Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit
KronikeKryesore

Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit

Published: August 23, 2026
Shpërndaje
Pallatet e projektit Durrës Marina në portin e Durrësit po ngrihen me shpejtësi. Foto: Gëzim Kabashi.

Nga Gëzim Kabashi

Nga Marina e portit të Durrësit te lagjja 11, ndërtimet po ndryshojnë peizazhin e qytetit antik, ndërsa trashëgimia historike zhduket nën presionin e zhvillimit urban

Në kalatën lindore të Portit të Durrësit, ndërtimi vazhdon me ritme intensive. Pallatet 8-11 katëshe me arkitekturë gati identike janë në garë me njëra- tjetrën. Madje, godinat e reja po ngrihen edhe në pjesën detare, jashtë murit lindor të portit më të madh të vendit.

- Publicitet -

Pavarësisht defekteve të shfaqura në ndërtim, projekti “Durrës Yachts & Marina” po nxiton që ta ndryshojë edhe më shumë peizazhin bregdetar të Durrësit.

“Nga plazhi i Durrësit, qyteti nuk duket më,” thotë një nga inxhinierët e projektit.

“Ndërtimet e shumta të projektit Durrës Marina, që po vijojnë ngrihen brenda territorit portual, do ta bllokojnë edhe më tej pamjen e qytetit antik,” shtoi ai.

Projekti kontrovers me statusin e investimit strategjik të sipërmarrësit nga Emiratet, Mohamed Alabbar synon që të prodhojë një lagje të re brenda portit të Durrësit.

Sipas planifikuesit urban, Artan Kacani, ky projekt do të shkaktojë një ndarje të qytetit të Durrësit me plazhin turistik.

Qyteti i Durrësit, i cili mori formën e tij moderne në periudhën mes dy luftrave botërore, ka ndryshuar me shpejtësi gjatë tre dekadave të fundit për shkak të ndërtimeve masive në qytet dhe përgjatë vijës bregdetare.

Pallatet e projektit Durrës Marina në portin e Durrësit po ngrihen me shpejtësi. Foto: Gëzim Kabashi.

Shpeshherë, ndërtimet nuk kanë qenë në harmoni me të shkuarën e qytetit dhe trashëgiminë e tij kulturore.

Në fillim të viteve 1960, aty ku ishte kantieri detar që u shkatërrua kohët e fundit, arkeologu Vangjel Toçi zbuloi çekanin e parë prej guri, objekti që përcaktoi edhe moshën gati 3.000-vjeçare të qytetit të Durrësit.

Disa nga objektet më të rëndësishme që u ngritën pas tërmetit të vitit 1926, kanë ndryshuar destinacion ose janë shkatërruar në fillim të këtij shekulli, duke fshirë njëkohësisht kujtesën e kësaj periudhe.

Mes tyre është edhe godina e Shoqërisë Anonime të Letrës dhe Shkrepseve, STAMLES, e themeluar në vitin 1924 dhe e transformuar gjatë regjimit komunist.

Artan Hoxha, një nga pasardhësit e familjeve që e krijuan shoqërinë me afro 300 aksionerë, mendon se Stamles ishte një shoqëri ekselente.

“Sot e kësaj dite në Shqipëri nuk kemi ende një bashkëorganizim të sipërmarrësve të sotëm, në një shoqëri aksionere me atë perfeksion raportesh mirëkuptimi siç kemi patur STAMLES-in në Durrës,” tha ai.

Nga godina e dikurshme nuk ka mbetur asnjë shenjë, ndërkohë që një basorelief që ruhet prej një arkitekti ende nuk edhe vendosur si shenjë kujtese në muret e godinës së re.

Pallatet janë ndërtuar ngjitur me njëri-tjetrin në lagjen 11 të Durrësit. Foto: Gëzim Kabashi.

Lagjja 11 në qendër të Durrësit, dikur bërthama e pandryshueshme e qytetit ilir, romak, bizantin dhe venecian, përfaqëson një trashëgimi të pazëvendësueshme për qytetin e Durrësit.

Bukuroshja e Durrësit, një nga mozaikët më të famshëm të antikitetit; ndërtimet termale të periudhës së vonë romake; pallati aristokratik; si dhe Forumi Rrethor, janë shembuj monumentesh unike për rajonin dhe periudhat kronologjike që përfaqesojne. Kjo lagje e Durrësit modern, bërthamë e pandryshueshme e historisë se tij urbane, duhej të ishte pasqyra e kujtesës historike të qytetit.

“Por sot ajo është kthyer në shembullin më të dhimbshëm të shkatërrimit urban,” tha për BIRN arkeologia Brikena Shkodra.

Ndërtime të pakontrolluara, shpesh përtej kritereve të lejuara nga ligji për trashëgiminë kulturore, kanë zhdukur çdo lidhje me kujtesën historike dhe madje edhe me konceptin e hapësirës moderne urbane – tha Shkodra, duke shtuar se muret e banesave ngjiten pa kriter, rrugicat tradicionale janë zhdukur, ndërsa zhvillimi kaotik ka fshirë identitetin e lagjes.

