Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sistemi Europian i Informacionit për Zjarret në Pyje: Në Shqipëri janë djegur mbi 29 mijë ha
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Sistemi Europian i Informacionit për Zjarret në Pyje: Në Shqipëri janë djegur mbi 29 mijë ha
KronikeLajmi i fundit

Sistemi Europian i Informacionit për Zjarret në Pyje: Në Shqipëri janë djegur mbi 29 mijë ha

Published: August 16, 2024
Shpërndaje

Sistemi Europian i Informacionit për Zjarret në Pyje, EFFI, bëri njoftoi se në Shqipëri nga data 1 janar 2024 deri në ditën e sotme, më 15 gusht, janë djegur gjithsej 29143 hektarë me pyje. Po sipas këtij burimi, vetëm gjatë javës së fundit, në Shqipëri janë djegur nga zjarret 2390 hektarë pyje.

Që nga fillimi i vitit, sistemi satelitor i monitorimit i Bashkimit Europian ka vërejtur “1159 anomali termike në territorin e Shqipërisë. 410 anomali termike janë regjistruar vetëm gjatë javës së fundit, me rritje në krahasim me një javë më parë, çka flet për rritje të temperaturave me ndikim në situatën e zjarreve në sipërfaqet pyjore”.

Për shkak të vatrave të shumta të zjarrit në pyje dhe kapaciteteve të kufizuara për shuarjen e tyre, gjatë muajit korrik dhe gusht Shqipëria aktivizoi dy herë Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile. Në muajin korrik Shqipëria u mbështet me një helikopter të ardhur nga Italia, ndërsa një ditë më parë, në bazën ajrore të Kuçovës arritën nga Rumania dy helikopterë për shuarjen e vatrave të zjarreve në pyjet e Shqipërisë.

- Publicitet -

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë regjistruar më shumë se 40 vatra zjarri, duke shënuar një nga ditët me intensitet të lartë të zjarreve në pyje. Aktualisht mbeten aktive 10 vatra zjarri. Prej më shumë se dy muajsh, thuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë, janë shfaqur vatra të shumta zjarri në sipërfaqet pyjore. Situata është më problematike në zonat e mbrojtura, ku vatrat e zjarreve po vazhdojnë me shpejtësi të përhapen. Kështu, zjarret e përhapura në territorin e Maqedonisë së Veriut janë shfaqur edhe në brendësi të territorit të Shqipërisë, në Parkun Kombëtar të Prespës, në Malin e Thatë.

Gjithashtu, vatra zjarri janë përhapur edhe në Parkun Kombëtar të Alpeve, në Çerem të Tropojës, Parkun Kombëtar në Theth, atë në Lurë të Dibrës, Malin e Tomorit si dhe parkun arkeologjik të Finiqit. Në fund të muajit të kaluar zjarret në sipërfaqet pyjore rrezikuan edhe një numër resortesh turistike në bregdetin e Shëngjinit.

Shqipëria ka kapacitete të kufizuara teknike dhe njerëzore për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret dhe dëmtimet e qëllimshme. Vendi ka rreth 1300 punëtorë dhe ekspertë pyjesh, rreth 140 automjete zjarrfikëse, shumica të vjetra dhe të papërshtatshme për shuarjen e zjarreve në sipërfaqet pyjore, dhe asnjë helikopter të specializuar për shuarjen e vatrave të zjarrit nga ajri. Në këto kushte, qeveria shqiptare, prej dy muajsh, ka aktivizuar në të gjithë vendin forcat dhe mjetet e ushtrisë në operacionin për shuarjen e zjarreve në sipërfaqet pyjore.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim
  • Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar në dhomën e ajrimit
  • Kurti pas incidentit në Kuvend: Nëse gjuajtja me vezë është çmimi që duhet të paguaj për marrëveshjen, jam i lumtur ta bëj

Komentet e Fundit

  1. ANA on VIDEO: Sherr mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK gjuan me vezë drejt Kurtit
  2. Detari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. capi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. Dashi on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  5. Vizion shqiptari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?