Nga Migena Aleksi
Gjykata Kushtetuese u mblodh përsëri për të shqyrtuar ankimimin e qeverisë mbi pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, por sërish nuk doli me vendim përfundimtar.
Trupa e gjyqtarëve tha se i duhet më shumë kohë për analizë, duke shtyrë përsëri çështjen për në një mbledhje të ardhshme.
Kjo është hera e dytë që Kushtetuesja vendos të mos japë një vendim konkret në lidhje me ligjshmërinë e pezullimit të Ballukut nga detyra, pasi seanca e mëparshme nuk prodhoi shumicë vendimmarrëse.
Trupa duhet të dalë me vendim lidhur me ankimin e kryeministrit kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme, që e pezulloi ministren për shkak të dyshimeve në lidhje me tenderët publikë.
Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit në Kuvend e ka shtyrë gjithashtu mbledhjen e tij, duke thënë se duhet të presë vendimin e Kushtetueses përpara se të shqyrtojë kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Ballukut.
Këto shtyrje po krijojnë një ngërç procedural në institucionet e drejtësisë dhe politike të vendit.
Çfarë ndodh nëse Kushtetuesja vazhdon me shtyrje?
Nëse Gjykata Kushtetuese vazhdon të shtyjë sërish vendimin, procedurat e SPAK-ut mund të bllokohen përkohësisht.
Këshilli i Mandateve siguron alibinë të thotë se duhet të presë vendimin e Kushtetueses, duke e bërë të vështirë hapin e radhës për heqjen e imunitetit.
Rrjedhimisht SPAK duhet të presë. Ai nuk mund të kryejë veprime të plota hetimore ose arrestime ndaj një zyrtari që është edhe deputet.
A është kjo një manovër politike?
Përfaqësues të shumicës parlamentare thonë se Kushtetuesja ka nevojë për kohë për të interpretuar “çështjet komplekse ligjore që lidhen me imunitetin, për të shmangur pasoja juridike më të gjera”, sipas tyre.
Por kjo shtyrje e re duket pjesë e një koordinimi për ta bllokuar SPAK-un dhe për të mbrojtur nga hetimi figura të larta politike si Balluku.
Ndonëse nuk ka prova të drejtpërdrejta që Kushtetuesja po vepron me influencë politike, pasimet Gjykatë-Kuvend e kanë shndërruar këtë çështje në një test të fortë mbi pavarësinë e institucioneve të drejtësisë së re dhe rikthimin e ndikimit politik në proceset gjyqësore.
Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro.
Ndërkohë, Balluku është vënë në hetim edhe për të 7 lotet e Unazës së Madhe, një projekt për të cilin janë prokuruar 45.9 miliardë lekë (450 milion euro).
—-
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Nuk behet ai vend pa denime me vdekje duke filluar nga politikanet, kushtetutaret dhe media.
Vetem se, bazhellat dhe bythqirat nuk bejne burg.
KRRIMINELE dhe ZAGARE!
C’fare lidh ne Ka kushtetuesja e xhixhilese per te shqyrtuar nje alabakeri ankese per ‘pezullim ne detyre’ (kur ano eshte ne detyre)me komisionin parlamentare per heqje imuniteti sipas kerkeses se SPAK!?!?!?!?
KRRIMINELE dhe ZAGARE!
C’fare lidhje Ka kushtetuesja e xhixhilese per te shqyrtuar nje alabakeri ankese per ‘pezullim ne detyre’ (kur ajo eshte ne detyre)me komisionin parlamentare per heqje imuniteti sipas kerkeses se SPAK!?!?!?!?
Akoma nuk e merni vesh se Ketu kryesine e Tere agjenturave 35 Vjet e Ka ASFALISE e Blerit qe komandon Edvinin,Dado,Ballukun un Saline…,!?!?!?
SPAK duhet te mbaroje pune me 35 vitet e korrupsinin e Sali Berishes, qe t’i kete duart e lira per korrupsionin e Belinda Ballukut.
Eshte Ceshtje Komplexe me pasoja afatgjata Juridike. Ne kete gjuhe kurvash,Al Capone do ishte zgjedhur kryebashkiak i Cikagos,ne mos President i Amerikes.
Po cfare ngerci leshi. Kane ngecur si qente kur bejne ate pune. As para as mbrapa. Po mire O Spak-i nuk mund ta terheqesh ate kerkesen per pezullim nga detyra, te vazhdoj parlamenti me heqjen imunitetit.
