Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtohen tensionet në veri të Kosovës, digjet makina e një serbi me targa RKS në Zubin Patok
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Shtohen tensionet në veri të Kosovës, digjet makina e një serbi me targa RKS në Zubin Patok
BoteKosovëKryesore

Shtohen tensionet në veri të Kosovës, digjet makina e një serbi me targa RKS në Zubin Patok

Published: November 2, 2022
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të së mërkurës ka pranuar informacione për vënien e zjarrit dhe djegien e një veture me targa RKS – Republika e Kosovës – në Zubin Potok, pronar i së cilës ka qenë një qytetar i komunitetit serb.

Policia ka thënë se zjarrfikësit kanë dalë në skenën e incidentit dhe se autoritetet janë duke hetuar rastin.

Ky njoftim vjen një ditë pasi Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin në tri faza për riregjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në RKS.

- Publicitet -

Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese.

Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Dita e parë e qortimit: Dilema dhe kundërshtime për targat

Në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok – llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe.

Këto targa i lëshon Serbia dhe bartin akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera.

Në javët e fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës, që kryesisht kanë cak serbët që po riregjistrojnë makinat në RKS.

Institucionet e Kosovës kanë fajësuar “grupet ilegale ekstremiste” për këto incidente.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se nga 1 shtatori deri më 27 tetor kanë regjistruar tri incidente të sulmeve ndaj serbëve që i janë përgjigjur kërkesës për riregjistrimin e makinave.

Deri në fund të muajit tetor besohet se rreth 20 makina me targa ilegale serbe janë pajisur me targat RKS.

Përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – nuk kanë reaguar për djegien e makinave dhe pronave të banorëve serbë.

As Beogradi zyrtar nuk ka komentuar publikisht këto sulme në veri të Kosovës. / REL

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Aldrin says:
    November 2, 2022 at 2:57 pm

    Ca eshte ky gomari qe kane marre per te shkruar. Makinat qe kane per “cak” serbet!?

    Reply
  • Gzim Kulufi says:
    November 2, 2022 at 4:49 pm

    E do thone pastaj, nisi per nje targe! Muhabete koti, per nxitesit e tensioneve!

    Reply
  • Andis says:
    November 2, 2022 at 9:47 pm

    Serbet duan tensione dhe vetem tensione .Qeveria e Kosoves eshte e duruar se te kishte qene ndonje Qeveri si ajo e Turqise I kishte cu zgupthi serbet

    Reply
  • Tártari says:
    November 2, 2022 at 10:41 pm

    Kush i do tensionet, Kosova? Apsolutisht jo, nuk ka asnje perfitim Kosova nga tensione te tilla!
    Tensionet i krijojne qytetaret serbe te Kosoves, te nxitur nga qarqe ekstreme ne Serbi, te cilet i nxisin ata per mosbindje nda ligjit, me qellim krijimin e nje shteti paralel ne Kosove. Nga forcat policore ne Kosove por edhe nga gjithe qytetaret, kerkohet qetesi dhe vigjilence ndaj cdo provokimi!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ministria e Brendshme shpall “non-grata” dy persona nga Maqedonia e Veriut
  • Shqiptarët ndër më aktivët në rrjetet sociale, Shqipëria renditet e para në Europë
  • Ministria e Drejtësisë përcjell dokumentet për ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca
  • Çmimet mesatare të apartamenteve në 32 zonat kadastrale në Tiranë, rritje deri në 151% në 7 vjet
  • 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Aldo on Ndryshuan hartën, jo modelin
  3. Precizim on Ndryshuan hartën, jo modelin
  4. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  5. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?