Një foto nga katet e sipërme të një pallati të ngritur në këtë lagje, dëshmon se nga një thesar arkeologjik unik, lagjja është shndërruar në një plagë të hapur betoni, që tregon se si mungesa e vizionit urbanistik dhe neglizhenca institucionale po shkatërrojnë kujtesën historike.

Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
21 Comments
  • demo says:
    August 23, 2026 at 1:31 pm

    Do fundosen .

    Reply
    • Five company says:
      August 24, 2026 at 12:29 pm

      Po, nje katastrofe misterioze. Per cfare ishte kjo ekselenca e shkrepses dhe e letres? Per akgoritmet e” ministrise se Dielles” qe e ktheu Durresin “ne nje zgare BBQ”.

      Reply
  • Zani says:
    August 23, 2026 at 3:16 pm

    Shmë bukur ,do kemi një qytet moderrn,një Dubai ballkanik.Përpara.

    Reply
    • Five company says:
      August 24, 2026 at 12:33 pm

      Po, po… Zani a ke shkuar ndonjehere andej nga Guinea Bissau? Ti do pyesesh eshte “Ishull” apo eshte ” Kandidat”.
      Guinea Bissau eshte ishulli i derrave ” Guinea pigs” nga ku mori origjinen e tij kandidati i partise se Bathores.

      Reply
  • RETROSPEKTIVE says:
    August 23, 2026 at 3:30 pm

    Ate investimin e Mohamed Alabakun vete shenjteria e tij Rama e prezantoi si dikur shoku Enver ate Metalurgjikun – “clirimin e dyte te Shqiperise”!
    Por tani qe Mohamedi deklaroi se ai investim ne Durres ishte nje GABIM cuditerisht Rama nuk ka dale ta pershendese as ta komentoje. Dhe me e turpshmja eshte se dhe Mediat “kryesore” qe i shkojne pas si manare Rames i ka zene skleroza e nuk po ja kujtojne ate ngazellimin e dikurshem pas enderrave me Mohamed.

    Reply
    • Anonymous says:
      August 24, 2026 at 12:39 pm

      Shpesh shkoj tek ” ambulanca per te bere ndonje analize gjaku”, kur durimi ka arritur fundin. Doktori, kur me pa analizen e fundit per gjendjen e sekrecioneve limfatike, nuk deshironte te me alarmonte, por me rekomandoi qe gjendja e ” Koma”, do filloj dalengadale te permisohet. Dhe une ja lashe mamit te perkujdesej per mua…
      Dhe mami mi la mua te gjitha ….Algorithm Kills

      Reply
  • Vl says:
    August 23, 2026 at 4:34 pm

    Durrsi ka vite qe eshte pjerdhur po ata RQ po shkaterrojn dhe jugun

    Reply
    • Anonymous says:
      August 24, 2026 at 12:42 pm

      Durresi e provoi ” ONE” japonez ne 2016. Nuk ishte BIG, por ishte Bolshoi,,,
      Jugut i ka ardhur deri ne maje te hundes ” Hidherimi nga uji i kripur”, dhe ata deshirojne nje ” ONE” por e duan Great….

      Reply
  • Anonymous says:
    August 23, 2026 at 8:02 pm

    Po lulishtja dhe shatervani para Bashkise
    E betonuan sheshin dhe tani me pllaka te shrtuara
    Ne dite vere nuk kalohet andej se reflekton gjithe diellin the rrite temperaturen
    Berisha ishte anadollak
    Rama eshte me kot nje delirious qe thote se nuk me jep njeri leksione per bukurine mua! What a fucking idiot
    Pse ka bere ca vizatime zhgarravina e duhet te gjithe te pelqejne ato
    E shkaterroi Durresin se merrte 20% nga betoni i Gjushit

    Reply
    • Replikuesi says:
      August 24, 2026 at 8:46 am

      Ishe prezent ti kur Rama merrte 20% nga Gjushi ?Ju jini rrota kari e kokëloqe të gjithë .

      Reply
    • Arqitekti në Ch says:
      August 24, 2026 at 9:12 am

      Parku para Bashkësis dhe shadërvani duhet të këthehen ku ishin.Ky shesh tash është njëkatastrofë në arqitektur.Kjo është pjellë e një të Çmenduri!