Te me fali zonja a zonjusha gazetare per fjalorin.
Keshtu ja duan interesat, sepse mjafton 1 ore arsyetim per te vendosur gjithcka.
Mire e ka komentuesi me lart, capi, Spak te terhiqet nga kerkesa per ta pezulluar nga detyra, ne menyre qe ti hapet rruge heqjes se imunitetit, ketu do doja te shihja cdo bente PS ne parlament.
Trishtohem te mendoj qe prokuroria kerkon heqje imuniteti dhe ceshtja sorollatet per te humbur kohe,… Do te thote qe pas 35 vjetesh jemi ne vend numero.
Dhe te ftojne te qendrosh te punosh e jetosh ne shqiperi.
Duhet siguri dhe qetesi per te jetuar.
Mbi cbaza ligjore na sigurojne?
Mjafton te shohesh rastin e fundit balluku, si ajo thenia,, ore ja ujku… po gjurmet ku jane
Te jeni te bindur qe ministrja aktuale e energjitikes e tje ……. nuk do arrestohet dhe I duhet dhene fund ksaj farse e histeri sidhe kultivimi i ksaj ideje neper portale dhe televizione. Po fillon te behet qesharak gjithe ky gjygj publik ku vret jo vtm personin nga ana profesionale por dhe morale. Ka nje mungese te theksuar te etikes dhe profesionalizmit gazetaresk. Ti lihet systemic gjygjesor dhr organeve kompetente ky vebdim. 1 pyetje kam per te gjithe ju – a nuk Jane po kto gazeta ku 90 % e lajmeve Jane qesharak dhe te pabazuara ne fakte.
Nese ka vjedhur le te denohet por boll ama duke e nenoerkembur per arsye politike. Nese s’ju pelqen mos e frekuentoni me ate rruge 🙂.
Shtyrja tjeter e tjeret e Kushtetueses per Ballukun nuk do sjelle aspak shpetim te saj nga gjykimi e denimi (ajo eshte tashme politikisht nje kufome) se pas shtyrjeve tjera do vijne kerkesat e rradhes te SPAK te firmosura nga kreu i ri i saj ku do kerkohet serish heqje imuniteti ne kuvend.
Pra sperdredhjet e pushtetit mes leshimit me nder a me turp te Beles bukuroshe te Drejtesia, thjeshte do provoje te dyten.
Pse shtyrjet e shpetuan Lulkën e nuk e shpetojne dot Balluçkën?
Artan, mos harro detajin bazik qe e shpetoi ate Lulken – daljen kunder Sales.
Nga ky detaj Lulka siguroi amnistine e pushimin e tere akuzave te perditshme mediatike nga 21 janari, Rruga Kombit, Toyota Yaris, financimet ruse etj dhe u bo Personazh pozitiv me VKM
A i keni hasur me ato akuza ndaj Lulkes neper media e goje rilindasish pas daljes Lulkes opozite e opozites, fare! Madje dhe Mero Baze qe i pati instaluar ne shtepi dhe “Antenen brenda familjes” ja hoqi e nuk e ze me ne goje ate Kunatin e Lulkes qe aq shume e perfliste si mafiozin me te madh te Ballkanit.
Nuk jam dakord,ai shpetoi kur ishte ende me Salen. Se mos futen brenda Salken qe ka bere krime shume me te medha,e lane jashte Lulken pse i doli kunder.
Po nuk ke turp or Hajdut!?Po keshtu me te shtyre do e shtysh qeverrine hajtude,me Balluken hajdute,me Qeverrine hajdute?!
Prokuroria dhe GJKKO te kerkoje ndihmen e Gjykates STRASBURGUT dhe Forcave te NATO,DEA Amerikane te nderhyje per te arrestuar hajduten ne mase Arresti,Belinda Balluku,Hajdutin e prapadhomes Ergys Agasi,hajdutet e Durana park,Elira Kokona,Beqir Beqiri,kOMPANINE PEMGMARRESE akshi,GESTAPON e kryeministrit etj.
Tëmën e sëmës sa i zoti ky xhaxhi muteratori . Ky duhet vënë në krye të SPAK-ut . Ky i arreston të gjithë me faj e pa faj . Me një fjalë rrotë cari i tëri . Tërë hajvanët te Dita janë mbledhur .
Mendoj se SPAK dhe BKH, pas ketyre orevatjeve per te mbyllur ceshtjen Balluku , duhet te reagoje deri ne shpallje greve ne grup.