojne duke u dhene pensione e cmime te vecanta per qejfet e tij
Toni mavria , këtë rradhë mos e shaj Ramën , se i ka dhënë edhe demos pension të posaçëm . Nuk jam shumë i sigurt për këtë po , kështu tha një kushëri i tij këtu në komente .
‘E ç’i duhet arsimi Shqiperisë.’ ..!!!
Analfabetët janë bërë më të suksesshëm dhe zengjina në këtë shtet tallava,i cili vrau me ligje vlerat njerzore dhe shoqëria shqiptare sot per fat te keq është në stanjacion,sepse e ‘keqja’ ka zënë rrënjë dhe duhen kohë e breza qe t’a ç’bejnë.Keshtuqë dhe arsimi duke u zvogluar çdo ditë edhe në mënyrë institucionale,ka krijuar terrenin e duhur duke i hapur rrugën antivkerës,që sot po na merr perditë e me shume frymen..!!!
karrigjim; shoqeria shqiptare eshte ne regres e jo stanjacion
e ci do Shkolla ne Shqiperi merret me mik
Dashi i nenes
Dhoge ngele
Dashi, ik o loqe fshati