Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Siria mban zgjedhjet e para që nga përmbysja e regjimit të Bashar al-Assad
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Siria mban zgjedhjet e para që nga përmbysja e regjimit të Bashar al-Assad
BoteLajmi i fundit

Siria mban zgjedhjet e para që nga përmbysja e regjimit të Bashar al-Assad

Published: October 5, 2025
Shpërndaje

Siria do t’i mbajë zgjedhjet e para parlamentare të dielën, prej rënies së regjimit të Bashar al-Assadit.

Në këtë proces nuk do të ketë votë direkte për Asamblenë e Popullit, e cila do të jetë përgjegjëse për legjislacionin gjatë periudhës tranzitore.

Të ashtuquajturat “kolegje zgjedhore” do t’i zgjedhin përfaqësuesit për dy të tretat e 210 ulëseve.

- Publicitet -

Presidenti i përkohshëm Ahmed al-Sharaa do ta përzgjedhë pjesën tjetër.

Ish-presidenti Assad është rrëzuar nga pushteti nga forcat e Sharaas 10 muaj më parë, pas 13 vjetësh luftë civile.

Autoritetet kanë thënë se i kanë shtyrë zgjedhjet për arsye të sigurisë në dy provinca të kontrolluara nga kurdët, dhe një tjetër provincë në të cilën ka pasur luftime të përgjakshme mes forcave qeveritare dhe militantëve druzë.

Në një fjalim të mbajtur javën e kaluar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara – i pari prej një presidenti sirian në 60 vjetët e fundit – Sharaa ka premtuar se do të ketë drejtësi për çdo konflikt të përgjakshëm, si dhe për ata që kanë kryer mizori nën regjimin e Assadit.

Ai është zotuar që Siria është “duke rindërtuar veten përmes një shteti të ri, po ndërton institucione dhe ligje që garantojnë të drejtat e të gjithëve, pa asnjë përjashtim”.

Zgjedhjet e së dielës do të mbikëqyren nga një komitet i lartë prej 11 anëtarësh, i cili është zgjedhur nga presidenti në muajin qershor.

Numri i ulëseve, që do të ndahet për 60 distrikte, bazohet në të dhënat e regjistrimit të vitit 2010 – një vit para se shteti të përfshihej në luftën civile, e cila ka lënë të vrarë më shumë se 600.000 njerëz dhe i ka zhvendosur 12 milionë të tjerë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vila 69 në Palasë është në pronësi të ish-ministrit Blendi Klosi e fshehur në emër të komentatorit sportiv Dritan Shakohoxha?
  • Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira
  • Rregullorja e re e GJKKO, gazetarët padi në Kushtetuese: Do kërkojmë shfuqizimin
  • 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë, investimet e nisura nga administrata Veliaj përfundojnë në vitin e ri shkollor
  • Vijon ngërçi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, një tjetër kandidate kërkon largimin e anëtarit të KLP-së

Komentet e Fundit

  1. Detari on Vila 69 në Palasë është në pronësi të ish-ministrit Blendi Klosi e fshehur në emër të komentatorit sportiv Dritan Shakohoxha?
  2. demo on Kosova me qeveri të re, por 62 votat e Kurtit mjaftojnë për Qeverinë, jo për Presidentin
  3. Precizim on I dërguari i Trump, me mision lobimi në Tiranë për rizgjedhjen e kreut të FIFA-s, Infantino
  4. K R on Kosova me qeveri të re, por 62 votat e Kurtit mjaftojnë për Qeverinë, jo për Presidentin
  5. demo on Droni rus godet trenin e pasagjerëve drejt Varshavës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?