      Reply
    • Five company says:
      August 24, 2026 at 12:46 pm

      Idjot per ke Berishe e ke fjalen? ! Per Lul Berishen e Durresit apo hajvanet e halucinacionit te Shijakut.
      Radio 4 dhe Chanel 4 jane delirante qe ofrojne vetem Moobilet e IKEA dhe derrat e Guineas

      Reply
  • Otto says:
    August 23, 2026 at 8:03 pm

    Po lulishtja dhe shatervani para Bashkise
    E betonuan sheshin dhe tani me pllaka te shrtuara
    Ne dite vere nuk kalohet andej se reflekton gjithe diellin the rrite temperaturen
    Berisha ishte anadollak
    Rama eshte me kot nje delirious qe thote se nuk me jep njeri leksione per bukurine mua! What a fucking idiot
    Pse ka bere ca vizatime zhgarravina e duhet te gjithe te pelqejne ato
    E shkaterroi Durresin se merrte 20% nga betoni i Gjushit

    Reply
  • 1thundrak says:
    August 24, 2026 at 7:17 am

    Vetem termeti ose cunami e rregullojne durresin.
    Kerkoni njerez normale nga keto lloj qytete monstra?!

    Reply
  • demo says:
    August 24, 2026 at 7:26 am

    Neroni ishte jo vetem perandor,,por e mbante veten poet dhe muzikant .Edhe Arkitekt si Deliriusi Rilindjot ne fjale.Dogji Romen per te perfituar shesh per Pallatin Imperial dhe Statujen e tij,qe u quajt Colosseum.(amfiteatri thirrej Colosseum,sepse u ndertua ne vendin ku ishte Statuja gjigande e Neronit).Neroni deklamonte kryeveprat artistike neper cirqe dhe amfiteatro ku shkonin romaket.Mbyllte dyert,qe askush mos dilte gjate deklamimit te tij.Ka ndodhur qe grate pillnin ne Amfiteater,sepse kur recitonte Neroni askush nuk duhet te dilte..

    Reply
  • demo says:
    August 24, 2026 at 7:32 am

    SI PO E NDRYSHON NERONI FTYREN E DURRESIT Neroni ishte jo vetem perandor,,por e mbante veten poet dhe muzikant .Edhe Arkitekt si Deliriusi Rilindjot ne fjale.Dogji Romen per te perfituar shesh per Pallatin Imperial dhe Statujen e tij,qe u quajt Colosseum.(amfiteatri thirrej Colosseum,sepse u ndertua ne vendin ku ishte Statuja gjigande e Neronit).Neroni deklamonte kryeveprat artistike neper cirqe dhe amfiteatro ku shkonin romaket.Mbyllte dyert,qe askush mos dilte gjate deklamimit te tij.Ka ndodhur qe grate pillnin ne Amfiteater,sepse kur recitonte Neroni askush nuk duhet te dilte..
    Cuditerisht asnje varg nuk ka mbetur nga vepra artistike e Neronit.Asnje germadhe nga monumenti.

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    August 24, 2026 at 7:45 am

    Ku jeshet 36 Vjet ju DemoSALI,
    Ish shQIpnia pa’ shtet e pereNI

    Reply
  • demo says:
    August 24, 2026 at 9:46 am

    Me shatervanin mori hakun e VVlash Rames,qe e hodhen durrsaket ne shatervan.

    Reply
  • nastradini says:
    August 24, 2026 at 3:52 pm

    Tirana eshte akoma me keq BETER fare, kudo qe te hedhesh syte te del HALLDUPI injorant ne urbanistike dhe ne projektim, qe eshte nje shkence exakte prestigjoze, s’ka lidhje me arkitekturen makute dhe ketu ne SHBA urbanistet paguhen me shume se cdo kush tjeter, sepse jane mbrojtes te interesit publik.

    GJITHE PROCESIN URBANISTIK TE SHQYPNISE E DREJTON HALLDUPI INJORANT PA SHKOLLE EDI RAMA, CFARE MUND SAJOJE NJE INJORANT DHE MEGALLOMAN NARCISIST SI KY HALLDUP?

    Reply
    • Mutdhënësi says:
      August 26, 2026 at 11:30 am

      E di ç’ke ti nastradin, ha mut ha siç ke ngrënë përherë se kohët e fundit po ha më pak . Mos më kurse, ja sapo ta nisa një autobot me mut, me anije për në SHBA . Përdor ushqimin shqiptar se ai amerikan është për ti bërë mutin mu në të .

      Reply
  • Dursakja says:
    August 24, 2026 at 4:11 pm

    Po shtrimi i trotuareve me atë atë pllakë të rrëshqitshme bën në dimër
    dëmtimin fizik të njërëzve, shumë qytetarë janë dëmtuar në mënyrë të pariparueshme.
    Nuk po flasim këtu për qentë e rrugëve që duket sikur bëjnë ligjin në lagje të ndryshme të qytetit dhe në dëmtimin fizik dhe të turistëve të ndryshëm, kjo është një tjetër histori e dhimbshme. Durrësi është kthyer në një qytet të tjetërsuar, duke groposur të kaluarën e tij historike..
    E përgëzoj Gëzim Kabashin për shkrimin e tij për qytetin tim!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë
  • Orët e etheve në Hagë për shtabin e UÇK-së
  • 16 shtatori i Konferencës së Pezës
  • Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Komentet e Fundit

  1. i lir on Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  2. xnxx.health on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  3. i lir on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Jim on Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  5. PO , PO on Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?